Aplikacion
Do të jetë Anglia kundërshtari i Italisë në finalen e Kampionatit Evropian Euro 2020 pasi ata kanë triumfuar ndaj Danimarkës me rezultat 2-1 në gjysmëfinalen e zhvilluar sonte në stadiumin “Wembley”.
Danezët kaluan të parët në epërsi pas 30 minutave lojë kur Damsgaard realizoi një gol nga gjuajtja e lirë, por shifrat në 1-1 i barazoi Kjaer nëntë minuta më vonë dukë shënuar në portën e skuadrës së tij.
Në pjesën e dytë të dy skuadra patën disa raste të mira për shënim por pas 90 minutave të rregullat lojë rezultati mbeti i pa ndryshuar dhe ndeshja shkoi në minutat shtesë dy herë nga 15 minuta.
Në vazhdimin e parë Anglia gjeti golin e avantazhit 2-1 kur në minutën e 104’ u akordua penallti të cilën e ekzekutoi kapiteni Harry Kane. Gjuajtja e tij u mbrojt fillimisht nga portieri Schmeihel por Kane përfitoi nga topi i kthyer dhe realizoi golin e epërsisë.
Deri në fund të ndeshjes Danimarka nuk e pati fuqinë për ta ndryshuar rezultatin dhe kështu Anglia kaloi në finale të këtij kompeticioni të madh evropian.
Në finale, Anglia do të ballafaqohet me Italinë e Roberto Mancinit në Wembley të dielën me 11 korrik me fillim nga ora 21:00.
“Do ta thyejmë edhe këtë kështjellë, qoftë edhe për një ditë” Maqedonia e Veriut, me kryeministër shqiptar?Si pjesë e marrëveshjes së koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut është një klauzolë se cila i garanton shqiptarëve postin e kryeministrit në vitin e fundit të mandatit.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha në një intervistë ekskluzive në A2 CNN se kjo pjesë e marrëveshjes do të përmbushet, qoftë edhe për një ditë të vetme.
“Ka qenë strategji e jona të thyejmë këto “kështjella të qeverisjes” në baza etnike. Ju e dini çfarë ndodhi kur u zgjodh për herë të parë kryetari i parlamentit shqiptar. Kur u zgjodh për herë të dytë nuk ishte më lajm për shkak se u bë pjesë e normalitet, që ky shtet është i përbashkët i maqedonasve dhe shqiptarëve. E njëjta me ministrin e Jashtëm. Me kryeministrin është e njëjta gjë. Për ne është me rëndësi që edhe një ditë të vetme të jetë kryeministri shqiptar. Në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të mos jetë më e rëndësishme nëse kryeministri është shqiptar apo jo”, tha ai.
I pyetur se cili mund të jetë emri i kryeministrit të parë shqiptar, Osmani tha: “BDI është një akademi politike dhe mos keni dilema se do të ketë shumë alternativa nga mund të zgjidhet”.
Ministri shqiptar në kabinetin e Zaev shtoi se statusi i shqiptarëve është transformuar rrënjësisht që me Marrëveshjen e Ohrit. “Sot kemi krerët e institucioneve shqiptarë, kryetari i parlamentit, unë si ministër i Jashtëm, ministri i Financave, i ambientit e shumë të tjera. Kemi krijuar një situatë bashkëudhëheqëse, shqiptarët janë bërë pjesë e rëndësishme të ekonomisë së vendit”, shtoi ai.
Rikonstruksioni i kabinave, nesër në këto zona në Tiranë do të ndërpritet energjia elektrike për 6 orëDitën e nesërme në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të rikonstruksionit të kabinave.
Me një njoftim për mediat, OSHEE bën me dije se energjia do të stakohet në intervalin kohor 10:00-16:00, për shkak të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave.
Pa drita do të mbesin pjesërisht rruga “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Riza Cuka” në Laprakë, rruga “Besëlidhja” dhe Reparti 5009 në Bathore.
Tronditet Dubai, një zjarr i fuqishëm shpërthen në portNjë shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë mbrëmje në Dubai. Sipas raportimeve paraprake nga mediat vendase ngjarja ka ndodhur në portin Jebel Ali.
Dyshohet se zjarri ka shpërthyer në një kontenier me naftë të një anije të ankoruar në port. Shpërthimi ka ngjallur panik tek banorët e zonës të cilët kanë thënë se dritaret dhe dyert e shtëpive e tyre ishin lëkundur në momentin e shpërthimit.
Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për shkaqet e ngjarjes, ndërsa forcat e zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje.
Marrëveshja për Skavicën, Ambasadorja Kim: Një hap i ri në biznes, e kthen Shqipërinë në eksportuese neto të energjisëSuivi – l’incendie d’un navire n’a fait aucune victime selon les autorités locales #dubai pic.twitter.com/nZEXg9d7SH
— LesNews (@LesNews) July 7, 2021
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e ka cilësuar si pozitive nënshkrimin e marrëveshjes për Skavicën, mes kompanisë amerikane Bechtel dhe KESH.
Kim thekson nëpërmjet një postimi në “Twitter”, se marrëveshja shënon një përparim të ri në biznes, si dhe e pozicionon Shqipërinë në një eksportues neto të furnizimit të energjisë elektrike.
Postimi i Yuri Kim:
Marrëveshja me hidrocentralin Skavica është domethënëse për shumë arsye: shënon një përparim të ri në biznes; do të rrisë furnizimin me energji për ekonominë në rritje; & pozicionet për të qenë një eksportues neto i furnizimit me energji, diversifikimit dhe sigurisë në rajon.
Manastirliu publikon fotot nga Spitali Memorial i Fierit: Kryhet me sukses ndërhyrja e vështirë në mëlçi
Në Spitalin Memorial të Fierit është realizuar ndërhyrja e vështirë në mëlçi. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar edhe dita foto nga ndërhyrja.
Manastirliu shkruan se ky spital çdo ditë e më tepër po zgjeron shërbimet me standardet më të mira për qytetarët e jugut.
Një ndërhyrje delikate dhe e vështirë në mëlçi, për heqjen e kisteve multiple hepatike nga ekinokoku, u realizua me sukses me laparoskopi, nga super ekipi turk dhe shqiptar në Spitalin Memorial të Fierit. Ndërhyrja u krye me sukses nën drejtimin e prof. dr. Bulent Cavit Yuksel. Spitali Memorial i Fierit çdo ditë e më tepër po zgjeron shërbimet me standardet më të mira për qytetarët e rajonit të Jugut”, shkruan Manastirliu në Facebook.
Skënder Brataj ngre alarmin: Me ardhjen e turistëve, varianti “Delta” do të jetë prezent…
Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka thënë sërish se në Shqipëri nuk është konfirmuar asnjë rast me variantin “Delta”, por me ardhjen e turistëve shumë shpejt mund të jetë prezent edhe në vendin tonë.
“Deri në këtë moment nuk ka të konfirmuar asgjë për sa i përket variantit ‘Delta’. Besoj se shumë shpejt do të vij tek ne, fakti që jemi disi të qetë është fakti se nuk ka raste, por lëvizja e qytetarëve dhe rastet në Rajon, do të shfaqet dhe në vendin tonë. Mutacioni “Delta” i COVID-19 dhe është varianti indian”, u shpreh Brataj.
Më tej Brataj zbuloi edhe disa nga simptomat e këtij varianti, ku tha se përhapet me shumë shpejtësi dhe se ngjan me gripin normal. Sipas tij dhimbjet janë njëlloj me ato të Covid, por në ndryshim, nuk humbet shijen dhe nuhatjen.
“Që nga prilli i këtij viti me hyrjen e variantit ‘Delta’ dhe ka një ndryshim për sa i përket përhapjes dhe periudhës së inkubacionit, ka më shumë ngjashmëri me një ftohje normale, është me dhimbje koke, dhimbje fyti, rrufë dhe sekrecione dhe është i ngjashëm më ftohjen. Një interpretim i gabuar i këtyre simptomave është me pasoja. Nuk përsëritet simptoma e humbjes së shijes dhe nuhatjes që ishte tipike i variantit të parë COVID. Nuk është më agresiv, por ka një përhapje të madhe, pasi përhapet me rrugët e frymëmarrjes, nëse dikur duheshin 15 min në këtë kohë, flitet se koha është shumë e shkurtër në krahasim me më parë, mjaftojnë pak minuta të infektohesh dhe të përhapet virusi. Është tipike si gripi të shfaqen simptomat. Me shfaqjen e simptomave menjëherë duhet të bëni testin”, tha Brataj në Report Tv.
Ndodh te Liqeni i Farkës, dy vajza puthje të zjarrta e prekje intime (VIDEO)Dy vajza janë parë në Liqenin e Farkës duke u prekur me njëra-tjetrën në zona intime gjë që nuk është e përshtatshme në këtë orar të ditës dhe në këtë zonë publike që frekuentohet nga familjarë dhe fëmijë.
Videoja është filmuar nga kalimtarë të rastit, së bashku me shqetësimin se skena të tilla janë bërë të zakonshme në hapësira publike.
Dy vajzat shihen të pashqetësuara nga njerëz që mund të kalojnë pranë tyre.
Danimarka ka bërë stadiumin e Uemblit të heshtë, me një supergol nga goditja e dënimit.
Goli u realizua nga talenti i Samdorias Damsgard, i cili realizoi me mjaft mjeshtëri nga distanca.
Pikërisht Damsgard, pak minuta para se të realizonte “golin magjik” rrezikoi me një goditje të bukur portën e portierit Pickford, por topi, përfundoi disa centimetra larg shtyllës së dytë. Nuk vonoi shumë kundërpërgjigja e “Tre Luanëve”.
Pas disa aksionesh të njëpasnjëshme, barazimi erdhi me anë të një autogoli të shkaktuar nga kapiteni Kjaer. Aktualisht ndeshja është me rezultatin 1-1, ndërsa na ndajnë pak minuta nga përfundimi i pjesës së parë.
Kokaine e kanabisi, policia greke arreston 4 shqiptarë, shpallet në kërkim 1 tjetër (EMRAT + FOTO)
Policia greke, ka bërë të mundur goditjen e një grupi trafikimi droge, që operonin në zonat e Agia Varvara, Halandri dhe Kolono.
Në prangat e policisë, si pjesë e grupit, kanë rënë dhe 4 shqiptarë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Personat e arrestuar janë:
1. Haxhi Bashkim Isufaj, 25-vjec nga Patosi
2. Dhimitrios Vladimir Kapllani, 23-vjec nga Erseka
3. Mattheos – Anestis Kostandin Qarri, 17-vjec
4. Dhjonisi Vladimir Kapllani, 19-vjec nga Erseka
Ne kërkim është:
1. Meti Bashkim Isufaj, 33-vjec nga Patosi
Policia njofton më tej, se grupit në total i janë sekuestruar 2 kg e 30 gram kokainë, 5 kh dhe 461 gramë marijuhanë e llojit “skunk” dhe 31 gram kanabis.
Më poshtë fotot:
2. Dhimitrios KAPLLANI , i lindur më 6-4-1998 në Shqipëri,
3. Mattheos QARRI , i lindur më 21-7-2004 në Shqipëri,
4. Ioannis FRANGO , i lindur më 31-5-1994 në Maroussi
5. Dionysios KAPOGIANNATO , i lindur më 7-8-1985 në Athinë
6. Dhjonisi KAPLLANI , i lindur më 18-2-2002 në Athinë
7. Dimitrios POLO , i lindur më 3-2-2005 në Athinë
8. George MYLON i, i lindur më 28-11-2000 në Nea Ionia
Në kërkim:
9. Meti ISUFAJ, i lindur më 19-12-1988 në Shqipëri,