Aplikacion
E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Vlorë. Një shtetas italian, i cili është martuar me një shqiptare mësohet se ka paguar me çek fallso shpenzimet 1 javore të dasmës së tij.
Lajmi në fjalë bëhet me dije nga vetë biznesi, Hotel Regina Group.
“Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndërri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek fallso të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë!
Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht!
Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmëroj të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh Shqipërinë nga google earth! Sigurisht që rastin do referohet në polici, sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandërshkuar.
P.s i bën gjithë ceremoninë, i akomodohen një javë në hotel gjithë dasmorët…epo kjo është shumë!”- shkruhet në postim.
Brad Pitt në një lidhje me këngëtaren e famshme?Momentalisht, kryefjala e lajmeve rozë është ajo se Brad Pitt ndodhet në një romancë me këngëtaren 36-vjeçare, Andra Day, me të cilën është njohur gjatë “Oscar 2021”.
Lidhur më këtë thashethem, këngëtarja ka reaguar nëpërmjet një interviste për “Entertainment Tonight”, ku tha se këto spekulime nuk janë asgjë më shumë veçse trillime hollivudiane.
“Ne nuk po takohemi. Ne as nuk e njohim njëri-tjetrin. Pavarësisht thashethemeve. Ai është i shkëlqyeshëm. Shumë i talentuar, i mrekullueshëm”, u shpreh Day.
Kujtojmë se para pak kohësh, Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt.
Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar. Për këtë arsye këto ditë kanë qenë shumë të vështira për Brad Pitt, ndaj ai është hedhur në krahët e ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston për të gjetur mbështetje.
“Angelina ka luftuar me dhëmbë dhe gozhdë për të marrë atë që dëshiron në këtë divorc, kur bëhet fjalë për fëmijët e saj ajo nuk do të tërhiqet. Ajo po i paguan ekipit të saj ligjor një pasuri, kështu që nëse beson se një nga avokatët e saj duhet të shkojë, ajo nuk do të hezitojë të tërheqë këmbëzën”, një burim i afërt me Jolie tha për prestigjiozen “DailyMail”.
“Jam e lumtur, do shkojmë në Shqipëri”/ 4 viktimat e Vlorës, çfarë shkruante në ditar e mitura, një ditë para tragjedisëKatër anëtarë të një familjeje që erdhën nga Greqia në Shqipëri për pushime, humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor, në aksin Fier-Vlorë.
Eduart dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe dhe dy vajzat e mitura, Anastasia dhe Eva Gushi u goditën për vdekje nga një makinë “Audi”, ku ndodheshin tre të rinj. Ditën e sotme, në qytetin e Fierit është zhvilluar një protestë homazh për pasigurinë e jetës së secilit që del në rrugë.
Familjarët kanë marrë ditarin e një prej vajzave, Anastasias, e cila rrëfente se sa e lumtur ishte që do të vinte në Shqipëri. Ajo filloi të shkruante që një muaj para se ishte e lumtur që do të bënte pushime në Shqipëri dhe do të takonte njerëzit e saj të dashur.
Anastasia shkruan më 15 qershor: “Sapo filloi behari dhe për një muaj do vemi në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që do takoj nënën, gjyshin, tezen. Dua që kur të vete në Shqipëri, të dal dhe të blej shumë gjëra. Dua të vete në shumë vende që nuk kam vajtur dhe të blej shumë gjëra. Po nuk vajtëm, se di, por babi do na blejë tabletë të dyjave. Bëj shaka, dua shumë të vete, por dua shumë të marr dhe tabletin se s’bëj dot mësimet. Dua të shikoj një video për mësimet ose të bëj test online, nuk e bëj dot. Sot vajtëm nga parku dhe lozëm, u kënaqa. Por jam shumë e mërzitur dhe nuk e di pse. Tani po rri dhe babi do iki në punë.”
Ndërsa një ditë tjetër, Anastasia tregon se ka marrë rezultatin e mësimeve në shkollë dhe premton se do të mësojë më shumë sezonin e ardhshëm…
“Kanë mbetur dhe 15 ditë për të ikur në Shqipëri. Jam shumë e lumtur. Do vemi në Shqipëri, atje do kënaqemi. Jam e lumtur dhe do të jem shumë e lumtur. Dua të them se e nxora mesataren këtë vit 16, por vitin tjetër të premtoj se do ta nxjerr më shumë, të premtoj, të jap llafin.”
Ndërsa tre ditë para aksidentit tragjik, Anastasia tregon se i ati kishte pësuar aksident në punë dhe nëna kishte nxituar që të shkonte në spital së bashku me të.
“Është ora 23:06 e mbrëmjes dhe mami iku me babin në spital. Babit i kishte rënë të fikët në punë. Jam shumë e shqetësuar për të. Erdhi babi, është mirë, bëri një gjilpërë dhe erdhi. I dhemb mesi, do marrë leje për tre ditë. Pas 3 ditësh, do shkojmë në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që babi është mirë.”
Sherr në Tiranë, 38-vjeçari pasi u konfliktua me një grua kundërshtoi dhe policëtNjë 38-vjeçar ka shkaktuar një konflikt në Tiranë duke kundërshtuar dhe policët.
Dyshohet se ai ishte i dehur dhe ka kërkuar të shmangë shoqërimin në Polici.
Ndërkohë A.K, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore prej gjendjes së dehur.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Rreth orës 14:30, në rrugën “Skënder Luarasi”, për motive të dobëta, shtetasi A. K., 38 vjeç, është konflktuar verbalisht me shtetasen E. T.
Gjithashtu ky shtetasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e tij.
Shtetasi A. K., aktualisht ndodhet në spital duke marrë ndihmën përkatëse mjekësore, pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Anglia e papërmbajtshme, Harry Kane i vë vulën ndeshjes
Anglia ka arritur të shënojë edhe golin e dytë ndaj Gjermanisë, 5 minuta nga fundi i ndeshjes duke shkuar një hap larg çerekfinaleve.
Më në fund është zhbllokuar edhe Harry Kane, i cili shënon golin e parë personal.
Kujtojmë se pas pjesës së parë të mbyllur në barazim pa gola, Anglia ka arritur të shënojë në të dytën. Sterling ka mposhtur Neuer në minutën e 75’ të takimit.
Me pas u desh të vinte minuta e 86-të për të dyfishuar shifrat me Harry Kane.
Anglia dhe Gjermania po përballen mes tyre prej orës 18:00, me objektivin e qartë për të arritur në çerekfinalet e EURO 2020.
Trajneri Garet Southgate ka përshtatur edhe formacionin për këtë ndeshje, duke kaluar me tre në mbrojtje.
Tekniku anglez e rreshton skuadrën e tij me modulin 3-4-3, si kundërpërgjigje për Low që ka zgjedhur si zakonisht 3-4-2-1, me Werner risinë në formacionin e tij.
Krahasimi/ Si u soll Pjerin Ndreu i PS-së para policëve serbë dhe si i shau policët shqiptarëNjë incident për muzikën e lokaleve pas orarit të lejuar me ligj në Shëngjin, ka nxjerrë në pah edhe një herë fenomenin shqetësues përgjatë pandemisë, kur qytetarët e thjeshtë gjobiten, shoqërohen në komisariat, apo edhe janë rrahur nga policia, ndërsa të tjerë tolerohen dhe privilegjohen.
Shkak është bërë një darkë e shoqëruar me muzikë në një nga restorantet buzë detit në Shëngjin, që vazhdoi përtej orarit të lejuar me ligj, ku mes të tjerëve ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i shoqëruar nga disa kryetarë të komunave të Kosovës.
Pushtetarët vendorë të Lezhës dhe të Kosovës nuk e kanë parë të arsyeshme ta ndalin muzikën siç detyrohen të bëjnë gjithë të tjerët pas orarit të caktuar. Llogjika e tyre mund të përmblidhet në ato pak fjalë që vetë Pjerin Ndreu u ka thënë policëve ndërsa i pengonte të bënin detyrën: “Ligjin e bëj unë”.
Në kallëzimin penal që hartuan pas degradimit të situatës, policët shkruajnë se u paraqitën në hyrje të lokalit në orën 23:14 të mbrëmjes. Muzika në lokale dhe restorante lejohet deri në orën 22:00. Reagimi i parë u erdhi nga pronari i lokalit që jo vetëm nuk i është bindur, por edhe i ka sharë, raporton njëri prej tyre.
“Te lokal “F…” kemi dëgjuar muzikë. Ora ka qenë 23:14 dhe muzika pas kësaj ore, në bazë të aktit normativ, nuk lejohet. Kemi hapur krahun, kemi ndaluar makinën, kemi zbritur dhe kemi shkuar tek lokal “F…”. Kemi kontaktuar me një nga kamerierët e lokalit dhe i kemi kërkuar që të na thërriste pronarin. Pas 5 minutash ka dalë pronari V. Gj. Në vend që ai të fliste me etikë ndaj nesh, ai na është drejtuar duke na thënë fjalë banale si: “Nuk e rruaj për ju, jeni legena, nuk ju pyes” tregoi polici.
Kur u përball me dhunën verbale të pronarit të lokalit, kërkoi mbështetjen e një patrulle të “Shqiponjave”, ndërsa lajmëroi edhe shefin e komisariatit. Por historia nuk përfundoi këtu.
“Jemi afruar të dy patrullat te lokali, kemi marrë kontakt me pronarin V.Gj. dhe i kemi bërë të ditur se do ta shoqëronim në Komisariat. Në këtë moment ka ndërhyrë duke na penguar në punën tonë kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, si dhe stafi i lokalit, kamerierët, të cilët na kanë kundërshtuar me forcë. Kur ne po përpiqeshim për të shoqëruar në Komisariat V.Gj., ata na kanë mbajtur për krahu dhe na kanë shtyrë duke na penguar që ta shoqëronim. Meqenëse përballë nesh u fut kryetari i Bashkisë, i cili na tha se: “Ligjet i bëj unë dhe i vendos unë…”, për të mos krijuar një situatë më të rëndë, ne jemi tërhequr duke njoftuar me radio sallën operative dhe eprorët tanë. Ata nuk ndërmorën asnjë veprim dhe na thanë në telefon: “Lëreni mos u merrni më, largohuni prej aty”, ka dëshmuar polici.
Kallëzimin penal ai e mbyll duke kërkuar ndëshkimin e të gjithë personave që e kanë penguar në punën e tij, duke nënkuptuar edhe Ndreun.
Por kryebashkiaku i Lezhës nuk e ka lënë me kaq. Në një reagim në rrjetet sociale, pas mediatizimit të ngjarjes, Pjerin Ndreu i është përveshur uniformave blu duke i telendisur publikisht me arrogancë dhe përbuzje. Ai e pranon se ishte në shkelje të rregullave të pandemisë. Policët “barkderra”, kurse darkën e quan “zyrtare”.
“Kallzim penal nga police barkderre, qe kapercejne kompetencat dhe kryejne veprime ne kundershtim me ligjin?!
-Qe nderhyjne ne nje darke zyrtare me prezencen e 15 kryetarve te komunave te Kosoves, me veprime te dhunshme, kur mund te shkruanin gjoben sipas ligjit qe eshte detyra qe duhet te benin ne keto raste!
-Me e keqja eshte se ndersa kryenin veprime te dhunshme ne nje darke zyrtare, shumica e lokaleve te Shengjinit ishin hapur, apo rrine hapur cdo nate deri ne oren 02, gje qe vertetohet me hapjen e kamerave lehtesisht.
– Pretendimi qe jane fyer eshte menyre per te shmange tejkalimin e kompetencave, veprimet e dhunshme ne nje darke zyrtare dhe shperdorimin e detyres duke mos vepruar ne lokalet e tjera qe ishin hapur pothuaj te gjitha.
Duke kerkuar ndjese per tejkalimin e orarit me 20 min, theksoj se gjoba do ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme. Zhargoni qe vesh media me pretendime policesh me bark te fryre nga birra, eshte i tepruar.
Si drejtuesh i pushtetit vendore e kam per detyre te mbaj qendrim kur policia tejkalon masen dhe kryen veprime te dhunshme kur nuk kishte asnje kontigjent kriminal ne ate darke. Por pikerisht kjo eshte problematike, se ndersa kontigjentet kriminal bejne ca te duan dhe si prek njeri, nje shkelje qe meriton gjobe per kedo, edhe per mua, behet gurgule!’-shkruan Ndreu.
Reagimi i kryebashkut të Lezhës ndaj policëve shqiptarë vjen në një moment kur socialistët sapo kanë fituar mandatin e tretë dhe kanë para tyre katër vite të tjerë për të qeverisur. Përballë tre policëve të thjeshtë, Ndreu është sot i gjithëfuqishëm, madje tërthorazi mori edhe mbrojtjen e kryeministrit Rama.
Por një incident tjetër me policinë që ka ndodhur në Beograd rreth tre vite më parë, tregon një sjellje tjetër të kryebashkiakut të sotëm të Lezhës. Në tetor të 2018, kur ishte deputet i Partisë Socialiste, pjerin Ndreu u ndodhnë Beograd. Një prej personave që e shoqëronte bëri simbolin e shqiponjës me duar dhe menjëherë dikush thirri policinë, duke e konsideruar këtë një provokim.
Në mediat serbe u shpërndanë filmimet kur ish deputeti shqiptar përballet me policinë serbe. Aty ai shfaqet si një qytetar model. Kërkon falje për gjestin e shoqëruesve të tij. Jep shpjegime duke thënë se ishte deputet dhe se kishte qenë disa herë në Beograd. Madje ndërsa zbret nga makina, Ndreu është treguar i gatshëm të lejojë policët serbë të futen në makinën e tij dhe të marrin çelsat e mjetit, megjithëse është e paqartë nëse ka shkelur ndonjë ligj. Diferenca në sjellje është e dukshme./ Lapsi.al
Sërish bashkë? Pas tre vitesh të ndarë, ish-çifti fotografohet bashkëLiam Payne është fotografuar për herë të parë pas tre vitesh me ish-partneren e tij Cheryl. Ritakimi i dyshes vjen vetëm tre javë pasi këngëtari i dha fund fejesës me Maya Henry-n.
Artistët janë bërë bashkë për festën e ditëlindjes së parë të mbesës së Liam në Wolverhampton.
Pavarësisht se është përfolur se ata ruajnë raporte të mira për shkak të djalit të tyre 4 vjeç Bear, fansat dyshojnë se mes tyre mund të jenë rindezur shkëndijat.
Kujtojmë se Liam dhe Cheryl u ndanë në vitin 2018 pas një romance që zgjati 2 vite e gjysmë.

Në 18:00 do të luhet supersfida Angli-Gjermani në stadiumin “Uembli” për fazën e 1/8-ve të Kampionatit Europian.
Një sfidë mjaft e veçantë kjo pasi zbresin në fushë dy shkolla të hershme futbolli që kanë bërë historinë në këtë sport. Në sfidën e sotme nuk ka favorit sepse luhet për nder, për prestigj. Anglezët shikohen si më të avantazhuar për shkak të faktorit fushë, por gjermanët kanë treguar se dinë si ta menaxhojnë presionin.
Minutë pas minute
45′ Drithërima në portën gjermane. Sterling nxjerr topin për Kane, ai nuk e shfrytëzon përballë portierit
44′ Darren Philips ndëshkohet me karton të verdhë
37′ Hummels heq një top të rrezikshëm nga zona, Kane nuk u tregua i shkathët
28′ Anglia shton sulmet në gjysmëfushën gjermane, nuk kanë fund fërshëllimat e tifozëve anglezë.
25′ Trippier kroson dhe McGuire tregohet sërish i pasaktë.
18′ Harry McGuire godet me kokë dhe shënjestron kuadratin por topi shkon në duart e Neuer sërish.
15′ Neuer pret një super goditje nga Rahem Sterling, ngrihet peshë stadiumi.
07′ Goretzka niset në kundërsulm por rrëzohet nga kundërshtarët. Kartoni i parë i verdhë për 3 Luanët.
05′ Ndeshja shumë intensive që në nisje, me Walker që heq një top të frikshëm nga sulmuesit gjermanë.
02′ Kane afrohet rrezikshëm në portën e Neuer që në minutat e para.
FORMACIONET
ANGLIA: Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Rice, Phillips, Shaw; Saka, Kane, Sterling
GJERMANIA: Neuer; Ginter, Hummels, Rüdiger; Kimmich, Goretzka, Kroos, Gosens; Müller, Havertz, Werner
Momenti kur nëna e Caroline-s merr mbesën nga shtëpia e prindërve të Babis AnagnastopulosLidya, foshnja 11 muajshe, vajza e të ndjerës Caroline dhe Babis Anagnastopulos është tashmë në duar të sigurta, ato të gjyshes nga mamaja.
Pak pas orës 9 të mëngjesit, dera në shtëpinë e nënës së vrasësit të Caroline u hap dhe ata ia dorëzuan Lidyan e vogël nënës së Carolinës.
Kjo e fundit shihet teksa mundohet që ta mbajë vajzën larg fotografëve dhe kamerave, pasi dhjetëra gazetarë ishin mbledhur jashtë tyre në shtëpi herët.
Në momentin që Gjykata vendosi t’ia jepte asaj kujdestarinë, mësohet se Susana, nëna e Carolinës të ketë thënë: “Në sytë e këtij fëmije do të shoh Carolinën dhe ajo duket e mrekullueshme”.
Avokati i familjes së viktimës tha se:
“Vendimi për Lidyan është i përkohshëm, besoj se do të ketë një vendim përfundimtar deri në shtator. Prindërit e Caroline do të konsultohen me ekspertë për të rritur vajzën e vogël dhe ata do të shkojnë tutje. Ata e ndiejnë peshën e përgjegjësisë dhe patjetër që do të kërkojnë ndihmën e ekspertëve. Nëna e Caroline është një person i ri, i fortë dhe shumë i mirë”.

Një ngjarje e rëndë u zbulua në Lamia të Greqisë, pasi një grua e moshuar jetonte me vëllanë e saj të vdekur në shtëpi. Paraprakisht dyshohet se gruaja ishte me probleme të shëndetit mendor.
E gjithë ngjarja u zbulua pasi nga apartamenti vinte një erë e rëndë, gjë e cila shqetësonte fqinjët, që lajmëruan policinë. Kur autoritetet mbërritën në vendin e ngjarjes, ata panë burrin pa shenja jete dhe motrën e tij që rrinte e pashqetësuar, shkruajnë mediat greke.
Sipas medieve fqinje, motra e tyre e vogël, e cila kujdesej për ta dhe jetonte në të njëjtën ndërtesë, por në një kat tjetër dhe ajo ka thënë se si pa për herë të fundit të shtunën.
Po ashtu ajo ka thënë se për arsye serioze personale ajo nuk mund t’i takonte ata, një kohë kur vëllai i saj po përballej me disa probleme shëndetësore, duket se i dha fund.
Fatkeqësisht, motra e tyre që vuan nga probleme të shëndetit mendor nuk mund të kuptonte se çfarë kishte ndodhur ose të njoftonte dikë.