Aplikacion
Një tjetër ndeshje plot emocione në Euro 2020. Franca dhe Zvicra dhurojnë spektakël, plot 6 gola, në fund 3-3 për 90 minuta dhe cerekfinalisti do të vendoset nga shtesa.
Zvicra befasoi Francën, teksa ka kaluar në avantazh pas 14′ minutave lojë me Haris Seferovic. Një krosim i bukur i Zuber nga krahu i majtë dhe bomberi ka fluturuar mbi kokën e Lenglet, duke befasuar Lloris.
Në të dytën ndodh gjithcka në pak minuta. Ligji i futbollit respektohet edhe njëherë. Ai i pashkruari, kur nuk shënon, do ta pësosh. Dhe Zvicra e pati shansin më të mirë të shkonte 2-0 ndaj Francës me penalltinë e fituar nga Zuber. Por Rodriguez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, i neutralizuar nga Lloris.
Më pas, Benzema gjeti rrjetën e barazimit për “gjelat” dhe 2 minuta më pas shënoi edhe golin e dytë, duke përmbysur gjithçka. Franca merr zemër dhe Paul Pogba ka realizuar një gol spektakolar nga jashtë zone.
Por Zvicra u tregua heroike. Seferovic, pasi dominoi duelin me Lenglet, sulmuesi e bëri edhe me Varane. Një krosim nga e djathta dhe devijimi perfekt në rrjetë. Nuk mbaron këtu, Gavranovic barazon në minutën e parë shtesë.
Me shpejtësi në trotuar i këputi këmbën të resë, lirohet nga qelia djali i ish-zv-drejtorit të policisëJehon Breçani, 19-vjeçari që aksidentoi këmbësoren 23-vjeçare Xhesina Gega rreth tre javë më parë në Tiranë, duke i këputur këmbën është liruar nga qelia.
Ditën e premte, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15 të datës 10 qershor, ku makina luksoze nën drejtimin e 19-vjeçarit Jehon Breçani djali i ish- numrit dy të Policisë së Shtetit Erzen Breçani, dyshohet se për shkak të shpejtësisë doli nga rruga dhe përplasi vajzën 24-vjeçare dhe më pas u përplas me një pemë që ishte buzë rrugës.
Përplasja qe aq e fortë sa mësohet se vajza e aksidentuar, pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme duke humbur njërën këmbë. 24-vjeçarja për disa minuta qëndroi në trotuar, ndërsa ndihmën e parë e mori nga kalimtarë të rastit të cilët edhe njoftuan ambulancën.
Mbërrijnë 24,040 vaksina anti-COVID në RinasTIRANË- 24,040 vaksina anti-COVID sapo kanë mbërritur në Shqipëri! Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa shton se në total deri më tani në vend kanë ardhur 1,103,690 doza.
“24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën sot 14,040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, mbështetje e Qeverisë së Kroacisë për vendin tonë. 1,103,690 doza vaksine anticovid kanë mbërritur deri tani , teksa nesër nisin dy ditët e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç”, shkruan Manastirliu.
Procesi i vaksinimit në vendin tonë vijon me ritme të shpejta, teksa nesër dhe pasnesër do të kenë mundësi që të marrin dozat e para çdo qytetarë mbi 18-vjeç. Nismën që Ministria e Shëndetësisë shpalli të shtunën për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç e kanë mirëpritur mbi 4 mijë qytetarë që deri paraditen e kësaj të hënë kanë aplikuar në e-Albania për t’u bërë pjesë e procesit. Ata do të kenë mundësi të marrin dozat e një prej vaksinave të përdorura në vendin tonë në vetëm 2 ditë të hapura, më 29 dhe 30 qershor.
Dëshmia rrëqethëse e nënës së Musaenit të vrarë në Velipojë: Lava rrobat me gjak të djalit dhe nuk e dija që ishin të fëmijës tim! Më ka mbetur në mendje gëzimi i tijSHKODËR- Në shtëpinë e Anila Zenelit ra një tragjedi e madhe. Mesnatën e 28 qershorit djali i saj, Musaeni mbeti i vrarë pas një konflikti për shezlonat, mes pronarëve të dy lokaleve, në njërin prej të cilëve punonte edhe 19-vjeçari. Musaeni ishte viktima e pafajshme e masakrës në Velipojë.
Prej muajsh ai mundohej të mbante familjen. Jetonte vetëm me nënën dhe vëllanë, pasi babanë e kishte humbur. Ai u mbyt në lumin Drin 12 vjet më parë. Që prej asaj kohe Musaeni duhej të kujdesej për nënën dhe vëllanë e vogël. Nëna e Musaenit, ndonëse me zemrën copë nga dhimbja e madhe, foli për Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, për të treguar çastin kur mori vesh për humbjen e të birit.
“Unë nuk e dija që fëmija im ishte vrarë në Velipojë. Djalin e çuan në morg, emrin nuk ia shkruan Musaen Zeneli, siç e ka, por Myzerim dhe kjo ngatërroi shumë njerëzit. Edhe njerëzit e mi nuk e dinin. Unë shkova në punë në gjashtë e gjysmë se punoj te lavanderia e spitalit. Lava rrobat me gjak të djalit dhe nuk e dija që ishte fëmija im që po lahej në morg. Unë nëna e tij, atë mëngjes shkova në morg dhe nuk dija që djali im ishte aty. A ka më hall për nënën. Unë e mora vesh që ishte në morg, por më thanë: “Nuk është djali yt” sepse nuk donin të më çonin te morgu. Por zemra e nënës ndjen çdo gjë! M’u këput zemra, trupi e shpirti.”, thotë mes lotësh nëna e Musaenit. I riu nga Bahcallaku punonte në zonën e plazhit, në biznese të ndryshme. Së fundmi kishte folur me vëllezërit Gocaj për t’i gjetur punë. E shtuna ishte dita e parë e punës, por qëlloi të ishte edhe dita e fundit e jetës së riut, historia e të cilit preku gjithë Shqipërinë. Musaeni ishte shumë i gëzuar që gjeti punën, thotë zonja Zeneli për Dritare TV
“Djali ishte shumë i gëzuar që gjeti punën. Unë si prind Velipojën e njoh shumë mirë, por nuk di se te cili lokal ka shkuar, por ishte shumë i gëzuar për punën. Bëri dhe diplomën dhe e vesha si dhëndër për mbrëmjen e maturës. Edhe shokët e klasës erdhën të tërë me lule, me karafila, sot kur futa djalin nën dhe. Më ka mbetur shumë në mendje gëzimi i djalit. Më dhemb shpirti. Unë si nënë kam një dhimbje të dyfishtë, sepse për Musaenin isha dhe nënë dhe babë. Babai m’i la kur djali i madh ishte 12 vjeç dhe i vogli 7. Në 2009-ën u mbyt i babai i fëmijëve dhe 2010 e gjetën. 4 muaj qëndroi trupi i tretur pa ditur se ku ishte. Mbas 4 muajve është gjetur i mbytur. As fëmijët, as unë nuk e dinin ku ishte”, ka rrëfyer ajo.
E pyetur nga Dritare.net se çfarë kërkon në këto momente zonja Zeneli tha:“Ta mendojë shteti çfarë dua unë sot. Shpirti im e di çfarë po kalon.”, tha zonja Zeneli për Dritare TV.
Lirohet nga detyra e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, Enkelejda Muçaj. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, i cili është publikuar dhe në fletoren zyrtare.
Mësohet se Muçaj është zëvendësuar nga Brunilda Lilo.
Muçaj, u emërua në këtë detyrë në mbledhjen e 4 marsit të vitit të kaluar të Këshillit të Ministrave, ndërsa propozimi u bë nga kryeministri Edi Rama. Muçaj zëvendësoi Artur Metanin, pasi ky i fundit mori postin e kreut të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Qyteti i Durrësit në emergjence për mbetjet/ I ofrohet ndihmë për 17 ditë për të zgjidhur krizënQyteti i Durrësit prej gjashtë ditësh ka një problem që Bashkia ende nuk e ka zgjidhur. Duke qenë se pas mbylljes së Porto Romanos, nuk ka një landfill të mirëfilltë për hedhjen e mbeturinave, Bashkia e Durrësit kishte lidhur një kontratë me kompaninë “Integrated energy”.
Kjo kontratë e lejonte depozitimin e plehrave në landfillin e Sharrës, sikurse edhe Bashkia Tiranë. Mesohet se prej një viti, Bashkia Durrës nuk ka respektuar kontratën me kompaninë “Integrated energy” dhe nuk ka bërë pagesën.
Së fundmi kompania “Integrated energy” i ka dërguar një kërkesë Bashkisë së Durrësit, ku theksohet se do mund të vazhdojë hedhjen e mbeturinave në landfillin e Sharrës deri në datën 15 korrik dhe se deri atëherë duhet të kenë marrë masa për zgjidhjen e situatës.
“Kompania Integrated energy që operon në Sharrë, i ka dërguar letër bashkisë Durrës, duke i thënë që mund të vijoni pa pagesë depozitimin e mbetjeve në Sharrë deri në datë 15 korrik, ndërsa pas kësaj date të merrni masa për zgjidhjen e situatës”, shkruhet në njoftimin që kompania i ka dërguar Bashkisë Durrës.
Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, vihet në pranga 40-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në kushtet e flagrancës të shtetasit S. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e Kavajës, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Si reagoi Babis Anagnostopulos kur mësoi se kujdestarinë e vajzës së tij e kishte marrë nëna e CarolineNdërsa nëna e Carolinës 20-vjeçare, e cila u vra barbarisht nga bashkëshorti i saj, është rrugës për në Athinë për të marrë mbesën e saj Lydia pasi gjykata ia caktoi asaj kujdestarinë, avokati i pilotit 32-vjeçar Babis Anagnostopulos ka treguar cili ishte reagimi i parë i klientit të tij sapo e mësoi.
Avokati, Alexandros Papaioannidis theksoi se piloti pranoi vendimin e drejtësisë, pasi siç kishte deklaruar ai, shqetësimi i parë është siguria e fëmijës.
“Padyshim ai ka pranuar vendimin e prokurorit për të mitur. E vetmja gjë që klienti im thotë është ‘ishte më e mira e mundshme për fëmijën tim’. Drejtësia ka fjalën e parë dhe të fundit dhe vetëm ajo do të gjykojë se cilat janë kushtet e nevojshme”, deklaroi ai karakteristikisht.
Tani, familja e pilotit, sipas urdhrit, do të jetë në gjendje të shohë foshnjën pesë ditë në muaj, dhe oraret do të jenë 10:00-14:00 vetëm në Alonissos.
Duhet të theksohet se të dy palët mund të apelojnë kundër urdhrit brenda 30 ditëve, ndërsa zyra e prokurorit është e detyruar të paraqesë çështjen në gjykatë brenda të njëjtës periudhë, e cila në një kohë të arsyeshme, përfundimisht do të vendosë çështjen e kujdestarisë së foshnjës.
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.
Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në një kompani private gjatë përpunimit, ndërsa ai është dëgjuar disa kilometra larg zonës ku ka ndodhur.
Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.
Kosova pranon kontigjentin e parë të vaksinave të blera kundër COVID-19Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të hënën ka arritur në këtë shtet, kontingjenti i parë i vaksinave kundër koronavirusit, të prodhuara nga Pfizer/BioNTech.
Ky kontingjent është rezultat i marrëveshjes së arritur mes kompanisë amerikane Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Megjithatë, Ministria nuk ka treguar për numrin e dozave që kanë arritur në Kosovë, ndonëse kur është nënshkruar marrëveshja, në muajin maj, Qeveria ka thënë të ketë blerë mbi 1 milion doza.
Në njoftim është thënë se me sigurimin e këtyre dozave, vaksinimi në masë do të shtrihet në disa kategori të popullatës, përveç atyre me prioritet. Qeveria e Kosovës ka thënë se ka prioritet, që deri në fund të këtij viti, të vaksinojë 60 për qind të popullsisë kundër koronavirusit.
“Këto vaksina do të ndihmojnë edhe më shumë punëtorët tanë shëndetësor, të cilët kanë qenë në ballë të betejës kundër pandemisë COVID-19 që nga dita e parë. Duke qenë se pandemia nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët shëndetësor kanë vënë prioritet vaksinimin në masë, për të siguruar kështu funksionimin normal të veprimtarive shoqërore që mundësojnë kthimin në një normalitet social dhe ekonomik për qytetarët dhe bizneset në Kosovë”, është thënë mes tjerash në njoftim.