zoom

Day ArchiveU kap duke u puthur me këshilltaren, jep dorëheqjen ministri britanik i Shëndetësisë

Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock jep dorëheqjen pas skandalit të aferës intime me vartësen e tij të publikuar në media. Ai i ka dërguar kryeministrit Boris Johnson letrën me tekstin e largimit nga posti.

Politikani 42-vjeçar kishte një marrëdhënie me këshilltaren e tij dhe kamerat e sigurisë së ministrisë i kapën duke u puthur. Matt Hancock pranoi se shkeli rregullat e mbrojtjes kundër Covid-19 ndërsa përqafoi dhe puthi këshilltaren e tij.

Hancock u përball me një presion të madh publik pas skandalit me Gina Coladangelo, shoqe universiteti, që tashmë kishin një lidhje, e cila u zbulua nga media duke i kushtuar postin.

Ministri dhe e dashura e tij janë të dy të martuar. Hancock ka tre fëmijë.

17 kg heroinë, reagon policia: Kamoini do kalonte nga Mali i Zi, u dërgua në Durrës për kontroll

Më datë 26 qershor, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, një kamion me targa shqiptare që po qarkullonte për në drejtim të Malit të Zi.

Per nje kontroll me te specializuar kamioni eshte shoqeruar ne Portin e Durresit. ku eshte kontrolluar nga Task Forca permanente e perbere nga strukturat hetimore te DVP Durres, Policia Kufitare e Portit Durres dhe autoritetet diganore te Portit Durres, qe veprojne perhere ne Port.

Nga kontrolli i specializuar rezultoi se ne kamion kishte te fshehur rreth 17 kilograme lende narkotike te dyshuar heroine.

Nga veprimet e para hetimore eshte arrestuar ne flagrance dretuesi i kamionit ku u gjet lenda narkotike.

Grupi hetimor vijon punen per zbardhjen e plote te ketij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave te tjere perfshire ne kete tentative per trafikim te drove te forta.

Kapen 17 kilogramë heroinë në portin e Durrësit, arrestohet shoferi

Kapen 17 kilogramë heroine janë sekuestruar këtë të shtunë në portin e Durrësit.

Burime bëjnë me dije se droga është gjetur Brenda një kamioni mallrash qe vinte nga Mali i Zi dhe dyshohet se kishte destinacion Italinë.

Sipas burimeve mësohet se nisja do të bëhej me tragetin e linjës Durrës-Bari, ndërsa në pranga ka rënë shoferi.

Kur Mbreti Zog bënte plazh në Durrës, foto të rralla të vitit 1925

Një foto e rrallë është publikuar së fundmi në lidhje me pushimet që bënti Mbreti Zog.

Pamjet janë shkrepur në vitin 1925 kur Mbreti bënte plazh në Durrës.

Nga fotot shikohet momenti kur mbreti shijonte rrezet e diellit në bregdetin e Durrësit.

Imazhet janë publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në rrjetet sociale.

“Duke të uruar një fundjavë të bukur në bregdet, bëje dhe ti një foto si Mbret!

Foto origjinale: Mbreti Zog në bregdetin e Durrësit, viti 1925”, thuhet në postimin e Drejtorisë së Arkivave.

U njohën në Facebook, shqiptarët e përdhunojnë dhe ikin me pushime, adoleshentja rrëfen tmerrin

Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi me akuzën e përdhunimit të një vajze 19-vjeçe, po me origjinë shqiptare.

Të arrestuarit 20 dhe 21-vjeç e mbyllën në shtëpi, e droguan dhe e përdhunuan për tre ditë shqiptaren nga data 23-26 Qershor më pas e liruan duke e dërguar në portin e Pireut dhe vetë u larguan me pushime në Mykonos.

Por si u njoh me djemtë?

Vajza në dëshminë e saj në polici ka deklaruar se njërin nga djemtë e ka njohur përmes Facebook-ut dhe caktuan një takim që ndodhi të mërkurën për të kaluar më pas natën në një shtëpi në qendër të Athinës, shkruajnë mediat greke.

Pasi kishin kaluar disa orë, vajza thotë se në shtëpi u shfaq edhe një tjetër person, sërish bashkatdhetar duke e droguar dhe përdhunuar.

Makthi zgjati tre ditë. Sot shqiptarët vendosën që të linin të lirë vajzën e cila menjëherë iu drejtua policisë.

“Bomba” për vrasjen e Caroline, makina e dyshimtë, misteri dhe pyetjet pa përgjigje

E gjithë Greqia mbetet e tronditur nga vrasja brutale e 20-vjeçares Caroline nga burri i saj Babis Anagnostopulos, brenda shtëpisë së çiftit në Glyka Nera në 11 Maj, teksa krimi u zbulua pas 37 ditësh dhe autori është pas hekurave.

Megjithatë, autoritetet vazhdojnë të hetojnë mbi të gjithë informacionin që ata kanë mbledhur. Hetuesit kanë krijuar dyshime mbi martesën në dukje “përrallore” të Babis me Caroline.

Në të njëjtën kohë, ka shumë pyetje pa përgjigje, të tilla si pse nëna e Caroline i jepte çiftit 1000 euro në muaj, si dhe gjithçka që 20-vjeçarja e pafat shkroi në ditarin e saj, i cili u botua nga “Daily Mail”.

Një pyetje tjetër pa përgjigje është nëse “BMW”-ja e zezë e parë në zonë natën e vrasjes ka lidhje me krimin. Thanasis Katerinopoulos, ish-zyrtar i policisë greke thotë se “BMW”-ja mund të jetë e përfshirë në krim.

Në të njëjtën kohë, ai shpjegon atë që e bëri të dyshonte te Babis Anagnostopulos nga fillimi. “Përveç faktit që unë kisha disa informacione rreth disa incidenteve që kishin ndodhur dhe faktit që ata ishin duke shkuar te një psikolog së bashku, unë do t’ju them se ajo që “fliste” ishte gjuha e trupit.

Ai foli me pamjen e tij, qëndrimin e tij, qëndrimin e tij ndaj kamerave. Pra, në kombinim me faktet dhe informacionin që kisha, unë isha absolutisht i sigurt – dhe nuk po e them këtë tani të sigurt, e thashë atëherë – se ky është vrasësi” tha ai.

Lidhur me mundësinë e një bashkëpunëtori, Thanasis Katerinopoulos sqaron “Unë nuk besoj se kishte ndonjë person tjetër brenda shtëpisë. Megjithatë, vlerësoj se ka ndoshta një person ose persona që mund të kenë qenë në dijeni. Kjo duhet të hetohet nga autoritetet“.

Pse nëna e Caroline i jepte çiftit 1000 euro në muaj?

Në të njëjtën kohë, avokati i familjes së viktimës, Thanasis Harmanis, zbuloi se familja e Caroline po ndihmonte çiftin, duke u dhënë atyre një ndihmë prej 1,000 në muaj. “Më lejoni t’ju them se nëna e Caroline jepte 1000 euro në muaj për të mbështetur familjen” tha ai.

E rëndë në Durrës, gjendet një person i mbytur

Është gjendur një person i mbytur, pranë shëtitores “Taulantia” në Durrës.

Personi i mbytur i përket gjinisë mashkull.

Deri më tani nuk dihen detaje të hollësishme në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa mësohet se policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Aksident në Kukës, “Benz-i” përplas 67-vjeçarin, i plagosuri me urgjencë drejt ‘Traumës’

Një tjetër aksident është shënuar në vend. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, një 38-vjeçar nga Kukësi, ka përplasur me makinën e tij tip “Benz” një 67-vjeçar.

Policia thotë se 67-vjeçari B. P., pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Kukësit, është transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i “Benz-it”, i identifikuar si S. Gj., është arrestuar nga policia, ndërsa thuhet se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Uzinë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. P., 67 vjeç, banues në Kukës.

I dëmtuari, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Kukës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjendet një person i pajetë në afërsi të burgut të Fierit, dyshimet e para…

Është gjetur një person i pajetë në rrugën e burgut në qytetin e Fierit.

Personi i gjetur i vdekur është rreth të 50-ve.

Burri është gjetur pranë tokave bujqësore në afërsi të burgut.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga rrugë natyrale, megjithatë, gazetari raporton se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

“Defender Europe 21”, Ambasada e SHBA bën njoftimin: Përmbyllet me sukses stërvitja strategjike shumëkombëshe!

Stërvitja ushtarake “Defender Europe 21”, e cila prej dy muajsh u zhvillua në vendin tonë është përmbyllur këtë të shtunë. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane, e cila, shpërndau njoftimin e zyrave qendrore të Ushtrisë Amerikane PËR Europën dhe Azinë.

Në njoftim, Ambasada Amerikane, kujton se stërvitja ushtarake e NATO-s, nisi në Shqipëri me ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike, nga deti në breg në Portin e Durrësit.

Gjatë këtij operacioni, Anija Detare e Shteteve të Bashkuara, Bob Hope, e cila është dhe më e madhja strategjike transportuese e SHBA, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije më të vogla, të cilat transferuan ngarkesën në breg për të vijuar më tej.

“| DEFENDER-Europe 21 nisi në Shqipëri me ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike nga deti në breg në Portin e Durrësit. Gjatë operacionit, Anija Detare e Shteteve të Bashkuara Bob Hope, anija më e madhe strategjike transportuese e SHBA, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije më të vogla, të cilat e transferuan ngarkesën në breg për vijuar më tej. Kjo ishte hera e parë që operacione të përbashkëta logjistike nga deti në breg ekzekutoheshin në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa aktivitetet e DEFENDER-21 në të gjithë Evropën po vijnë drejt mbylljes, mësoni më shumë se si Shtetet e Bashkuara, aleatët e NATO-s dhe partnerët punuan së bashku përgjatë kësaj stërvitjeje vjetore shumëkombëshe të përbashkët e në shkallë të gjerë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.