Aplikacion
Derek Chauvin, ish-polic i qytetit Mineapolis të SHBA-së, u dënua me 22 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, në maj të vitit të kaluar.
Vendimin e shpalli një gjykatë në Minesota. Gjykatësi, Peter Cahill, tha se dënimi pasqyron “mizorinë” e vrasjes.
“Dhimbja është ndjerë në të gjithë vendin, por më e rëndësishmja është që duhet ta njohim dhimbjen e familjes Floyd”, tha ai.
Prokurorët kishin kërkuar që ai të dënohet me 30 vjet burgim.
Para shpalljes së dënimit, ish-oficeri i policisë, Derek Chauvin ofroi “ngushëllimet” e tij familjes së George Floyd.
Chauvin, në muajin prill, u shpall fajtor për vrasjen.
Floyd, 46-vjeçar, afrikano-amerikan, është vrarë nga zyrtari i bardhë policor, i cili i ka bërë presion me gju në qafë për më shumë se nëntë minuta gjatë procedurës së arrestimit. Ngjarja ka ndodhur në muajin maj të vitit 2020.
Vdekja e tij kishte nxitur protesta kundër racizmit dhe dhunës policore në një mori qytetesh në Shtetet e Bashkuara dhe më larg, si dhe ka shtyrë përpara përpjekjet për reforma policore në nivel kombëtar./rel
E dhunonte prej 27 vitesh, por kur i tha “do të të vras siç bëri piloti”, gruaja vendosi ta denonconteNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rodos, ndërsa gruaja 27-vjeçare thotë se prej vitesh përballet me dhunë fizike dhe psikologjike.
Sipas mediave greke, bashkëshorti e ka kërcënuar: “Do të të vras ashtu siç bëri piloti me gruan me tij”.
Pas denoncimit të gruas, policia ka arrestuar 39-vjeçarin, i cili mohon akuzat. Në dëshminë tij në komisariat, shqiptari ka deklaruar se gjithçka ka qenë një keqkuptim.
Sipas burrit, mes tyre ka pasur debate, por jo dhunë dhe kërcënime. Çifti prej 10 vitesh është i martuar dhe kanë dy fëmijë.
Elbasan/ Makina përplas skuterin, plagoset një personNjë aksident ka ndodhur në Elbasan ku një makinë ka përplasur një person që lëvizte me skuter elektrik.
Fatmirësisht drejtuesi i motorit ndodhet në spital pa probleme të rënda.
Problem në qytetin e Elbasanit mbetet lëvizja e këtyre mjeteve në çdo rrugë, pa kriter moshe, dhe kryesisht fëmijë.
Ato përdoren edhe në rrugë me trafik të dendur dhe rrezikshmëri të lartë.
Shoi familjen në aksidentin tragjik, Igli Madani edhe më parë shkaktoi aksident me plagosje, gjoba pa fund! I hetuar dhe për kanabisShkaktoi aksidentin me 4 viktima sot në Vlorë, Igli Madani, 22-vjeçar është një emër i njohur për policinë. Madani me patentë prej 3 vitesh, kishte marrë 8 gjoba, 4 prej tyre për parakalim të gabuar. Ai kishte 2 gjoba për xhama të zinj, 1 gjobë shpejtësie dhe 1 për aksident me plagosje
Ai ishte proceduar më parë për aksident me plagosje në Tiranë, çështje është proceduar dhe pushuar, dhe gjithashtu është hetuar për kanabis dhe përleshje fizike.
Ai është i biri i Bashkim Madanit, biznesmen në fushën e mjeteve të transportit. Madani ka nën pronësi kompaninë “Fork Lift Albania”, që operon në Itali në fushën e riparimit të makinerive tip pirunj. Ndërkohë rezulton se automjeti ‘Audi A8’, me vlerë 100 mijë € që drejtohej nga Igli Madani në momentin e aksidentit, është në pronësi të biznesmenit dhe jo djalit të tij.
Hapen “rrugët” edhe me Belgjikën! Asnjë kufizim, TIA: Mjafton bileta, pasaporta dhe maska!BELGJIKË– Aeroporti “Nënë Teresa” ka bërë me dije se që nga sot, kufizimet anti-COVID do të hiqen edhe për Belgjikën. Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë nuk kanë nevojë as për test dhe as për certifikatë vaksinash.
“Mjafton bileta, pasaporta dhe maska. Ju urojmë shëndet të gjitha familjeve që bashkohen,”-thuhet në njoftimin e bërë nga TIA.
POSTIMI I PLOTË:
Belgjika ✈
? Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë.
? As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme.
? Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Ju urojmë shëndet të gjitha familjeve që bashkohen.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport
——————————————————
Belgium ✈️
All restrictions for Albanian citizens who want to travel to Belgium are removed.
? Neither the test nor the vaccines are mandatory.
You need just tickets, passports and mask.
We wish good health to all the families who will reunite.
Thank you for your cooperation,
Tirana International Airport
Danimarka ka hequr kufizimet për qytetarët shqiptarë, të cilët mund të udhëtojnë drejt këtij shteti me pasaportë biometrike.
Lajmi është bërë i ditur nga Tirana International Airport, ku thotë se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë lirshëm, ndërsa duhet të jenë të pajisur me një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose certifikatën e vaksinës së miratuar nga EMA.
Vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë, janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
NJOFTIMI I PLOTË
Danimarka✈
Danimarka, nga sot, më 25 Qershor 2021, heq kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike. Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose çertifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA.
?Ju bëjmë me dije se vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë, janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
?Nuk duhet test për:
1) Për pasagjerët nën 15 vjeç
2) Pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit Covid-19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit
Ju falenderojmë për bashkëpunimin,
Tirana International Airport
E thirrur nëpërmjet rrjeteve sociale, një protestë është mbajtur sot në Tiranë, në shenjë sensibilizimi për aksidentin e ndodhur në aksin “Levan-Vlorë” ku u shua një familje me 4 anëtarë.
Dhjetëra të rinj janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transporteve ku në mënyrë simbolike janë shtrirë në tokë duke u hequr si “të vdekur”.
Kujtojmë se aksidenti tragjik, ndodhi mëngjesin e sotëm, ku një makinë tip “Audi” në aksin “Levan-Vlorë” përplasi nga pas një tjetër makinë tip “Toyota” duke u shkaktuar vdekjen 4 anëtarëve të së njëjtës familje. Viktmë mbetën Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.
Për aksidentin u arrestua Igli Madani, 22-vjeç, i cili ishte drejtuesi i mjetit tip Audi, luksoz që kushtonte rreth 100 mijë euro dhe ishte në pronësi të babait të tij, biznesmenit Bashkim Madani.
Tragjedi në Itali! Babai shpëton nga vdekja vajzën dhe shoqet e saj, por zemra s’ia përballoi dot emocionetITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sardenja të Italisë, ku një 60-vjeçar është futur në det për të shpëtuar vajzën e tij dhe 2 shoqet e saj por humbi jetën. 60-vjeçari pasi mori sinjalin për ndihmë nga e bija dhe dy shoqet e saj, u fut në det dhe i shpërtoi.
Por, sipas mediave italiane, nuk mundi që të dilte vetë i gjallë pasi zemra e tij nuk e përballoi dhe pësoi një arrest kardiak. Deri më tani, shkak kryesor mendohet sforcoja që ka pasur në det.
Ndihma e shpejtë u përpoq ta sillte në jetë, madje në dispozicion të tij u vendos dhe një helikopter por nuk ia doli që të shpëtonte.
Në spital është dërguar edhe vajza e viktimës, e cila ndodhet në shok, pas humbjes të së atit, ndërsa nuk dihen detaje lidhur me të përfshirat e tjera në ngjarje.
Avaria në linjën e Kurum lë pa energji elektrike disa zona të SarandësPër shkak të një avarie në linjën 35 kV Bistrica 1 – Bistrica 2, të kompanisë KURUM Internanational sh.a (keputje përcjellësi), kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet Saranda 1, Delvinë Livadhja dhe Bunec.
Pa energji janë aktualisht:
Sarande, Çuke, Metoq, Gjashte, Finiq, Bregas, Vrion, Vromero, zona të Delvines,
Livadhja, Konispol, Bistrice, Muzine, Mesopotam, Finiq, Borsh, Coraj, Ftere, Piqeras, Lukove, Sasaj, Krekez, Shenvasi, etj.
Sulm me thikë në Gjermani, 3 të vrarë dhe 6 të plagosur! Autori i sulmit ishte i alkolizuar3 persona kanë mbetur të vdekur dhe 6 të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në qytetin Wurzburg në Bavari, rreth 120 kilometra në lindje të Frankfurtit. Sipas policisë, një hetim është duke u zhvilluar dhe pjesë të qendrës së qytetit u mbyllën. Megjithatë, nuk ka më asnjë rrezik për popullatën.
“Ne kemi arrestuar një të dyshuar,” tha policia e Franconisë së Ulët në Twitter. “Nuk ka asnjë tregues të një të dyshuari të dytë. Nuk ka asnjë rrezik për popullatën.”, thuhet në njoftim.