Aplikacion
GREQI Një sherr i rrallë mes 7 vajzash të mitura ka ndodhur në qendër të Athinës. Vajzat kishin një takim dhe më pas debatuan për të dashurit ku sherri ka degraduar në përdorimin e thikave.
Mes vajzave ka qenë dhe një 15-vjeçare shqiptare e cila ka plagosur dy të mitura me thikë dhe është arrestuar nga Policia, raporton korrespodentja Ira Londo për BalkanWeb.
Një prej të plagosurave është në gjendje të rëndë dhe u dërgua në kirurgji për operacion.
Piloti ndryshon sërish version tregon detajin monstruoz: Carolina po flinte, e zgjova që ta shikonte që po e mbysjaPër herë të dytë, piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos ka ndryshuar dëshminë e tij para policisë duke mohuar të ketë pasur një mosmarrëveshje të gjatë me të shoqen Caroline, para se ta mbyste atë.
Sipas një raporti të siguruar nga Sky TV piloti foli për policinë gjatë të shtunës, para se të shkonte në prokurori, ku rrëfeu se e zgjoi Caroline nga gjumi dhe e mbyti atë.
Ai u shpreh se vuri një jastëk mbi fytyrën e gruas për ta paktën 5 minuta. Rrëfimi i autorit përputhet me të dhënat në orën e Carolines që regjistroi rrahjet e zemrës.
Për të treguar që grabitësit kishin marrë bizhuteritë dhe unazat e martesës ai i hodhi në një thes që ndodhej në garazhin e banesës. Pas ceremonisë së varrimit të së shoqes, ai i tërhoqi me një grep dhe i hodhi me një kosh plehrash.
Babis vari qenin për ta bërë ngjarjen të besueshme, hoqi kartën e regjistrimit nga kamerat e sigurisë dhe me dorezat e motorit të tij fshiu gjurmët e gishtërinjve për të zhdukur provat.
Mbërrijnë 50 mijë doza Coronavac, Rama: Kalon mbi 1 mln sasia e vaksinave në vendin tonëMbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza kanë mbërritur 50,000 doza të vaksinës Coronavac. Lajmin e ka bërë me dije kreu i qeverisë Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Rama shkruan se bashkë me sasinë e mbrëmjes së sotme kalon mbi 1 milion sasia e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan Rama.

Në një shfaqje teatrale në Kinë, disa ujq shihen duke ndjekur aktorët në skenë dhe duke vrapuar mes publikut, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë e njerëzve.
Një video e xhiruar nga një pjesëtar i publikut, ku shihen kafshët që ndjekin dhe përleshen me aktorën në skenë, në rrjetin social kinez Weibo është shikuar më shumë se 400 milionë herë.
“Do të më ikte truri nëse do të isha ulur aty”, komenton një person.
Menjëherë erdhi reagimi i autoriteteve, që shpjeguan se skenat tregojnë historinë e Rrugës së Mëndafshtë, një rrugë tregtare e lashtë, me kafshët që përfaqësojnë udhëtimin e rrezikshëm të tregtarëve në Azinë Qendrore. Kompania që zotëron teatrin tha se nuk ka vend për shqetësim, pasi çdo ujk që merr pjesë në shfaqje është i zbutur dhe nuk mund të lëndojë njerëzit.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku janë përplasur 2 këmbësore.
Më datë 19.06.2021, rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, mjeti me drejtues shtetasin Z. T., ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
I riu në pranga pasi përplasi italianen, arrestohet e dashura e tij që e përkrahuDurrës – Një 22-vjeçare është vënë në prangat e policisë së Durrësit, për shkak se akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
E arrestuara është A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës. Sipas policisë ajo ka përkrahur Endri Zajën, i cili po ashtu u arrestuar ditën e sotme në plazhin e Durrësit. Ky i fundit disa ditë më parë përplasi një shtetase italiane dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë për arrestimin e shtetasit, Endri Zaja., 22 vjeç, ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të kryera arrestuan në flagrancë shtetasen A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Champ, qeni i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka ngordhur.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Biden njoftoi se “shoku i familjes sonë në ditë të mira dhe të vështira, u shua sot”.
Pastori gjerman ishte 13 vjeç dhe ka qenë në familjen e Biden që nga viti 2008.
Edhe Zonja e Parë, Jill Biden, shkroi në Twitter: “Prehu në paqe djali ynë i mirë dhe i dashur, Champ. Do të na mungosh”.
Disa ditë më parë përplasi me makinë çiftin italian, sot relaksohej në plazh! Momenti kur agjentët i vënë prangat 22-vjeçarit në Durrës22-vjeçari Endri Zaja, i cili ishte shpallur në kërkim është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, teksa bënte plazh. Mësohet se Zaja ndodhej në ‘Sektorin Rinia’ në Durrës e me syze dielli në kokë dhe pavarësisht se blu e kërkonin, i riu kishte vendosur të relaksohej këtë të shtunë e të merrte disa rreze dielli.
Mirëpo, qetësia e fundjavës i është prishur nga efektivët civilë të cilët e kanë pikasur dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim. Më pas, ata i janë afruar dhe i kanë vënë prangat. I riu është transportuar për në komisariatin e Durrësit, siç shihet dhe në pamjet e publikuara.
I riu dyshohet se ka vjedhur dy markete në pronësi të dy personave, me iniciale V.M., dhe M.M.. Katër ditë më parë ai, teksa drejtonte mjetin tip “Toyota” përplasi një 74 vjeçare italiane dhe bashkëshortin e saj. Gruaja ‘fluturoi në ajër’ bashkë me të shoqin, ndërsa i riu u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Të moshuarit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa Zaja do të përballet me drejtësinë.
VIDEO/ Aksident i frikshëm në Tiranë, një nga makinat e përfshira në aksident përfundon me goma në ajër
View this post on Instagram
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën Vorë-Tiranë.
Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti janë lënduar një prej drejtuesve dhe një pasagjer.
Policia siguron se ata janë jashtë rrezikut për jetën kurse po vijon puna për normalizimin e qarkullimit.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth ores 17:10, në autostradën Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa Italias, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë janë lënduar lehtē drejtuesi i një prej mjeteve dhe një pasagjer, pa probleme për jetën.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Dy turistë kanadezë kërkojnë ndihmën e policisë në Skrapar, makina u mbeti në një përrua dhe kishin humbur rrugën
View this post on Instagram
Dy turistë kanadezë kanë mbetur të bllokuar për disa orë në një përrua në zonën e Skraparit. Policia njofton se ata kanë kërkuar ndihmë pasi makina e tyre kishte ngelur në baltë dhe ata nuk e dinin vendin ku ishin bllokuar.
Pas kërkimeve është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e tyre nga vendi ku kishin ngelur dhe më pas janë shoqëruar për në rrugën kryesore.
“Policia në ndihmë të turistëve kanadezë. Rreth orës 13:50, në Komisariatin e Policisë Skrapar ka mbërritur një telefonatë nga dy turistë kanadezë, të cilët kërkonin ndihmën e Policisë, pasi për shkak të terrenit të vështirë mjeti i tyre kishte ngelur në baltë në një përrua dhe ata nuk dinin vendin ku kishin ngelur.
Shërbimet e Policisë menjeherë pasi morën njoftimin, nisën kërkimet për turistët dhe pas disa orësh bënë të mundur gjetjen e tyre.
Punonjësit e Policisë iu kanë dhënë ndihmë turistëve, duke u nxjerrë mjetin nga vendi ku kishin ngelur dhe më pas i kanë shoqëruar deri në rrugën kryesore. Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar Policinë për ndihmën e dhënë”, njofton policia