Aplikacion
Pas 3 vatrave kryesore me grip shpendësh të tipit H5N8 të evidentuara javën e shkuar në Fushë-Krujë, Dajt dhe Bujan, harta është zgjeruar më tej sipas Ministrisë së Bujqësisë. “Kemi prezencë të virusit në vatrave të reja, janë 7 vatra të reja, por duhet thënë që rrezja e monitorimit është rritur shumë, pikërisht për ta parandaluar. Vatrat e reja janë në Garunj, në Shijak, në Luzin e Vogël, në Suç ndërsa Bërzhita dhe Paskuqani nuk kanë pasur ngordhje në shpend, por për hir të monitorimit që ka bërë shërbim veterinar, ka rezultuar pozitiv”, është shprehur Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tana Kika.
Drejtoresha se Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Tana Kika thotë se qytetarët duhet të respektojnë protokollet dhe kushtet se si të ruajnë shpendët, që të mos kontaminohen nga ky virus.
“Është thelbësore që këta banorë që mbajnë shpendë në mjedise të hapura, të evitojnë mundësinë e kontaktit të shpendëve me njëri-tjetrin apo me shpendët e egër, por gjithashtu dhe të minimizojnë tregtimin dhe për këtë Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural ka nxjerrë dhe një urdhër që kufizon dhe e ndalon tregtimin e shpendëve në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla. Kontakti i ngushtë, mospasja parasysh e kritereve dhe standardeve të higjienës pas prekjes së shpendëve të gjallë apo të ngordhur, patjetër që mund të përbëjë një rrezik”, është shprehur ajo.
Ministria e Bujqësisë u bën thirrje personave që rrisin shpendë, se në momentin që shohin ndonjë problematikë të tyre të njoftojnë menjehere shërbimin veterinar.
“Doktori i kokainës” dhe flokëkuqja, kurthi që u ngritën grekët shqiptarëve në MykonosIshulli i famshëm grek i Mykonos dhe shqiptarët rikthehen edhe njëherë në qendër të vëmendjes së mediave greke për kokainë. Mediat në Athinë raportojnë se dy shqiptarë janë arrestuar pas zbulimit dhe goditjes së një rrjeti, ndërsa drejtuesi është një i dënuar që komandonte grupin nga burgu i Korydallos.
Sipas mediave greke gjithçka nisi në portin Rafina në Athinë ku u lokalizua një vajzë flokëkuqe 19-vjeçe me sjellje të dyshimtë e cila i hipi tragetit për në Mykonos, ndërsa nga kontrolli iu gjet 207 gr kokainë.
Vajzën e ndoqën agjentët deri në hotelin ku kishte planifikuar të qëndronte. Pasi arriti ajo komunikoi me drejtuesin e grupit nga burgu që pseudonimin e kishte “doktori i kokainës”, i cili për t’u siguruar që ishte vetëm i kërkoi që telefonata të ishte me video.
Më pas i kërkoi që të zbriste poshtë hotelit për të dorëzuar “zonjën e bardhë”, vajza u bind dhe doli. Jashtë ishte një “Fiat” i bardhë me dy shqiptarë brenda që po e prisnin. Njëri prej tyre zbriti dhe iu afrua vajzës dhe sapo kokaina ndryshoi duar, agjentët e mbërthyen.
Shqiptari tjetër që drejtonte makinën shtypi gazin, por në tentativë për t’u arratisur u bllokua.
Në njërin nga celularët e tyre u gjetën udhëzimet e udhëheqësit të madh me pseudonimin “doktori”. E ndërsa të arrestuarit kanë kyçur gojën, hetimet vazhdojnë për të zbuluar kush është “doktori i kokainës” që komandonte nga burgu famëkeq i Korydallos.
Gjunjëzohet Zvicra, Italia shënon të tretin, vulos kualifikimin në grupin AKombëtarja e Italisë ka triumfuar ndaj Zvicrës.
Italia ka vazhduar me fitore në kuadër të “Euro 2020”, dhe viktima e tyre e radhës ishte Zvicra.
Italianët ishin nën kontroll të takimit pothuajse gjatë gjithë ndeshjes.
Chiellini shënoi një gol por që u anulua, por vetëm pas gjashtë minutash, përkatësisht në min 26′, Locatelli i dha epërsinë “Azzurrëve”.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Italisë.
Në pjesën e dytë, Italia ishte sërish dominuese. Immobile e Berardi patën shanse të mira për të shënuar.
Mirëpo, ishte sërish Manuel Locatelli i cili me një goditje jashtë zonës e dyfishoi avantazhin e Italisë. Locatelli shënoi golin e dytë personal në min 51′.
Për goditjen përfundimtare u përkujdes Ciro Immobile i cili shënoi golin e trëtë në min 88′.
Rezultati përfundimtar, Italia 3-0 Zvicra.
Rama jep lajmin: 850 mijë persona të vaksinuar kundër COVID në ShqipëriShifra e personave të vaksinuar kundër COVID në vendin tonë ka shkuar në 850 mijë në total. Lajmi është bërë me dije kreu nga kreu i qeverisë Edi Rama me anë të një statusi në rrjetin social Facebook. Teksa ka ndarë lajmin e mirë, kreu i qeverisë e ka shoqëruar postimin edhe me një emoji.
Aktualisht në Shqipëri vaksinën anti Covid e kanë marrë moshat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si mjekët, mësuesit, uniformat blu, punonjës të medias, turizmit apo transportit publik.
Në vendin tonë fushata e imunizimit kundër COVID, po vijon prej muajit Janar me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe ato kineze.
ZYRTARE/ Pas 16 vitesh, Sergio Ramos largohet nga Real MadridSPANJA
Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos do të largohet përfundimisht nga ‘’Los Blancos’’. Vetë klubi njofton zyrtarisht se nesër Ramos në prani të Perez do të njoftojë largimin e tij.
35-vjeçari u transferua nga Sevilla tek Real Madrid në vitin 2005 për të kaluar 16 vite ku fitoi gjithçka. Ai këtë verë nuk u përfshi nga Spanja në Europianin 2020, por tashmë ai ka vendosur të largohet dhe nga klubi i tij.
I pari ekip që është interesuar prej kohësh për shërbimet e mbrojtësit është PSG.
Pas 12 orësh, Gjykata Kushtetuese përfundon shqyrtimin për çështjen e TeatritPas 12 orësh, Gjykata Kushtetuese përfundon shqyrtimin gjyqësor çështjen e Teatrit Kombëtar. Gjykata do të shpallë vendimin në një ditë tjetër të papërcaktuar ende.
Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.
Gjatë seancës së sotme, Bledar Dervishaj këshilltar ligjor i Presidentit u shpreh se kreu i shtetit, e ktheu për ligjin për rishqyqrtim, duke i parashtruar në fund të Dekretit që Kuvendi të marrë kohën e nevojshme derisa Kushtetuesja të bëhej funksionale.
Zbardhet vendimi i qeverisë, Shqipëria ble një tjetër sasi vaksinash anti-Covid nga PfizerQeveria shqiptare ka miratuar sot një tjetër marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e një tjetër sasie vaksinash anti-covid.
Në vendimin e miratuar sot nga Këshilli i Ministrave, thuhet se kjo marrëveshje nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në “Fletoren zyrtare” për shkak të sekretit tregtar.
VENDIMI
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI
Neni 1
Miratimi i tekstit të marrëveshjes
1. Miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.
2. Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Overseas LLC, nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në “Fletoren zyrtare”.
3. Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.
4. Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anticovid, të përcaktuara në aktin normativ nr.1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për këtë marrëveshje, sipas kushteve të tekstit të saj, bashkëlidhur këtij akti normativ.
Neni 2
Efektet financiare
Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”
Ka përfunduar pjesa e parë mes Italisë dhe Zvicrës e vlefshme për ndeshjen e dytë të EURO 2020.
“Axurrët” kanë dominuar pjesën më të madhe të lojës dhe kanë arritur të shënojme Locatellin në minutën e 24’.
Ndërkohe Zvicra u duk e pafuqishme gjatë pjesës së parë.
Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e premte takim me të ftuar anëtarët e Kryesisë për të bërë një analizë të zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas njoftimit ku ftohen të gjithë anëtarët, mësohet se takimi do të mbahet në orën 11:00.
Njoftimi
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 Prill.
Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi
Pas debatit lidhi dhe rrahu shqiptarin, dënohet polici në Gjermani, pjesë e grupimit të së djathtës ekstremeNjë pjesëtar i grupit ekstremist të krahut të djathtë “Alphateam” në stacionin e policisë Mülheim, Ruhr është dënuar me nëntë muaj me kusht për shkak se ka goditur në mënyrë të përsëritur një shqiptar kosovar me shtetësi gjermane.
Zëdhënësi i gjykatës së rrethit Mülheim, Andreas Kunze, ka raportouar për gazetën “Kölner Stadt-Anzeiger” se komisioneri i policisë gjatë gjykimit, më 7 qershor ka pranuar pretendimet për shkaktim të dëmtimit trupor të personit gjatë orarit zyrtar të punës.
Polici në fjalë, në janar të vitit 2019 e kishte lidhur kryefamiljarin shqiptar pas një debati të zëshëm që kishin pasur lidhur me ushtrimin e dhunës në familje, transmeton albinfo.ch. Më pas ai e kishte goditur atë disa herë në fytyrë.
Arsyeja që ka dhënë ai për këto goditje ishte se ishte i mbingarkuar nga pozita e vështirë ku ndodhej, në vendin e ngjarjes. Zyra e prokurorit publik në Duisburg po e heton atë gjithashtu për shkak të përfshirjes së tij në grupin ekstremist të krahut të djathtë “Alphateam”.
Partnerja e punës e të pandehurit kishte ndihmuar në mbulimin e sulmit për një vit e gjysmë duke bërë deklarata të rreme. Siç ka zbuluar gazeta, Gjykata e Qarkut tashmë ka dënuar komisaren e policisë me shtatë muaj burg, me kusht. Ende janë duke vazhduar hetimet kundër dy drejtuesve të grupeve të shërbimit të cilët ngarkohen se nuk kanë raportuar incidentin.