Aplikacion
Një automjet është djegur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 8 në Durrës ku për pasojë ka vetëm dëme materiale. Policia bën me dije se në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona të dyshuar që kanë dijeni në lidhje me zjarrin. Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
“Më datë 14.06.2021, në orën 21:20, në lagjen nr.8 Durrës, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. T., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe vijon puna për administrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.
Policia e Kosovës arreston dy persona, strehonin dhe shfrytëzonin për prostitucion vajza të mitura shqiptareDy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë si të dyshuar se kanë trafikuar, rekrutuar, transportuar, strehuar dhe mundësuar viktimave femra kosovare (të mitura) që të takohen me persona të ndryshëm me qellim të shfrytëzimit seksual në këmbim të parave.
Policia njofton se personat e dyshuar janë arrestuar dhe në konsultim me prokurorinë kompetente janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtes, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “Trafikim me Njerëz”.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore pas hetimeve të zhvilluara, sot më datën 14.06.2021, në Fushë Kosovë ka identifikuar dy (2) persona të dyshuar meshkuj kosovar, të cilët dyshohet se kanë trafikuar, rekrutuar, transportuar, strehuar dhe mundësuar viktimave femra kosovare (të mitura) që të takohen me persona të ndryshëm me qellim të shfrytëzimit seksual në këmbim të parave”, thuhet në komunikatë.
Dy viktimat potenciale (të miturat) janë trajtuar sipas proceduarave standarde dhe të njëjtat janë nën mbrojtjen institucionale.
Pas intervistimit të dyshuarve ju kanë konfiskuar dy telefona dhe me vendim të Prokurorit të rastit njëri i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër dërgohet në qendrën e ndalimit policor për 48 orë.
Shoferi i dehur merr para makinat e parkuara dhe përfundon përmbys në rrugë, i vihen prangatDurrës – Një 46-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së shtetit pasi në gjendje të dehur ka shkaktuar një aksident me makinë.
Sipas policisë i arrestuari është U.K, 46-vjeç banues në Durrës. Ky i fundit në lagjen nr. 10, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 mjete të parkuara e për pasojë është lënduar vetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Specialisët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin U. K., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 10, Durrës, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 mjete të parkuara e për pasojë është lënduar vetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
NATO-ja rikonfirmon forcën e aleancës, denoncon Kinën dhe Rusinë30 vendet anëtare të NATO-s përfunduan të hënën takimin e nivelit të lartë në Bruksel, duke riafirmuar aleancën ushtarake me një deklaratë të fortë kundër Rusisë dhe në një nivel më të moderuar ndaj Kinës.
Të dyja vendet u konsideruan si “sfida ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.
Në komunikatën përfundimtare, udhëheqësit ranë dakord të “hapnin një kapitull të ri në marrëdhëniet transatlantike”, pasi përballen me një mjedis sigurie “gjithnjë e më kompleks”.
Aleanca miratoi “NATO 2030” një mekanizëm konsultimi për t’u përgatitur për Konceptin e saj të ardhshëm Strategjik, një dokument që ka si qëllim ta orientojë aleancën drejt konkurrencës globale në rritje dhe kërcënimeve më të paparashikueshme.
“NATO 2030” përfshin ndërgjegjësimin për një “Rusi më agresive”, për një “formë më brutale terrorizmi”, paqëndrueshmërinë e vazhdueshme, rritjen e kërcënimeve kibernetike dhe hibride, teknologjitë e reja, pandemitë dhe ndryshimin e klimës si kërcënimet të reja.
Dokumenti gjithashtu pohon se “fuqizimi i Kinës e zhvendos thellësisht ekuilibrin e pushtetit.”
“Duke rënë dakord (mbi) axhendën e NATO-s 2030, udhëheqësit kanë marrë vendime për ta bërë aleancën tonë më të fortë dhe ta përshtasin më mirë për të ardhmen,” tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg gjatë një konference shtypi në fund të samitit.
Moska mohon çdo keqbërje, por aleatët janë gjithnjë e më të shqetësuar duke pasur parasysh agresionin e fundit të Rusisë në kufirin e saj lindor dhe sulmet e saj të fshehta dhe kibernetike për të minuar shtetet perëndimore.
Në një referencë tjetër të drejtpërdrejtë ndaj Rusisë, anëtarët e NATO-s ranë dakord mbi një politikë të re të mbrojtjes kibernetike.
“Hapësira kibernetike rrezikohet në çdo kohë dhe ne duhet të kemi aftësi të forta teknike, konsultime politike dhe planifikim ushtarak për të mbajtur të sigurt sistemin tonë “, tha zoti Stoltenberg.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u takua më herët me udhëheqësit e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë – vendet që fituan pavarësinë nga ish-Bashkimi Sovjetik në 1991. Ato janë tani anëtare të plota të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, megjithatë vendet balltike janë të kujdesshme ndaj ambicjeve rajonale të Kremlinit.
Në një intervistë të fundit me NBC, Presidenti rus Vladimir Putin e quajti NATO-n “një relike të Luftës së Ftohtë”.
“Nuk jam i sigurt pse vazhdon të ekzistojë,” tha zoti Putin.
Presidenti Biden do të takohet me të në Gjenevë të mërkurën.
Kina
Zoti Stoltenberg tha se prania ushtarake në rritje e Kinës nga Balltiku në Afrikë do të thotë që NATO-ja duhet të jetë e përgatitur.
“Kina po vjen më pranë nesh. Ne i shohim ata në hapësirën kibernetike, e shohim Kinën në Afrikë, por gjithashtu shohim që Kina investon shumë në infrastrukturën tonë kritike,” tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Alice Billon-Galland, një studiuese në organizatën Chatham House me bazë në Londër thotë se aleatëve evropianë u duhet të punojnë si me Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe me Kinën, por në fund të fundit nuk duan të gjenden në mes të një konfrontimi mes Uashingtonit dhe Pekinit.
“Aleatët evropianë janë mjaft të kujdesshëm përsa i përket mënyrës se si i qasen kësaj çështjeje dhe në një farë mase ngurrojnë që NATO-ja të angazhohet shumë në çështjet e lidhura me Kinën ose çështjet e Indo- Paqësorit,” tha ajo.
Një ditë më parë, shumë nga udhëheqësit që u takuan të hënën në Bruksel lëshuan një deklaratë në përfundim të Takimit të G-7 në Cornwall, të Britanisë, duke denoncuar shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e Kinës. Pekini ka akuzuar grupin për shpifje.
Tërheqja nga Afganistani
Pas 20 vitesh operacione ushtarake, NATO dhe SHBA kishin rënë dakord që do të tërheqin forcat nga Afganistani. Presidenti Biden ka caktuar 11 shtatorin 2021, si afatin e tërheqjes.
“Udhëheqësit e NATO-s riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar mbështetjen e Afganistanit, me trajnim, përkrahje ndërkombëtare për forcat dhe institucionet afgane dhe fonde për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm të Aeroportit Ndërkombëtar,” tha zoti Stoltenberg.
NATO ka rreth 10.000 trupa në Afganistan, nga vende që përfshijnë Gjermaninë, Britaninë, Turqinë, Gjeorgjinë, Rumaninë dhe Italinë.
Aleatët janë të shqetësuar për sigurinë në ambasadat e tyre si dhe në aeroportin e Kabulit. Turqia, një anëtare e NATO-s, ka ofruar të sigurojë aeroportin në një përpjekje për të rritur rolin e saj në aleancë.
“Pyetja është nëse gatishmëria e Turqisë për ta bërë këtë, e cila është mirëpritur qartë në Uashington, do të ishte e mjaftueshme për të kapërcyer problemet e tjera në këtë marrëdhënie,” tha Bulent Aliriza, drejtor i Projektit të Turqisë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. “Ka dyshime serioze për këtë,” tha ai.
Ruajtja dhe funksionimi i aeroportit të Kabulit është midis shumë temave të sigurisë të diskutuara nga Presidenti Biden në takimin e tij dypalësh të hënën me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Marrëdhënia SHBA-Turqi ka qenë problematike, veçanërisht pas blerjes nga ana e Ankarasë të sistemit mbrojtës rus me raketa S-400, ofensivës së saj ushtarake në Siri dhe mbështetjes për Azerbajxhanin në luftën e Nagor-Karabakut me Armeninë.
Amerika është rikthyer
Zoti Biden përcolli në Bruksel mesazhin e tij ‘se Amerika është rikthyer’, duke rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj parimit të mbrojtjes kolektive të aleancës.
“Unë dua që e gjithë Evropa të dijë se Shtetet e Bashkuara janë të pranishme. Shtetet e Bashkuara janë këtu,” tha zoti Biden në takimin e tij me zotin Stoltenberg.
Vizita e Presidentit Biden sjell një ton të ri në marrëdhëniet me aleancën ushtarake. Paraardhësi i tij, ish-Presidenti Donald Trump pati thënë se NATO-s i kishte ikur koha dhe ishte ankuar se SHBA po paguante më shumë nga sa i takonte në organizatë.
Zoto Stoltenberg tha se katër vitet e kaluara kishin nënvizuar rëndësinë e institucioneve të forta shumëpalëshe.
“Do të ketë udhëheqës të ndryshëm politikë të zgjedhur në shumë vende aleate në vitet në vazhdim,” tha ai. “Unë kam besim se për sa kohë që ne e kuptojmë se është në interes të sigurisë sonë të qëndrojmë së bashku, në interesin e sigurisë kombëtare të qëndrojmë së bashku, ne do ta ruajmë NATO-n si themelin e sigurisë sonë.”
Koncepti i fundit Strategjik i NATO-s u hartua në vitin 2010. Aleatët hezituan ta rinovonin atë gjatë viteve të vështira të administratës Trump.
Shqiptari vret të dashurin e ish-gruas në Belgjikë para syve të fëmijëveNjë ngjarje e rëndë me protagonistë shqiptarë ka ndodhur ditën e sotme në Belgjikë. 52-vjeçari Ismet Osmanay u plagos me thikë të hënën në Waterbaan, Deurne, pranë një shkolle. Policia njoftoi se më pas i ai vdiq në vendngjarje. I dyshuari Betim A. 48-vjeçar u arrestua menjëherë.
Disa prindër që po prisnin në portën e shkollës treguan ngjarjen. “Kemi dëgjuar shumë të bërtitura dhe pamë dikë që binte nga biçikleta e tij”. “Çiklisti ishte shtrirë në tokë, ndërsa një burrë u përkul mbi të dhe e goditi disa herë në qafë”.
Goditja me thikë e përgjakshme ndodhi në orën 15.40 pasdite. Sulmuesi iku menjëherë pas incidentit. Pak më tutje, policia e arrestoi.
Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë bërë xhelozia. Siç raportojnë mediat vendase, Ismet Osmanay është i dashuri i ish-gruas së Betim A. Ngjarja ndodhi në shkollën e fëmijëve të gruas. Ata fëmijë ishin dëshmitarë të vrasjes.
Biden “i sigurt” se SHBA dhe Turqia do të bëjnë “përparim të vërtetë”Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka përshkruar takimin e tij të parë ballë për ballë me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, si “pozitiv dhe produktiv”, duke theksuar se të dy vendet do të bëjnë përparim në marrëdhëniet dypalëshe, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për media në Bruksel pas disa bisedimeve me liderët e vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë pas takimit me presidentin Erdoğan, Biden tha se ai dhe Erdoğan patën diskutime të hollësishme se si të zhvillojnë një sërë çështjesh.
“Ekipet tona do të vazhdojnë diskutimet tona dhe unë kam besim se do të bëjmë përparim të vërtetë me Turqinë dhe SHBA-në”, tha Biden.
Më herët, Erdoğan tha se Turqia dhe SHBA u pajtuan të përdorin kanale të drejtpërdrejta të dialogut në mënyrë efektive dhe të rregullt, duke iu përshtatur dy aleatëve dhe partnerëve strategjikë.
“Nuk ka asnjë çështje që nuk mund të zgjidhet në marrëdhëniet Turqi-SHBA”, tha Erdoğan, duke shtuar se “fushat e bashkëpunimit janë më të gjera dhe të pasura se sa fushat problematike”.
Takimi ballë për ballë në selinë e NATO-s zgjati rreth 45 minuta. Erdoğan dhe Biden u takuan për herë të parë që kur Biden mori detyrën në muajin janar.
Samiti i NATO-s filloi sot në Bruksel, duke sjellë së bashku krerët e qeverive dhe vendeve anëtare të aleancës.
Mbërrijnë në Rinas 11,700 vaksina Pfizer kundër COVID, Rama: Në total mbi 967 mijëKanë mbërritur në aeroportin “Nën Tereza” në Rinas 11,700 vaksina Pfizer. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan ën Facebook se numri total i vaksinave të mbërritura në vend ka shkuar në mbi 967 mijë
“Aeroporti “Nënë Tereza” – 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 967 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan Rama.
Samiti i NATO-s/ Rama takim miqësor me kryeministrin britanik Boris Johnson, i hedh dorën mbi sup (FOTO)Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto album nga Samiti i NATO-s në Bruksel, në morinë e takimeve që ka pasur me liderët botëror.
Pasditen e sotme në Lungomare është arrestuar Edison Begaj, 38-vjeçari nga Vlora që më 29 maj mbeti i plagosur nga një person i cili ishte kamufluar si polic. Ai u qëllua te dera e shtëpisë dhe mori 4 plumba, por fatmirësisht shpëtoi.
Ishte çanta e brezit që i shpëtoi jetën pasi e kishte të mbushur me dhjetë mijë lekësha duke krijuar kështu një tufë të trashë lekësh, që plumbi nuk mundi ta depërtojë. Edison Begaj, është arrestuar pasi gjatë kontrollit në operacionin Blic të zhvilluar nga RENEA, i është gjetur një armë zjarri me vete. Pas arrestimit ai u pa ulur në karrige dhe me pranga në duar, ndërkohë që një zyrtar i policisë i mban telefonin në vesh.




Begaj nuk është një emër i panjohur për policinë e Vlorës dhe jo vetëm, pasi ai ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, në maj të vitit të kaluar, ku i është kërkuar që të deklarojë pasurinë e tij. Ai ka qenë i arrestuar më herët në Vlorë dhe në Itali, për trafikun e sasive të mëdha të drogës.
Begaj ka qenë i dënuar nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.
Ndërkohë gjashtë vite më parë, më 19 mars 2015 ai dyshohet të jetë përfshirë gjithashtu në një përplasje me armë me policinë. Ai së bashku me tre persona dyshohet se po transportonin drogë me një makinë dhe kanë kundërshtuar me armë arrestimin.
RENEA zbarkon edhe në Elbasan, disa të shoqëruarJo vetëm në Vlorë, e Durrësi, RENEA dhe FNSH po zhvillojnë një operacion blic në të njëjtën kohë në qytetin bregdetar në jug të vendit, por edhe në Elbasan, dy zona të nxehta ku në muajt e fundit ka pasur disa viktima nga përplasja mes bandave.
E ndërsa në Vlorë bilanci deri tani është 2 të arrestuar dhe mbi 10 të shoqëruar, në Elbasann mesohet se RENEA dhe forcat operacionale kanë ngritur disa pika postblloku duke ushtruar disa kontrolle. Disa persona janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, ndërsa operacioni ende vazhdon.
Informacione mbi lëvizjen e elementëve kriminalë, persona të shpallur në kërkim, apo që lëvizin me armë janë në fokusin e aksionit mbrëmjen e sotme në Elbasan dhe Vlorë.