Aplikacion
Dy maune sapo janë përplasur me njëra-tjetrën ne aksin Krahës-Mallakaster duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe plagosjen e një prej shoferëve të mauneve.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së fshatit Krahës, gati 15 km në veri të Memaliajt. Maunia TR6451G po shkonte në drejtimin verior të rrugës, ndërsa është përplasur me maunen që vinte nga Tirana në drejtim të Kakavijës.
Përplasja ka qenë në krahun frontal të majtë të maunes duke shmangur një tragjedi. Për pasojë, drejtuesi i maunes me ngjyrë të kuqe është plagosur rëndë dhe u transportua në drejtim të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku dhe po merr ndihmën e mjekëve.
Ngjarje e rëndë në plazhin e Velipojës! Humb jetën pushuesi nga KosovaNjë ngjarje e rëndë raportohet në plazhin e Velipojës.
Teksa gjendej brenda në ujë, një pushues nga Kosova ka humbur jetën.
Nisur edhe nga ndodhitë fatale të viteve të shkuara, Velipoja regjistron numrin më të lartë të humbjeve të jetës sa u takon pushuesve.
Mendohet se faktor mund të jetë edhe uji i ftohtë i zonës në fjalë, i cili rrezikon të shkaktojë atak kardiak.
Eriksen pësoi infarkt teksa luante, gruaja e alarmuar tenton të futet në fushëAtaku kardiak që pësoi Christian Eriksen në fushën e lojës tronditi të gjithë botën e futbollit, ndër të tjerë dhe gruan e tij Sabrina Kvist, e cila ishte e pranishme në stadium duke ndjekur Danimarkën.
Gruaja e Eriksen ka zbritur menjëherë në fushën e lojës, teksa portieri Shmajkël dhe mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer kanë tentuar ta qetësojnë.
Në imazhet e postuara në rrjetet sociale shikohet se si gruaja e mesfushorit qan, ndërsa shokët e skuadrës tentojnë ta qetësojnë. Foto janë bërë virale duket thyer zemrat e shumë tifozëve të futbollit.
Ndërkohë, një lajm shprese vjen nga spitali ku është shtruar Eriksen, teksa thuhet se është përmendur dhe është koshient. Gjithsesi, frika nuk ka ka ikur akoma. Gjithë bota e futbollit me vesh nga Danimarka.
Fotografia që ngjall shpresë! U shemb në tokë në fushë, Eriksen zgjohet pas humbjes së ndjenjaveNjë ngjarje e frikshme e përfshiu “Euro 2020” disa minuta më parë. Në fund të pjesës së parë të ndeshjes Danimarkë-Finlandë, e para e Grupit B, Christian Eriksen humbi ndjenjat teksa po luante në fushë.
Teksa ndeshja u ndërpre menjëherë, tifozët dhe futbollistët u përlotën duke pritur me ankth zhvillimet e mëtejshme.
Një fotografi e shkrepur pak pasi i riu ra në tokë tregon se për fat të mirë është zgjuar. Pritet të shihet se si do të shkojë më tej gjendja e tij, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Për’puthen si Kafazi i artë “tërbon” adoleshentët. Në Elbasan Olsa Muhameti dhe Mevlani priten si Silvana dhe Alban RexhaKafazi i Artë ka qenë reality show i parë në Shqipëri që tregoi para kamerave jetën e njerëzve të panjohur. Përzjerje gjeografike, moshe dhe arsimimi, Kafazi i arte kujtohet për bisedat pa nivel , bullizimit dhe fjalëve të pista orar pa orar.
Megjithatë Kafazi i artë u shëndërrua në programin ku njerëzit pa arsim dhe kulturë shikonin në rastin më të madh të ngjashmit e tyre. Suksesi dhe jehona ne publik njësoj si Për’puthen në sezonin e dytë, ku gjithçka degjeneroi nga një emision dashurie në sherr, përplasje, sharje dhe mungesë totale etike. Ashtu si personazhi Alban Rexha në Kafazin e artë edhe tek Për’puthen konkurentët kaluan tek muzika duke u shëndërruar në pseudo këngëtarë qesharake ku me shumë se këngë paraqesin parodi.
Dikur nga Kafazi i artë Alban Rexha dhe Silvana Bushati pas daljes nga shtëpia priteshin me brohorima dhe duartrokitje kudo që shkonin. Njerëzit mbushnin sheshet dhe shpërthenin në foto e autografe.
Kjo histori është përseritur këto ditë me personazhet e Për’puthen sërish. Ashtu si për Alban Rexhën dhe Silvanën adoleshentët janë “çmendur” nga Olsa Muhameti, Mevlani dhe të tjerë nga ky emision që ka filluar të bejë një tur nëpër Shqipëri.
Përputhen ndalon nëpër qytete ku takohen me të rinjtë dhe bëjnë audicione. Se fundmi autorja Olsa Muhameti, moderatorja Bora Zemani, opinionisti Arjan Konomi dhe ish konkurrenti Mevlan Shaba kanë qenë në Elbasan. Ata janë pritur nga një turme e madhe të cilët i kane bllokuar mes brohorimave dhe duartrokitjeve.
Pra Përputhen na ka rikthyer sërish vite para në kohë.
Të rinjtë ndjekin shembuj që i kanë afër vetes dhe teksa sheh këtë pamje kupton se të njëjtën situatë e kemi parë në Kohën e Kafazit të Artë./Kryefjala.com
Teksa po zhvillohej ndeshja Danimarkë-Finlandë, futbollisti Christian Eriksen u shemb përtokë.
I riu pësoi infarkt në fushë, çfarë solli ndërprerjen e ndeshjes.
Ngjarja në fjalë ka shkaktuar frikë dhe përlotje në të gjithë stadiumin, në një kohë kur pritet me ankth një njoftim zyrtar mbi gjendjen e sportistit.

Ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës është ndërprerë rreth minutës së 40′ pas një lëndimi të tmerrshëm që pësoi lojtari i Danimarkës, Christian Eriksen.
Skena të tmerrshme në stadium, futbollistët e të dyja skuadrave dhe tifozët janë në ankth për gjendjen e Eriksenit.
Ende nuk dihet gjë për gjendjen e futbollistit.
Ndërpritet ndeshja Danimarkë-Finlandë! Christian Eriksen bie në tokë pa ndjenja, stadiumi në lot
View this post on Instagram
Ajo çka në dukje nisi si një ndeshje e zakonshme futbolli, përfundoi në një situatë të rëndë lotësh dhe paniku në fushë.
Lojtari i Danimarkës, Christian Eriksen teksa po pasonte topin, humbi ndjenjat dhe krejt papritur u shtri në tokë.
Teksa i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ende nuk ka një informacion zyrtar rreth gjendjes së tij, futbollistët dhe tifozët ndodhen aktualisht në stadium, të përlotur dhe të shokuar.
“Në shtator dorëzoj mandatin e deputetit”! Gramoz Ruçi largohet nga politika, apo bëhet gati për postin e Presidentit?Në Kongresin e Partisë Socialiste, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka rrëfyer se do të tërhiqet nga politika.
Ruçi tha se nuk do të jetë më në parlament dhe në politikë duke nisur që nga 9 shtatori.
“Do deklaroj fundin e kësaj maratone politike. Nuk ka më mirë se sot që ne kemi fituar mandatin e tretë të qeverisjes. Pas disa muajsh kam edhe 70 vjetorin. Nuk ka më mirë të deklaroj sot këtu para jush se me 9 shtator që fillon legjislaturës e re. Nuk do ushtroj më mandatin që më ka dhënë zgjedhësit. Nuk do kem ambicie të jem në një asnjë të zgjedhur ekzekutiv të familjes time”, u shpreh deputeti.
Ndërkohë, zëra brenda PS-së shprehen se Gramoz Ruçi do të jetë emri që kryeministri Edi Rama do të propozojë për postin e Presidentit të Republikës.
Sulm me armë në Teksas! Plagosen 13 persona, 2 prej tyre në gjendje kritikeNjë sulm me armë ka ndodhur në Austin të Teksasit mëngjesin e së shtunës. 13 persona janë plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.
6 prej tyre janë dërguar në spital dhe 4 të tjerë për trajtim mjekësor.
Autori është në arrati, por Policia ka dhënë një përshkrim të tij dhe i ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë larg vendngjarjes.
Nga ana tjetër dyshohet që një bandë të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, por motivet janë ende të paqarta.