zoom

Day ArchiveE rëndë në Tiranë, humb jetën një i ri 20 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 20-vjeçar duke punuar në lavazhin e vëllait, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas policisë, i riu po punonte në lavazhin e vëllait, ra në kontakt me energjinë dhe ka ndërruar jetë.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:25, në Unazë të Re, shtetasi A. M., rreth 20 vjeç, duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Policia zbardh vrasjen në Shkodër: 55-vjeçari e vrau motrën me armë zjarri

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me krimin makabër që ndodhi mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku vëllai Fabian Vuka ka ekzekutuar motrën e tij Diana Vuka me armë zjarri.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se është vrarë me armë zjarri  nga vellai i saj shtetasi  F. V., 55  vjeç, i cili është shoqëruar  në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes

Emri/ Ja kush është vëllai që mbyti motrën në Shkodër

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku burime bëjnë me dije se një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve vëllai ka mbytur motrën teksa për momentin nuk dihet asnjë detaj se cila ka qenë arsyeja.

Autori i këtij krimi makabër është Fabian Vuka rreth 40-vjeç, ndërsa viktimë ka mbetur Diana Vuka rreth 50-vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Ndoc Mazi në lagjen 3 heronjtë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rastin.

Tragjedi në Shkodër/ Vëllai vret motrën

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku burime bëjnë me dije se një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve vëllai ka vrarë motrën në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Ndoc Mazi në lagjen 3 heronjtë. /Zoom.al

E fundit/ Vritet pranë banesës një person në Sarandë

Policia bën me dije se një person është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil.

Sarandë/Informacion parparak

Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta  është qëlluar  me armë zjarri shtetasi  G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

Zjarr në Karaburun, dyshohet se është e qëllimshme

Një vatër aktive zjarri në gadishullin e Karaburunit në Vlorë. Vatra e zjarrit dyshohet e qëllimshme nga barinjtë e zonës aty pranë.

Mësohet se po digjen kullota, shkurre, kallamishte etj.

Nuk rrezikohen banesa. Ndërhyrja është bërë e vështirë nga toka për shkak të terrenit.

 

 

Dyshohet se është vrarë! Gjendet i pajetë një shqiptar në Itali

Mediat italiane shkruajnë se trupi i pajetë i një shqiptari është gjendur në Empoli të Italisë. Një 36-vjeçar nga Shqipëria mësohet se është gjetur i vdekur pranë ish-fabrikës së qelqit, ndërsa ka dyshime se është vrarë.

Ende nuk ka një rezultat zyrtar se pse ka ndodhur vdekja, kurse pritetet edhe përgjigja nga autoritetet në lidhje me shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Autoritetet e vendit fqinj po hetojnë në dy pista e ata janë ajo natyrale, si dhe e vrasjes.

Si u zbulua trupi i pajetë i 36-vjeçarit

Trupi i të riut shqiptar në Empoli kishte nisur të dekompozohej, ndërsa vëllai i tij ka bërë zbulimin e tmerrshëm.

Ai nuk kishte pasur informacione nga vëllai për disa ditë, ndaj edhe kishte nisur kërkimet. Të dy frekuentonin mensën popullore në qytet dhe fakti që i vëllai nuk ishte paraqitur, kishte ngritur dyshime tek ai.

Ai ka treguar se vëllai i tij ndodhej në Itali prej gati 20 vitesh. Trupi i tij është gjetur i shtrirë në tokë në zyrat e ish-kompanisë, jo shumë larg qendrës së qytetit.

36-vjeçari nuk ishte i vetmi person që kishte gjetur strehë brenda gërmadhës. Në ambientet e ish-fabrikës, hetuesit gjetën elemente që sugjerojnë se njerëz të tjerë të pastrehë frekuentonin atë vend. Kjo është arsyeja pse po hetohet edhe vrasja.

Aksident në Tiranë/ Motori del nga rruga, dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në rrugën “Shefqet Kuka” në Tiranë.

Sipas policisë, një motor ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë janë plagosur shoferi 27 vjeç dhe pasagjerja, një shtetase 25 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në rrugën “Shefqet Kuka” shtetasi A. H., 27 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit A. H. dhe pasagjeria në mjet shtetasja D. H., 25 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burri habit para bashkëshortes: Kam shkuar me shefen suedeze, më mësoi disa gjëra… Jam çun i shkathët

Kastrioti dhe Imelda janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” ku tregojnë problemet që kanë mes tyre. Kastrioti shprehet se Imelda ia ka mbyllur derën e shtëpisë dhe nuk e lejon të hyjë më brenda. Kjo situatë ka nisur gati para një viti dhe akoma nuk kanë gjetur një zgjidhje. Kanë 12 vite martesë dhe 5 vite kanë jetuar në Suedi.

Kastrioti do që të rikthehet me Imeldën dhe vajzat dhe të jetojnë të lumtur, por Imelda nuk e pranon një gjë të tillë dhe e quan rrugaç, sepse e ka tradhtuar me shefen e tij suedeze për një kohë shumë të gjatë.

Imelda: Sot kam ardhur për të kërkuar divorcin sepse nuk është një njeri normal.

Kastrioti: Avazh, avazh, nuk ke për ta marrë divorcin kurrë.

Imelda: Ti do ma japësh sepse nuk më meriton as mua dhe as gocat.

Eni Çobani: Imelda kush është problemi që t’i i mbyll derën babait të 4 vajzave të tua?

Imelda: Kastrioti të tregojë kush është problemi, ai i di të gjitha se çfarë ka bërë. Ti je rrugaç, ke bërë shumë gabime.

Kastrioti: Pse rrugaç sepse të dua?

Imelda: Do e tregosh mes publikut se çfarë ke bërë ti.

Ardit Gjebrea: Cili është gabimi?

Imelda: Ka shkuar me një gocë suedeze.

Kastrioti i shkon afër dhe i thotë të mos hapë probleme të tjera sepse nuk kanë ardhur për këtë çështje, ndërsa Imelda i kërkon që të shkojë tek vendi i tij.

Kastrioti: Zonja Eni nuk kemi ardhur për këtë çështje, këto kanë mbaruar, çështja është që ajo më ka mbyllur derën e shtëpisë, kjo është çështja.

Eni Çobani: Po dera e shtëpisë nuk mbyllet kot.

Imelda: Ti je një rrugaç sepse një njeri normal nuk i bën këto veprime.

Ardit Gjebrea: Kastriot ke shkuar me një gocë suedeze?

Kastrioti: Po hë mo zoti Ardit, burra jemi mor burrë i dheut.

Imelda: Ai nuk mund të mbajë dy kunguj nën një sqetull, ta harrojë.

Eni Çobani: Suedeze ka qenë ajo që ka shkuar me ty?

Kastrioti: Po shefja ime ishte.

Eni Çobani: Imelda kur e more vesh për këtë tradhti?

Imelda: Ne kishim 3 vite që shkonim në punë bashkë dhe ktheheshim dhe më pas ky filloi të ftoheshe me mua me gocat. Pastaj ikte nga shtëpia, mund të mos vinte fare për dy ditë në shtëpi, e merrja në telefon nuk më përgjigjej.

Kastrioti: Punoja moj zonja Eni me shefen, u ngrita në detyre, në vend të ishte e gëzuar, bëhet e hidhëruar.

Eni Çobani: Pse u ngrite në detyrë?

Kastrioti: Nga zotësia ime, jo nga ana e shefes.

Ardit Gjebrea: Shefja ishte e martuar apo beqare?

Kastrioti: Ajo bashkëjetonte me dike dhe si duket nuk i bënte servis dhe unë…

Imelda: Ke akoma për të thënë.

Kastrioti: Zonja Eni ishte shefja ime, më shpjegonte si bëhej puna, më shpjegonte fjalët dhe më ndihmoi të më shpjegonte disa gjëra të tjera, çun i shkathët, punoja unë (qesh).

Imelda: Shiko sa idiot, si flet ti kështu?

Kastrioti: Vetë e kërkove, kemi ardhur për çështje tjetër, ti do të më nxish jetën mua? Ta nxij unë ty.

Eni Çobani: Ti e ke për krenari që ke shkuar me suedezen?

Kastrioti: Pse çfarë bëra unë, vrava njerëz? Mua të ma dijë për nder suedezja.

Eni Çobani: Këtu je me bashkëshorten.

Kastrioti: Po dhe ajo të ma dijë për nder se e ka burrin që i thotë unë të dua dhe nuk ta jap.

Tirana në Kaos prej trafikut, makinat nuk lëvizin fare

Tirana tashmë është e mirënjohur për trafikun e çmendur që e karakterizon. Në zonën e TEG-ut, momentalisht është një katrahurë e vërtetë me makina të cilat kanë ngecur në trafik.

Në një video të mbërritur në redaksinë e Zoom.al shikohen që makinat nuk lëvizin fare dhe vetëm presin, kjo ndoshta ndodh për faktin se qytetarët kanë qenë jashtë Tiranë për fundjavë dhe tashmë po rikthehen në kryeqytet.

Por, nuk mund të mos ketë faji edhe katrahura që është bërë në kryeqytet më ndërtime vend e pa vend dhe rrugët janë shumë të ngushta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)