zoom

Day ArchiveMafiozi turk trondit shtetin me videot e tij

Një mafioz turk i cili deri pak kohë më parë organizonte tubime në mbështetje të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe gëzonte favore me qarqet pro-qeveritare ka trazuar Turqinë që nga fillimi i majit, duke postuar një seri videosh për të ekspozuar ato që ai i cilëson si lidhje të ngushta midis shtresës së lartë të politikës dhe botës së nëndheshme të krimit. Ai akuzon qeverinë turke për akuza nga më të rëndat, duke përfshirë trafikun e drogës, kontrollin e qarqeve kriminale dhe madje edhe vrasje kundër anëtarëve ose miqve të partisë në pushtet.

Megjithëse nuk është hera e parë që në Turqi përflitet zyrtarët shtetërorë që bashkëpunojnë me kriminelët, pretendimet e rënda kanë nxitur shqetësime mbi transformimin e Turqisë nën udhëheqjen e Erdogan, i cili, thonë kundërshtarët, ka monopolizuar shtetin turk që nga marrja e pushtetit ekzekutiv më të gjerë në 2018.

Sedat Peker, një udhëheqës i dënuar i një bande kriminale i cili, sipas rrëfimit të tij, u largua nga Turqia në fund të vitit 2019 pasi policia nisi hetimet kundër tij, ka shënjestruar në mënyrë të qartë Ministrin e Brendshëm Suleyman Soylu, i cili dyshohet se i kishte premtuar mbrojtje por nuk e mbajti fjalën. Deri në 6 milion njerëz kanë shikuar secilën nga gjashtë videot që Peker ka postuar në YouTube nga Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje të opozitës për një hetim parlamentar në pretendimet e tij.

Soylu dhe zyrtarët e tjerë qeveritare i mohojnë akuzat, por për shumë njerëz ato janë shumë të rënda për t’u hedhur poshtë pa hetime paraprake. Mafiozi ka dhënë detaje për të mbështetur pretendimet e tij, duke përfshirë regjistrimet e telefonatave me një gazetar pro-qeveritar i cili, siç thotë ai, ishte ndërmjetësi i tij me Soylu. Ai ka rrëfyer gjithashtu për rolin e tij në incidente të njohura publikisht si goditja e një ish-ligjvënësi dhe një sulm ndaj zyrave të së përditshmes Hurriyet, të cilën ai pretendohet se e organizoi me kërkesë të anëtarëve të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit të Erdogan (AKP).

Pretendimet e Peker vijnë mes akuzave në rritje për korrupsion në radhët e AKP dhe ka të ngjarë të shkojnë përtej kufijve të Turqisë pasi ato përfshijnë pretendime rreth trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe lidhjeve të errëta të mafies dhe shtetit.

Nëse është e vërtetë, fotografia që Peker përshkruan shkon përtej korrupsionit siç e njohim ne dhe mund të përshkruhet ndoshta si kriminalizim i aparatit shtetëror. Pretendimet e tij sugjerojnë se grupet e krimit të organizuar janë përdorur në betejat e pushtetit brenda qeverisë si dhe për të përhapur propagandë politike, për të vjedhur vota, për pasurimin e figurave politike, për të manipuluar median dhe për të sulmuar opozitën dhe shoqërinë civile.

Pavarësisht nga detajet e konfliktit që e bëri Peker të flasë, dy faktorë themelorë qëndrojnë në thelb të skandalit. E para ka të bëjë me kontrollin e ekonomisë së vendit nga krimi i organizuar dhe shteti, e cila thuhet se është zgjeruar jashtëzakonisht në vitet e fundit. Rritja e të ardhurave të paligjshme buron jo vetëm nga sektorë nëntokësorë siç janë prostitucioni, trafiku i drogës dhe kontrabandës së karburantit, por gjithashtu ndikon në shitblerjen e votës, korrupsionin në tenderat publik dhe presionin ndaj ndërmarrjeve të huaja që kërkojnë të bëjnë biznes në Turqi.

Një shtesë e re në rrjedhën e parave të paligjshme ka ardhur pas përpjekjes për grushtit të shteti të vitit 2016. Ankaraja fajësoi predikuesin Fethullah Gulen dhe e cilësoi rrjetin e tij të madh të ndjekësve si një organizatë terroriste, e njohur me shkurtesën FETO. Si pjesë e përndjekjes, kompanitë në pronësi të gulenistëve u sekuestruan dhe u shitën, kryesisht te miqtë e AKP-së. Siç doli më vonë, shumë biznesmenë të akuzuar për lidhje me gulenistët paguanin ryshfete të mëdha për t’i shpëtuar hetimit ose gjykimit.

Sipas burimeve policore të cituara nga faqja e lajmeve T24, paratë e paligjshme vetëm në Stamboll arritën në rreth 10 miliardë dollarë në vitin 2020, ndërkohë që në vitin 2015 ishin vetëm 3 miliardë dollarë.

Arsyeja e dytë është politike. Që nga tranzicioni i Turqisë në një sistem presidencial ekzekutiv në 2018, fuqitë e qeverisë janë rritur në kurriz të përgjegjësisë dhe transparencës ndërsa Erdogan forcoi kontrollin mbi gjyqësorin dhe mediat dhe parlamenti humbi funksionet e tij të mbikëqyrjes. Në një përgjigje të paharrueshme ndaj pyetjeve të opozitës për shpenzimet qeveritare në nëntor, Erdogan tha se ai “nuk [ka] më kohë për të dhënë llogari për gjëra të tilla”. Kjo ndjenjë e mosndëshkimit shpesh shfaqet në radhët e ulëta të AKP-së dhe mbështetësve të saj gjithashtu. Sipas kritikëve, qeveria po mbulon veprime të panumërta të shkeljes së ligjit dhe korrupsionit, të cilat vështirë se mund të nxirren në dritë për sa kohë që ajo qëndron në pushtet.

Kështu, kapja pas pushtetit është bërë një çështje jete ose vdekjeje për AKP. Pas përçarjes së tij me Gulenistët, Erdogan është rreshtuar me Partinë e Lëvizjes Nacionaliste të ekstremit të djathtë, e cila, nga ana tjetër, ka inkurajuar grupe kriminale me prirje nacionaliste të tilla si ato të Peker të bashkëpunojnë me qeverinë.

Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis skandaleve dhe narrativës nacionaliste që Ankaraja ka ndjekur që prej grushtit të shtetit, duke i cilësuar të gjithë mbështetësit e saj si patriotë dhe të gjithë kundërshtarët e saj si armiq. Në këtë klimë, njerëzit që e shohin veten si mbrojtës besnikë të shtetit dhe poshtërojnë opozitën, pavarësisht nga meritat e tyre profesionale ose integriteti moral.

Rrëfimet e Peker mund të mos kenë një ndikim të menjëhershëm në numrin e mbështetësve të Erdoganit, por ato do të njollosnin në mënyrë të pashmangshme besueshmërinë e qeverisë nëse prokurorët dhe shumica e AKP-së në parlament nuk ndërmarrin veprime për të hetuar pretendimet.

Erdogan ka qëndruar i heshtur në lidhje me akuzat kundër Soylu, të cilat disa i shohin si një shenjë se ai mund t’i kërkojë ministrit të japë dorëheqjen. Soylu, një skifter në çështjet e sigurisë, gëzon shumë popullaritet në mesin e mbështetësve të qeverisë dhe thuhet se gjendet në një luftë për pushtet me dhëndrin e Erdoganit Berat Albayrak. Soylu kishte kërkuar dorëheqjen për shkak të pandemisë në prill 2020, kur refuzonte hyrjen në karantnë, por Erdogan refuzoi dorëheqjen e tij.

Me Peker që premton më shumë dëshmi dhe prova, qeveria po përballet me një test të madh për të treguar përkushtim në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nëse ajo dështon të përmbajë skandalin, Turqia mund të gjendet në krizën më të madhe politike me të cilën Erdogan është përballur si president.

Marrë nga Al Monitor pergatiti GazetaSi

Fushata dezinformuese për vaksinat në Francë

Ata thonë se një agjenci që pretendon të jetë e vendosur në Mbretërinë e Bashkuar i ka kontaktuar ata me email duke u ofruar partneritet.

Léo Grasset, i cili ka 1.17 milion abonentë në YouTube, shkroi në “Twitter” se një kliente që dëshiron të mbetet anonim kishte ofruar një buxhet kolosal. Ai tha se adresa që agjencia kishte dhënë dukej se ishte false.

Po ashtu ai tha se profilet e LinkedIn të punonjësve të dyshuar të agjencisë që ai kishte arritur të gjente më vonë u zhdukën, ndërsa vuri re se të gjithë atje kanë punuar në Rusi.

Léo Grasset postoi atë ccfarë e kishte instruktuar agjencia, duke e nxitur atë të mos përdorte fjalë të tilla si “reklamë” ose “video e sponsorizuar” nëse do të pranonte ofertën e partneritetit. Agjencia gjithashtu i kërkoi atij të përhapte në mesin e ndjekësve të tij një pretendim të rremë se niveli i vdekjeve midis të vaksinuarve nga “Pfizer” është pothuajse tre herë më i lartë sesa midis atyre që kanë marrë “AstraZeneca”.

Ndërkohë, Ministri Francez i Shëndetësisë, Olivier Véran i tha medias vendase se nuk e dinte nga vinte kjo ofertë dhe një gjë e tillë është patetike , e rrezikshme dhe e papërgjegjshme.

Franca është një nga vendet më skeptike në botë ku aktivistët anti-vaksinë të vijës së ashpër përhapin dezinformata në internet. Në Prill, një raport i Bashkimit Europian tha se mediat shtetërore ruse dhe kineze po përpiqeshin sistematikisht të  krijonin mosbesim të publikut në vaksinat perëndimore./ Klan News

Mjeku infeksionist në Open: Masat anticovid duhet të hiqen

Sot pas 244 ditësh nuk pati asnjë të vdekur nga COVID-19 në vendin tonë, ndërsa numri i të prekurve sa vjen e pakësohet dita ditës.

Mjeku infeksionist, Gent Stroni i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” është shprehur se Shqipëria nuk është më në rrezik dhe se masat duhet të hiqen.

Ai thekson se maska nuk nevojitet më në ambiente të hapura.

“Vjet ne diskutim ishte duhet maska nuk duhet maska, ishte OBSH që jepte një lloj orientimi. Parë nga këndvështrimi që në ambiente të hapura nuk ka më nevojë që të jetë maska në ambiente të hapura, por nëse do t’i duhet mbrojtje një personi që do të mbajë distancë përse të mos e mbajë maskën. Rrezikshmëri nuk ka në Shqipëri mendoj unë, nëse flasim për vende si Anglia është tjetër diskutim. Masat të relaksohen edhe të hiqen. Për mendimin tim grumbullimet e rinisë jo se nuk e kanë shfrytëzuar, ata që kanë dashur ta shfrytëzojnë e kanë shfrytëzuar”, tha mjeku.

Harxhi: Më 25 prill s´ka pasur masakër elektorale, Basha nuk frymëzon

Edith Harxhi, e cila kandidon për postin e Kreut të PD në zgjedhjet e 13 qershorit, u shpreh sot se në 25 prill nuk ka pasur masakër elektorale, por vjedhje dhe tjetërsim.

E pranishme në Radarin Informativ në ABC, Harxhi tha se sot janë hapur disa kuti për Durrësin dhe PD e LSI nuk kanë marrë më të mirën e tyre më të mundshme, madje mendoj se nuk ka qenë e udhës ta bënin këtë lëvizje.

“Masakër elektorale nuk ka pasur, ka pasur vjedhje dhe tjetërsim, por kjo ka ndodhur para 25 prillit.

Urdhëro, provoje, cilat janë provat? Patronazhistët që dolën nga PS, është një skemë e përdorur në Maqedoni nga Gruevski në vitet e fundit të tij. PD në 25 prill mori po të njëjtin numër mandatash si në 2017, e dyta pjesëmarrja ka qenë 46% dhe PD nuk e ka rritur. Duhet të rritet pjesëmarrja në zgjedhje, por së pari duhet të rritet besimi, por opozita nuk ishte në gjendje të frymëzonte, nuk kishte frymëzuar askënd”, tha ajo.

Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së kur u miratuan kandidaturat, disa nga anëtarët thanë se Harxhi nuk ka bërë fushatë për partinë në 25 prill, që ishte një nga kushtet për të qenë pjesë e garës, por ish-zv/ ministrja e hedh poshtë këtë pretendim.

“Unë kam bërë fushatë, kam telefonuar disa nga miqtë e mi në Tiranë dhe u kam thënë “jam e gatshme t’ju ndihmoj”, nuk kam pasur zonë, fushatën e kam bërë përmes medieve jo në terren, ashtu sikur Basha nuk ka bërë fushatë në 1991. Basha e ka filluar në 2005 fushatën elektorale. Kontributi im është aty, i vërtetueshëm. Të gjithë ata që janë të hershëm në PD më njohin që jam anëtare e Studentëve të Dhjetorit”, tha ajo.

Harxhi u shpreh se Kadillin e ka mik dhe për Shehajn tha se është deputet i nderuar, por theksoi se garën e ka vetëm me Lulzim Bashën.

“Gara ime është me Bashën, nuk është me Kadillin që e kam mik, as me Shehajn që është një deputet i nderuar. Unë garën e kam me zotin Lulzim Basha, pasi ai po kandidon në mënyrë jo morale”, tha ajo.

Tetë viktima nga të shtënat në SHBA, autori vetëvritet

Tetë persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi me armë në San Jose, California. Në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur edhe autori i ngjarjes që në fund qëlloi edhe veten.

Personi që hapi zjarr u identifikua si Samuel Cassidy, punonjës i Autoritetit të Transportit në Santa Clara Valley.

Disa prej viktimave si dhe personi që hapi zjarr thuhet se ishin punonjës të Santa Clara Valley Transportation Authority. Ngjarja ndodhi rreth orës 6.30 me kohën lokale, një qendër kontrolli tranziti që ruante trena, pikërisht në vendin pranë departamentit të sherifit.

Pas ngjarjes, një skuadër anti-bombë u vendos në ndërtesën e VTA pasi pati raportime për pajisje të mundshme shpërthyese brenda. Arsyet që çuan autorin të hapte zjarr nuk dihen ende. sb

Misteri i plagosjes në Vlorë, ja çfarë thotë policia

Ergys Likaj u qëllua mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Vlorë duke u plagosur në të dyja këmbët. Policia thekson se Likaj është qëlluar në rrethana ende të paqarta.

“Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, Ergys Likaj, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” njofton policia.

Likaj ka mohuar pistën e vetëplagosjes aksidentale, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e Lungomares. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të shtëna në Vlorë! I plagosuri përfundon në spital me plagë në të dyja këmbët

Një plagosje me armë zjarri ndodhi këtë mbrëmje në Vlorë. Nga raportimet u mësua se plagosja ndodhi pranë Lungomares.

I plagosur ka mbetur shtetasi Ergys Lika. Ky i fundit është paraqitur në spital i dëmtuar në të dyja këmbët.

Nuk dihen ende arsyet e plagosjes, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Yuri Kim “tropojanizohet”! Ulet këmbëkryq dhe pi raki

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një tur në veri të Shqipërisë, ku është ndalur edhe në Tropojë.

Rreth vizitës në qytetin e Bajram Currit, diplomatja e SHBA ka publikuar disa pamje të veçanta, ku shihet duke pirë raki dhe duke shijuar performancën e Ansamblit Dardania.

Përmes një postimi në Instagram, kryediplomatja amerikane shkruan se njerëzit në veri janë vërtetë fisnikë.

Ambasadorja, e ka cilësuar si të ngrohtë udhëtimin në Tropojë, dhe premton se do të rikthehet.

“Është e vërtetë ajo që thonë ata për veriun: malet janë madhështore, por njerëzit janë vërtetë fisnikë. Kam vizituar me studentët në #BajramCurr të cilët po marrin pjesë në “English Empoëers All Tropojans”, organizuar nga Shoqata Alpin me ndihmën e @peacecorpsalbaniaVullnetarët PJ dhe Neda Jahangiri.

Piva raki me Catherine Boehn dhe miqtë e tjerë të cilët po promovojnë turizmin miqësor me mjedisin në vendet malore të Shqipërisë. E mbylla vizitën time me një performancë nga Ansambli Dardania, që kërceu me një pasion të paharrueshëm. Faleminderit qytetarëve të Bajram Currit për pritjen tuaj të ngrohtë në udhëtimin tim të parë, përfundimisht nuk do të jetë i fundit. Shihemi së shpejti!”- shkruan ambasadorja.

Vizita e Kim në “shtëpinë” e Sali Berishës, vjen pas shpalljes “non grata” të këtij të fundit.

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, reagon Yuri Kim: Të dënohen autorët!

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar për ngjarjen e bujshme të përdhunimit të 15-vjeçares në një fshat të Mirditës, duke dënuar ashpër dhunën seksuale.

Sipas kryediplomates amerikane, përdhunimi është krim, ndërsa shtoi se i bashkohet të gjithë atyre që kërkojnë dënimin e autorëve.

Përmes një shënimi të shkurtër në profilin zyrtar në “Twitter”, ambasadorja Kim thekson se i bashkohemi aktivistëve dhe qytetarëve të tjerë që kanë kërkuar dënimin e atyre personave që abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren.

Sipas saj, përdhunimi është një vepër penale dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Ajo thekson se ajo çfarë duhet të jetë tani si prioritet është një shërbim social dhe shëndetësor, deri në shërimin e plotë të vajzës, si dhe ndëshkim për abuzuesit.

“Ne i bashkohemi aktivistëve dhe të gjithë të tjerëve që flasin për dënimin e atyre personave që abuzuan seksualisht me një vajzë të re. Përdhunimi është një vepër penale dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Ajo çfarë duhet të bëhet në krye të radhës është: 1) shërbim social dhe shëndetësor deri në shërimin e plotë të vajzës 2) drejtësi. Ti jepet fund dhunës ndaj gruas. Jo, do të thotë JO #tinukjevetem”, shkruan Kim.

Pas rastit makabër të përdhunimit të 15-vjeçares nga fshati Tarazh i Mirditës nga 5 persona, të shumta kanë qenë reagimet ndaj kësaj ngjarje.

Me dhjetra aktivist të shoqërisë civile janë mbledhur vetëm pak ditë më parë në sheshin “Abat Doçi” në Rrëshen, për të manifestuar bashkërisht për sigurinë e vajzave në çdo hapësirë private dhe publike, për të drejtën dhe rëndësinë e informimit në shkolla lidhur me seksualitetin dhe të gjitha format e dhunës, e po ashtu kundër dhunës strukturore dhe patriarkale.

Protestat kanë vazhduar edhe në disa qytete të tjera të vendit, duke kulmuar me një protestë masive në kryeqytet. Kujtojmë se në Lezhë janë regjistruar në pak kohë dy abuzime me të miturat.

LAJM I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë.

Mësohet se plagosja ka ndodhur pranë Lungomares.

*Lajmi mbetet në përditësim