zoom

Day ArchiveBushati për shpalljen e Berishës “non grata” nga SHBA-ja: Është shantazh për Lulzim Bashën, jo për një pensionist

Analisti Andi Bushati thotë se vendimi i SHBA për të shpallur “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij është për t’i bërë shantazh Lulzim Bashës.

Në emisionin “Open”, Bushati thotë se kreu i opozitës është para një zgjedhjeje nëse do të mbështesë Berishën apo Amerikën.

Andi Bushati: Unë mendoj që Lulzim Basha duhet të ishte distancuar që në 2013 nga Sali Berisha. Sot nuk distancohet dot. Ky vendim është shantazh për Lulzim Bashën, jo për një pensionist. Për të kuptuar këtë deklaratë që vjen pas zgjedhjeve, duhet të shohim kuadratin e madh. Basha pretendon se ka pasur masakër elektorale, vjedhje e zgjedhjeve.

Kush ka qenë frika? Prishja e status quosë dhe radikalizimi i opozitës. Kush kanë qenë faktorët? Sali Berisha dhe Ilir Meta, ata që po goditen më shumë. Si mund të gjykosh një parti, lideri i së cilës nuk ka qëndrim. Basha është para një zgjedhjeje, do bëhet me Berishën apo Amerikën.

E pazakontë! Niset me pushime, Blendi Fevziu “ia beson” drejtimin e emisionit Baton Haxhiut

Pas transmetimit të emisionit të mbrëmshëm të regjistruar me ambasadoren amerikane Yuri Kim, “Opinion” sonte ka ardhur ndryshe.

Nisur nga vendimi i DASH për të shpallur “non grata” Sali Berishën, Blendi Fevziu është gjendur i papërgatitur duke e realizuar emisionin e tij të posaçëm me lidhje skype nga një tjetër shtet ku është nisur me pushime.

Nga frika se mos shkëputet lidhja, Fevziu ia kërkoi si nder mikut të tij Baton Haxhiu që në rast të problemeve teknike, ta vijonte ai drejtimin e emisionit ku ka të ftuar disa figura të njohura për të diskutuar çështjen “Berisha”.

Berisha në listën e zezë të SHBA/ Kreshnik Spahiu plas bombën: Në tetor do të shpallet non-grata edhe…

Kreshnik Spahiu, pjesë e emisionit Open sot në Top Channel në lidhje Skype komentoi shpalljen non-grata të Sali Berishës dhe familjes së tij nga ana e SHBA.

Spahiu tha se i fituar nga kjo situatë duhet të dalë Basha. Spahiu gjithashtu shtoi se Berisha nuk është i vetmi që është shpallur non-grata nga SHBA, por se në tetor do të ketë një tjetër politikan.

“Basha duhet ta shfrytëzojë këtë situatë, të eliminojë një herë e mirë kastën e vjetër dhe të rithemelojë Partinë Demokratike.

Sipas meje reagimi i Bashës ishte komplet i njëanshëm. Nëse Berisha do dilte në pension në 2013 si Nano, të merrej me nipërit e mbesat e tij, e të gjuante peshk, SHBA nuk do merrte këtë vendim.

Nëse ka njerëz që mendojnë se vetëm Berisha do shpallet non-grata, atëherë mendojnë gabim. Në tetor në dijeninë time do shpallet një tjetër non-grata.

Yuri Kim po vazhdon atë që la në gjys Donald Lu. Është ambasadorja e parë që nuk takoi Berishën, as e ftoi në zyrë dhe as nuk i shkoi.

Kjo e gjitha ishte pjesë e skenarit. Por kjo nuk është ogur i mirë as për Ramën, se mund t’i ndodhë e njëjta gjë,” tha Spahiu.

Berisha “non grata”! Deklarata e fortë e Pezës: Kambanat po bien edhe për Ilir Metën, e paralajmëroi Yuri Kim

Analisti Alfred Peza ka dhënë një deklaratë të fortë duke thënë se ambasadorja Yuri Kim e paralajmëroi mbrëmjen e kaluar se kambanat po bien edhe për Ilir Metën duke iu referuar vendimit të DASH për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës.

Sipas Pezës, po vihet në lëvizje mekanizmi dhe çdo mesazh nga Departamenti i Shtetit do të përkthehet në mënyrën e duhur.

Peza: Ilir Meta e ka marrë mesazhin që kambanat po bien për Ilir Metën. Mbrëmë e paralajmëroi këtë që po ndodhte sot, Yuri Kim. Është shembur kolona e kalbur e drejtësisë së vjetër.
Nëse nesër drejtësia kërkon informacione që supozohet se ka departamenti i shtetit, do i sjellë. A është braktisje dhe pse tani? Nuk është braktisje. Është kuptuar që Berisha nuk e komandon dot më sistemin e drejtësisë.
Bushati: Kush ka pushtetin, e drejton.
Peza: Reformën e ka SHBA dhe BE. Tani është mundësia që mekanizmi i tërë të vihet në lëvizje dhe cdo mesazh nga departamenti i shtetit të përkthehet në mënyrën e duhur.

Çfarë fshihet pas? Spahiu flet për vendimin e DASH-it: Duan të nxjerrin jashtë loje Berishën për të sjellë rotacion politik

Analisti Kreshnik Spahiu supozon se vendimi i SHBA për të shpallur “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij u bë sepse kërkojnë të krijojnë një opozitë të re.

Në emisionin “Open”, Spahiu tha se të gjitha opozitat dështuan në zgjedhjet e 25 prillit dhe thekson se e vetmja mënyrë për rotacion politik është të nxjerrin jashtë loje Berishën.

Kreshnik Spahiu: Në bindjen e amerikanëve, Berisha është pas çdo vendimi dhe nuk ka hequr asnjëherë dorë nga drejtimi i PD. Mesazhi i sotëm është që duan të bëjnë projektin e të ardhmes. Nëse PD është e lidhur me këtë njeri, duan të krijojnë një opozitë të re. Të gjitha opozitat e tjera dështuan dhe e vetmja mënyrë për rotacion politik është të nxjerrin jashtë loje Berishën. Tani mbetet për tu parë nëse Basha do të krijojë parti të re apo do vazhdojë siç bëri sot me copy paste.

Vuçiç: Jam i gatshëm të takohem me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga mesi i muajit qershor.

“Jam duke pritur që të më njoftojnë. Nëse do të jetë një ditë pushimi për mua do të shkoj, por nëse jo atëherë do të kërkojë që takimi të caktohet për një ditë tjetër”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se ai është gjithmonë i gatshëm për bisedime dhe dialog.

Vuçiç i bëri këto komente në Pragë të Çekisë ku të martën dhe të mërkurën ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë çekë.
Pas darkës së punës së udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel më 18 maj, Kurti njoftoi se do të takohej me presidentin e Serbisë në mes të qershorit në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Duam dialog të përgatitur mirë, parimor, si palë të barabarta, në të cilën, natyrisht, thelbi është ai që tashmë e ka thënë edhe presidenti i ri amerikan, Joe Biden, por edhe shumë liderë të tjerë botërorë se zgjidhja e ka emrin në formën e togfjalëshit: njohja reciproke. Pra, as Serbia s’e njeh Kosovën, por as Kosova s’e njeh Serbinë dhe njohja reciproke është ajo që do të kontribuonte shumë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjate në Ballkan”, ka thënë Kurti.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të ndodhë para datës 22 qershor, dhe në këtë mënyrë të shënohet edhe rifillimi i dialogut.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur dhjetë vjet më parë. Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Berisha “non grata”/ Bushati: Akt i kalkuluar! Kemi një opozitë me brekë nëpër këmbë që nuk mbron dot shqiptarët

Analisti Andi Bushati shprehet se vendimi i Departamentit Amerikan të Shteti për të shpallë “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij është një akt i kalkuluar dhe i lidhur me interesat e ditës.

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Bushati deklaroi se ky vendim vjen tani sepse “ne kemi një opozitë me brekë nëpër këmbë që nuk i mbron dot shqiptarët nga regjimi dhe ka një fabul që vetëm dy njerëz mund ta radikalizojnë opozitën dhe ne duhet të shantazhojmë këta”.

Bushati: Për mua është një akt i kalkuluar, i lidhur me interesat e ditës dhe mbi të gjitha i vonuar sepse është aq vonë sa sot përveç Ramës nuk i shërben asnjë qytetari, për t’i shërbyer më të fortit në krahasim me një i opozitë të squllët dhe të gjithë atyre që edhe kur Berisha i bënte aktet që akuzohet sot dhe atëherë e quanin burrë shteti dhe në të tjerët që e kritikonim na quante celula anti amerikane.
Sot duhet të ndihesha i lumtur se më kanë dalë tezat e para një dekade. Kjo ndodh tani sepse ne kemi një opozitë me brekë nëpër këmbë që nuk i mbron dot shqiptarët nga regjimi dhe ka një fabul që vetëm dy njerëz mund ta radikalizojnë opozitën dhe ne duhet të shantazhojmë këta. Jemi pas pilafit sepse na quanin celula anti-amerikane kur i thoshim këto. Jemi në një fazë hipokrite dhe duhet ta përtypim siç përtypim shumë gjëra. Unë nuk e besoj këtë gjë.

Mevlani largohet me Ledjanën nga emisioni, Antonela shpërthen në lot

Pas 9 muajsh, Mevlani vendosi sot të largohet përfundimisht nga “Për’puthen”. Ditën e sotme pas një mungese prej 1 jave, vendosi të rikthehej sërish në program edhe Ledjana, duke qenë se ajo ka pasur historinë më të fortë me Mevlanin në emision.

Ajo u shpreh se këto ditë ka reaguar e revoltuar në rrjete sociale, për shkak se shumë njerëz kanë hedhur baltë mbi imazhin e saj me historinë e burrit në Belgjikë, që sipas saj nuk është e vërtetë.
Gjatë emisionit, si Mevlani dhe Ledjan, ishin shumë të tensionuar dhe nuk u shprehën të bindur nëse do të dilnin çift së bashku.

“Pas asaj puntate dhe atyre fjalëve që Ledjana shprehu në studio, disi më preku dhe më ftohu dhe mua. Normal që njeriu ftohet pas gjithë asaj euforie që mund të kesh për ta bërë për vete, por kur një person të vë barrierën në mes dhe ka gjithmonë ankesa ndaj teje, kot që lodhesh. Edhe kurrë mos ta njohësh një person, një gjest të vogël të bëjë mund të kthehesh. Për diçka që mund të të ketë lënduar që nuk është fundi i botës, por në momentin që personi të ka ndejtur afër kërkon ta shërojë atë plagë, edhe ti i vë diçka në mes, nuk e di cfarë të bëj dhe unë”, u shpreh Mevlani.

Ndërsa Ledjana nga ana tjetër pranoi se ka ndjenja për Mevlanin, por veprimet e tij nuk i japin siguri. Megjithatë, në fund gjithçka u sheshua mes tyre pasi u ngritën dhe kërcyen bashkë nën ritmet e këngës që Mevlani i ka dedikuar Ledjanës.
Pasi në emision u transmetuan momentet e tyre më te bukura, Antonela shpërtheu në lot. Kjo e fundit për një kohë të gjatë pati një lidhje shumë të ngushtë me Mevlanin, por më pas u tërhoq dhe vendosi që t’ja linte rrugën të lirë Ledjanës. Sot Antonela u shpreh se dëshiron që Mevlanin ta shohë të lumtur si në fillim dhe hodhi dyshime pasi tha se ai dhe Ledjana kanë mbuluar gjithmonë njëri-tjetrin.

“Dua që Mevlani të kthejë buzëqeshjen që ka pasur në fillim, edhe mos ta gënjejë veten me gjëra të kota për të dalë mirë në publik. Unë e njoh shumë mirë. Ka shumë faj edhe ai, nuk dua ti hedh fajin vetëm Ledjanës. Keni mbuluar njëri-tjetrin gjithmonë, kështu që nuk ke si e lë në baltë Ledjanën në këto momente”, tha Antonela mes lotësh.

Ndërsa Mevlani tha se nuk i merr në konsideratë fjalët e Antonelës, duke i konsideruar si një mënyrë për të marrë vëmendje. Në fund ai u largua me Ledjanën nga studioja, pasi të dy i dhuruan një puthje në buzë njëri-tjetrit. Dyshja lanë të kuptohet se nuk janë ende çift bashkë, por njohja do të vazhdojë jashtë emisionit.

12 pako ishin fshehur në prapakolp! Zbulohet shuma, sa para u sekuestruan në portin e Durrësit

Policia e Durrësit jep informacion zyrtar për kapjen e një sasie parash, paund në një furgon mallrash që vinte nga Anglia. Janë sekuestruar 123.460 paund dhe 280 stërlina.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe seksionin për hetimin e krimit ekonomik e financiar në DVP Durrës, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë dhe atyre doganore, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një furgon mallrash që vinte nga Anglia, me drejtues shtetasin O. S., 21 vjeç, banues në Hamallë.

Gjatë kontrollit, në pjesën e prapakolpit të furgonit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 pako me para.

Nga këqyrjet e kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 123.460 paund dhe 280 stërlina.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. S., për veprat penale” Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ” Kontrabanda me mallra të tjerë dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Ndërkohë, nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të implikuar në këtë vepër penale.

Hamas kërkon armëpushim dhe bisedime, Izraeli e refuzon

Izraeli nuk do të tërhiqet nga ofensiva ajrore që ka ndërmarrë ndaj Hamasit në Gaza, pavarësisht presionit në rritje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk ka asnjë datë specifike për armëpushim, sepse të gjitha përpjekjet ndërkombëtare që po bëhen përfshirë këtu edhe ndërhyrjen e Egjiptit janë përballur me një pozicion refuzues të Izraelit ndaj çdo propozimi të tillë”, tha zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem.

Zëdhënësi i Hamas tha për Reuters se nëse Izraeli ndalon bombardimet mbi Gazan mund të hapet vend për bisedime dhe rikthimin e qetësisë, më parë jo.

Deklarata e Hamas u bë pas raportimeve të mediave ndërkombëtare se Presidenti amerikan, Joe Biden kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Benjamin Netanjahun ku i kishte kërkuar këtij të fundit ndalimin e menjëhershëm të bombardimeve.

Kryeministri izraelit as e pohoi dhe as e mohoi këtë telefonatë, por falenderoi Presidentin amerikan për mbështetjen që i ka dhënë Izraelit dhe tha se synon që operacionet luftarake të vazhdojnë deri në arritjën e qëllimit fundor, që është paqja dhe siguria afatgjatë e qytetarëve të Izraelit.