Aplikacion
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Këshilli Kombëtar ka miratuar 13 qershorin si datën që do të zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike.
Gjithashtu Këshilli votoi pa asnjë votë kundër ngritjen e komisionit zgjedhor.
Me 238 vota pro dhe asnjë kundër, u miratua ngritja e komisionit zgjedhor.
Sipas miratimit të bërë në kryesi, Komisioni Zgjedhor ka edhe një anëtar zëvendësues, i cili është Çlirim Gjat

Ikën Basha? Më 13 qershor zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së
Më 13 qershor në Partinë Demokratike me shumë mundësi ka zgjedhje për kryetarin e ri të kësaj force politike Vendimi është marrë pak minuta më parë në mbledhjen e Kryesisë së partisë.
Propozimi ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Propozim i cili do të votohet edhe në Këshillin Kombëtar të PD.
Basha do të rikandidojë për kryetar të PD ndërkohë përballë deri më tani ka Fatbardh Kadillin që ka zyrtarizuar kandidaturën.
‘Të analizojme punën e secilit në nje mbledhje të vecantë në Kryesi dhe më pas në cdo QV.
Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm. I propozoj Kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësine ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, kur demokratët të gjykojnë lidershipin aktual dhe
16-22 maj paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret
24 maj – 11 qershor fushatë në të gjithë strukturat.
13 qershor – zgjedhjet sipas parimit një anetar-nje votë”– ka deklaruar Bardhi.
Zbardhen pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha gjatë mbledhjes së kryesisë.
Burimet kanë bërë të ditur se Basha është shprehur se brenda PD-së ka vend për të gjithë, por nuk mund të ketë vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve.
Basha: Në PD ka vend për të gjithë, por ne s’mund të kemi vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve
Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet cuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prilllin. Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë.
Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër vecse i japim një dorë kalçifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore.
E di që është e vështirë, e di sepse e provojë në lëkurën time përditë, këtë përmbysje djallëzore vlerash, pasi jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe. Por unë e mbaj peshën e këtyre sulmeve sepse besoj tek shqipëria dhe sepse besoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo kurre për nje HAJDUT tjeter me te madh, apo një ortak me te zote te bandave dhe mafias.
Yuri Kim zbulon shifrën, ja sa para ka marrë Shqipëria nga Amerika për stërvitjen më të madhe në EuropëAmbasadorja e SHBA-ve në SHqipëri, Yuri Kim ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria ka marrë plot 33 milion dollar nga stërvitja ushtarake që po zhvillohet në vendin tonë.
“Faleminderit shumë është një ditë emocionuese sot, të shikosh trupat amerikanë teksa zbresin në Shqipëri ku do të zhvillojnë stërvitjen më të madhe në Europë. Dua tiu them se stërvitja e amerikanëve në Shqipëri, sjell punë për zonat lokale ku zhvillohen. Amerika ka shpenzuar 33mln dollarë duke punësuar shqiptarë, nga shoferë dhe kuzhunier.”, Yuri Kim.
Pësoi 11 gola në dy ndeshje, skuadra e Torinos ballafaqohet ashpër me tifozët
Dy humbje radhazi në harkun e vetëm 3 ditëve dhe plot 11 gola të pësuar, kanë tronditur jo pak ambientin te Torino, teksa disfata 4-1 në transfertën ndaj një rivali direkt për mbijetesën si Spezia, ka bërë që të rikthehet sërish rreziku i rënies.
Tifozët “granata” nuk e kanë kapërdirë aspak mirë humbjen me rezultat të thellë në transfertën ligure dhe kanë dalë të presin autobusin e skuadrës në hyrje të qytetit, duke u kërkuar llogari futbollistëve për paraqitjen e dobët.
Fillimisht pati tension në përballjen mes disa tifozëve dhe drejtuesve të klubit Comi e Moretti, ndërsa situata u qetësua kur u afruan trajneri Davide Nicola, kapiteni Andrea Belotti e disa futbollistë të tjerë të ekipit.
Tekniku i skuadrës garantoi tifozët se ekipi ka harruar menjëherë humbjet e fundit dhe po përgatitet edhe psikologjikisht për dy ndeshjet e fundit të sezonit, ndaj Lazios në mesjavë dhe ndaj Beneventos fundjavën e ardhshme.
Nga ana tjetër nuk kanë munguar as batutat, teksa një tifoz i mërzitur, i është drejtuar Belottit me fjalët: Edhe unë po të marr ato miliona të rrogës tënde, të siguroj që i shënoj 20 gola në sezon”, duke shkaktuar edhe ilaritet në ballafaqimin mes palëve.
Napoli triumfon në Firenze parakalon Juventusin, Championsi më pranëNapoli nuk heq dorë nga objektivi për të arritur një vend në zonën Champions, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 0-2 në “Artemio Franchi” përballë Fiorentinës dhe të ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 76 pikë.
Fitorja e Juventusit dje ndaj Interit kishte shtuar jo pak presionin te të besuarit e Gattusos, të cilët e nisën menjëherë në sulm ndeshjen, por në disa raste portieri Terracano dhe në një moment traversa, u mohuan golin e avantazhit.
Takimi u zhbllokua vetëm në fillim të pjesës së dytë, kur pas një mbajtjeje me dorë të Milenkovic ndaj Rrahmanit, arbitri akordoi penallti për Napolin me ndihmën e VAR-it.
Nga pika e bardhë shkoi Lorenzo Insigne, gjuajtja e të cilit u grushtua nga Terracano në momentin e parë, por kapiteni shtyu në rrjetë topin e kthyer nga portieri vjollcë.
Fiorentina provoi të reagojë për të rikthyer baraspeshën, por në minutën e 67’ ishte mesfushori Piotr Zielinski, që gjuajti nga distanca, ndërsa topi u devijua nga Venuti dhe përfundoi për herë të dytë në rrjetë.
Me avantazhin e dyfishtë skuadra e Gattusos e pati më të lehtë të menaxhojë lojën deri në fund dhe të marrë një 3-pikësh me mjaft vlera, ndërsa tani e sheh veten shumë pranë sigurimit të një vendi në zonën Champions, pasi për t’ia dalë duhet të bëjë të njëjtin rezultat si Juventus në ndeshjen e javës së fundit ndaj Veronës.
Sa para ka fituar nga Përputhen? Olsa jep përgjigjenPërputhen është një nga emisionet më të ndjekura të momentit. Autorja e programit Olsa Muhameti është shumë aktive në rrjetet sociale ku dhe realizon shpesh bashkëbisedime me ndjekësit.
Pyetjet kanë qenë të shumta, por njëra prej tyre ishte më pikantja. Ndjekësi e pyet sa para ka fituar nga Përputhen dhe autorja e programit nuk ka nguruar të japë një përgjigje edhe pse jo me shifra.
“Sa lekë ke fituar në Përputhen”, ishte pyetja e ndjekësit.
“Shumë ma bëni këtë pyetje! Jo aq sa jam lodhur”, përgjigjet Olsa Muhameti.
Aksident në Tiranë, 23 vjeçari me motor përplaset me kamioninNjë aksident mësohet se ka ndodhur ditën e sotme tek Liqeni i Thatë ku një 23-vjeçar me motorr ka goditur nga pas një kamion.
Nga ky aksident ka mbetur i plagosur 23-vjeçari i cili ndodhet në spital.
Tiranë/Informacion paraprak
Në Unazë të Re, pranë Liqenit të thatë, mjeti motorr me drejtues shtetasin L. Dh., 23 vjeç ka goditur nga pas mjetin kamion me drejtues M. Ll. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi L. Dh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ngjarja që shoko botën, arrestohet një person për vrasjen e 20 vjeçares në sy të foshnjës së sajPolicia ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e Caroline Crouch nënës 20-vjeçare britanike gjatë vjedhjes së shtëpisë së saj në Athinë të Greqisë, në orët e orar të mëngjesit ndërsa ishte me bashkëshortin dhe vajzën e saj 11 muajshe.
Sipas The Mirror, grabitësit e pamëshirshëm gjithashtu lidhën burrin e saj Charalambos Anagnostopoulos dhe e kërcënuan duke i mbajtur armën në kokë vajzës së tyre Lydia.
Media lokale kanë raportuar se një burrë nga Gjeorgjia është arrestuar në kufirin me Bullgarinë.
I dyshuari u përpoq të udhëtonte nga Greqia në Bullgari me makinë duke përdorur një pasaportë të rreme.
Akoma nuk i është bërë i ditur identiteti kishte lidhje me një vjedhje tjetër në një shtëpi afër vendit ku u vra Caroline. Një burim policor tha se analiza e ADN-së sugjeroi që ai ishte i përfshirë në vjedhjen e një çifti të moshuarish në 7 Mars.
35-vjeçari pëson trombozë pasi u vaksinua me AstraZeneca
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Universitar të Heraklionit në Greqi, Geroge Chalkiadakis njoftoi se një 35-vjeçar pasi mori dozën e vaksinës AstraZeneca, pësoi trombozë.
Chalkiadakis po ashtu bëri me dije se, 35-vjeçari iu nënshtrua menjëherë një operacioni të dytë.
Ai gjithashtu tregoi se ndërsa po bënte ekzaminimet, pacienti kishte shfaqur simptoma shqetësuese, ndërsa më pas pësoi trombozë.