Aplikacion
Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga rënia e raketës kineze, vendi fqinjë, Greqia ka pezulluar të gjitha fluturimet ajrore.
Mediat greke bëjnë me dije se forcat greke të sigurisë kanë dalë në gatishmëri pasi Greqia është një nga vendet e rrezikuara. Megjithatë, në kuadër të këtyre masave, në Greqi janë pezulluar fluturimet ushtarake.
Zv/ministri grek i Mbrojtjes Civile ka deklaruar se rreziku që pjesët e raketës të bien në Greqi janë tepër të vogla, por autoritetet janë vigjilente dhe qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë sipas protokolleve të përcaktuara. Raketa hapësinore kineze me 21 ton mbetje që ka dalë jashtë kontrollit pritet të bjerë në Tokë orët në vijim.
Sipas ekspertëve, raketa mund të digjet në atmosferë, por nuk përjashtohet fakti që pjesë të saj të bien në tokë. Nuk ka ende një vendndodhje të saktë se ku mund të rrëzohen.
Sipas përllogaritjeve, raketa mund të rrëzohet rreth orës 02:00 apo 03:00 të mëngjesit të së dielës, edhe pse orari mund të ndryshojë në varësi të trajektores që do të marrë objekti.
Tragjike/ Vdesin tre anëtarët e familjes nga Kosova, dyshohet se u helmuan në ShqipëriNjë tragjedi e rëndë ka ndodhur në Shqipëri ku tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani, kanë vdekur.
Burime të Mediafokus.info bëjnë me dije se dyshimet e para janë që nëna e djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit në ushqim, ndërkohë që mbetet të konfirmohet nga autoritetet shqiptare.
Dhembjen për këtë tragjedi e kanë shprehur familjarë e qytetarë të shumtë.
“Sot lagjja jonë mori lajmin tragjik per humbjen e 3 antarve te familjes Haliti, zoti i shperbleft me xhenet.Ngushllime”, ka shkruar Vebi Jerliu.
Hetimet për vrasjen e biznesmenit grek, mediat flasin për lidhje me shqiptarëtNdërsa hetimet për vrasjen e biznesmenit grek, Dionysis Korfiatis në Zakynthos janë ende në vazhdim, një zbulim interesant është bërë publike për mediat.
Bëhet me dije se autoritetet gjetën 25 gëzhoja plumbash në vendin e krimit dhe detaji i çuditshëm në to ishte se të gjitha ishin të lyera me një lloj yndyre për të zhdukur çdo lloj gjurme gjenetike.
Ndërkohë ajo çfarë u ra në sy hetuesve ishte dhe fakti se të gjitha kamerat e sigurisë në ambientet pranë ishin jashtë funksionit gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Mediat greke më herët kanë shkruar se biznesmeni grek kishte dhe një lidhje me shqiptarë, por ende nuk është vërtetuar asgjë.
Më në fund dalin përgjigjet e lotarisë Amerikane, shikoni këtu nëse jeni fitues
Prej orës 18:00 është shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane u është krijuar mundësia që të kontrollojnë online nëse janë përzgjedhur si fitues të “Ëndrrës Amerikane”. Të gjithë të interesuarit mund të klikojnë në faqen e internetit të Lotarisë Amerikane https://dvprogram.state.gov/

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave për Covid-19 bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 89 raste të reja nga 4516 testime. Ndërkohë që janë shëruar 873 pacientë, kanë humbur jetën 3 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Pogradec, Sarandë, nga 3 raste në Lezhë, Kavajë, Kamëz, Gjirokastër, nga 2 raste në Shkodër, Krujë, Korçë, Përmet, Memaliaj, nga 1 rast në Elbasan, Mirditë, Delvinë, Tepelenë, Dibër, Skrapar, Maliq, Dropull, Konispol.
Referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka arrituir në 116,126 persona.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Statistika (08 Maj 2021)
Raste të reja ditore 89
Të shëruar në 24 orë 873
Të shtruar në spitale 99
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4,516
Testime totale 656,876
Raste pozitive 131,666
Raste të shëruara 116,126
Raste Aktive 13,129
Humbje jete 2,411
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11038
Shkodër 341
Fier 327
Korçë 250
Gjirokastër 246
Durrës 231
Vlorë 215
Elbasan 134
Lezhë 101
Berat 90
Dibër 88
Kukës 68
Momente paniku në Itali/ Mbrojtësit shqiptar i bie të fikët në fushëMomente paniku për mbrojtësin e Kombëtares, Frederik Veseli. Shqiptari u transportua në spital, pas një përplasje të frikshme me shokun e skuadrës, në sfidën Salernitana-Empoli, e vlefshme për javën e 35-të të Serisë A, ku skuadra e Veselit triumfoi me rezultatin 2-1.
Mediat italiane raportojnë se 28-vjeçari, humbi disa sekonda ndjenjat, teksa pas ndërhyrjeve të mjekëve, gjithccka u normalizua. Veseli u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë.
Për fat të mirë, gjendja e futbollistit shqiptar, paraqitet e qëndrueshme. Nëpërmjet një story në “Instagram”, Veseli ka konfirmuar se është mirë, duke falenderuar të gjithë për mesazhet e dërguara.
Dëshironi të dini nëse ai ju do? Shihni ku i vendos sytëDrejtimi i shikimit të parë të një të huaji në ne mund të zbulojë shumë për qëllimet e tij reale. Dhe i duhet trurit tonë shumë pak për t’i deshifruar ato.
Do të jetë një histori serioze apo teka e një vere? Për ta zbuluar, shikoni sytë e tyre: nëse ata zbresin në fytyrën tuaj menjëherë, do të ketë vend për pak romancë; nëse ato “bien” në pjesën tjetër të trupit do të jetë – të paktën në fillim – tërheqje e pastër fizike.
SHIKIMI NUK GENJEN. Të themi se është një kërkim shkencor nga Universitetet e Çikagos dhe Gjenevës botuar në Shkencat Psikologjike. “Zbulimi i ujit të nxehtë”, disa mund të kundërshtojnë. Por këtu nuk po flasim për shikime të gjata dhe elokuente në trupin e partnerit potencial, por për një proces automatik dhe të pavullnetshëm të vëmendjes, një lëvizje shumë e shpejtë e syve që është shprehja e një gjykimi të trurit. Dhe kjo funksionon si nëse jemi të përfshirë drejtpërdrejt, ashtu edhe kur duhet të marrim një ide të ndjenjës që lidh një çift që po vëzhgojmë.
Pasqyra e … trurit. Studimet e mëparshme kishin treguar se dashuria dhe dëshira seksuale aktivizojnë rrjete të ndryshme të rajoneve të trurit. Tani ekipi i drejtuar nga Stephanie Cacioppo, drejtor i Laboratorit Neuroimaging në Universitetin e Çikagos, donte të verifikonte nëse këto ndryshime ishin gjithashtu të dukshme direkt nga lëvizjet e syve.
Një grupi studentësh u kërkua të shikonin dy seri fotografish bardh e zi: e para tregonte disa çifte të rinjsh të panjohur në qëndrime romantike ose ndryshe intime (por pa nudo); në të dytën, shkrepje djemsh ose vajzash veçanërisht tërheqëse që vështrojnë fort lentet.
Zbulimi i lëvizjeve. Studiuesit gjurmuan lëvizjet e syve të vullnetarëve: kur fotografia ngjallte dashuri, shikimi kishte tendencë të fiksohej në fytyrë; ndërsa përpara të shtënave që ngjallnin dëshirë seksuale, sytë lëviznin shpejt nga fytyra e protagonistëve në pjesën tjetër të trupit. Efekti u vu re me burra dhe gra, pavarësisht nga lloji i fotografisë (çift ose beqar) dhe pavarësisht nga lloji i emocioneve të provokuara: dëshmi se truri merr të njëjtën sasi kohe – rreth gjysma e sekondës – për të marrë një ide të llojit të ndjenjës në rrezik.
Shkencëtarët tani shpresojnë të identifikojnë një paradigmë të përsëritur të lëvizjes së syve ose për ndjesinë, dashurinë në shikim të parë ose dëshirën seksuale. Por mbase më mirë preferojmë ta zbulojmë vetë, shkoni ashtu si shkon.
Plagosje me thikë në TiranëNjë plagosje me thikë ka ndodhur në kryeqytet.
Policia njoftoi këtë të Shtunë se autori është vënë në pranga.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.K., 45 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta dhe me një mjet prerës (thikë) shtetasin R.M.”, njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.
Zbardhen disa vjedhje në Dibër: 2 të arrestuar, 2 në kërkim dhe 2 të tjerë në ndjekje të lirë
2 qytetarë nga Bulqiza janë arrestuar, pasi dyshohen si autorët e grabitjes së një dyqani celularësh, në Maqellarë.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje të dyqaneve celularë të ndodhura në qytetin e Peshkopisë dhe në Maqellarë.
Vihen në pranga dy nga autorët e dyshuar, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorë si dhe procedohen penalisht dy shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën dhe si rezultat u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i dy vjedhjeve dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :
A. Ll., 19 vjeç, M. P., 30 vjeç banues në Bulqizë.
U proceduan penalisht shtetasit K. V., 17 vjeç, K. H., 17 vjeç; si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit R. Xh., K. Sh., banues në Bulqizë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me një tjetrin, në Maqellarë kanë vjedhur me thyerje një dyqan celularësh në pronësi të një 53-vjeçari, dhe më pas celularët e vjedhura ia kanë dhënë për qëllime përfitimi shtetasit M.P., ku ky i fundit i ka fshehur, me qëllim mosgjetjen e tyre nga kontrolli i Policisë.
Po në vijim të hetimit, ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur janë autorë dhe të vjedhjes së një dyqani celularësh në qytetin e Peshkopisë, ku kanë arritur të marrin disa celularë.
Janë sekuestruar nga Policia sendet e gjetura të vjedhura nga autorët dhe dy automjete me të cilët udhëtonin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
Vijon puna intensive për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë ku dyshohet se janë të implikuar shtetasit e lartpërmendur.
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “arrest me burg” për ish-policin Koço Buzo ,i cili qëlloi për vdekje më 6 Maj gruan e tij, Liljana Buzo, 54 vjeçe.
Në gjykatë, 58-vjeçari tha se është penduar, ndërsa shprehet se ishte i rënduar psikologjikisht kur kreu krimin.
Buzo, i cili më herët kishte punuar si efektiv policie, ka qenë i dënuar edhe më parë për dhunë në familje.
Çifti ishte në proces divorci. Autori dyshohet se hapi zjarr në momentin që gruaja doli nga gjykata pasi kishte mbaruar seancën gjyqësore. Të plagosur nga kjo ngjarje mbetën edhe 2 persona të tjerë, ku një prej tyre ishte avokati i viktimës.