zoom

Day ArchivePatronazhistët, Shehi: PS vë një legen të lagjes për të përgjuar

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur në emisionin “Opinion” për patronazhistët e përdorur nga PS-ja.

Shehi thotë se përmes patronazhistëve, PS-ja kontrolloi jetën e qytetarëve dhe kjo është një nga aktet më të rëndë të kësaj force politike.

Për Shehin, patronazhistët janë “legenë” që përgjojnë qytetarët.

“Nuk është puna që dy tifozë, një i PS-së dhe një i PD-së dhe ky i PS është më xhenerozë hedh pare për parinë edhe mund atë kurnacin e PD-së nuk është kështu se do të ishte shumë e bukur do të ishte edhe shumë e thjeshtë por nuk është kjo. Është puna që ky i PS duke qenë në pushtet përdor qeverinë, paratë e qeverisë, influencën e administratës, këtë që thamë njëherë me këto, me këto patronazhistë, ça është kjo. Kjo është sigurim shteti, ky është kontroll deri në detaje deri në qelizë e shoqërisë Shqiptare. Nga të gjithë krimet që ka bërë Edi Rama në këto vjedhje, për mua kjo është më e rënda të tjerët mund të thonë gjëra të tjera. Mua më shqetëson kur t’i merr kurajë të përgjosh 900 mijë banorë, nëpunësin tënd, prokurorin tënd të mos kursesh nëpunësin e lartë të shtetit, as atë se ka kursyer i ka thënë të vë një legen të vogël të zonës të përgjojë ty të jesh kush të jesh, për të krijuar idenë që partia ne që të vunë aty jemi më të fortë sesa ty”, -tha Shehi.

Salsano Rrapi i del në mbrojtje Aleksit dhe thumbon Rezartin

Përplasja mes Rezart Veleshnjas dhe Aleks Seitajt rrëmbeu menjëherë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. Ishte Rezarti ai që doli kundër Aleksit, për shkak të një parodie për të rritur, që ai ka publikuar pak kohë më parë. Rezarti u shpreh se këtë parodi nuk duhet ta shikojnë adoleshentët e madje ngriti pretendeimet se përmes saj Aleksi tregon se është homoseksual.

Pas kësaj deklarate nuk mungoi dhe një reagim nga Aleksi.

“Unë këtë këngë e kam postuar vetëm tek profili i Vezires dhe kam shkruar poshtë që kënga është 18+. E vetmja gjë që rrëmbeu vëmendjen e të rinjve dhe i shtyu ata shikonin ishte pikërisht prononcimi i Rez Veleshnjës që tha do tmerrohen të rinjtë tanë, do mësohen keq. Unë se kam promovuar fare në Shqipëri atë parodi, sepse ka qenë për jashtë shtetit. Edhe kënga ishte 18+ që nëse ti nuk ke një llogari 18+ nuk mund ta shikosh atë parodi, kështu që unë nuk e kuptoj ku e ka hallin e madh Rez Veleshnja me atë parodi. Gjithsesi unë tani e hoqa parodinë, sepse vëmendja shkoi atje, sidomos vëmendja e të rinjve dhe unë nuk e dua këtë gjë. Dhe më duket totalisht absurde që të sulmosh dikë që të tregosh se je më i mirë. Nëse do të tregosh veten tënde si më të mirë, atëherë puno, bëj gjërat e tua, fito lekët e tua dhe nëse të duket e drejtë të sulmosh njerëzit e tjerë nga hiçi nuk di domethënë. Mirë që na bëhet moral, por nga kush na bëhet moral? Por ndryshe nga kolegu im unë nuk i përmend të palarat e të tjerëve, sepse kam respekt dhe dinjitet për veten”, u shpreh Aleks në reagimin e tij.

Pas kësaj shumë personazhe i dolën në mbrojtje aktorit të humorit, mes tyre edhe kolegu i tij e i Rezartit, Salsano Rrapi. Ky i fundit ka zgjedhur të mbajë anën e Aleksit në këtë debat dhe madje ka hedhur thumba për Rezartin. Salsano ka postuar një video nga një prej skeçet e tij në “Portokalli” ku interpreton si femër, njësoj si roli i Vezires që ka Aleksi.

“Unë jam Vivi dhe përshëndes Vezieren dhe të gjithë ata aktorë që nuk bëhen dot si Vivian dhe Vezirja”, ka shkruar Salsano dhe ka etiketuar në postim Aleksin.

Tragjedia e Gërdecit/ Këta janë gjyqtarët që mbyllen dosjen për Fatmir Mediun

“Dosja Gërdeci” është një ndër çështjet e pazbardhura nga drejtësia shqiptare, ndërsa sot pas shumë vitesh u pa një dritë e vogël në fund të tunelit, pasi SPAK rihapi çështjen duke i dërguar një kërkesë Gjykatës së Lartë.

Ish-ministri i Mbrojtjes së asaj kohe në drejtimin e qeverisë nga Sali Berisha, Fatmir Mediu u kallëzua nga banorët e zonës si personi me përgjegjësinë më të madhe për vdekjen e 26 personave në atë tragjedi.

Por një vit më pas në datën 14 shtator të vitit 2009, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Besnik Imeraj dhe me anëtarë Evjeni Sinoimeri, Ardian Nuni, Majlinda Andrea dhe Evelina Qirjako vendosën me shumicë votash për të mbyllur dosjen e Fatmir Mediut.
Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe Majlinda Andrea votuan pro mbylljes së dosjes së Fatmir Mediut.

Argumenti i tyre ishte “Për shkak se imuniteti është garanci e Kuvendit si institucion dhe jo e deputetit të tij, vazhdimi i gjykimit kundër të pandehurit do të cenonte vetë integritetin e Kuvendit, i cili është vetë ai që mund të vendosë për heqjen e këtij imuniteti mbi një kërkesë të posaçme, vetëm të organit të akuzës”.

Ndërsa dy anëtaret e tjera, Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako votuan kundër mbylljes së dosjes. Dy ish-anëtaret e Gjykatës së Lartë kanë mbështetur arsyetimin e prokurorisë se rizgjedhja e Mediut deputet nuk zhvlerëson autorizimin e Kuvendit për ta ndjekur penalisht.

Sipas tyre “vijimësia e efekteve kushtetuese dhe juridiko-penale të autorizimit të dhënë njëherë nga Kuvendi është rrjedhoje e vijimësisë së veprimtarisë së këtij organi kushtetues pavarësisht ndarjes në legjislatura dhe ndryshimeve që ndodhin në përbërjen nominale të tij, për shkak të zgjedhjeve të reja”.

Gjatë këtyre 13 viteve, ka pasur disa përpjekje për të nxjerrë para drejtësisë Fatmir Mediun për tragjedinë e Gërdecit, por pa rezultat. SPAK thotë se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu, e pushuar me vendimin nr.6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Janë ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi ku thuhet se “deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij” që ia mundësuan SPAK rihapjen e hetimeve ndaj Mediut. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, njëkohësisht aleat i Bashës në zgjedhjet e 25 Prillit foli për herë të parë në “Breaking” në Top News pas rihapjes së hetimeve nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku tha se e lajmin e mësoi nga mediat dhe sjellja e SPAK ka shumë pikëpyetje se kanë tejkaluar afatet, por do të marrë veprime pasi të shohë se si do të sillet Prokuroria e Posaçme.

Në tragjedinë e Gërdecit u përmenden edhe emra të tjerë, një prej të cilëve edhe djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Më 19 dhjetor në vitit 2018 ai ka firmosur një kontratë blerjeje prej 1,8 milionë euro për disa prona, truall dhe ndërtesa në Marqinet, zonë e cila ndodhet në mes të Vorës dhe Gërdecit.

“Më lër rehat tani”! E pushuan nga puna, kryebashkiaku i Beratit refuzon të japë përgjigje

Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë një denoncim nga qyteti i Beratit. Bëhet fjalë për ankesën e zonjës Mimoza Xhani, e cila ka punuar si shefe e Inspektimit dhe Parandalimit në Zjarrfikëse ose Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Berat. Ajo tregon se prej 10 vitesh ka qenë punonjëse aty.

Në vitin 2017, Mimoza Xhani komandohet si drejtoreshë dhe me varësi nga Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së në Ministrinë e Brendshme. Sipas strukturës, sektorët e dy punonjësve Artan Merko dhe Dilaver Gremshi nuk ishin të përfshira dhe ata prej 2 muajsh nuk ishin në atë drejtori.

Zonja thotë se kërkon delegimin e saj në funksionin e mëparshëm, pasi ish-kryetari i Bashkisë Berat i kërkonte largimin e dy punonjësve të tjerë, që nuk ishin në kompetencën e saj.

Një vit pas vendosjes së drejtorit të ri, dy ish-punonjësit Artan Merko dhe Dilaver Grëmshi kishin bërë një kallëzim për zonjën Xhani, me pretendimin se nuk i kishte marrë në punë dhe për shpërdorim detyre.

Ajo thotë se menjëherë pas kësaj u pezullua nga puna në Tetor të vitit 2020, edhe pse Bashkia e Beratit duhet të mbante përgjegjësi, pasi struktura ishte e miratuar nga vetë ajo.

Mimoza Xhani: Unë jam punonjësve prej 10 vjetësh. Në 2017 jam komanduar drejtoreshë, përveç detyrës funksionale që mbaja. Kur fillova detyrën si drejtoreshë e komanduar më vihet një dispozicion organika e MZSH dhe në bazë të kësaj organike unë nuk kisha në organikë sektorët e dy punonjësve të shkurtuar nga kjo organikë. Varësia jonë është nga Bashkia Berat dhe Drejtoria e MZSH-së pranë Ministrisë së Brendshme. Sipas nenit 10 të ligjit 152/2015 janë një sërë detyrash. Unë i kam zbatuar korrektësisht. Në këtë nen nuk ka të përfshirë që unë si drejtore e komanduar të heq apo të shtoj në organikë punonjës. Problematika qëndron sepse në bazë të kësaj strukturë që kam në dorë, emrat e dy punonjësve të shkurtuar me organikë nuk janë të përfshirë në listë-prezencë, Artan Merko dhe Dilaver Gramshi. Kishin mëse dy muaj të shkurtuar nga organika. Për këto arsye, i kërkoj Drejtorisë së Përgjithshmë të MZSH dhe Bashkisë Berat në lidhje me dy punonjësit e shkurtuar nga organika se si duhet të veproja më vonë pasi ata nuk kishin marrë edhe urdhrin e largimit nga Drejtoria e Përgjithshme dhe këta nuk më kanë kthyer përgjigje, por nga Drejtoria e Përgjithshme më është thënë që vazhdo detyrën ashtu siç e ke gjetur, me atë strukturë që e ke gjetur. Në vitin 2019 delegohem në funksionin e mëparshëm, shefe e sektorit të parandalimit të zjarreve pasi nga kryetari i Bashkisë së mëparshme më kërkohej për largim nga puna të punonjësve të nivelit bazë, gjë që unë nuk mund ta bëja për arsye se nuk mund të shkelja kompetenca e drejtorit të përgjithshëm. Në vendin tim emërohet një drejtor tjetër dhe pas 1 viti të drejtorit tjetër, dy punonjësit e shkurtuar me organikë bëjnë kallëzim penal ndaj meje që pse nuk i kisha futur në listë-prezencë dhe në bordero sipas strukturës që kjo nuk ishte kompetencë e drejtorisë vendore. Në 16 Tetor 2020, pezullohem nga detyra për shpërdorim detyre. Se ku ndodhet shpërdorimi i detyrës, unë këtë nuk e kam kuptuar dhe nuk e kuptoj asnjëherë. Pasi mbarova procesin gjyqësor në Shkallën e Parë dhe çështja u pushua, unë i drejtohem kryetarit të Bashkisë. Kryetari i Bashkisë nuk më pranoi që të shpjegohesha dhe më përplasi derën në fytyrë. Dy punonjësit e shkurtuar në organikë janë rikthyer në detyrë sipas një strukture të re të ribërë në 2020 nga kryetari i Bashkisë. Sikur dhe një fije floku shkelje penale të kem, le të ndëshkohem penalisht deri në një. Vetëm dua të dali e drejta ime në shesh.

Qytetarja Mimoza Xhani shkon të takohet me kryetarin e Bashkisë dhe ai i thotë të bëjë shkresë, edhe pse ajo ka qenë disa herë aty dhe ka paraqitur shkresë.

Kryebashkiaku Demo: Kush të ngjiti ty këtu? Si moj ngjiteni ju? Po s’ke takim me mua. Se unë kam mbledhje, kam mbledhje.

Denoncuesja: Jam e detyruar, se për shkak të urdhrit tuaj jam pezulluar.

Kryebashkiaku Demo: Jo, moj me shkresë! Të gjitha me shkresë!

Denoncuesja: Po e kam bërë dhe shkresën.

Kryebashkiaku Demo: Më ço në prokurori, moj goc, tani! Qenke në detyrim me mu. Më lër rehat tani!

Denoncuesja: Ç’është kjo fotokopje?

Kryebashkiaku Demo: Me shkresë zonjë, me shkresë! Mos hajde më!

Denoncuesja:Ta kam bërë shkresën.

Kryebashkiaku Demo: Shumë mirë! Do të kthej unë përgjigje të shkruar!

Për problemin që shtron zonja Mimoza Xhani, ekziston një vendim i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, që detyron Drejtorinë e MZSH të pranojë në punë dy punonjësit e larguar, por gjithmonë duke u mbështetur tek shkeljet e drejtorit të mëparshëm. Emisioni Stop shkoi të takonte kryetarin e Bashkisë së Beratit Ervin Demo, por kryebashkiaku jo vetëm nuk ktheu asnjë përgjigje, por u tregua arrogant në komunikim me gazetaren, duke mos marrë përsipër as përgjegjësinë e situatës.

Kryebashkiaku Demo: Të lutem, thuaji kamerës të rrijë jashtë!

Gazetarja: Po unë bashkë me djalin jam.

Kryebashkiaku Demo: Jo, jo! Të lutem!

Gazetarja: Po kështu është puna ime. Unë nuk mund të hyj vetëm. Unë jam gazetare, hyj së bashku me operatorin.

Kryebashkiaku Demo: Shumë mirë, po mos hajde me dhunë në zyrë!

Gazetarja: Me dhunë? Më tha: hyr! (sekretarja)

Kryebashkiaku Demo: Hiqe pak mikrofonin brenda, të lutem!

Gazetarja: Dhe jo ironi..

Kryebashkiaku Demo: Dakord! Mbaje mikrofonin ndezur dhe më thuaj ca halli ke!

Gazetarja: Halli im është për një inspektore të Mzsh-së, që ka qenë drejtoreshë e komanduar dhe është pezulluar dhe nga detyra e inspektores. Të flasë me burimet njerëzore!

Kryebashkiaku Demo: Më thuaj, cili është shqetësimi juaj?

Gazetarja: Po! Kam ardhur për ankesën e saj. Meqë organika varet nga ju, varet direkt nga Kryetari i Bashkisë, pse është pezullkuar dhe është akuzuar për shpërdorim detyre, kur organika për dy punonjësit, që është akuzuar, ka qenë e miratuar nga ju?

Kryebashkiaku Demo: Stop një sekondë, e para e punës!

Gazetarja: E para e punës, mos më ngri mua zërin!

Kryebashkiaku Demo: Jo, të lutem!

Gazetarja: Mos më ngri zërin mua!

Kryebashkiaku Demo: Po të lutem më dëgjo mua këtu!

Gazetarja: Po, të dëgjoj, po mos më ngri zërin! Thuaj, të lutem më dëgjo dhe të dëgjoj!

Kryebashkiaku Demo: Të lutem më dëgjo, se qenke totalisht pa etikë!

Gazetarja: Unë pa etikë, apo ju, që flisni kështu?

Kryebashkiaku Demo: Buzëqesh me, patjetër me zemër.

Kryebashkiaku Demo: Unë e di, që ju doni të bëni show, po është turp. Është skandaloze.

Gazetarja: Unë dua të bëj show? Ju qënkeni arrogant, ironia në maksimum. Gjithsesi vazhdoni zoti Kryetar!

Kryebashkiaku Demo: Buzëqesh me.Po patjetër me zemër.

Gazetarja: Ju e dini shumë mirë si rast.

Kryebashkiaku Demo: Jo, nuk e di fare shumë mirë.

Gazetarja: Po mos e ngri zërin! Mos më ngrini mua zërin, e para e punës! Po bisedojmë.

Kryebashkiaku Demo: Tani shiko!

Gazetarja: Një pyetje, por nuk po ta bëj për rastin konkret!

Kryebashkiaku Demo: Jo, jo, jo! Nuk ke ardhur këtu, të më marrësh mua në provim! Të lutem! Jo, të lutem një sekondë!

Gazetarja: Po të flas në përgjithësi!

Kryebashkiaku Demo: O të lutem zonjë, se je fut në zyrë me dhunë!

Buzëqesh me. Patjetër me zemër! Jo, pra, se nuk ke ardhur këtu të më marrësh mua në provim! Të lashë në zyrë për mirësjellje.

Gazetarja: Më le të hyja, m’u përgjigj tani! Unë s’erdha të të shoh ty!

Kryebashkiaku Demo: Të lashë të hyje me mirësjellje. Erdhe me kamer, me mikrofon ndezur. Bravo të qoftë!

Gazetarja: Nuk po të pyes për rastin konkret! Po të pyes për një rast të përgjithshëm. A varet nga ju? Më the: ka një hierarki të dyfishtë. Nga kush varet?

Kryebashkiaku Demo: Jo ka varësi të dyfishtë.

Gazetarja: Po ka varësi të dyfishtë. Nga kush varet?

Kryebashkiaku Demo: Po ca pyetjesh janë këto tani, se s’po të kuptoj?

Gazetarja: Mimoza Xhani, sapo ishte këtu. Sapo ishte tek ju, për të kërkuar një përgjigje, se pse nuk është rikthyer në punë.

Kryebashkiaku Demo: Do ta marr unë përgjigje, ta jap unë.

Gazetarja: Po pse s’ia keni kthyer zonjës asnjëherë?

Kryebashkiaku Demo: Mimoza Xhani ka qenë në prokurori.

Gazetarja: Po, ka qenë në prokurori.

Kryebashkiaku Demo: Bravo!

Gazetarja: Është pushuar!

Kryebashkiaku Demo: Tani, kur shkon në prokurori, nuk shkon edhe për qejf. Do ta marr do ta shikoj vendimin e prokurorisë.

Gazetarja: Po pse s’e keni parë deri tani? Mund t’ia ktheni një përgjigje në kohë!

Kryebashkiaku Demo: Të detajuar!

Gazetarja: Të detajuar? Kthejani pra, në kohë!

Kryebashkiaku Demo: Me kënaqësi shumë të madhe. Sidomos ty, me kënaqësi shumë të madhe.

Gazetarja: Faleminderit! Jeni shumë i sjellshëm!

Kryebashkiaku Demo: Mirupafshim! Të fala!

Gazetarja: Dhe mbaj përgjegjësi herën tjetër!

Kryebashkiaku Demo: Të fala!

Gazetarja: Të fala paç!

Fitoi kujdestarinë, babai shet djalin 2-vjeçar për 25 mijë dollarë

Një kinez është arrestuar pasi dyshohet se ka shitur djalin e tij, dy vjeç dhe ka përdorur paratë për të shkuar në udhëtime me të dashurën e tij të re.

I dyshuari, i identifikuar nga mbiemri i tij Xie, nga provinca kineze e Zhejiang, fitoi kujdestarinë e djalit të tij pasi u divorcua nga gruaja e tij, të cilës iu dha kujdestaria e vajzës së tyre. Babai e la djalin, me nofkën Jiajia, në kujdesin e vëllait të tij Lin, i cili jeton në qytetin e Huzhou, ndërsa i duhej të punonte në një zonë tjetër.

Por pasi e mori Xie tha se do ta çonte djalin te e ëma e tij për ta parë por nuk bëri kështu pasi djali nuk shkoi asnjhëherë nê shtëpinë e nënës.

Të afërmit e burrit filluan të shqetësoheshin pasi nuk kishin marrë asnjë lajm prej tij dhe raportuan ngjarjen në polici. Pas një hetimi, policia lokale tha se zbuloi se burri e kishte shitur fëmijën te një çift për 25 mijë dollarë.

A është kjo 36-vjeçare arsyeja e ndarjes së Bill Gates-it nga gruaja?

Një përkthyese kineze, e cila ka punuar për fondacionin e Bill dhe Melinda Gates ka reaguar për herë të parë pas thashethemeve në internet se ajo ishte përgjegjëse për tjetërsimin e aksioneve të themeluesit të “Microsoft” për gruan e tij.

Zhe Wang, 36 vjeçe postoi në Weibo, një rrjet social kinez, duke hedhur poshtë thashethemet se ajo kishte pasur një lidhje me Bill Gates.

Ajo i quajti këto zëra si një çmenduri, ndërsa në mbrojtje i dolën edhe miqtë e saj, të cilët u shprehën se as mund ta imagjinonin që Zhe të kishte një lidhje të tillë.

36-vjeçarja është e pamartuar, ndërsa jeton në Seattle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fillim të këtij muaji, Bill dhe Melinda Gates deklaruan divorcin, që i jep fund martesës së tyre prej pothuajse tri dekadash.

“Për guximin e tij flet e gjithë bota”, Yuri Kim urim për ditëlindjen e Skënderbeut

Sot në 6 maj është ditëlindja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili për herë të parë e pa dritën e diellit në vitin e largët 1405.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar në rrjete sociale statujën e tij në Michigan, teksa i uron ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë.

Ajo shkruan se ai e mbrojti me çdo kush popullin e tij dhe për guximin e pashoq u nderua në të gjithë botën, madje edhe në SHBA.

“Pavarësisht nëse e njihni si Gjergj Kastrioti apo Skenderbeg, ai e shpalli veten Dominus Albaniae (“Zoti i Shqipërisë”) dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat kundër një perandorie pushtuese. Ai lindi këtë ditë, 6 maj, në 1405. Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA, ku qëndron kjo statujë e tij në Michigan. Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm. Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë – një frymëzim për të gjithë ne!”

Skandaloze! Ushtarët pajisën me jelekë shpëtimi trafikantët e 55 sirianëve, ndihmuan skafistët të iknin

Efektivë të Ushtrisë Shqiptare, kanë pajisur me jelekë shpëtimi trafikantët e Vlorës, që tentuan të transportojnë në rrugë detare nga Shqipëria drejt italisë, 55 klandestinë Sirianë, iranianë dhe egjiptianë.

Skandali ka ndodhur pikërisht në repartin e Rojes Bregdetare të Flotës Detare në Vlorë, pasi në datën 8 janar 2021, Roja Bregdetare, u përfshi në një operacion detar për shpëtimin nga mbytja të një gomoneje, të ngarkuar me klandestinë.

“Ora News”, zbardh ekskluzivisht këtë skandal, ku mëngjesin e sotëm çoi në arrestimin e 5 anëtarëve të ekuipazhit të anijes ushtarake “P-116”, Sejfulla Beja, Bledar Bufaj, Roland Cani, Ardit Alikaj, dhe Besmir Meçe.

Dy trafikantëve nga Vlora, Emiljano Likaj, tashmë i arrestuar dhe një tjetër ende në kërkim, jo vetëm që i është dhënë jelekë shpëtimi nga ekuipazhi i anijes ushtarake, por para se ata të largoheshin, ata kanë qëndruar në kabinën e drejtimit të anijes, dhe kanë biseduar në telefon me anëtarët e familjes së tyre.

Këto biseda telefonike janë kryer rreth orës 23:48 të datës 8 janar 2021, duke përdorur telefonin celular të anijes Ushtarake.

Këto fakte tronditëse kanë dalë gjatë hetimit të kryer nga policia dhe prokuroria e Vlorës, e cila pas pesë muaj verifikime, tashmë ka çuar për ndjekje penale për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pesë efektivët e Flotës Detare që shërbenin në anijen ushtarake P-116.”Bora”.

Në dokumentacionin që “Ora News” siguron thuhet se:”…në deklarimet e emigrantëve është treguar se bashkë me ta në bordin e anijes së shpëtimit, kanë hipur dhe dy shtetas shqiptarë që drejtonin gomonen. Dy shqiptarët janë futur në kabinën e drejtimit të anijes nga ana e personelit ushtarak.

Pasi janë afruar rreth 100 metra pranë bregut apo rreth pesë minuta përpara se të ankoroheshin në kalatë, dy trafikantët shqiptarë që drejtonin gomonen e mbytur, i janë dhënë jelekë shpëtimi me ngjyrë portokalli dhe janë lënë të lirë, duke u hedhur në det për ti shpëtuar arrestimit nga policia…”.

Në fakt policia kufitare dhe ajo kriminale ishte njoftuar për këtë situatë dhe ishte në pritje në kalatën e Triportit, për tu njohur më nga afër me situatën.

Skafistet iken me not

Por kur anija e Flotë Detare është ankoruar në kalatë, aty kanë zbritur vetëm 55 klandestinët dhe jo dy trafikantët. Ushtarakët e anijes, treguan se dy personat ishin hedhur nga anija duke u larguar me not.

Në këtë dokument thuhet se:”…Raporti për situatën Operacionale të datës 8 janar 2021, i Qëndrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare, ku në përshkrimin e situatës shënohet shprehimisht “…ju kërkua Komandantit të anijes P-116, që në mënyrë të veçantë të mbajë në mbikqyrje drejtuesit e gomones…”.

Por me sa duket ky urdhër nuk ka vlejtur për komandantin dhe ekuipazhin e anijes ushtarake P-116. Hetimi ka zbuluar se në orën 23:48 të datën 8 janar 2021, nga numri i anijes, është telefonuar drejt një numri tjetër, që përdoret nga Mimoza Gaçaj, nëna e skafistit Emiljano Likaj, i cili ndodhej në bordin e anijes P-116.

Gjithashtu në rubrikën e fotove të këtij telefoni, është gjetur një foto e numrit të shtetases Mimoza Gaçaj, e bërë Screenshot.

Në pyetje është marrë Sejfulla Beja, i cili ka pohuar në dëshminë e tij se nuk e ka telefonuar këtë numër, nuk e njeh fare si numër dhe se telefoni i tij është me kod dhe s’mund të hapet nga person tjetër.

Ndërkohë nga kçyrja e telefonit të Bernardo Veraj, thuhet në dokument në datën 9 janar 2021 në orën 06:33 ka shkuar një sms me thirje të humbura, të cilat konfirmojnë dy thirje nga numri i telefonit të marinarit Sejfulla Beja.

Gjithashtu me numrin e Sejfulla Bejës, është telefonuar në orën 23:48 të 8 janarit, shtetësja Silva Gaçaj, motra e drejtuesit të gomones, Emiljano Likaj.

5 muaj hetime
Policisë e prokurorisë së Vlorës iu deshën 5 muaj hetime për të zbadhur plotësisht tentativën e trafikut dhe ka bindur Gjykatën duke marrë një masë sigurie për rojet bregdetare. Të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti, dhe të akuzuar për strehimin e emigrantëve janë tashmë në qeli 31-vjeçari nga Vlora Qazim Ismailaj dhe Fatos Tusha nga Tirana.

Për të arritur në brigjet e vendit fqinj, klandestinët, sipas burimeve, paguanin nga 4 deri në 5 mijë euro, ndërsa në ndihmë të kësaj veprimtarie ishte krijuar edhe një infrastrukturë e plotë.

Sara dhe Atdheu u shfaqën çift jashtë emisionit, Sindi thumbon Gelianin

Pasi Geliani u deklarua për Sarën, kjo e fundit i bëri lëmsh të gjithë ditën e djeshme duke u shfaqur shumë e afërt me Atdheun në rrjete sociale. Djali nga Kosova publikoi në Instagram një foto përkrah Sarës, në të cilën të dy shiheshin shumë pranë njëri-tjetrit.

“Shif para se mbrapa jam unë”, shkroi Atdheu përkrah fotos.

“Bashkë zihemi, larg njëri-tjetrit nuk rrimë dot”, i komentoi Sara më pas poshtë fotos.

Pas publikimit të kësaj fotografie nuk vonoi edhe reagimi nga Geliani. Ai postoi në Instagram foto të një vajze, që shihet duke zgjedhur mes disa maskave dhe përkrah imazhit Geliani shkroi:

“Cilën fytyrë përdore sot?”.

Më pas ai etiketoi Sarën në një postim ku shkroi: “Dil që këtej”.

Pas këtij veprimi Geliani vendosi të hiqte Sarën edhe nga lista e ndjekësve të tij në Instagram. Ndërkohë pas këtyre zhvillimeve të papritura nuk ka munguar dhe një reagim ironizues nga Sindi.
Ajo ka shkëputur disa nga fjalët e Gelianit, kur ai u deklarua për Sarën në “Për’puthen”.

“Sikur të gjithë botën të kem kundra do jem me të. Hahaha”, ka shkruar Sindi shoqëruar me emojin e një palaço.

Më pas ajo ka publikuar një pjesë nga filmi “14 vjeç dhëndër” e me ironi ka shkruar për Gelianin: “I vogli Gjino”.

Konkurrenti i “Për’puthen” i dedikon këngë Jasminës! Po Andi si ndihet?

Shumë konkurrentë të “Për’puthen” i janë futur muzikës dhe më i fundit prej tyre është Alessandro Mehmeti. Në fakt kënga e tij nuk është pakuptim, por është një dedikim për Jasminën, që tashmë nuk është më pjesë e “Për’puthen”.

Vetë Jasmina ka publikuar në Instagram një pjesë të këngës dhe është shprehur shumë e lutur për këtë surprizë kaq të veçantë të Alessandros.

“Krejt e bukur lule Jasemina, zemrën e bardhë sikur kokaina. Një gotë për mua e për ty e pina, sikur tigër dukesh o Jasmina”, shprehet Alessandro në këngën për ish-konkurrenten.

“Surpriza dhe dhurata më e bukur që ma ka bërë ditën 1000! Faleminderit nga zemra për përkushtimin dhe kohën Alessandro Mehmeti”, ka shkruar Jasmina pas publikimit të këngës.

Por a mund të ndihet Andi keq pas kësaj kënge? Jasmina i ka qartësuar të gjithë se Alessandro është thjesht një mik shumë i mirë dhe se kënga është një dhuratë për të në shenjë vlerësimi e jo shprehje dashurie. Për më tepër Andi e ka dhënë aprovimin, pasi e ka pëlqyer postimin që Jasmina ka bërë në Instagram.

“Të jap një sqarim para se të hidhni hipoteza. Diçka që askush se bën kur ngrihen akuza. Alessando është mik shumë i mirë i imi kështu që të mos ketë njerëz konfuz. Nuk është diss për askënd! Është dhuratë për mua! Quhet vlerësim jo shprehje dashurie! Nuk jemi këtu për lajme ne, doja ta ndaja me ju sepse vërtetë është diçka e bukur e kur bëhet për mua, normal do ketë vëmendjen time! Ju dua, kofshi një ditë sa më të bukur!”- shkruan Jasmina.