Aplikacion
Andi dhe Melisa konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë, pasi kjo e fundit publikoi këngën e saj më të re “Leje”. Videoklipi i këngës u finalizua me një puthje pasionante, të cilën ne e prisnim prej kohësh.
Mbrëmjen e sotme Melisa ishte e ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, në të cilin ka rrëfyer gjithë detajet nga lidhja e fshehtë me Andin dhe marrëdhënien me konkurrentët e tjerë të programit apo autoren, Olsa Muhametin.
Melisa tha se takimet me Andin kanë nisur që kur ata kanë qenë pjesë e “Për’puthen”. Si fillim ajo tha se takoheshin në lokalin e Andit dhe më pas në parkingun e makinës. Melisa tregoi se atë nuk e lejuan që të zhvillonte takime me Andin në emision, me justifikimin se nuk duhej të ndërhynte në pëlqimin mes dy njerëzve (Tea dhe Andi).
“Unë kam kërkuar takime me Andin, një ma lejuan shyqyr Zotit. Një tjetër më thanë pse do ndërhysh ti mes pëlqimeve të të tjerëve edhe thashë ok. Ekzistonte një pëlqim aty me çfarë thuhej aty brenda dhe nuk duhej të ndërhyja unë dhe nuk ma lejuan”, tregoi Melisa.
Ish-konkurrentja tha se me autoren e emisionit, Olsa Muahemtin, nuk është ndarë mirë pas largimit nga programi. Madje Melisa bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur: “Olsa më mohoi dashurinë”.
“Jam ndarë shumë mirë në fund me Olsën, por ndodhën disa gjëra fiks pas fundit tim sa le të rrijë aty ku është, rëndësi ka që të rrijë larg meje. Unë jashtë kamerave kisha shprehur një pëlqim dhe duke besuar në realitetin e atij emisioni, nuk doja të deklarohesha me emra direkt se nuk i dihet kurrrë dhe ndodhën ca të papritura në moment, pastaj ca gjëra të tjera, pastaj prit pak thashë, pastaj u bë një lëmsh. Olsa më ka penguar pëlqimin tim kryesor, që sot është dashuria e jetës sime”, u shpreh Melisa.
Ajo nuk harroi që t’i kërkonte falje publikut, që lidhjen me Andin e mbajti të fshehtë për një kohë kaq të gjatë. Gjithashtu Melisa tregoi se Andi e ka puthur i pari dhe se bashkëjeton me të.
Murrizi ironizon: Të gjithë në Kuvend do t’i binden Luljetës si qengjaKryetari i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel tha se të gjithë deputetët e rinj, do t’i binden Luljeta Bozos në muajin shtator si qengja.
Ai shtoi gjithashtu se kjo gjë do të ndodhë, nëse ata që do të shkojnë në Kuvend e nuk do të kenë vdekur deri në muajin shtator.
“Do t’i shohësh more, në shtator. Ja ke për t’i parë. Të gjithë do t’i binden Luljetës, se ajo është më e madhja në moshë e do drejtojë Kuvendin. “Betohem”, do thonë aty si qingja. Nëse s’kanë vdekur deri atëherë normal. Atë gjë se kam në dorë unë, e ka Zoti”, tha Murrizi.
Pse dështuan partitë e reja në zgjedhje? Kreshnik Spahiu: Faji është i popullitJuristi Kreshnik Spahiu u shpreh në “Open” se populli shqiptar nuk ka mbështetur kauzat e reja dhe as liderët e rinj, pasi brez pas brezi nuk e ndërrojnë votën e tyre, por votojnë vetëm për PS dhe PD.
Spahiu: Mendoj që nuk kanë humbur paritë e reja por Shqipëria me këtë rezultat. PD nuk ka humb por kanë humbur shqiptarët duke mos sjellë një frymë të re. Në zgjedhje e 25 prillit si asnjëherë në 20 vitet e fundit këto dy parti janë rritur duke sfumuar dhe duke i dhënë një goditje fatale idesë së futjes së partive të reja në Shqipëri. Kjo nuk ndodh as në Maqedoni, as në Kosovë, as në Mal të Zi. Shqiptarët janë afro 1 milionë që brez pas brezi nuk e ndërrojnë votën vetëm për PS dhe PD çfarëdolloj gjëje të ndodhi. Votën nuk e ndajnë janë shumë fanatikë.
Kush është problemi thelbësor? Shqiptarët nuk mbështesin as kauzat e reja dhe as liderët e rinj. Faji është i popullit sepse në të gjithë botën populli është turmë. Mekanizmi elektoral në Shqipëri ka bërë që nëse nuk je pjesë e një koalicione je asgjësuar.
Chelsea ndal Real Madrid-in! Derbi britanik në finalen e Champions LeaguePas shumë tentativave, Chelsea ia ka arritur që të gjejë edhe golin që siguroi kualifikimin në finalen e madhe të Champions League ndaj Manchester City, në derbin e madh anglez.
Skuadra e Tuchel ka dominuar absolutisht dhe ka shpërdoruar raste pafund, duke qenë edhe e pafat.
Reali është zhdukur në pjesën e dytë. Pas golit të Werner dhe shtyllës së Havertz, goli ka ardhur nga Mount, pas asistit perfekt nga Pulisic.
Si bëhej gati droga? “Macet e Zeza” zbulohet pakti i “hekurt” shqiptaro-nigerianHetuesit italianë kanë zbërthyer një pakt të madh mes klanit të Vlorës dhe atij nigerian të lidhur me të ashtuquajturit “Macet e Zeza” dhe grupin “Eiye”. Mediat italiane e përshkruajnë atë një pakt hekuri për të transportuar marijuanë nga Evropa Lindore përmes Pulias drejt Romës.
Protagonistët e kësaj skeme janë dy drejtuesit e organizatave kriminale Geraldo Bejaj dhe Sule Momodu, të dy në të tridhjetat që sundonin rrjetin që menaxhonte trafikun e drogës në të gjitha anët e vendit.
Në këtë pakt nuk ka asnjë gjurmë të Cosa Nostra, Camorra ose Ndranghetas. Në javët e fundit prokuroria e Romës i drejtuar nga Michele Prestipino, me kërkesë të zv / prokurores Nadia Plastina e cila koordinoi dy vjet hetime nga karabinierët, dhe mbi masat e miratuara nga Gip Nicolò Marino, urdhëroi arrestimet për 52 personat që i përkisnin këtij pakti nigeriano-shqiptar.
Duke lexuar mijëra faqe përgjimesh, gjurmimesh dhe raportimesh, rezulton se si menaxhohej trafiku nga kjo marrëveshje. Dhe përtej arrestimeve të bëra për një vlerë prej rreth 2 milion euro droge, dyshimi i gjyqtarëve është se kjo është vetëm maja e ajsbergut.
E sigurt është që përmes kësaj marrëveshje Sule Momodu, sipas zyrës së prokurorit, do të kishte menaxhuar furnizimin e qendrave tregtare jo vetëm në Romë, por edhe në Brescia, Parma, Isernia dhe Napoli. Ndërsa Bejaj konsiderohet nga hetuesit si pika e kontaktit për dërgesat jo vetëm në Romë por edhe për ato në Venecia, Verona dhe Firence.
Ky hetim nisi në vitin 2018 nga disa arrestime të bëra nga karabinierët në Romë “në zonën që përfshin stacionin hekurudhor Romë-Tiburtina dhe stacionin e autobusëve Tibus, të vendosur në Via Largo Guido Mazzoni”.
Të gjithë të dyshuarit shqiptarë si pjesë e këtij rrjeti janë nga Vlora. Droga bëhej gati, me të njëjtin paketim me shirit ngjitës me ngjyra të ndryshme për të dalluar paketimet bazuar në sasinë e lëndës narkotike. Çmimi fiks për tregtarët si kompensim është 50 euro për çdo kilogram të shitur.
Mafia nigeriane është akoma e pranishme në të gjithë Europën dhe madje edhe përtej oqeanit, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Origjinat e organizatës janë të lidhura me flukset migratore të qyteteve të Benin City dhe Lagos: shoqata është e ndarë në grupe, disa prej të cilave tani janë të vendosura në Itali, të tilla si vëllazëria e quajtur “Eiye”, e degëzuar në Italinë Veriore .
Ndryshime në qeverinë Rama! Këto janë 2 zëvendësministret e reja të Mbrojtjes dhe ArsimitDy zëvendësministre të reja në kabinetin “Rama 2”. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku është liruar nga detyra si zëvendësministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj. Aspasjana Kongo.
Ndërkohë që zëvendësministrja e re e Arsimit do të jetë Znj. Bora Muzhaqi, e cila ishte zëdhënëse e fushatës së PS-së, njëkohësisht dhe kandidate për deputete.
Një tjetër lëvizje dhe te Ministria e Mbrojtjes, ku është vendosur zëvendësministre Znj. Dallëndyshe Bici, e cila ishte kandidate për deputete në Tiranë.
Vendimet e marra sot në mbledhjen e qeverisë hyjnë në fuqi menjëherë.
A duhet të kemi frikë nga varianti indian i koronavirusit? Flet Brataj dhe AlimehmetiNë emisionin “Real Story” në “News 24”, ekspertët shëndetësorë të ftuar, u pyetën nëse duhet që shqiptarët të kenë frikë nga varianti indian i koronavirusit.
Mjeku Ilir Alimehmeti thekson se varianti indian i Covid është shqetësues, por jo mbizotërues. Brataj nënvizoi se OBSH s’flet për situatë alarmi.
Ilir Alimehmeti: Dy mutacione klasike që ka varianti indian, janë përshkruar. Edhe në Indi, 1 për qind ka dalë ai që e quajmë, variant indian. Quhet variant interesi, nuk është ende variant shqetësimi. Një gjë të tillë e thotë OBSH. Varianti indian nuk është mbizotërues. Ndërsa, britaniku është qartësisht mbizotërues.
Perlat Kapisyzi: India ka numër të madh banorësh. Fauci ka folur për izolim, izolim, izolim. Fakti që kemi Indinë shqetësues si vend, kjo do të thotë se fundi i pandemisë mund të jetë edhe më larg.
Skënder Brataj: Është variant shqetësues, por jo alarmues varianti indian i koronavirusit. Nuk është alarmues, sepse virulenca e këtij varianti nuk është përhapur më.
Më në fund! Italia hap kufijtë pas 15 majit për të gjithëPas më shumë se një viti, Italia do të hapë së shpejti kufijtë për udhëtarët shqiptarë. Italia informon se më datë 15 maj do të hap sezonin turistik për çdo turist nga çdo vend i botës që dëshiron të vizitoje këtë vend.
Vendi fqinj do të pranojë të gjithë udhëtarët, (edhe shqiptarë) me pasaporta vaksinimi me të dyja dozat e me nje vaksine te njohur nga EMA, certifikate te kalimit te covid ose tampon negativ të 48 orëve të fundit, duke hequr edhe karantinën e detyrueshme prej 5 ditësh. Vendimi do të hyjë në fuqi jo vetëm për qytetarët e vendeve europiane, por edhe ata të vendeve të treta.
Italia ka vendosur të mos prese aprovimin e patentës së gjelbër europiane, që pritet të jetë gati në gjysmën e dytë të muajit qershor, por të ofroj rregulla të qarta e të thjeshta për turistët e të garantoj një siguri maksimale në shëndetit publik.
“Pandemia na ka detyruar të mbyllemi përkohësisht, por Italia është e gatshme të mirëpresë botën. Certifikata e gjelbër dixhitale e BE do të jetë “plotësisht funksionale” nga gjysma e dytë e qershorit dhe do të lejojë turistët të udhëtojnë pa pasur nevojën e karantinës, për sa kohë mund të provojnë se janë rikuperuar nga COVID-19, janë vaksinuar ose janë testuar negativ,” – tha Draghi.
“Italia jo vetëm që dëshiron të nisë skemën e saj të kalimit të gjelbër, por gjithashtu ta hapë atë për vendet jo-BE anëtarë të BE-së, përfshirë edhe SHBA-në dhe Britaninë e Madhe”, – tha ministri i Turizmit Massimo Garavaglia.
“Çdo turist që do dëshiroje të vizitoje Italinë nga çdo vend i botës, pas datës 15 maj është i lirë ta bëj me kushtin e zbatimit të disa rregullave; prezantimin në pikën kufitare të një dokumenti që vërteton se ka kryer të dy dozat e vaksinës anti-Covid e autorizuar nga Agjencia Europiane e Barnave, të certifikoje shërimin nga Covid në rast se ka qenë i infektuar dhe një tampon me rezultat negativ brenda 48 orëve para udhëtimit” – tha ministri.
Nxehet situata në “Open”, Endri Shabani lë në mes emisionin: Vazhdoni vetë…Kreu i “Nisma Thurje” Endri Shabani e ka lënë në mes debatin në emisionin “Open” në Top Channel mbrëmjen e së mërkurës.
Ai po fliste për fushatën elektorale të forcës së tij politike dhe në një moment ka akuzuar edhe mediat, për humbjen e partive të reja që nuk u dhanë hapësirën e duhur.
“30 ditë fushate ka qenë e vështirë që votuesit të shohin programin tonë politik. Mendoj se fushata jonë ka qenë më e mirë se fushata e Tom Doshit. Pas fushatës ju na merrni këtu dhe na thoni pse jemi kaq të dobët” – tha Shabani.
“Në këtë mes edhe media dhe analistët diskutojnë pse nuk fitojnë partitë e reja. Kjo quhet profeci vetëmbushëse, ky lloj diskursi ka impaktin e vet. Nuk kemi humbur ne, kemi humbur të gjithë. Kemi nevojë për një dorë, për rolin tuaj, se nuk është problemi te ne, problemi është që ça modeli i japim të rinjve” – shtoi ai.
Në këtë çast është ndërprerë nga moderatorja Eni Vasili, por Shabani tha se nuk mori kohën e duhur për të mbaruar arsyetimin.
DEBATI
Shabani: Po më lër të mbaroj fjalinë tani, se kam 30 minuta pa folur.
Vasili: Po ja prit t’i japim dhe fjalën …
Shabani: Po ç’është kjo punë që s’më lini të mbaroj,
Vasili: Pse ti do ma bësh programin e emisionit mua?
Shabani: Po mirë bëjeni vetë emisionin pra.
Vasili: Po mirë, si të dëshirosh…
(Shabani heq mikrofonin dhe largohet).
Kadia: Po largohet dhe Shabani.
Vasili: Është i lirë, të bëjë ç’të dojë.
Murati harron përfundimisht Sindin, deklarohet vetëm për Olën në programMurati dhe Ola u përshtatën shumë shpejt me njëri-tjetrin, aq sa djali nga Turqia harroi menjëherë Sindin, me të cilën pati disa takime në “Për’puthen”. Madje sot, në takimin e tretë me Olën, Murati bëri një deklaratë shumë të fortë.
Gjatë takimit ai i tha Olës se deklarohet vetëm për të në emision. Teksa ishin duke u përkëdhelur dhe prekur me njëri-tjetrin, Murati bëri këtë deklaratë të fortë, që Olën e emocioni shumë.
Më pas në emision ai tha se ndihet shumë mirë me Olën dhe se flasin shumë bashkë, madje edhe pas programit. Ola nga ana e saj, nuk u deklarua për Muartin, sepse tha se dëshiron të njohë edhe një djalë tjetër, emrin e të cilit premtoi e do e tregojë të premten.
“Unë do dal dhe me një djalë tjetër. Nuk jam e pasigurt, por dua ti tregoj Muratit një anë tjetër të timen. Mund të dal me një mashkull tjetër, por mund dhe mos të dalë, mbetet për t’u parë”, tha Ola.
Murati e pranoi këtë gjë, duke u shprehur se kjo është e drejta e Olës dhe se ai ka dëshirë ta shikojë se si do të veprojë.
Gjatë takimit Ola dhe Murati përmendën edhe Sindin.
Më pas në studio, Ola pati një përplasje me Sindin, duke i kërkuar llogari kësaj të fundit se përse vazhdon të qëndrojë akoma në program. Pyetja e Olës nuk u prit mirë edhe nga konkurrentët e tjerë, të cilët i dolën kundër.