zoom

Day Archive10 milionë USD! Vaksinimi antiCovid-19, përgatitet pagesa e parë për vaksinën kineze

10 milionë USD, qeveria shqiptare miraton pagesën e parë për distributorin turk të Sinovax-it, prodhim në Republikën Popullore të Kinës.

Distributori turk njoftoi pamundësi për furnizim me vaksinë; prodhim dhe paketim kinez. Kështu ndryshoi marrëveshja e blerjes, shteti shqiptar pranoi vaksinën Kineze Paketim në Turqi Coronavac 600SU/IM- Suspension.

Më 14 prill 2021, qeveria shtoi 2 miliardë lekë në Buxhetin e Shtetit për Fond Rezervë Vaksina dhe situata Covid 19. Open Procurement Albania publikon të gjitha aktet që bëjnë të njohur Kontraktimin, Efektet Financiare dhe Ecurinë.

Objekt i Marrëveshjes: Furnizimin e Republikës së Shqipërisë me Vaksinën e Inaktivizuar Kundër Covid-19 (Vero Cell) Coronavac, të Krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të Prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.
Neni 3 i Aktit Normativ detyron Institucionet dhe Palët që mos bëjnë publike tekstin e marrëveshjes dhe efektet financiare. Marrëveshje Sekrete kofidenciale.

Sipas relacionit të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë bashkangjitur Aktit Normativ, Komiteti i Eksperteve për Imunizimin (organ këshillimor i ministrit të Shëndetësisë) mori në shqyrtim vaksinën e inaktivizuar kundër Covid-19, Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science, Pekin, Kinë.

Ky Komitet u shpreh Pro. Po në relacion citohet se: Rezultatet e fazës së pare dhe të dytë të kësaj vaksine në Kinë janë publikuar në revistën Lancet në 17 nëntor 2020. Kjo vaksinë ka filluar provat e fazës se trete që në korrik 2020 në Kinë dhe më pas në Brazil, Turqi, Indonezi dhe Kili. Provat e fazës së tretë të kryera në Brazil dhe Turqi vlerësuan efikasitetin e vaksinës të punonjësit shëndetësore që ofronin trajtim për pacientet me COVID-19.

Aktualisht CoronaVac është aprovuar për përdorim emergjent në Kinë nga Autoriteti Rregullator (Administrimi i produkteve mjekësore kombëtare), si dhe është aprovuar për përdorim në Azerbajxhan, Bolivi, Brazil, Republikën Dominikane, Ekuador, Hong Kong, Indonezi, Laos, Meksikë, Paraguai, Filipine, Tailande, Tunisi, Turqi, Ukrainë dhe Uruguai etj. Kjo vaksinë është përdorur edhe në vendet e BE-së si Hungaria.

Efektet financiare

Ky akt normativ ka efekte financiare të cilat do të përballohen nga fondi rezerve i buxhetit të shtetit. Ligji për buxhetin e shtetit që nga miratimi i tij deri në prill 2021, ka ndryshuar 3 here.

Akt Normativ Nr. 8, datë 22.3.2021 – Fondi Rezerve parashikohet të jete në masën prej 5 miliardë leke (Me Ligj për Buxhetin 2021 ishte 4 miliard, është shtuar me 1 miliard).

Qëllimi i hartimit të këtij akti normativ është sigurimi i fondit të nevojshëm nëpërmjet një ndryshimi në shpenzimet buxhetore, konkretisht nëpërmjet rialokimit midis dy elementeve të fondit rezerve, për përballimin e shpenzimeve për blerjen e vaksinës nga kompania turke “Keymen Ila9 Sanayi ve Ticaret”, A.S. të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës. Shuma totale është 10 000 000 ( dhjete milionë) USD, e konvertuar në leke sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën e pagesës, rreth 1.1 miliardë leke. Instituti i Shëndetit Publik është institucioni që do të kryeje pagesën e dozave të vaksinave.
Akti normativ përcakton vetëm një ndryshim në shpenzimet buxhetore, një rialokim midis dy elementeve të fondit rezervë.

Në seancën e Parë Kuvendore pas Pezullimit të Punës për shkak të Fushatës Zgjedhore, data 4 Maj, Kuvendi kishte në rendin e ditës Pëlqimin e dy Akteve Normativa të cilat lidhen me Blerje të tjera Vaksina anti Covid dhe Efekte Financiare që bëjnë të mundur.

Relacioni shoqërues, qartëson se Kompania distributore ka bërë të ditur se është ndërprerë nga Kinezja Sonovac Life Sciences furnizimi me produktin CoronaVac Covid 19 – Vero Cell si një produkt i Përfunduar. Pas kësaj turkja (distributor) ka marrë furnizim me produktin Coronavac 600SU/IM- Suspension për injeksion të paketuar në flakon 0,5 ml, e cila përmban substancën aktive antigjenin viral ‘Sars-CoV-2’ të inaktivizuar, të zhvilluar nga SinoVac Life Science Co., Ltd., prodhuar në Republikën Popullore të Kinës Paketuar në Republikën e Turqisë nga shoqëria Keymen. Për këtë Arsye Palës Shqiptare i propozohet që furnizimi të vazhdojë me produktin Paketim Turk.

Pala Shqiptare duke u konsultuar edhe me Komitetin Teknik të Imunizimit (mbledhje data 6 Prill 2021), vendosi të konsiderojë efekte të njëjta dhe të pranojë propozimin e Palës Kontraktore.

Në lidhje me efekte Financiare, Po në datën e Parë të Punës së Kuvendit pas Zgjedhjeve, kërkohet Pëlqimi për Aktin Normativ Akt Normativ Nr. 18, datë 14.4.2021. Përmes këtij Akti Fondi Rezerve në Buxhetin e Shtetit rritet nga 5 miliardë në 7 miliardë leke, shtesa plus 2 miliard lekë, me qellim përballimin e shpenzimeve të blerjes se vaksinave gjate vitit 2021, si pasoje edhe e shpenzimeve të tjera eventuale të qeverise që lidhen me pandeminë COVID-19. Pala Shqiptare ka marrë informacion zyrtar që kjo Vaksinë po përdoret në Republikën e Turqisë, informacion i marrë nëpërmjet letërkëmbimit me ministrinë e Shëndetësisë Turke.

E pabesueshme! Sa fiton në sekondë Bill Gates

Pas lajmit të ndarjes së Bill Gates me bashkëshorten, janë shkruar qindra, mijëra artikuj nga e gjithë bota. Me këtë rast, mediat vërshuan të mbulonin jetën e manjatit, si dhe pronat e tij.

Gates është njeriu i katërt më i pasur në botë, me vlerën e pasurisë së tij që arrin 146 miliardë dollarë. Ju ka shkuar ndonjëherë në mend sa fiton Bill Gates në një sekondë? Nëse jo, po ju themi se për vetëm një sekondë, ai merr plot 4630 dollarë.

Nëse Gates do të shpenzonte 1 milion dollarë në ditë, do t’i duheshin më shumë se 400 vjet për të shpenzuar pasurinë e tij. Gates është rreth 66% më i pasur se monarkia britanike.

Ai ka dhuruar 27% të pasurisë së tij për bamirësi gjatë viteve. Kujtojmë se ndarjen e bëri të ditur vetë themeluesi i Microsoft, nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

“Pas një mendimi të gjatë dhe shumë pune, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive.
Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në misionin tonë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në fazën e ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë ​​dhe privatësi për familjen tonë”, tha Bill Gates në këtë deklaratë të papritur.

“Jemi kthyer në shoqëri hipokrite”! Bushati: LSI ka treguar se është mjeshtërore në blerje votash

Analisti Andi Bushati, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” në Top Channel tha se LSI-ja ka treguar se është mjeshtërore në blerje votash.

Por sipas tij, këto zgjedhje treguan se kur do shteti të kapë atë që shkel ligjin e kap. Analisti u shpreh se shteti nuk u tregua simetrik, pasi arriti të kapte vetëm rastet e rivalëve dhe jo të sajat.

“Jemi kthyer në shoqëri hipokrite. LSI ka treguar se është mjeshtërore në blerje votash. Këto zgjedhje treguan se kur shteti, SPAK, kur do e kap hajdutin, por s’u tregua simetrik, ndaloi LSI por jo gjithë banditët e tjerë. Qoftë Meta, qoftë një prokuror kur fillon bërtet unë jam i prirur të dëgjoj zërin e lartë . Denoncimet në SPAK kanë shkuar para se Ilir Meta të fliste për sfurqet”, tha Bushati.

“I teket kryeregjimtarit që do talli t***pin me Metën”/ Shkarkimi i presidentit, Bushati: Në parlament ka disa dudumë që…

Mbrëmjen e sotme në Open në Top Channel u diskutua çështja e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Analisti Andi Bushati tha se problemi më i madh qendron tek institucioni i parlamentit dhe mënyra se si po e trajton çështjen.

Ai se në parlament janë disa dudumë që më shumë na bëjnë për të qeshur se sa marrin vendime për vendin.

“Patjetër që është në të drejtën e saj se për sa kohë ne na bën të mos diskutojmë për 40 mln euro që kalojnë në buxhet për të blerë vota, për një SPAK që është kthyer në lustraxhi këpucësh të kryeministrit. Problemi nuk është tek Meta se edhe sikur çudira të bëjë pas një viti është i ikur.

Problemi është që parlamenti e trajton si leckë, por a mund të shkojë politika deri këtu, ne e dimë se gjysma e atij parlamenti është nga ca dudumë që më shumë na kanë bërë të qeshur. I teket kryeregjimtarit që do talli t**pin me Ilir Metën e do ngrihet grupi hetimor. Do ngrihet grup hetimor se si kishte shitur Lul Basha kosovarët tek serbët. Bëjnë shumë mirë ata djemtë e Portokallisë që na imitojnë se jemi kthyer si komentatorë të estradës, se ne marrim nga ata e i komentojmë. As diktatura komuniste nuk është tallur deri këtu me institucionin”, tha Bushati.

PD në parlament? Balla: Gjëja më e mirë, e përshëndes!

Kreu i grupit parlamentar dhe sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka komentuar mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24 zhvillimet në kampin opozitar dhe deklaratat për kthimin në parlament të PD, ndërkohë që akuzat për manipulimin e zgjedhjeve do të ndiqen në rrugë institucionale.

Balla tha se e përshëndet këtë zhvillim dhe se rikthimi i PD në sistem është një lajm i mirëpritur. Sipas tij, ankimet e çdo partie duhet të ndiqen në rrugë institucionale.

“Në qoftë kështu… Është gjëja më e mirë. E përshëndes nëse PD ka kuptuar që rruga e bojkotit dhe e largimit nga institucionet nuk të çon asgjëkundi përveçse në humbjen tjetër të radhës. Sot është miratuar tabela e rezultateve nga KQZ. Prej sot fillojnë numërohen ditët e afateve të ankimimit apo kontestimit. Mendoj që çdo parti politike, ankimet e veta t’i ndjekë në rrugë institucionale. Uroj që PD t’i rikthehet institucioneve. Të qenit jashtë parlamentit nga 26 shkurti i vitit 2019 dhe më pas dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore e nxori PD nga sistemi. Rikthimi i PD në sistem është një lajm i mirëpritur. Unë realisht e besoj dhe dua të nënvizoj atë që DASH tha që ne përshëndesim rezultatin e zgjedhjeve, vazhdojmë partneritetin e ngushtë strategjik me kryeministrin Rama, por përshëndesim edhe fushatën e PD.
PD bëri një fushatë të fortë. Ka rikuperuar në një pjesë të madhe të territorit nga diferenca e madhe e 2017-ës, por të mos harrojmë që këto janë limitet e PD.

Unë rezultatin e PD në Elbasan e kam parashikuar në kokë. Është i njëjti rezultat që PD ka marrë në vitin e vet më të mirë, në 2009. Pra 57 mijë vota ka marrë PD në vitin e vet më të mirë që ka qenë viti 2009. Natyrshëm që me këtë rezultat nuk mund të jepte më shumë se sa ka dhënë. Nëse PS e ka fituar një mandat në Elbasan me 11 mijë vota, PD e ka fituar një mandat në Elbasan me 9 mijë e pak vota”, deklaroi Balla.

Sa i përket këtyre shifrave që përcaktojnë mandatet, ai tha se PD në përballjet me PS nuk i ka fituar asnjëherë zgjedhjet.
“Ka qenë gjithmonë një faktor i tretë. Në Shqipëri në gjithë këto vite gjithmonë ka një avantazh në vota të PS. Në 2009 kemi qenë në një avantazh prej 20 mijë votash me PD. Ajo që Eduard Selami kishte thënë sot me të drejtë është që mosnjohja e parlamentit, mosnjohja e rezultatit të zgjedhjeve është një akt antikombëtar. Jemi në një moment tejet historik për rrugën europiane të Shqipërisë. Ne na duhet domosdoshmërisht brenda presidencës portugeze ne të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare. Viti i ardhshëm fillon me presidencë franceze. Një presidencë franceze që brenda vetes ka dhe zgjedhjet presidenciale franceze. Që do të thotë që do të ishte pothuajse as duhet çuar në mendjen e ndokujt të flitet për procese zgjerimi përgjatë asaj presidence”, deklaroi Balla.

Mbërrijnë në Rinas edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se mbrëmjen e sotme në aeroportin e “Nënë Tereza” kanë mbërritur edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Rama thotë se këto doza janë pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 dhe një sasi e parë 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian.

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 dhe një sasi e parë 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian”, shkruan Rama.

Skandaloze! Nëna denoncon zhdukjen e vajzës 15-vjeçare, policia: Do jetë në lokal nate ose me ndonjë tutor

Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt Fushë-Krujës. Redaksia e emisionit mori një denoncim nga një zonë e quajtur Adriana Pepmarku, e cila ankohej se vajza e saj 15-vjeçare ishte zhdukur prej 9 ditësh dhe policia nuk po bënte asgjë për kërkimin e saj.

Adriana Pepmarku thotë se arsyeja që ajo dyshon për largimin e vajzës, është se e bija për 20 ditë do të futej në riedukim, për shkak të sjelljes së papërshtatshme. Adriana tregon se vajza shoqërohej me një shoqe 24-vjeçare nga Kruja, e cila shpesh e nxirrte nga mësimi.

“Ka 9 ditë që është larguar vajza nga shtëpia, është 15 vjeç. Ajo ka qenë me shoqëri të keqe, unë kam dashur ta çoj në riedukim, kam bërë letrat për riedukim sepse largohej shpesh nga shtëpia, mosbindje, shumë zhurmë në shtëpi. Ka pasur largime, ka ikur, ka qëndruar gjithë natën, ka ardhur, ka ikur ditën, ka ikur edhe nga ora e mësimit është bërë problem te shkolla. I kam shfrytëzuar të gjitha mundësitë me psikologe, edhe në përfundim arrita që do futet në riedukim.

Në përgjithësi marrëdhënia me të ka qenë e mirë, por ka qenë tepër agresive, kohët e fundit shumë agresive. Atë ditë që është larguar nga shtëpia, unë s’kam qenë në ambientet e shtëpisë, isha në Lezhë sepse po flisja me një për të marrë avokat falas për divorcin sepse im shoq e ka nisur divorcin edhe e ka mbyllur. Kjo e vuan këtë pjesë. Kur kam ardhur në shtëpi më kanë thënë fëmijët edhe mami im që Klara është larguar, ka ikur atë natë nuk erdhi fare. Atë natë kam pritur deri në 03:00. Në orën 04:00 kam bërë kallëzim në polici në Fushë-Krujë edhe nuk kam asnjë lloj informacioni.

Kam shkuar çdo ditë, jam interesuar, asnjë gjë. Ditën e premte e kam parë me sytë e mi vajzën time, të shoqëruar me dy vajza të tjera më të rritura se ajo. Kur ka ardh puna për ta marrë në pyetje, nuk e ka shoqëruar policia për ta marrë në pyetje, sepse unë e pashë në pyetje vajzën me të, edhe më iku, por kanë shkuar këta e kanë takuar ku ka dashur ajo. E kam dëgjuar që ka folur në telefon me këtë Gertën shpesh herë, jam në dijeni që ka shkuar e ka marrë edhe në orar të mësimit, e ka larguar nga mësimi. Nuk ia kam miratuar shoqërinë me të sepse është më e rritur se vajza ime, kjo është 15 vjeç, nuk ka çfarë të bëjë një 15-vjeçare me një 23-vjeçare.

Por ajo vazhdon të jetë me të. Mua më bën përshtypje fakti se policia thotë nuk mund të ndërhyjmë. Edhe dje kam pyetur dhe më kanë thënë nuk mund të ndërhyjmë sepse është minorene. Kur në fakt se është minorene dhe kam bërë kallëzim unë që jam mami i asaj, duhet të ndërhyjnë më tepër. Ata s’po më japin asnjë rrugëzgjidhje. Ku di unë tha se çfarë mund të bëhet me vajzën time, me shoqërinë e asaj vajze. E ku di unë se me kë të tjerë mund të shoqërohet. Duhet ta di se ku është? Çfarë bëjnë me të? Pse s’vjen në shtëpi? Unë kërkoj të bëhet çfarë është më e mira për të, asnjë gjë s’dua tjetër. Unë s’e paragjykoj për asnjë gjë. Vetëm të kthehet në shtëpi dhe të bëhet çfarë është më e mira për të”, thotë nëna e vajzës.

Mamaja e vajzës është interesuar në stacionin e Policisë së Fushë-Krujës. Punonjësi që e pret i thotë se të gjithë punonjësit janë nëpër qendrat e numërimit të votave. Madje punonjësi i policisë guxoi t’i thoshte nënës së vajzës se e bija mund të jetë duke punuar në lokale nate, duke u droguar apo prostituuar, e në gjuhën popullore kësaj i thonë “mjerë kujt i bie”.

Punonjësi: Është shpallur në kërkim.

Nëna: Është shpallur në kërkim, por unë s’kam asnjë lajm tash 9 ditë.

Punonjësi: Janë të gjithë te Kzaz-ja.

Nëna: Po pse nuk ndërhyjnë, kur e dinë që është e shoqërume?

Punonjësi: Ka qëllu periudha e zgjedhjeve. Të gjitha forcat janë në qëndrat e Kzaz. Të qetësohet cikë puna, gjithë agjentët e krimeve atje i ke. Ata janë me tjetër vendim atje. Mbase lirohen mbas 1 dite, 2 ditësh.

Nëna: Po si të pres edhe dy ditë të tjera unë? U bënë 9 ditë sot, mo vlla. Është 15 vjece. Po të ishte vajza jote?

Punonjësi: Tani, goca mbase i ka hyrë një rruge, që nuk na pëlqen, një rruge të keqe. Se kot nuk ka ik nga shpia ajo. Mund të punojë në lokale nate, mund të drogohet. Mund të jetë edhe me një tutor, që e shfrytëzon.

Nëna: Kam një javë që…

Punonjësi: Ti mund të vish edhe një javë. Këto në gjuhën familjare i thonë “mjerë kujt i bien”… Pa mbaruar Kzaz-ja, vetëm në pastë ndonjë ngjarje kriminale të rëndë, i përkushtohemi. Ka shumë ngjarje, shumë dosje. Ai për një periudhë i ka pezulluar. Të mbarojë ajo, vazhdojmë pastaj. Që të vazhdojë puna normale. Jemi në gjëndje gatishmërie dhe gatishmërinë e kemi për zgjedhje.

Gazetarja e emisionit Stop ka shkuar për t’u interesuar në stacionin policor të Fushë-Krujës.

Gazetarja: Si kaluat? A ndodhet ndonjë inspektor këtu?

Punonjësi: Jo, janë të gjithë tek Kzaz-ja.

Gazetarja: Po në qoftë se unë dua të bëj një kallzim tani, kush ma merr kallzimin?

Punonjësi: Për cfarë kallzimi bëhet fjalë?

Gazetarja: Për cfarëdo lloj gjëje. që më ndodh.Kush më përgjigjet këtu? Nuk do më përgjigjesh?

Punonjësi: Nuk mund të përgjigjem për këtë pyetje, që po bën.

Gazetarja: Është pyetje shumë e thjeshtë. Nëse unë dua të bëj një kallëzim për një gjë, që më ndodh këtu në Fushë-Krujë, kush ma merr kallzimin? Zotëri me ju po flas! Do më kthesh një përgjigje?

Punonjësi: Nuk mundem me të kthy përgjigje.

Gazetarja: Më fal, je këtu për qytetarët. Kush do e marri kallëzimin, që s’qenka asnjë?

Punonjësi: Janë te KZAZ-ja.

Gazetarja: Të gjithë?

Punonjësi: Po!

Gazetarja: Po ja unë kam një problem tani. Do ma zgjidhësh ti?

Punonjësi: Po!

Gazetarja: Një vajzë, që po kërkohet. Kush do ta gjejë? Kush po e kërkon? Kush do më përgjigjet, se cfarë po bëhet?

Punonjësi: Me atë punë po merremi. Inspektorin, që po e kërkon ti, e ke në Thumanë. Inspektorin e zonës, që e kërkon zonja. Është në pritje të kryeministrit.

Gazetarja: Dhe cfarë përgjigje ju dha për rastin?

Punonjësi: Po punojnë për ta identifikuar vendodhjen e saj.

Gazetarja: 9 ditë akoma nuk është identifikuar, se ku ndodhet vajza?

Punonjësi: Po ti e di, se ca punësh kemi patur ne nja 5-6 ditë?

Gazetarja: Keni patur zgjedhjet dhe janë më të rëndësishme zgjedhjet, se një fëmijë kur të ikën, apo jo? Kur kthehen zotërinjtë?

Punonjësi: Ata kthehen, kur të mbarojë kryeministri.

Gazetarja: Edhe po punohet me rastin! Faleminderit!

Prej këtej, gazetarja e emisionit Stop iu drejtua Komisariatit të Krujës, ku u vu në dijeni se të gjitha forcat policore janë në qendrat e numërimit të votave.

Punonjësi: Komunikova me sallën. Salla komunikoi me shefin e komisariatit. Më tha shprehimisht, jemi në dijeni,- tha. Kena bo të gjitha veprimet, jena në ndjekje. Janë ke zgjedhjet, se vazhdo procesi i numërimit dhe janë krejt forcat atje.

Pas këmbënguljes së gazetares së “Stop”, policia u vu në lëvizje dhe gjeti vajzën e mitur.

Inspektori i zonës: Vajza është rehabilitu!

Gazetarja: E keni gjetur?

Inspektori i zonës: Po!

Gazetarja: Është në shtëpi?

Inspektori i zonës: Po! Atë ditë është gjetur. I ka bo oficeri të tana veprimet.

Gazetarja: U desh që të vinim ne që të bënim veprimet. Kishin kaluar 10 ditë edhe nuk ishte bërë asgjë.

Inspektori i zonës: Jo moj, jo! Në kërkim kemi qenë, tan kohën.

Nëna e vajzës së mitur falenderon programin tonë për gjetjen e së bijës.

Nëna: Vajza u gjet! Është kthyer. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj! Shumë mirë është. Shumë faleminderit për bashkëpunimin!

Gangsteri 36-vjeçar! Bosi shqiptar i krimit të organizuar dëbohet nga Britania

Një bos shqiptar i krimit të organizuar nga Londra, i cili drejtoi automjete të nivelit më të lartë të marra nga biznesi i makinave me qira të një tregtari droge, është ndaluar të kthehet në Britani, vendim i konsideruar si fitore për Agjencinë Kombëtare të Krimit.

Gangsteri 36-vjeçar, i referuar në dokumentet ligjore vetëm si B9, gëzonte një mënyrë jetese të lartë pavarësisht se nuk kishte “pothuajse asnjë gjurmë financiare në Mbretërinë e Bashkuar” dhe vetëm fitimet e kufizuara nga një kompani në Londër.

Hetuesit zbuluan se ai fitoi paratë e tij nga importimi i kokainës dhe trafikimit të njerëzve si anëtar kryesor i një grupi shqiptar të krimit të organizuar dhe se ai ishte i aftë të kryente “dhunë ekstreme” për të mbrojtur interesat e tij.

Në një incident, ai goditi një persona tre herë në zonën e zemrës me një thikë në një klub nate, por arriti të mbijetonte. Ai u pagua mirë dhe më pas u arratis në Bullgari duke mos referuar rastin në polici.

Fotografitë e gangsterit me armë, përfshirë një armë të ruajtur në rripin e tij, një kallashnikov dhe një pistoletë izraelite, gjithashtu u gjetën në telefonin e tij gjatë një kontrolli kufitar në Dover.

Provat e mëtejshme të sjelljes së tij kriminale, e cila është e detajuar në një vendim nga gjyqtarët në Komisionin e Posaçëm të Apelimit të Emigracionit, erdhën kur një pako prej 65,000 eurosh me ADN-në e gangsterit u gjet në një ndarje të fshehtë të një makine të drejtuar nga një bashkëpunëtor. Automjeti u ndalua nga rojet kufitare në Coquelles në Francë.

Shtrirja e veprimtarive të paligjshme të kriminelit bëri që Sekretari i Brendshëm të hiqte të drejtën e tij për të qëndruar në Britani, e cila ishte dhënë në 2012 për shkak të martesës së tij me një grua letoneze që jetonte në Londër.

Arsyet e përmendura vijnë për faktin se ai ishte “anëtar me ndikim i një bashkësie kriminale shqiptare me qendër në MB që importon drogë të klasit A dhe i shpërndan ato në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar” dhe ishte i gatshëm të “shkaktonte dhunë serioze“.

Ministria e Brendshme gjithashtu pretendoi se ai ishte i përfshirë në trafikimin e migrantëve të paligjshëm dhe se përbënte një “kërcënim të vërtetë, aktual dhe mjaft serioz për sigurinë publike dhe sigurinë e Britanisë”.

Gangsteri, kërkoi që të mbrohen të drejtat e njeriut dhe pretendoi se ai nuk ishte i përfshirë në krim.

Por Komisioni i Posaçëm i Apelimit të Emigracionit pranoi provat se ai është një bos i krimit të organizuar. Gjykatës iu dhanë emrat e rreth një duzine të bashkëpunëtorëve kriminalë të gangsterit, shkruajnë mediat britanike.

Gee Mason, i cili është në arrati jashtë vendit, drejtoi një biznes makinash me qira në Enfield, pasi u lirua nga burgu në 2014 pasi vuajti gjysmën e një dënimi 18-vjeçar për përpjekjen për të importuar 200 kg heroinë. Gjykata dëgjoi se automjetet u morën me qira nga B9 përfshinin “një Bentley, Range Rover, Jaguar dhe një numër Mercedesësh dhe BMW”.

“Rama s’ka marrë as 55 mandate të pastra”, Maliqi: Më 25 prill ndodhi grabitja më e madhe e votave në histori

Kandidati për deputet i LSI-së, Lefter Maliqi, i ftuar në emisionin “Front line” në “News 24” nga gazetarja Marsela Karapanço, deklaroi se Rama në zgjedhjet e 25 prillit nuk mori as 55 mandate, pasi të tjerat ishin të vjedhura.

“LSI pretendonte 20 mandate, por kjo organizatë kriminale goditi aktivistët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. PD-në e lanë pak a shumë të lirë. Kjo sepse dihej se LSI kishte rol kyç në fitore. Besoj se Rama nuk do ta gëzojë mandatin. Rezultati përfundimtar do të hetohet, do nisë numërimi fletë për fletë i votave. Presim edhe ndryshim rezultati, edhe pse me blerje votash. U vodh demokracia.

U bë krimi më makabër, edhe në 1996 nuk ka ndodhur kjo gjë. Rama nuk mori as 55 mandate të pastra, sepse pjesa tjetër është grabitje votash. Do të bëhet numërimi i votave fletë për fletë, do të shkojë në të gjitha organizmat ndërkombëtarë, të jeni të bindur se reagimi do jetë i madh. Duhen bërë edhe protesta për situatën e rëndë ku jemi. Këtë vjedhje të madhe nuk e pranoj. Rama është djall në shpirt. Meta është problem për Rilindjen, është “kafshë politike” po të jetë në bazë. Thirrjet e tij janë për mbrojtje të të drejtave të njeriut”, tha Maliqi.

Lefter Maliqi nënvizoi se zgjedhjet ishin një vjedhje e hapur, duke shtuar se votat u fituan nga krimi e bandat.

“Banditët me paratë e pista të PPP dhe të drogës, e lekëve të marra borxhe në Europë, i bën presion administratës së shtetit, duke blerë votat. Zgjedhjet nuk i njoh dhe opozita nuk i njeh zgjedhjet. Kjo ishte një vjedhje e hapur. Votat erdhën nga krimi e bandat. Mund të themi se nuk ka Prokurori dhe polici, më saktë nuk funksionojnë. Krimet elektorale të Dibrës dhe të Durrësit dihen shumë mirë e nuk ndodh asgjë, s’ka procedime a arrestime. Rama ka shtrydhur Majkon dhe Lleshajn, duke i nxjerrë në rrugë. Kemi banda, policë, përdorën legalizimet, përdorën lekët e shtetit, shantazhimi që u bë, u rritën listat e përkrahjes sociale në muajt e fundit, nuk ka ndodhur kurrë grabitje kaq e madhe votash. Nëse opozita pranon këtë rezultat, ta gëzojë diktaturën. Në këto zgjedhje u vodh e ardhmja”, u shpreh Maliqi.

Në depresion nga varfëria, babai mbyt në kanal 4 fëmijët

Një burrë vrau katër fëmijët e tij, tre vajza dhe një djalë, duke i hedhur në një rrjedhë uji në Faisalabad, në zonën Bandala të qytetit Indian.

Ai i nxori fëmijët e tij me pretekstin e pazarit të Bajramit dhe i hodhi në kanal. Burri është marrë në paraburgim pas ankesës së gruas së tij. Ai pranoi se kishte hedhur katër fëmijët e tij, duke përfshirë tre vajza dhe një djalë në kanalin Bhakhi, pas së cilës ka filluar një kërkim për të nxjerrë trupat e tyre sipas mediave.

Policia tha se burri bëri hapin ekstrem për shkak të varfërisë pasi ai nuk kishte burime për të blerë fëmijëve të tij rroba të reja për festën e Bajramit, Eidul Fitr.