zoom

Day ArchiveSerbia do ta njohë Kosovën! Ky është plani

Timothy Less, ish-diplomati britanik në Bosnje ka deklaruar se Serbia do ta njohë Kosovën. Në një intervistë në televizionin “Face” në Bosnje Hercegovinë, ai u shpreh se “mund të ketë konflikt në Mitrovicën Veriore, Brçko dhe Mostar”.

“Boshnjakët nuk mund ta mbrojnë Bosnjën. Serbia do ta njohë Kosovën për Republikën Serbe, ky është plani”, tha ish-diplomati britanik.

Ndër të tjera ai shprehet i bindur se “non-paper” nuk do të zbatohet.

“Sllovenët kanë interes për Ballkanin, ata e kuptojnë strukturën mendore ballkanike. Evropa duhet ta marrë iniciativën. Ata vendosën të fillojnë mekanizmin përmes “non-paper”. “Non-paper” nuk do të zbatohet derisa Biden është në pushtet. Sllovenët po testojnë reagimin ndërkombëtar me këtë letër”, theksoi Less.

Sipas tij “tensionet do të mbesin derisa të ndryshohen kufijtë, ndërsa shtoi se nuk parashikon luftë”.

Ai foli edhe për  “Shqipërinë e Madhe”, duke thënë se “unë nuk mbështes asgjë të madhe, koncepti i shteteve të mëdha është të formojnë bashkësi të shpërndara”.

“Ajo që unë shoh në të ardhmen janë shtetet komb pasi ato ekzistojnë kudo, kjo është ajo që dëshirojnë vërtet njerëzit në Republika Serbe. Derisa të plotësohen këto dëshira, rajoni do të jetë i tensionuar dhe i paralizuar”, u shpreh ish-diplomati.

Dolën pa deputet në zgjedhjet e 25 prillit, VV: Jemi të domosdoshëm, do rikthehemi

Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë të jetë aktive në Shqipëri, duke marrë pjesë edhe në betejat e tjera elektorale.

Paralajmërimin e ka bërë kreu i VV-së në Tiranë Boiken Abazi, ku me anë të një reagimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar si të domosdoshme prezencën e Lëvizjes, që ka qendrën në Kosovë, e që ka fituar zgjedhjet në Kosovë, me kryeministër Albin Kurti.

“Ajo që më ka prekur më shumë në këtë fushatë është varfëria e madhe e shumë qytetarëve që kemi takuar. Pasi pashë rezultatet e disa qendrave të votimit kuptova që shumë prej tyre edhe na kishin votuar. Nuk i kishim premtuar as pare as vende pune. Ata, megjithatë, kishin lexuar programin e na kishin votuar, duke sfiduar pamundësinë e duke hedhur poshtë idenë se njeriu nuk e ruan dinjitetin në varfëri. Besimin e tyre tek ne nuk do ta nëpërkëmbim. Do kthehemi e do t’i takojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur e shumë të tjerë akoma, sepse Lëvizja tashmë është bërë e njohur, e dashur dhe e domosdoshme për gjithë Shqipërinë”, shprehet Abazi.

Vetëvendosja konkurroi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri me tre kandidatët e saj, jo me logon e VV-së, por si të pavarur. Ky ishte edhe një testim i kësaj force, e cila nuk arriti të marrë ndonjë mandat me kandidatët e saj në Tiranë, Gjirokastër dhe në Lezhë. VV-ja ka pasur pretendime për procesin zgjedhor, ndërsa në Kosovë ka pasur shumë kritika dhe debate për përfshirjen e kësaj force politike në zgjedhjet në Shqipëri.

Koronavirusi në Itali/ 144 viktima dhe mbi 9 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Itali, kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9.148 raste të reja infektimesh me COVID-19.

Sipas njoftimit, ka një ulje të lehtë të shifrave, krahasuar një ditë më parë, ku u regjistruan 12.965 të infektuar.

Nga krahu tjetër, këto 24 orët e fundit nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin 144 qytetarë, 82 të vdekur më pak krahasuar me një ditë më parë, ku u regjistruan 226 viktima.

Ndërsa në total, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 121.177 viktima.

 

Atalanta ngec ndaj Sassuolos, Interi kampion i Italisë

Interi shpallet zyrtarisht kampion i Serisë A një ditë pas suksesit 2-0 në fushën e Crotones. Zikaltrit përfituan nga ndalesa e Atalantës 1-1 në fushën e Sassuolos, për të nisur festën e titullit, duke thyer hegjemoninë 9-vjeçare të Juventusit. Nëse bergamaskët do të fitonin ndaj Sassuolos thjesht do të shtynin festën e skuadrës së Contes, por sfida në “Mapei” nuk nxori fitues. U shënuan dy gola, u dhanë dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër, dhe Muriel humbi një penallti, por në fund më të lumturit ishin futbollistët dhe tifozët e Interit.

Portieri Gollini e la në inferioritet numerik Atalantën në minutën e 15-të, megjithatë të parët shënuan bergamaskët me Gosens në të 32-tën. Shtatë minuta nga starti i fraksionit të dytë Berardi ktheu ekuilibrin në rezultat me 11-metërsh, ndërsa në të 64-tën goli i Locatellit u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

Atalanta fitoi penallti në të minutën e 75-të me Marlon që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por nga pika e bardhë gaboi Muriel. Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me Atalantën që humb jo pak avantazh në luftën për zonën Champions, duke mos përfituar nga ndalesa e Napolit përballë Cagliarit, takim që u mbyll 1-1.

E pafalshme për Napolin ajo që ndodhi në stadiumin “Maradona”, ku deri në minutën e 4-t shtesë skuadra e Gattusos kryesonte me golin e Osimhen, të shënuar që në minutën e 13-të. Kur u mendua se gjithçka kishte përfunduar, Cagliari barazoi me Nandez, atëherë nuk kishte më kohë për vendësit për të realizuar një tjetër gol për fitoren.

Rodrigo Palacio ishte heroi i Bolognas në barazimin spektakolar 3-3 përballë Fiorentinës në duelin mes dy skuadrave që ende nuk e kanë siguruar mbijetesën në Serinë A. Tri herë kaloi në epërsi skuadra vjollcë, por po kaq herë ktheu baraspeshën në rezultat veterani argjentinas. Spikati me dygolësh edhe në këtë takim (të parin me 11-metërsh) Vlahovic, ndërsa mes dy finalizimeve të sulmuesit serb për skuadrën toskane shënoi Bonaventura.

Ajaxi, zyrtarisht kampion për herë të 35-të në histori

Ajaxi i Amsterdamit matematikisht kampion i Eredivisie. “Harkëtarët” fituan 4-0 ndaj Emmen, duke e fituar për herë të 35-të trofeun më të rëndësishëm në Holandë, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u zhvilluar. Në fakt, skuadra e drejtuar nga Ten Hag priste thjesht matematikën, pasi para kësaj sfide kishte krijuar një distancë prej 12 pikësh me rivalin më të afërt, PSV-në, madje edhe sa i përket golaverazhit kishte avantazh të thellë, megjithatë zyrtarisht u shpall kampion në javën e 31-të.

Sa i përket sfidës me Emmen, golin e parë e realizoi Timber në minutën e 10-të, me pjesën e parë që u mbyll në epërsinë e vetëm një goli. Në fraksionin e dytë i çoi shifrat në 2-0 Haller, në minutën e 61-të, dhe pak minuta më vonë realizoi Rensch, ndërsa golin e rezultatit përfundimtar 4-0 e shënoi Klaasen.

Gara për vendin e dytë në Eredivisie, që jep mundësinë për të luajtur në Champions po zhvillohet mes PSV Endhovenit dhe Az Alkmaarit.

Mourinho “tradhton” Interin: Jam gati të drejtoj një nga rivalët e tyre!

Jose Mourinho tradhëton Interin dhe të gjithë tifozët zikaltër që vazhdojnë ta dashurojnë për atë çfarë arriti me skuadrën e tyre në sezonin 2009-2010, ku fitoi tripletën e famshme me Interin. Edhe pse nuk e mohon që ka ndjenja të vecanta për Interin si klub dhe gjithmonë mes tyre do të ketë një dashuri të sinqertë, Mourinho me deklaratat e tij gjithmonë përbën lajm dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe këtë herë. Aktualisht i papunë pas shkarkimit nga stoli i Tottenham, Special One i ka hapur dyert një rikthimi të mundshëm në Itali në rast edhe se në drejtim të tij do të vijë një ofertë edhe nga një prej skuadrave rivale të zikaltërve. Juventusi me shumë gjasa do të shkarkojë Andrea Pirlon në fund të këtij sezoni dhe nëse bardhezinjtë do ta bënin një tentativë për portugezin, Mourinho nuk do mendohej dy herë.

“Me Interin fitova gjithçka, ekziston një dashuri e veçantë mes meje dhe atij klubi. Por nëse një ditë do të më duhej të shkoja në Itali dhe të stërvisja një skuadër rivale të tyre, nuk do e mendoja dy herë. Kam mënyrën time profesionale të të parit të gjërave dhe ndihem mirë me veten time”.

Këto deklarata të Special One me siguri nuk u kanë pëlqyer tifozëve të Interit, ndërkohë që një opsion tjetër në Serie A për të ardhmen e Special One mund të jetë edhe Napoli me presidentin De Laurentiis që pritet të shkarkojë Gattuson në fund të këtij sezoni për të ulur në pankinë një trajner më ekspert.

Merr flakë kati i 6-të i një pallati në Tiranë, nuk ka të lënduar

Kati i gjashtë i një pallati në Rrugën e Dibrës në Tiranë është shkrumbuar nga zjarri.

Policia njofton se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale, e jo të lënduar në njerëz. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Sakaq, vijon puna nga grupi hetimor për përcaktimin e dinamikës së kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 02.05.2021, në rrugën e Dibrës ka rënë zjarr në katin e 6 të një pallati ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e rënies të zjarrit.

Shqipja: Në familje ka rregulla, femra nuk mund të shkojë në…

Shqipja, një nga ish konkurrentet e Për’Puthen që bëri bujë të madhe ka folur në rubrikën “Trotuar” në emisionin E Diell për mënyrën se si kanë ndryshuar kohët.

Shqipja tha se nuk e toleron që të shkojë në 3 të mëngjesit në shtëpi nëse jeton me prindërit sepse çdo gjë duhet të jetë me orar.

“Nuk është etike që një femër duke jetuar me prindërit të shkojë në 3 të mëngjesit në shtëpi. Mendoj që duhet të ketë rregull, shtëpia ka rregull.

Në momentin që ti jeton me prindër ose je person familjar, duhet të ketë orar të caktuar. Mua nuk më vjen mirë që persona që unë nesër pasnesër të kem në krah të më vonohet. Absolutisht jo, çdo gjë me orar”, tha Shqipja.

EMRI/ U aksidentua me eskavator në Poliçan, vdes rrugës për në spital drejtuesi 60-vjeçar

Berat – Ka ndërruar jetë 60-vjeçari i cili rreth orës 12:00 u aksidentua teksa udhëtonte me një eskavator.

Fillimisht 60-vjeçari Qemal Demiri  banues në Poliçan u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas për shkak të plagëve të shumta nuk ka arritur që të mbijetojë.

Aksidenti tragjik ndodhi në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës.

Humbi kontrollin e makinës! Humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në zonën e Imathia-s, në Greqi.

Ditën e premte në mesditë, ai po drejtonte automjetin në rrugën provinciale Alexandria – Giannitsa, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga, raportojnë mediat greke.

Makina u përmbys dhe i shkaktoi plagosje të rëndë e më pas vdekje 41-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të aksidentit kryhet nga Departamenti i Policisë së Aleksandrisë.