zoom

Day ArchiveNgjarja e Elbasanit/ Zëri i Amerikës: Në 2 makina u gjetën euro, bllok pagesash 6 faqe me ID dhe formular patronazhi

Në Shqipëri deklaratat e policisë dhe Prokurorisë mbi përplasjen e armatosur në Elbasan më 21 Prill, në prag të zgjedhjeve, ku pati një të vrare dhe 4 të plagosur, ngjanin të ishin kontradiktore me provat e gjetur në vendin e ngjarjes, mes të cilave lista me emra dhe fotokopje kartash identiteti.

Prokuroria shpjegon se ato nuk mund të konsiderohen materiale zgjedhore. Burime të Zërit të Amerikës, bënë të ditur megjithatë se verifikimet po shtrihen edhe mbi dyshimet e mundshme për krime zgjedhore

Zanafilla e konfliktit të armatosur më 21 Prill në qytetin e Elbasanit, e cila përfundoi me një të vrarë dhe katër të plagosur në prag të zgjedhjeve parlamentare, erdhi pasi disa mbështetës të Partisë Demokratike, pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i Mbrojtjes së Votave”, ndaluan Mehmet Grecën, një person i dënuar për trafik droge në Britani, i cili sipas tyre po shpërndante para në favor të fushatës së Partisë Socialiste.

Pak ditë pas përplasjes së përgjakshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe prokurori Alfred Shehu mohuan publikisht se në vendngjarje ishin gjetur materiale që ngrinin dyshime për shitblerje të votës.

“Nga kqyrja e automjetit Mercedez tip ML pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundraligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshin për shitblerje të votës”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, Ard Veliu

“Nuk janë gjetur material zgjedhore”, tha nga ana e tij Zv.prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu.

Deklaratat publike të zyrtarëve të Policisë dhe Prokurorisë tingëlluan në kundërshtim me provat që më pas u deklaruan se ishin zbuluar në vendin e krimit.

Dokumentet hetimore të siguruara nga Zëri i Amerikës tregojnë se në dy makina të bllokuara në vendin e krimit u gjetën fletëpalosje të Partisë Socialiste, fotokopje kartash identiteti si dhe një bllok me emra votuesish dhe me mbishkrimin “pagesa”.

Sipas referimit të policisë, në makinën pa targa që drejtohej nga Mehmet Greca, e cila u bllokua nga grupi i mbështetësve të PD, u gjetën një pasaportë në emër të një shtetasi, dy kartmonedha 50 euro, fotokopje kartash identiteti, si dhe një bllok me shënimin “Met Dafllaku pagesë”. Blloku kishte gjashtë faqe me emra dhe ID, me përshkrimin “formular patronazhi”.

Ndërsa në makinën e dytë, të përdorur nga Klement Xhaferri, i cili mësohet se u përfshi në mbrojtje të mbështetëse të PS, u gjetën 17 fotokopje kartash identiteti dhe pasaportash. Në këtë automjet, u zbuluan edhe 5 fletë formati me përmbajtje emrash dhe ID të shtetasve të ndryshëm. Xhaferri është shpallur në kërkim për “vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentativë”. Automjeti i përdorur prej tij

rezulton në pronësi të kompanisë “Eldio Petrol” dhe administrator Eldio Beko, është nën hetim nga autoritetet, pasi dha dy deklarime të kundërta, duke fshehur faktin se makinën ja kishte lënë në përdorim Klement Xhaferrit.

I pyetur nga Zëri i Amerikës për deklaratën e tij, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u përgjigj përmes një zëdhënësi, duke shpjeguar se sipas tij “grupi hetimor nuk i kishte vlerësuar provat në vendngjarje si elementë, që mund të shërbenin për korrupsion aktiv ose pasiv në zgjedhje”.

Ai la të kuptohej se ky vlerësim kishte ardhur për shkak të shumës së vogël të parave të gjetura në makinën e Grecës, vetëm 100 euro dhe 2 mijë lekë.

“Nëse nga hetimi do të rezultojnë indicje, apo dyshime të arsyeshme për praninë e elementëve të veprave penale, që prekin zgjedhjet e lira, është në atributin e prokurorisë regjistrimi dhe hetimi i këtij procedimi penal”- tha zoti Veliu.

Në të njëjtën linjë është edhe zv.drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Alfred Shehu, I cili thotë se “provat në vendngjarje nuk konsiderohen si materiale zgjedhore”, që sipas tij janë vetëm ato të shpërndara nga Komisioni Qendror I Zgjedhjeve.

Z.Shehu nuk bëri komente të mëtejshme pasi theksoi faktin se si prokuror e ka të ndaluar të reagojë.

Megjithatë, Zëri i Amerikës mësoi me burime të besueshme se prokuroria e Elbasanit, po bën verifikime edhe në drejtim të dyshimeve për krime të mundshme zgjedhore.

Oficerëve gjyqësorë, u është lënë detyrë që të identifikojnë dhe pyesin të gjithë qytetarët, emrat e të cilëve gjenden në listat e zbuluara në dy automjetet në ngjarje.

Akuzat për shit-blerje të votave si dhe përdorimi i administratës publike në fushatë ishin dy nga shqetësimet kryesore të ngritura në raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit.

“Një lumë” kallëzimesh u depozituan përpara ditës së zgjedhjeve në Prokurorinë e Posaçme SPAK, e cila ka regjistruar deri më tani 33 procedime penale për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje, mes të cilave edhe hetimin për rrjedhjen e një databaze me të dhënat personale të 910 mijë votuesve të Tiranës që u publikua nga portali Lapsi.al.

Pavarësisht listave me emra dhe numra ID të gjendura në vendin e krimit në Elbasan dhe faktit që prokuroria po kryen verifikime, ende nuk ka një hetim zyrtar apo procedim penal të regjistruar mbi dyshimet për shit-blerje të votës.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja i tha Zërit të Amerikës se ngjarja po hetohet aktualisht nga Prokuroria e Elbasanit dhe, se vetëm kjo e fundit, në varësi të elementëve penalë mund të shpallë më pas moskompetecën dhe t’ja transferojë çështjen SPAK-ut.

Gjatë konfliktit të armatosur, rezulton, sipas hetimeve të jenë përdorur së paku tre armë. Njëra i përket Arbër Paplekajt, pjesë e Grupit të PD për Mbrojtjen e Votës, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, i cili njhet si përkrahës i Partisë Socialiste.

Përplasja ndodhi në praninë e dy zëvendësdejtorëve të policisë së qarkut, dhe një numri të lartë të forcave “Shqiponja”, e megjithatë, Prokuroria nuk ka mundur ende të përcaktojë se cili nga protagonistës e ngjarjes, qëlloi i pari.

 

Emocione të forta/ Gilberta përlotet në takim, kujton historinë e dashurisë që…

Takimi i konkurrentëve të Për’Puthen +40, të Samiut dhe Gilbertës ishte me emocione të forta.

Gjatë takimit që po vijonte shumë pozitivisht, Gilberta u përlot kur kujtoi historinë e saj të dashurisë.

Samiu: Si kanë shkuar lidhjet që ke pasur më parë?

Gilberta: Unë jam shumë seleksionuese sa i përket besimit tek meshkujt, kam pasur pak lidhje ka qenë një periudhë prej 3 vitesh më shumë platonike, sot e kësaj dite më mungon, unë kam humbur një mik shumë të mirë.

Gilberta: Ka 10 vite që ka ndodhur dhe nuk e di unë mbase jam natyrë romantike, fakti që nuk u konsumuam është një peng. Unë kërkoj një person që të jetë ndaj meje me atë sjellje që pati ai person.

“S’e di se si e bën Luli fasulen”, si shkoi takimi mes Shqipes dhe konkurrentit të ri italian

Shqipja dhe konkurrenti më i ri i Për’Puthen +40, Xhuzepe zhvilluan një takim 4 minutash ditën e sotme.

Nga të gjithë konkurrentët Shqipja zgjodhi 60-vjeçarin italian, i cili është shprehur më parë se në emision ka ardhur për Luljetën.

Takimi mes tyre shkoi mirë, ndërsa folën për aktivitetin me të cilin merreshin dhe familjen.

Xhuzepe: Po përse më zgjodhe mua?

Shqipe: Po se kur hyre erdhe për Lulin, thash të të zgjedh unë njëherë.

Xhuzepe: Po me çfarë merresh?

Shqipe: Jam pensioniste, me aktivitetin tim sportiv merrem,  me punë dore qëndis grepin shtizën, makinën qepëse edhe amvisë, edhe punëtore.

Xhuzepe: Ti di të gatuash mish fasule byrek?

Shqipe: Po di të gatuaj.

Shqipe: Ke një djalë?

Xhuzepe: Po ai është më keq se babai me vajzat

Shqipe: Edhe unë kam fëmijë të mrekullueshëm.

Xhusepe: Je bërë gjyshe?

Shqipe: Kam një mbesë 9 vjeç dhe një nip.

Xhuzepe: A je xheloze për Lulin?

Shqipe: Nuk kam pse të jem xheloze.

Xhuzepe: Nuk e di se si e bën fasulen Luli.

Shqipe: Tek fasulja të paska mbetur mendja.

Koeman: I fitojmë të gjitha ndeshjet dhe shpallemi kampionë

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, ​është i bindur se ekipi i tij do të arrijë të fitojë në përballjen me Valencian në “Mestalla” pas disfatës së papritur, të enjten e kaluar, kundër Granadës, në “Camp Nou”. Holandezi pohoi se skuadra e tij mund të jetë kampione nëse i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura.

“Patëm një mundësi të shkëlqyer, por e humbëm. Gjithssi jam i bindur se nëse fitojmë pesë ndeshjet e fundit, do të jemi kampionë. Në çdo lojë kemi patur zotërimin e topit, kemi krijuar mundësi të shumta shënimi. Na pret një ndeshje e vështirë në Valencia.”

Dy ndeshje pezullim për holandezin: “Do të apelojmë, sepse mendoj se është një sanksion shumë i ekzagjeruar vetëm se thashë: çfarë karakteri paske qene. Nëse me të vërtetë fyen arbitrat, ata të dënojnë 20 ndeshje.”

Lojtarët me përvojë: “Siç e kam thënë më parë, ka lojtarë me përvojë të cilët duhet të ndihmojnë, ata i dinë këto rrethana presioni që ekzistojnë. Gjithashtu duhet të ndihmojnë të rinjtë, ka 4 ose 5 lojtarë për të cilët është viti i tyre i parë.”

Dinamo mposht Korabin, Superioja një fitore larg

Dinamo hedh një hap të madh drejt ngjitjes direkt në Superiore. Blutë kryeqytetas triumfuan 1-0 përballë Korabit në sfidën direkte dhe nëse fitojnë me Vorën në javës pasardhëse janë matematikisht në elitë, pasi diferenca me Burrelin e vendit të dytë është katër pikë.

Ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” e vendos goli i Kolgegës në pjesën e parë, por dibranët kanë pretendime për dy penallti, nga një në çdo pjesë. Në takimin tjetër në grupin e kryesuesve Burreli mposhti 3-1 Vorën.

Sa i përket grupit që Lufton për mbijetesë, Erzeni mposhti 2-0 Besëlidhjen, Oriku iu imponua 3-0 Veleçikut, ndërsa Turbina-Lushnja e Grupit B u mbyll pa gola.

Koronavirusi/ Dy viktima dhe 100 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Situata e pandemisë në Shqipëri prej disa javësh vijon të mbetet e njëjtë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë.

Ndrkohë me gjithë gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 70-83 vjeç.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 10 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 7 raste në Shkodër, Durrës,  6 raste në Devoll, Lezhë, 5 raste në Sarandë, 4 raste në Elbasan, Pogradec, 2 raste në Gjirokastër, Skrapar, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Vlorë, Mirditë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Permet, Ura Vajgurore, Dibër, Gramsh, Kuçovë, Libohovë, Patos.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,172 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 70-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (01 Maj 2021)

Raste të reja ditore        100

Të shëruar në 24 orë      834

Të shtruar në spitale      116

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore                2962

Testime totale             638,671

Raste pozitive             131,185

Raste të shëruara       110,172

Raste Aktive                 18,617

Humbje jete                  2,396

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   15317

Fier    1150

Durrës  272

Shkodër  480

Korçë    349

Gjirokastër  265

Vlorë    256

Elbasan  134

Kukës    117

Dibër   103

Berat    97  

Lezhë   78

Inter kërkon të mbyll llogaritë e titullit përballë Krotones. Ja risitë e Kontes në formacion

Duke filluar nga ora 18:00 do të luhet ndeshja Krotone-Inter, e vlefshme për javën e 34-ët të Serisë A.

Zikaltërve u duhen vetëm 4 pikë në 5 ndeshje për t’u shpallur kampionë të Serisë A, teksa misioni do të fillojë që në sfidën e sotme ndaj Krotones të vendit të fundit e cila i ka mbyllur llogaritë për sa i përket rënies një kategori më poshtë.

Dhe pse ndaj vendit të fundit dhe me qetësinë e shkëputjes 11 pikë ndaj ndjekësve, Konte nuk ka menduar të ndryshojë aspak formacionin e skuadrës së tij duke rreshtuar ekipin më modulin 3-5-2.

Mbrojtja përbeëhet nga Bastoni, De Vraj dhe Skriniar. Mesfusha plotësohet nga Brozoviç, Sensi në vendin e Eriksen dhe Barela ndërsa nga krahët Darmian dhe Hakimi. Në sulm të përhershmit, Lukaku dhe Lautaro.

Në krahun tjetër Krotonë rreshtohet me modulin 3-4-3, ku Simi do të jetë i vetëm në majë të sulmit si lojtari më në formë i momentin në Serinë A.

FORMACIONET ZYRTARE

Njoftim i rëndësishëm! Drejt Italisë me tampon negativ deri më 15 maj

Rregullat anticovid të  vendosura nga Italia për të gjithë personat që hyjnë në atje do të jenë në fuqi deri më 15 maj.

Njoftimi i publikuar nga “Air Albania” informon se të gjithë ata që duan të fluturojnë për në shtetin fqinj duhet të kenë me vete tamponin me rezultatin negativ maksimumi 48 orë para nisjes.

Nuk duhet t’i nënshtrohen tamponit të detyrueshëm personat që do të qëndrojnë në Itali për më pak se 120 orë për arsye pune shëndeti apo emergjence.

1 maji në Shqipëri/ Sindikatat flenë në ditën ndërkombëtare të protestës

1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në vende të botës përkujtohet me protesta e manifestime për të kërkuar të drejtat e për të plotësuar kushtet e punës.

Por, e kundërta ndodh në Shqipëri. Edhe minatorët e Bulqizës që dikur ngriheshin për të drejtat e tyre në punë, sot janë të heshtur. “Kemi 32 vite që punojmë në minierë dhe sot nuk është plotësuar asnëj kërkesë ndaj duhet të protestojmë. Nuk flasim dot sepse rrezikojmë vendin e punës”.

Eksperti për çështjet e punësimit, Erion Muça shpjegon faktorët e mosreagimit dhe indiferentizmit të shqiptarëve për të drejtat e tyre në punë.

Në të gjithë botën sindikatat funksionojnë si motor të shtytjes së punonjësve për t’u organizuar me njëri-tjetrin, për të bërë revolta duke kërkuar të drejtën. Në mungesë të tyre sot në vend njerëzit janë të frikësuar për vendin e punës dhe hapësirat sot për punë janë të kufizuara. Janë shumë indiferentë dhe neglizhentë dhe kjo padyshim ka dhe arsye, sepse përgjithësisht natyra e punonjësve në Shqipëri është natyre indiferente dhe individualiste. Kjo ka bërë që shumë të drejta të mos plotësohen“.

Por, çfarë duhet bërë që zëri i punëtorëve të dëgjohet dhe burimet njerëzore ashtu si në botë të shihen si motori i zhvillimit të bizneseve?

Së pari duhet të ngrihen shoqata të punonjësve sipas sektorëve dhe industrive të ndryshme për t’u rakorduar hapat dhe mënyrën se si do duhet të mbrohen të drejtat e tyre. Kërkohet po ashtu një mbështetje më e lartë përmes aktiviteteve me karakter promovimi e ndërgjegjësimi nga të gjitha instancat e përfshira”, shton Muça.

Vendimi/ Shqiptarët që udhëtojnë drejt Greqisë do karantinohen 14 ditë

Dy javë pasi Komiteti Teknik i ekspertëve vendosi masën e karantinës për të gjithë qytetarët që ktheheshin nga Greqia, Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë ka vendosur të njëjtën gjë për shtetasit shqiptarë që hyjnë në vendin fqinj.

Sipas vendimit, të gjithë personat që do hyjnë në Greqi nga Shqipëria pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit me të cilin udhëtojnë, duhet të bëjnë karantinë 14 ditore në shtëpinë e tyre.

Autobusët dhe mjetet me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi dhe po ashtu, ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve shqiptarë që duan të shkojnë atje për arsye turistike apo vizite.

Sipas njoftimit më të fundit, pikat kufitare do të punojnë çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 19.00. Në Pikën kufitare të Kakavijës do të lejohet të kalojnë deri në 400 veta, ndërsa Kapshtica do jetë e mbyllur.