Aplikacion
Tiranë- Policia ka reaguar lidhur me sherrin masiv të ndodhur në shkollën “1 Maj” në Tiranë.
Rreth orës 22:45, tek shkolla “1 Maji”, në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, sherbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të metejshme hetimore.
Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.
Tjetër video nga sherri masiv në KZAZ pranë shkollës “1 Maji”Një përleshje fizik ka ndodhur mes vëzhguesve të pranishmëve në shkollën 1 Maji ku po bëhet numërimi i votave të njësisë 30.
Përplasja ka qenë mjaft e ashpër mes të përfshirëve në sherr. Ata fillimisht e kanë nisur në formën e një debati, por më pas janë goditur me njëri-tjetrin me grushta, shkelma dhe më pas kanë përdoru dhe karriget.
Mësohet se janë shoqëruar 7 persona.
VIDEO-Me karrige kokës e grushte, si ndodhi sherri i dhunshëm tek shkolla “1 Maj”Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendrën e votimit tek shkolla ‘1 Maj’, në kryeqytet.
Brenda ambienteve të numërimit në zonën e Ali Demit ka pasur një sherr të dhunshëm. Nga pamjet e siguruar nga ABC shihet se si vëzhguesit dhe disa anëtarë të tjerë të grupeve të numërimit përfshihen në një përleshje masive, ku nuk mungon edhe përdorimi i karrigeve.
Siç mëson ABC te shkolla “1 Maj” janë konfliktuar fillimisht dy vëzhgues mes njëri tjetrit e më pas kanë dashur të hyjnë brenda ambienteve të numërimit disa persona që ishin jashtë.
Është dashur që të ndërhyjë policia për të shur konfliktin. Deri më tani janë shoqëruar 7 persona. Pas disa minutash situata është vënë nën kontroll dhe numërimi ka nisur.
PD e PS “kokë më kokë” për Dibrën, demokratët marrin kryesinë me 3 mandate deri më taniEdhe pse për disa orë Partia Socialiste kaloi në një avantazh të lehtë me vota duke marrë mandatin e tretë në qarkun e Dibrës, përkohësisht, demokratët rimorën avantazhin gjatë orëve të pasdites duke e marrë ata mandatin e tretë në qarkun me 5 mandate.
Në total, në rang qarku PD ka 27 419 vota, kurse PS ka 27 197 vota. Një diferencë e vogël prej 222 votash është ajo që i jep deri më tani mandatin e tretë demokratëve në Dibër.
Gara vazhdon në këtë qark, pasi janë edhe 15 kuti votimi për tu numëruar, të cilat i përkasin të gjitha bashkisë së Dibrës.
Përplasje e fortë/ Gazetari i tregon vendin Tom Doshit: Je “non grata” për trafik drogeKryetari i PSD-së Tom Doshi ka reaguar ashpër duke shpërthyer edhe në ofendime ndaj gazetarit Rakipllari.
I ftuar në News 24 dhe së bashku me të ftuarit e tjerë po flisnin për subjektet politike, por shpeshherë përmendën edhe emrin e Tom Doshit.
Ky i fundit është lidhur “live” me emsiionin në një bisedë telefonike, ku i ka thënë Rakipllarit që të ketë turp që është marrë gjithë kohën me emrin e tij.
Ndërkohë gazetari i ka kujtuar Doshit që është “non-grata” në SHBA dhe i ka kërkuar që të zgjidhë njëherë mosmarrëveshjet me Amerikën, por debati ka degraduar dhe kryetari i PSD-së ka përdorur edhe fjalë banale në drejtim të gazetarit, ndërkohë që gazetari ka kërkuar që Doshit t’i mbyllet telefonata.
Debati në News 24:
Tom Doshi: Ata dy burrat që ke aty, po u del shumë punë me emrin tim. Mua votat mi ka dhënë populli, ka patur program PSD, ka patur kandidatë më të mirë sesa Thurja apo ata që mendon ti. Mateni vendin mirë kur të flisni sepse i kam marrë votat në të gjithë Shqipërinë. T’ju vijë turp të dyve se keni edhe fëmijë dhe hidhni baltë kundër meje. Xhelozia e Rakipllarit se ka humbur PD nuk justifikohet.
Sokol Balla: Ju lutem pa ofendime personale. Komentet janë politike
Doshi: Mua më ka votuar populli, kam marrë 30 mijë vota në gjithë Shqipërinë
Rakipllari: Nuk ka asgjë personale
Doshi: Ti e ke personale
Rakipllari: Nuk kam asgjë personale. Ju keni marrë vota…
Doshi: Ju s’të lini rehat. Ju keni patur frikë të hapni ekranin për mua
Rakipllari: Po të gjykoj si kryetar partie.
Doshi: Ke gjithë ditën që merresh me ermin tim. Turp të kesh
Rakipllari: foli ambasadores amerikane për të tjerat. Merru me atë dhe jo me mua.
Doshi: Ç’lidhje ka ambasadorja amerikane? Unë jam më i pastër si ty. Do e gjej të drejtën edhe në Amerikë. As kam marrë tendera si tha Lubonja, unë i kam patur kundër të gjitha forcat. T’ju vijë zor që përgojoni. Dihet se kush jam unë. Jam përballur me drejtësinë këtu dhe do të ëprballem edhe në Amerikë.
Balla: Pse e dhe dorëheqjen?
Doshi: E dhashë dorëheqjen që të jem qytetar i lirë.
Rakipllari: Ti je një person i shpallur non-grata nga SHBA. Se blen 2-3 vota këtu mos kujto se je shumë i fortë. Sokol ndaloje këtë telefonatë. Je non-grata zotëri. Sokol, ndaloje telefonatën, zgjidhe me SHBA dhe pastaj me mua.
Doshi: Ti paguhesh për të dalë aty! Mbylle gojën! O ku*vë! Do të të q* ro*të!
Sherr masiv te KZAZ e shkollës 1 Maji në Tiranë. Rrihet komisioneri
Një sherr masiv ka ndodhur në KZAZ pranë shkollës 1 Maji në Tiranë. Disa persona kanë goditur një komisioner të Partisë Demokratike. Sherri ka nisur brenda KZAZ-së mes dy vëzhguesve të PS e PD. Më pas, disa të pranishëm janë vërsulur mbi komisionerin e PD dhe e kanë goditur. Policia ka ndërhyrë dhe ka prangosur 7 vetë. /Zoom.al
PS e PD betejë të ngushtë rezultati në Njësinë nr.7 të Tiranës, Etilda Gjonaj ‘sherr’ gjatë numërimit
Është shoqëruar me tensione procesi i numërimit të votave në Njësinë nr. 7 në Tiranë.
Mësohet se shkak për tensionet është bërë fakti se në këtë njësi të kryeqytetit ka një rezultat shumë të ngushtë, deri më tani, mes dy forcave kryesore politike, PS e PD.
Në video shihet momenti kur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, debaton me një vëzhgues, ndërsa nuk dëgjohet biseda mes tyre.
Në një reagim në “Facebook”, Gjonaj thekson se “Vota numërohet dhe askush nuk mund ta tjetërsojë vullnetin e qytetarëve as me laps e as me bojë ?. PS udhëheq bindshëm te Njësia 7! ?
PD nis rikuperimin në Durrës, rriten tensionetPartia Demokratike po fiton ndjeshëm terren kundrejt Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit.
Deri më tani në qarkun e Durrësit janë numëruar 212 qendra votimi nga 481 në total. Konkretisht në Durrës janë numëruar 64274 vota të vlefshme.
Qarku i Durrësit deri më tani po udhëhiqet nga Partia Socialiste me 33363 vota. Ndërkohë Partia Demokratike vjen më pas me 25544 vota. Në vendin e tretë deri më tani renditet partia Lëvizja Socialiste për Integrim.
Në KZAZ nr.22, e vendosur tek palestra e shkollës 9-vjeçare “Marie Kaçulini” ka nisur para pak minutash procesi i numërimit, pasi ishte ndërprerë prej disa orësh.
Jashtë KZAZ-së kishte grumbullime njerëzish, madje njëri prej vëzhguesve të jashtëm të PD-së pretendonte se nuk e linin të futej brenda, megjithëse kishte dokumentin shoqërues. Të gjitha listat e vëzhguesve po verifikoheshin nga fillimi.
Aty ndodhej edhe kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferaj. KZAZ nr.22 ka qendrat e votimit të zonës së plazhit, Shkozetit dhe ish-Kënetës.
Një natë më parë, numëruesit e PD-së u tërhoqën për disa orë dhe nuk po nisnin procesin e numërimit, i cili filloi vetëm pas orës 04.00.
Plagosje me armë në KavajëNjë plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrogozhinë. Sipas policisë rreth orës 21:10, në Rrogozhinë, Agustin Hoxha., 30 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë.
Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mësohet se i plagosur ka qenë në gjendje të dehur në momentin që është vetëplagosur me armë zjarri.
‘Surpriza për kundërshtarët’/ Rushaj apel numëruesve: Mos tjetërsoni votën e shqiptarëve për ndryshimNga selia blu, drejtori i fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj deklaroi se orët në vazhdim do të sjellin surpriza të pakëndshme për kundërshtarët politikë.
Ai u bëri thirrje komisionerëve të mos tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë për ndryshim.“Siç ju kem thënë Numërimi i çdo vote do konfirmojë vullnetin e shqiptarëve për ndryshim. Sot Pamë sot si dy vende deputetesh u rikuperuar. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza të pakëndshme për kundërshtarët tanë.
I bëj thirrje çdo komisioneri, mos tjetërsoni vullnetin e qytetarëve shqiptarë për ndryshim. Qytetarët kanë votuar ndryshimin dhe ne ju sjellim ndryshimin”, u shpreh Rushaj.