zoom

Day ArchivePërplasje frontale Meta-Kim/ Presidenti: E njëanshme. Deklarara e saj, e turpshme! Ambasadorja: Do të mbash përgjegjësi!

Një përplasje e paprecedent ndodhi këtë mbrëmje mes presidentit të Republikës Ilir Meta dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Presidenti Meta e ka sulmuar për herë të parë hapur diplomaten, një sulm që kulmon marrëdhëniet e tendosura që kanë ekzistuar prej kohësh mes tyre.
Teksa ishte në emisionin Cim Peka Live, ne Syri Tv, kreu i shtetit tha se ambsadorja i kishte dërguar një mesazh në telefon, ku i kërkonte të mos pëmendte “sfurqet”, mesazh ky pasi Meta u kishte bërë disa herë thirrje qytetarëve t’i mprihnin ato kundër atyre që do t’u vidhnin votat.

Presidenti Meta: Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim per te mos permendur me cfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen.

Presidenti nuk e tregoi përmbajtjen e mesazhit, por zbuloi një tjetër bisedë me ambasadoren.

Presidenti Meta: Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtet me Edi Ramen. Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.

Ambasadorja reagoi në Twitter duke e quajtur deklaratën e Metës të papranueshme dhe duke e paralajmëruar se ata që nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi për fjalët dhe veprimet e tyre.


Por presidenti vijoi me replikat, duke e quajtur reagimin e saj të njëanshëm dhe ndërhyrje në punët e brendshme.

 Presidenti Meta: E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme.

Kjo e sotmja është përplasja e parë dhe më e rëndë mes një drejtuesi të shtetit shqiptar dhe një ambasadori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Presidenti Meta ka pasur rezerva më parë edhe me paraardhësin e zonjës Kim, ambasadorin Donald Lu, të cilin gjithashtu e ka akuzuar si të njëanshëm. Ndërsa ish -ambasadorin e OSBE, Borchard ai e shpalli non grata në Presidencë. /Zoom.al

Meta përplaset live me Yuri Kim: Deklarata e saj një turp, të mos mbrojë Edi Ramën

Presidenti Ilir Meta ka bërë të ditur në Çim Peka Live se gjatë intervistës që po zhvillonte në studio, ambasadorja amerikane i ka dërguar një mesazh, ku i kërkonte që të mos përmendte më cfurqet.

Ndërkohë që po live, Presidenti Ilir Meta, i ka kërkuar ambasadores amerikane që të mos marrë në mbrojtje, Edi Ramën

‘Tani live sapo më shkruajti ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur më cfurqet. I them ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën.

Meta: E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme.

Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim per te mos permendur me cfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen.

Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtet me Edi Ramen.

Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.

Deklarata e Yuri Kim eshte nje turp dhe e ftoj Ambasadoren te vije tani live ne studio bashke me Edi Ramen te ballafaqohemi para shqiptareve

 

Zaho ‘elektrizon’ mitingun e PS: Unë e dua Vlorën! Rama tregon si i përgjigjet i biri kur i thotë ‘bëji mësimet’

Partia Socialiste ka mbyllur ditën e sotme fushatën elektorale në Vlorë.

Kryesocialisti Edi Rama zgjodhi pikërisht qytetin bregdetar, aty ku dhe është deputet, e ndërsa mitingun e mbylli një njeri shumë special për të djali i vogël, Zaho.

Ky i fundit tha “unë e dua Vlorën” duke elektrizuar të pranishmit.

Berisha i rrethuar nga demokratët: Të dielën pres një fitore të shkëlqyer

Mes demokratëve në sheshin “Nënë Tereza” në takimin përmbyllës të fushatës së 25 Prillit ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

I pyetur nga mediat Berisha se cilat ishin pritshmëritë e PD-së për ditën e diel, Sali Berisha u shpreh i bindur “Fitore e shkëlqyer, fitore”.

Si mbështetësit e Joe Biden, demokratët me makina mbushin sheshin “Nënë Tereza”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbyllur fushatën në qytetin e Tiranës mes mijëra qytetarëve të mbledhur në sheshin “Nën Tereza”. Në fjalën e tij përshëndetëse, Basha tha se dita e diel është dita e ndryshimit dhe fitores më të bukur, sepse kjo është fitorja e Shqipërisë.

Kreu i opozitës gjithashtu tha se nuk është më koha për të qarë, sepse të dielën të gjithë bashkë me votën për numrin 9 do të sjellim fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Tiranë.

Lulzim Basha:
Mirëmbrëma vëllezër dhe motra! Mirëmbrëma zonja dhe zotërinj! Mirëmbrëma të rinj dhe të reja! Mirëmbrëma Tirana! Mirëmbrëma Shqipëri! Kjo mbrëmje magjepsëse shënon fundin e një rrugëtimi. Një rrugëtimi që e nisëm bashkë nga ky shesh pak më pak se një muaj më parë e që na ka çuar nga jugu në veri, nga Tropoja në Sarandë, nga Korça në Durrës, cep më cep të Shqipërisë, të një Shqipërie të mbushur me shpresë, të një Shqipërie që po mbushet me gëzimin e fitores që po vjen. Sepse pas 8 vitesh të një rruge tjetër, në çdo fshat dhe qytet, në çdo shtëpi, sipërmarrje dhe fermë, kam parë në sytë e nënave tona, jo më dëshpërimin, jo më lotët por gëzimin për ditën e madhe që po afron. Ditën e fitores së çdo shqiptari, ditën e fitores së demokracisë, ditën e fitores si Shqipëria si gjithë Europa duke votuar numrin 9-të. Boll vëllezër dhe motra sepse ndryshimi është tashmë çështje orësh. Ai është madhërisht këtu në këtë shesh, në gjokset tuaja, në sytë tuaj, në zërin tuaj, ushton, ushton, ushton, numri 9-të. Për ndryshim, për fitoren e çdo familjeje shqiptare, për fitoren e nënave shqiptare, lotët e të cilave nuk kanë pasur të tharë këto 8 vite të vështira me fëmijët e larguar në emigracion, me burrat e shpunësuar, me shtëpitë e prishura, pasiguri për të nesërmen, pa rend, pa drejtësi por nënat shqiptare kudo ku i kam takuar, nënat shqiptare që ju shoh këtu në këtë shesh e kanë ngritur kokën sepse kanë shpresë, kanë besim dhe të dielën vjen ndryshimi për ato. Dhe për bashkëshortët e tyre, baballarët tanë të stërmunduar në 8 vite të një dimri pa fund, pa mundësi, pa një derë për të trokitur, pa një fjalë të ngrohtë, pa një dorë pas shpine por vetëm me vuajtje dhe mjerime, vetëm me çmime që rriteshin, vetëm me borxhe ku zhyteshin por i shoh sot, i shoh sytë e baballarëve, i dëgjoj thirrjet e tyre, e dinë, po vjen, nuk ndalet ditën e diel ndryshimi duke votuar numrin 9 dhe për fëmijët tanë, për vogëlushët tanë, për ata për të cilët po e bëjmë këtë betejë, më të madhen betejë, më të madhën betejë për zgjedhjet me praninë dhe masivitetin më të madh në 30 vite, për fitoren më të thellë në 30 vite, për fëmijët tanë, për shqiptarët e vegjël, shqiptarët e Shqipërisë si gjithë Europa, ditën e diel votojmë numrin 9. Është zgjuar shpresa, është zgjuar besimi me të cilin bashkë kemi arritur ëndrrat dikur të paprekshme për këtë Komb. Ju jeni burrat dhe gratë, ju jeni rinia e mrekullueshme e këtij vendi. Unë jam krenar për ju! Kam besim tek ju, sepse bashkë ne kemi ditur të bëjmë gjëra të mëdha, gjëra në dukje të paarritshme e që sot i gëzon çdo shqiptarë. Ne ishim burrat dhe gratë që hoqëm vizat. Ne ishim burrat dhe gratë që lidhëm kombin. Ne ishim burrat dhe gratë që mundësuam zhvillimin. Ne jemi sot këtu, në këtë shesh dhe gjithë ky gëzim, ky ngazëllim, ky shesh magjepsës, është një përgjegjësi e jashtëzakonshme për mua, për ekipin tim të mrekullueshëm. Për t’ju shërbyer dhe për të bërë realitet ëndrrat tuaja, ambiciet tuaja, për ta çuar Shqipërinë përpara, atje ku e meriton, në gjirin e Europës. Asaj të cilës i përket, aty do të jetë. Aty ku e do rinia shqiptare dhe kurrë më plagët e zemrave të nënave nuk do të kullojnë sepse ne jemi këtu, me një zotim, me një vullnet. Ndryshim! Ndryshim! Ndryshim për Shqipërinë! Bashkë për Ndryshim! Votojmë numrin 9 dhe kështu do të bëjmë të mundur arsimimin e të rinjve këtu, në vendin tonë. Punësimin e tyre me dinjitet me investime të huaja që prapë do t’i kthejnë sytë nga vendi i bekuar i bijave dhe i bijve të shqipes! Dhe kështu pra, vëllezër dhe motra, një dimër tetëvjeçar ka dhe dy ditë për ta mbyllur dhe unë e di se Tirana, kjo vulë kryeqytetase e ndryshimit do t’i prijë ditën e diel, pjesëmarrjes masive që në orët e para të mëngjesit. Do t’i prijë me votë fitores më të thellë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Vëllezër dhe motra, për 8 vite me radhë kanë marrë gjithçka. Një grusht njerëzish dhe një njeri i vetëm mbi ta, 8 vite me radhë zhvati dhe grabiti, dinjitetin e përdhosi, sigurinë e kërcënoi, vendit ia mbylli portat e integrimit dhe mendoi se për pak u bë Zot edhe i votës tuaj por kjo nuk është Tirana e tyre. Kjo nuk është Tirana e Edi Ramës. Kjo është Tirana e tiranasve, e kryeqytetasve, e shqiptarëve. Ky është vendi ynë dhe të Dielën me votën tuaj do ta rimerrni Tiranën, do ta rimerrni Shqipërinë dhe fatin tuaj në duart tuaja duke votuar numrin 9. Bashkë për ndryshim do të thotë që ne do ti japim fund njëherë e mirë arenës së shëmtuar ku shumica dërrmuese e shqiptarëve e varfëruar, e poshtëruar dhe e papunë, këqyrë një pakicë babëzie tek merr pasuritë e vendit, vjedh taksat e vendit dhe varfëron në palcë çdo familje. Do të thotë ti japim fund një arene të konfliktit dhe përçarjes që i shërben vetëm një njeriut atij që për 8 vite me radhë nuk bëri asgjë përveçse u pasurua dhe grumbulloj më shumë pushtet se kushdo tjetër përpara tij këto 30 vite. Ndaj unë e dijë në këtë shesh ushtojnë zërat e demokratëve dhe demokrateve, flamurtarëve të ndryshimit, të qytetareve dhe qytetarëve, mbështetësve, simpatizantëve, por nga ky shesh, nga shtëpitë e tyre e kudo ku ndodhen dua ti them mirë se vini në bashkimin më të madh të shqiptarëve çdo shqiptari, çdo shqiptareje pa dallime politike, sepse dita e diel është dita e çlirimit për të gjithë ju, është dita e çlirimit për qindra-mijëra rrogëtarë gjunjë këputur, gjunjëprerë dhe të dhunuar nga ky shtet që i trajton si skllevër. I ndjej, i dëgjoj akoma zërat e tyre. Jemi me ju, jemi bashkë, më 25 prill vota jonë është për numrin 9. Ejani dhe ju, bëhuni pjesë e bashkimit, nënpunës, mësues, mjekë, punonjës të ndershëm të policisë së shtetit që ju kam takuar përsëri këtë muaj kaq intensivisht në turin tim dhe më keni thënë me fjalë, me sy, me gjeste, na ka ardhur në majë të hundës, ditën e diel shkoni në kutinë e votimit, largojeni me votë të keqen. Bëhuni dhe ju bijtë dhe bijat tanë krenar, shërbëtor të askujt tjetër përveç ligjit dhe Shqipërisë. Kjo është energjia e ndryshimit! Ky është rrezatimi i njerëzve që e rikthejnë besimin te vetja, tek familja, te vlerat, te shoqëria, te Shqipëria, te fitorja! Ky është zëri, këto janë fytyrat e shoqërisë që ngrihet në këmbë pas 8 viteve të gjata lëngate dhe thotë: “Boll më!” Kjo është Shqipëria jonë! Ditën e diel e rimarrim me votë për të gjithë shqiptarët! Ja pra vëllezër dhe motra, ja si duket, ja si rrezatin shpresa, ja si rrëzetin besimi se e nesërmja me të vërtetë do ti takojë shqiptarëve, se ndryshimi do të vijë për gjithsecilin prej tyre sepse nuk ka dhe nuk mund të ketë gjë më të shtrenjtë në botë sesa të shkosh e të votosh për veten tënde, familjen tënde dhe fëmijët e tu dhe ndryshimi i 25 Prillit nuk bëhet për partinë politike ndaj mirë se vini ju qindra, mijëra socialistë të zhgënjyer, bashkohuni me ne, bashkohuni me ndryshimin, bashkohuni me shpresën. Kjo është Shqipëria e të gjithëve ne dhe do të ketë vend për të gjithë ne, ndaj, ejani votoni numrin 9. Cilin numër? Dhe unë zotohem sot, nga ky shesh i shenjtores së madhe shqiptare se qeveria e dalë pas votës së 25 prillit do të jetë qeveria e të gjithë shqiptarëve dhe se unë do të shërbej si kryeministri i të gjithë shqiptarëve. E di, barrën e rëndë të përgjegjësive që do të kemi pas datës 25. I kemi parë dhe prekur ditë për ditë së bashku rrënimet dhe rrënojat që po lë pas ky dhe 8 vitet e tij hipur mbi shpinën e shqiptarëve. Por e di vëllezër e motra se dita e fitores së thellë do të jetë dhe dita që energjia juaj e pamat të bëjnë të mundur atë që dinë të bëjnë kur jemi bashkë, përparim, zhvillim ekonomik, mirëqenie, paga të larta, e mbi të gjitha hapjen e derës për të shkuar drejt destinit tonë hyjnor, misionit tonë, misionit tim, Shqipërisë anëtar e Bashkimit Europian. Nuk ka fuqi, nuk ka forcë ta ndalë këtë që po vjen. I pandalshëm është ndryshimi, i pandalshëm është besimi juaj tek Shqipëria, i pandalshëm është besimi im tek ju populli i Tiranës dhe i mbarë Shqipërisë. Ndaj ejani, ejani të fillojmë, ditën e diel t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve, Tiranën banorëve të saj. Ditën e diel të hapim rrugën e të ardhmes për fëmijët tanë, për prindërit tanë, për vogëlushët e të rinjtë duke votuar numrin 9! Të gjithë në kutitë e votimit! Askush të mos mungojë. Të gjithë aksionerë të fitores dhe të atyre që do të vijnë më pas. Rinia e Tiranës priju ndryshimit. Rinia e Shqipërisë ju jeni ata që i dhanë zemër kësaj fushate, ju jeni ata që rindezët shpresën në sytë e nënave tuaja, ju jeni ata që po i prini fitores më të thellë dhe më të madhe. Dhe fitorja para të gjithëve do të jetë e juaja rini e mrekullueshme e kombit tim. Muzgu dhe mbrëmja kanë rënë mbi këtë shesh. Edhe 4 orë fushatë. Edhe 2 dit e 4 orë për tu ndarë nga e keqa. Edhe 2 dit e 4 orë për ta derdhur këtë besim, këtë ngazëllim, këtë shpresë në kutitë e votimit. Tirana, Shqipëria, ditën e diel për ndryshimin voton numrin 9. Për punën dhe mirëqenien voton numrin 9. Për jetën dhe sigurinë voton numrin 9. Për të ardhmen, për Shqipërinë si gjithë Europa. Ejani pra miq le ta derdhim këtë burim drite dhe shprese si qytetarë, paqësisht, denjësisht, por të vendosur deri në fund që bashkimi më i madh i shqiptarëve në 30 vite të shndërrohet në fitoren më të thellë, ashtu siç do të jetë e diela, e diela e bekuar e fitores, e diela e bekuar e shqiptarëve duke votuar numrin 9! Bashkë për ndryshim! Tirana fiton! Shqipëria fiton!

Zgjedhjet, tjetër mesazh i fortë nga SHBA-ja: Qytetarët të votojnë të lirë

Kur na ndajnë edhe pak orë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, një tjetër mesazh i fortë vjen nga SHBA, drejtuar partive politike dhe autoriteteve.

Pas kryetarit të Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit Amerikan, Bob Menendez dhe Anëtarit, Jim Risch, një ditë më parë, sot nje tjetër mesazh vjen edhe nga përfaqësuesit Gregory W. Meeks dhe Michael McCaul.

Kryetari dhe Anëtari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës, përmes një deklarate pak orë para zgjedhjeve, i kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare të sigurojnë që votuesit të hedhin votat e tyre të lirë nga mitmarrja, frikësimi dhe dhuna.

“Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet kombëtare në 25 Prill, ne i nxisim autoritetet shqiptare të sigurojnë që votuesit janë në gjendje të hedhin votat e tyre të lirë nga mitmarrja, frikësimi dhe dhuna. Ne gjithashtu presim që të gjithë udhëheqësit, ata që janë aktualisht në detyrë si dhe ata që shpresojnë të zgjidhen, të veprojnë në përputhje me normat demokratike edhe kur bëjnë fushatë të fuqishme. Miqtë e Shqipërisë në Amerikë mbeten të përkushtuar për të mbështetur një të ardhme demokratike dhe të prosperuar për popullin shqiptar”, përfundon deklarata.

Berisha tregon ku fshihen Kelmend Xhaferri dhe Suel Çela pasi u plagosën në Elbasan

Kelmend Xhaferri dhe Suel Çela janë dy nga personat që akuzohensi të përfshirë në përplasjen e armatosur të ndodhur në Elbasan.

Këta dy persona thuhet se janë duke u kuruar në një spital privat në Tiranë.

Në perplasjen me armë ku u vra Pjerin Xhuvani u përplasen me armë dy grupe ku PD denincoi se ata njihen si mbështetës të Taulant Ballës në fushatën e 25 Prillit në Elbasan.

Pas përfshirjes së Kel Çamit në përplasjen me armë, në makinën e tij u gjetën posterat e Taulant Ballës.

Denoncimi është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar një mesazh të mbërritur në adresë të tij.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Krimenelët Suel Çela dhe Kelmend Xhaferi mjekohen në një spital privat në Tiranë!

Rama ka urdhëruar sjelljen e tyre nga Labinoti për mjekim në Tiranë. sb

Pershendetje dr Kam inf qe Suel Cela dhe kel Cami kane mbetur te plagosur ne shkembimin e zjarrit ne Elbasan. Ata nga vendi iu ngjarjes policia jo ne spital si te plagosurit e tjere sepse jane ne kërkim, por i ka transportuar ne Labinat te ndermarrja e Gjergji Luces.

Duket se gjendja e tyrr eshte perkeqesuar dhe po ate mbasdite me urdher direkt te Rames dhe nen kujdesin e Taulant Bego Yaris ata jane transopertuar te shoqeruar edhe nga Policia per mjekim ne nje spital privat ne Tr.

VIDEO/ ” O…u vramë” Të shtëna dhe ulërima, momenti gjatë vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Përplasja për shitblerjen e votës solli një viktimë në Elbasan katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Viktimë mbeti aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën katër të tjerë.

Momenti i përplasjes mes mbështetësve të PS dhe PD, ka shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët të cilët ishin në vendngjarje.

Në një video të siguruar nga ABC është filmuar momenti i të shtënave me armë mes dy palëve, ndërsa solli vrasjen e Xhuvanit dhe plagosjen e të tjerëve. “Oi u vranë”, dëgjohet teksa thonë dy vajza në një automjet.Kujtojmë se ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maj” të qytetit të Elbasanit. Sipas asaj që është bërë me dije Struktura e Mbrojtjes së Votës e ngritur nga PD ka ndaluar një mjet, me pretendimin se po shpërndante para në këmbim të votës. Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa pas mbërritjes së efektivëve kanë ardhur mbështetës të PS, të cilët njiheshin me personin e ndaluar. Në këtë moment, siç ka bërë të ditur policia ka nisur përplasja me armë mes palëve.
Në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Papleka i cili pasi qëlloi në Elbasan grabiti një automjet dhe erdhi në Tiranë për t’u vetëdorëzuar në repartin RENEA. Komandati i këtij reparti e dorëzoi atë në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Papleka ka deklaruar përpara grupit hetimor se e kreu krimi për vetëmbrojtje. Ai është shprehur se kishte shkuar në zonë pasi kishte marrë raportime se disa persona po ndani para në këmbim të votave dhe në tentativë për t’i ndaluar është “ndezur” përplasja.

11 persona janë ndaluar dhe arrestuar lidhur me përplasjen e armatosur në Elbasan.

“Unë një copë katunar jam”! Rama: Për gamor pune si unë nuk keni

Pasditen e sotme, Edi Rama e mbylli në qytetin e Durrësit fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. Në fjalën e tij përpara të pranishmëve që kishin mbushur stadiumin “Niko Dovana” komentoi me nota humori, por edhe ironizoi PD-në dhe opozitën.

“Komunistin e keni në Gjirin e Lalzit. Në datë 25 prill do të shkojnë me entuziazëm, nga ora 10 do të fillojnë…nga ora 11 do ja fusin gjumit dhe do të shikojnë ëndërr sikur kanë fituar dhe kur të zgjohen nga ora 11 e mëngjesit do të thonë bobobobobo na e morën prapë komunistët. Por s’e kanë marrë komunistët, por shqiptarët që duan ta shikojnë Shqipërinë në majë. Dhe ngjitja në majë fillon nga Durrësi.

Mua më njihni, e dini që i rri punës mbi kokë, ditë natë. Nuk jam aq i mirë sa për t’u marrë për dhëndër, por shyqyr jam i martuar, nuk kam dalë për të kërkuar nuse, jam shumë i lumtur me gruan që kam. Kush nuk më pëlqen të lëvizë telekomandën. Nuk i pëlqejnë çitjanet e mia? Unë një copë katunar jam, këta modernët të shikojnë pantallonat e Likes, të Saliut, ato këpucët e Lulit që duken sikur nuk kanë këmbë brenda dhe nuk kanë nevojë të më pëlqejnë mua për top model. Për gamor pune si unë nuk keni”, tha Rama.

Presidentja e Grave të PPE, Doris Pack: Të dielën votoni numrin 9, votoni ndryshimin dhe Lulzim Bashën!

Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, Doris Pack mbështet fuqishëm ndryshimin në Shqipëri dhe nxit shqiptarët të shkojnë të votojnë. Në një videomesazh inkurajues për shqiptarët Doris Pack theksoi se “Partia Demokratike është forca që do të sjellë ndryshimin” dhe se “tani është është koha e duhur për ndryshimin e qeverisjes”.

“Ju inkurajoj të shkoni të votoni ditën e diel. Votoni për numrin 9, votoni për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Jam e sigurt se kjo parti ka mësuar nga historia e saj dhe do të sjellë ndryshimin. Do të luftojë korrupsionin dhe do të jetë e interesuar në ccështjet e përditshme, për edukimin, për shëndetësinë, për ccdo gjë që e bën jetën në Shqipëri sa më mirë që është e mundur. Që dhjetra mijëra të rinj të mos vazhdojnë të lënë vendin. Shpresoj shumë se ju e kuptoni mesazhin tim se unë dua ndryshimin dhe jam e bindur se edhe ju gjithashtu e doni ndryshimin”, thote Doris Pack në mesazhin e saj.

Edhe Presidenti i PPE-së Donald Tusk mbështeti më herët fitoren e PD në zgjedhje. “Lulzim Basha do të realizojë integrimin në Bashkimin Europian”, – tha Presidenti Tusk.

Mesazhet e përfaqësuesve të lartë të BE-së vijnë pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, kur do të vendoset fati i Shqipërisë për integrimin në familjen europiane dhe zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.