zoom

Day ArchiveAkuza e fortë e Kryemadhit: SHISH, SHIU dhe operacionalja e Ministrisë së Brendshme po përgjojnë LSI

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një akuzë të fortë në emisionin ‘Opinion’.

Sipas saj, të gjithë strukturat e shtetit kanë vënë në përgjim atë dhe përfaqësues të LSI-së, më konkretisht i referohet Operacionales së Ministrisë së Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) dhe Shërbimi Informativ Ushtarak (SHIU).
Kjo akuzë e fortë vjen kur kanë mbetur 5 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

SPAK verifikim përgjimit për legalizimet, Hoxha: Nëse nuk përgjigjem, nuk kam “humbur” me dëshirë

SPAK njoftoi sot se do të verifikojë audio-përgjimin e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame dëgjohet të rekomandojë që të mos u kthehet përgjigje pronarëve të 100 mijë objekteve informale që nuk plotësojnë kushtet për legalizim, pasi mund të kalojnë me palën tjetër. Gazetari investigativ Artan Hoxha në një postim në Facebook shpreh gatishmërinë për të ngjitur shkallët e godinës së SPAK-ut.

“Epo mire, ja kam marre doren ngjitjes se shkalleve te SPAK-ut. Nuk e kam per here te pare. Te pakten dy here kam qene vitin e kaluar ne SPAK, dhe 6 here te tjera, ne prokurorite e rretheve per denoncimet e parcelave me kanabis…Gjithsesi, qe te jemi te qarte, nese nuk u pergjigjem ne telefon, mos u shqetesoni. Nuk kam “humbur” me deshire…. Ose me kane sekuestruar telefonat serish dhe nuk kam mundesi te pergjigjem, ose me kane “sekuestruar” edhe mua me gjithe telefona…Por ç’do e keqe e ka nje te mire.

Sepse do te kem edhe njehere tjeter mundesine, te interesohem per dy celularet e mi te sekuestruar me 15 shtator 2016, nga paraardhesja e SPAK, Prokuroria e Krimeve te Renda…

Piloti veteran italian, qe u rrezua ne grykederdhjen e lumit Ishem, Guido Andrea Guidi, pas 5 muajeve izolimi ne Shqiperi, u la i lire te kthehet ne shtepi, pa i hyre gjemb ne kembe. Edhe avioni i tij, qe do te transportonte 200 kg kanabis, u riparua dhe tashme eshte kthyer ne fluturim ne Itali.

Te vetmet prova “kriminale” ne kete tentative te trafikut nderkombetare te kanabisit, kane mbetur dy celularet e mi, qe ne fakt sherbyen per te denoncuar pikerisht kete narkotrafik. Jeta vazhdon….” shkruan Hoxha.

Gazetari Hoxha publikoi sot regjistrim audio në të cilin dëgjohet sesi kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame u jep udhëzime punonjësve për të vepruar në shërbim të fushatës zgjedhore. Lame reagoi duke thënë se audio është bërë në 2017, pas zgjedhjeve. Presidenti dhe lideri i opozitës e dënuan, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se është përkthyer gabim dhe se nuk ka lidhje me votat

Meta: Do dekretoj çdo shumicë që do të dalë nga 25 prilli

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi mbrëmjen e sotme se do të dekretojë çdo shumicë që del nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. I ftuar në një televizion lokal, Meta tha se PS ka qenë një parti demokratike duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për tjetërsimin e saj.

“Do dekretoj çdo shumicë që do të dale nga 25 prilli, nga zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Do t’i besoj rezultateve që shikoj unë. Do dekretoj atë shumicë që fiton numërim më të madh të mandateve. Besimi më i madh është tek populli shqiptar. Çështja e zgjedhjeve i takon çdo prindi, fëmije, nënë dhe babai.

Përgjimet e Lames për legalizimet, Rama: Nuk ka lidhje fare me votat

Kryeministri Edi Rama thotë se audio-përgjimi i dalë sot në media për kreun e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame nuk ka të bëjë me fushatën elektorale të 25 prillit.

Ai tha se bëhet fjalë për një përgjim të ndodhur katër vjet më parë kur nuk ishte ndryshuar ende ligi për legalizimet.

“Nuk ka lidhje fare me votat. Ai është një përgjim i vitit 2017 dhe ai diskutim është bërë përpara se të miratohej ligji i ri dhe po të shikoni çfarë thotë dhe po të merrnin ligjin e ri do të shikoni se të gjitha ato shqetësime janë adresuar në ligjin e ri. Nuk është çështje votash, por e përkthyer nga Ilir Meta çdo gjë është blerje votash”, deklaroi kreu i qeverisë te euronews.

Meta paralajmëron Ramën nga Shkodra: Do t’i pres duart po preke një votë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paralajmëruar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se do të kenë pasoja nëse preken votat qytetarëve.

Meta deklaroi nga Shkodra se ‘Rama është një kukull që dihet nga kurdiset në rajon, për të minuar të ardhmen e Shqipërisë’. Ai tha se do t’ia presë duart atij dhe kujtdo që guxon të prekë votat.

“Edi Ramën e paralajmëroj nga Shkodra se do t’ia pres duart atij dhe kujtdo tjetër banditi që guxon të prekë votat. Presidenti do nxjerrë dekrete për mbrojtjen e votës së lirë. Për këtë të jetë i qartë Rama dhe banditët e tij. I gjithë populli do jetë ushtar dhe do ta ndjekë Ramën kudo që të jetë nëse prek 1 votë”, deklaroi Meta në televizionin lokal.

Kamera e fshehtë/ Zyrtari i FRD-se, premton punë e spastrime pas zgjedhjeve

Kamera e fshehtë e “Stop” tregon, sesi Ilir Hodaj, nënkryetar i FRD-së, bën pazar me një qytetare, për vende pune dhe poste pas zgjedhjeve të 25 prillit.Vajza i premton 5 vota, ndërsa zyrtari i partisë, i thotë, se nëse, do marrin ministri, do ketë nevojë për njerëz me shkollë, ndërsa po morën drejtori, do të ketë shumë vende pune.Hodaj shpjegon, se në ujësjellës ka 5 mijë vende pune dhe ata të PS-së do të duhet të paguajnë, për të mbajtur vendin e punës, ndërsa aktivistët e FRD-së do të futen në punë pa pagesë.Por sipas tij, spastrimet në institucione, do të bëhen pak nga pak, që të rinjtë t’ia marrin dorën punës.

 

 

Zyrtari i FRD ngacmon qytetaren: Bëhu e dashura ime e do jesh drejtoreshe

Një skandal është publikuar së fundmi në media ku zyrtari i lartê i FRD Ilir Hodaj, ngacmon seksualisht një qytetare.

Në takim me nënkryetarin e FRD-së Ilir Hodaj, vajza kërkon të angazhohet me punë në fushatë, por ngacmohet seksualisht nga zyrtari partiak.Hodaj kërkon ta puthë vajzën, e ofron edhe të pijë në zyrën e partisë.Ai i thotë, se po të bëhet e dashura e tij, do të jetë drejtoreshë në administratën e ardhshme.Vajza i kërkon kohë, duke i kërkuar të hapë derën e zyrës, që të ikë. Më pas ajo i con një mesazh, duke kërkuar, që t’i gjejë punë në ekipin e kontrollorëve ajrorë.

 

 

Të dhënat e qytetarëve nuk ruhen nga e-Albania? Specialisti i IT-së nxjerr “zbuluar” AKSH-in, ngre pikëpyetje mbi deklaratat

Skandali i publikimt të të dhënave nga patronazhistët është kthyer në një nga temat kryesore në opinionin publik dhe ate politik

Së fundmi një reagim ka ardhur nga eksperti i IT-së, Gentian Progni, i cili i është përgjigjur AKSH-it pasi më herët ky institucion deklaroi se të dhënat e qytetarëve nuk ruhen.

Në një postim në rrjete sociale, eksperti ngre një sërë pikëpytjesh në lidhje me prononcimin e AKSH-it i cili u shpreh se të dhënat e qytetarëve shqiptarë që marrin shërbime online përmes portalit unik qeveritar e-Albania nuk ruhen dhe as nuk janë ruajtur ndonjëherë, as nga AKSHI e as nga e-Albania.

Kujtojmë se drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj tha po ashtu se “përveç ndalimit nga legjislacioni në fuqi, nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këto të dhënat të përdoren e keqpërdoren, kur as nuk ruhen dot”. Progni i cili i drejton një sërë pyetjesh për sqarim institucionit të AKSH-it të drejtuar nga Karçanaj.

Presidenti Biden: Mbështesim një marrëveshje Kosovë-Serbi – me njohje të ndërsjellë

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për të siguruar një paqe të qëndrueshme përmes bisedimeve Kosovë-Serbi, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, që ka në thelb njohjen e ndërsjellë.

Këto komente janë pjesë një letre me të cilën presidenti Biden përgëzoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e zgjedhjes në këtë post.

Në letrën e shpërndarë nga zyra e zonjës Osmani thuhet se “normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor që Kosova të realizojë potencialin e saj dhe të integrohet plotësisht në institucionet Euro-Atlantike”. Ne letër nënvizohet se përmbushja e këtij qëllimi “do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromise të vështira gjatë rrugës dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë partneri i Kosovës në çdo hap”.
Mes tjerash presidenti Biden i është referuar një letre të presidentes Osmani për nevojat që Kosova ka për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.

Aty thuhet se Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 4 miliardë dollarë ndihma nëpërmjet programit COVAX për të mbështetur vendet në nevojë për vaksina në mesin e të cilëve ka përfituar edhe Kosova. Presidenti Biden shkroi se derisa Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e ndarjes së vaksinave me vendet tjera, duke nënvizuar se ekipi i tij do të mbetët në kontakt për të gjitha këto zhvillime.

Kosova mbetet vendi i fundit në rajon me numrin e të vaksinuarve. Në fund të muajit të kaluar Kosova mori 24 mijë doza në kuadër të programit COVAX nga rreth 100 mijë sa i janë premtuar.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri të ditur sot përmes faqes së saj në Twitter se “95 mijë doza të vaksinave të financuara nga Bashkimi Evropian do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit”.
Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi tha në një konferencë me gazetarë se vaksinat pritet që shumë shpejt të shpërndahen te vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo do të thotë që në fillim të majit dhe muajit tjetër ne duhet të jemi në gjendje të sigurojmë të gjitha vaksinat për punonjësit shëndetësor në gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Opozita në Kosovë është shprehur kritike ndaj qeverisë lidhur me sigurimin e vaksinave dhe çështja pritet të debatohet në parlament javën që vjen.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në opozitë, Abelard Tahiri, tha se debati për vaksinat është një çështje urgjente.

“Tashmë kemi një angazhim të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurim të vaksinave, por nuk kemi angazhim nga institucionet. Numri i vdekjeve po rritet e numri i testimeve po bie. Besoj që ky debat që do të bëhet të hënën do t’i kontribuojë sa më shumë situatës”, tha zoti Tahiri.

Janë bërë tri javë kur Kosova filloj procesin e vaksinimit dhe gjatë kësaj periudhe janë vaksinuar pak më shumë se 18 mijë persona./voa

Shqipëria mikpritëse e stërvitjes “Defender Europe 21”, më e madhja e NATO-s në rajon

Zëri i Amerikës: Zoti Gjeneral! Stërvitja “Defender Europe 21”është vlerësuar si më e madhja, që është zhvilluar ndonjëherë më parë në këtë rajon. A mund të na tregoni mbi përmasat dhe qëllimet e stërvitjes?
Gjeneral Bajram Begaj: Faleminderit për interesimin dhe praninë tuaj këtu në shtabin e forcave të armatosura. Pyetja juaj është shumë e rëndësishme edhe për vet forcat e armatosura shqiptare. Stërvitja “Defender Europe 2021” është stërvitja më e madhe e zhvilluar ndonjëherë në rajonin tonë dhe është ngjarje jo vetëm ushtarake për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë, por për vendin tonë është më shumë edhe si një ngjarje kombëtare. Kjo stërvitje është e përmasave të mëdha, jo vetëm për shkak të pjesëmarrjes, por edhe për shkak të rëndësisë së saj. Nga përmasat mund të flasim në nocionin gjeografik: kjo stërvitje përfshin një territor mjaft të gjerë që nga Afrika e deri në Europë, por në vijë frontale përfshin vendet e Europës veriore nga Baltiku, Deti i Zi dhe Ballkanit Perëndimor. Përfaqësimi në këtë stërvitje do të jetë me prezencë të madhe trupash: mendohet të marrin pjesë rreth 30 mijë trupa dhe do të jenë të pranishëm edhe 26 vende anëtare të NATO-s, të cilët do të jenë me prani trupash gjithashtu. Për vendin tone, ky eveniment ushtarak është shumë i rëndësishëm për faktin që Komanda Amerikane e Europës dhe Afrikës organizon këtë stërvitje për herë të parë në rajonin tonë me rëndësinë që e shprehin edhe vet e përmasat e saj. Me këtë vlerësim Shtetet e Bashkuara shprehin vendosmërinë, aftësinë, sigurinë dhe që janë garant i sigurisë dhe mbrojtjes së Europës Qendrore, Veriore dhe për rajonin tonë delikat të Ballkanit Perëndimor.

Zëri i Amerikës: Çfarë synon kjo stërvitje, e cila kërkon edhe një bashkërendim midis kaq shumë kombesh?

Gjeneral Bajram Begaj: Stërvitja përvec planeve dhe komunikimit strategjik që bën në vetvete, ka dhe një interes ushtarak per faktin që rrit dhe teston aftësinë dhe gadishmërinë operacionale të forcave aleate. Së dyti bën komunikimin dhe ndërveprueshmërinë midis pranisë së trupave nga vende të ndryshme për të vepruar në nivelin taktiko operacional.

Po kështu synohet përdorimi efektiv i kapaciteteve të përbashkëta në një stërvitje me kaq gjerësi dhe me kaq shumë forca pjesëmarrëse. Në planin ushtarak kombëtar, si forca të armatosura të Shqipërisë, kjo stërvitje na jep mundësinë që ne të bëjmë testimin e aftësive tona operacionale të njësive dhe strukturave tona, të cilat janë të deklaruara dhe të certifikuara për pjesëmarrëse në Aleancë në vendet dhe rajonet, ku ata e shikojnë të arsyeshme të marrë pjesë.

Gjithashtu nxirren mësime për të garantuar stërvitje më cilësore në të ardhmen dhe që trupat tona të jenë të përkushtuara dhe angazhuara në të ardhmen në pjesëmarrjen në operacionet e përbashketa në Nato. Organizimi I kësaj stërvitjeje në kushtet e pandemisë është një arritje e madhe për faktin që ne këto situate të vecanta arrijmë që të organizojmë një stërvitje të përmasave kaq të mëdha.

Zëri i Amerikës: Cila është pjesa dhe roli që ka marrë përsipër ushtria e Shqipërisë?

Gjeneral Bajram Begaj: Ne e falenderojmë aleatin tonë strategjik, SHBA-të, që na pëzgjodhën si vend mikpritës i stërvitjes. Kjo dëshmon një akt besimi që SHBA kanë për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ne do të marrim pjesë me mjete dhe trupa tokësore, detare, ajrore dhe do të ketë pjesëmarrje nga struktura të tjera të mbështetjes, komunikimit dhe mbrojtjes kibernetike. Ne do të testojmë kapacitetet tona infrastrukturore, mbështetëse, logjistike, koordinuese dhe bashkëpunuese me institucionet e tjera civile në vend. Roli mikpritës i kësaj stërvitje, me fjalë të tjera, ka të bëjë me vënien në dispozicion të kësaj stërvitjeje të kapaciteteve tona aero-portuale, detare, infrastrukturës rrugore për kalimin tranzit të trupave dhe mjeteve nëpër Shqipëri për t’u dislokuar në vende të tjera të rajonit. Stërvitja kërkon koordinim dhe bashkëpunim të gjithë strukturave të vendit. Për këtë falenderoj institucionet për ndihmën e plotë, nga parlamenti, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, ministrinë e mbrojtjes etj.

Zëri i Amerikës: Çfarë mund të thoni lidhur me angazhimin profesional dhe sasior të ushtrisë së SHBA-ve, sepse ata kanë rol thelbësor dhe po sjellin trupat dhe përvojën e tyre?

Gjeneral Bajram Begaj: Stërvitja është komplekse dhe shumë e gjerë në pikëpamjen ushtarake. Ka prani trupash, mjetesh dhe elementë të tjerë, që lidhen me kapacitetet logjistike dhe të komunikimit. Stërvitja do të kryhet në rajone të ndryshme të Shqipërisë, Durrësi, Biza, Rinasi, Kuçova, Farka etj. Trupat amerikane në vendin tonë mund të arrijnë 3 mijë ose 4 mijë të pranishme nga Komanda Amerikane për Europën dhe Afrikën. Natyrisht do të kishte edhe kapacitet logjistik, mbështetëse, akomoduese dhe komunikuese të ushtrisë amerikane.

Zëri i Amerikës: Ndërsa nga pikëpamja shtetërore marrëdhëniet shqiptaro – amerikane gjithmonë vlerësohen si të niveleve më të shkëlqyera. Si do ta vlerësonit ju bashkëpunimin ushtarak mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, duke marrë shkas nga kjo stërvitje?

Gjeneral Bajram Begaj: Kjo stërvitje në vetvete tregon forcën e kohezionit të Aleancës. Bërja e kësaj stërvitje me aleatin tonë strategjik, SHBA-të, tregon mësë miri vlerësimin e opinionit publik si dhe vlerësimin e vendeve të Aleancës, që përfshihet në raportin vjetor të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, i cili thotë se 79 për qind e qytetarëve vlerësojnë bashkëpunimin e Amerikës së Veriut me Europën në çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes si shumë të rëndësishëm. Në këtë aspekt, bashkëpunimi dhe zhvillimi i kësaj stërvitje në vendin tonë tregon që aleati ynë strategjik ka besim tek Shqipëria, ka besim te forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë, dhe vlrëson kapacitetet tona ushtarake si të afta dhe dëshmojmë se jemi nje vend anëtar i denjë i Aleancës së NATO-s. SHBA-të kanë bërë investime të konsiderueshme të forcat tona të armatosura. Mbështetja ka qenë ligjore, konceptuale, doktrinare, strukturore. Kurora e gjithë këtij bashkëpunimi ka qenë asistenca e vazhdueshme teknike në lidhje me riorganizimin e forcave të armatosura shqiptare; shdërrimin e saj në një forcë të vogël në numër, por e aftë të përballojë çdo sfidë si anëtar i NATO-s. E rëndësishme është pjesëmarrja në misione, në operacione dhe kontribute të përbashkëta me SHBA-të. E ka përmendur edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, se një nga priritetet e qëndrimit të saj këtu në Shqipëri është edhe mbrojtja. E falenderojmë për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me SHBA-të. Për forcat e armatosura shqiptare kontributi i SHBA-ve ka qenë jo vetëm në asistencë teknike, por edhe në trajnimin dhe edukimin e personelit shqiptar. Bashkëpunimi në këtë fushë është kontributi më i rëndësishëm, i gjithanshëm dhe pamatshëm. Ky kontribut i qenësishëm shërben drejt një kulture të re dhe reformimit të mentalitetit të forcave tona të armatosura.

Zëri i Amerikës: A mund të na thoni disa nga investimet më të fundit të SHBA-ve ër ushtrinë shqiptare?

Gjeneral Bajram Begaj: Investimet e SHBA-ve në modernizimin e ushtrisë shqiptare janë të pamatshme. Së fundi vijnë pas pak kohe helikopterë luftarakë të tipit Black hok, të pajisjes së forcës tokësore me armatim të ri, me pajisje të kimisë, dhe me projekte mbi sigurinë kibernetike, apo me projektin e radarit. Këto janë të rëndësishme jo vetëm pse na pajisin ne, por edhe për faktin se këto prjekte janë të lidhura si paketë totale. Përveç pajisjeve, ne marrim edhe edukimi, trjanimin dhe mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve.

Zëri i Amerikës: Si po shkon puna me projektin e aeroportit të Kuçovës?

Gjeneral Bajram Begaj: Një kontribut të rëndësishëm për aeroportin e Kuçovës kanë dhënë edhe SHBA-të. Ai është një projekt për modernizimin e kësaj baze ajrore, duke e shndëruar atë në një bazë ajrore taktike. Vlerësimi për këtë është i gjithë Aleancës dhe kjo është për meritë të forcave të armatosura të Shqipërisë, e cila ka marrë pjesë në një seri misionesh të kërkuara. Unë e lexoj vendimin e Aleancës për të modernizuar bazën e Kuçovës si një besim i Aleancës tek Shqipëria dhe tek forcat e saj të armatosura./voa