zoom

Day Archive“Ti je lëtyrë, punoje spiun tek Sigurimi i Shtetit”/ SHERR mes Rakipllarit dhe Frrok Çupit, gazetari: Shpifës ordiner

Sherr mes gazetarit Robert Rakipllari dhe Frrok Çupit. Të dy të ftuar në emisionin “Open”, të dy janë përplasur lidhur me rolin e presidentit Ilir Meta në zgjedhjet e 25 prillit. Gjithçka nisi, sipas Çupit, pas një citimi të keq të Rakipllarit, të cilin e ka paralajmëruar për një përballje ligjore. Ndërsa vijoi me akuza duke e cilësuar si një ish-spiun të Sigurimit të Shtetit.

PJESË NGA SHERRI: Frrok Çupi: Do shkojmë në gjyq me këtë që the.
Rakipllari: Kur të duash ti
Frrok Çupi: Do ta paguash shumë shtrenjtë. Më citon keq.
Rakipllari: Nuk kam ardhur të bëj debat me ty. Kujdes dhe referoju mirë gjërave. Unë të dëgjova dhe të respektova deri në fund.
Frrok Çupi: Pse ku ishte respekti?
Rakipllari: Kujdes me zhargonin! Kaq po them se nuk kam ardhur që të bëj debat me ty. Merre dhe ktheje se çfarë the. The për Metën që ky njeri kërkon pushtet. Ti nuk je jurist fare. Ke qenë, nuk je më tani. Presidenti shkon ku ti dojë qejfi.
Frrok Çupi: S’ka punë me zgjedhjet ai.
Rakipllari: Si nuk ka punë me zgjedhjet ai? Mund të shkojë ku të dojë në çdo vend të Shqipërisë.
Frrok Çupi: Presidenti nuk mund që të rrahë policë dhe të mos shkojë i dehur nëpër studio. Nuk ka kompetencë more djalë. Ehuuuu me kë flas edhe unë. Presidenti nuk bën thirrje.
Rakipllari: Po lexoje more lexo! Ti ke qenë spiun i sigurimit të shteti dhe nuk po them gjë. Je një shpifës ordiner. Spiun! Ti ke qenë dhe mbaje
Frrok Çupi: Ti je i lumtur budalla i dashur
Rakipllari: Do të vazhdoj me arsenalin.
Frrok Çupi: Do të të them ça lexoj me ty
Rakipllari: Se ça thonë për një letyrë si ty. Eni nëse me kë thirrur që të… Nuk vazhdoj dot më, më ke sjellë njërin që të më thotë gjëra personale.
Frrok Çupi: Çfarë të thashë unë gjëra personale?

Balluku rrëfen rrugëtimin në parti: Sa herë kam qarë për PS-në dhe Ramën

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belina Balluku në takimin zhvilluar me anëtarë të PS në Tiranë deklaroi se në PS ka mësuar se si funksionon partia dhe të gjitha procedurat që duhen ndjekur, duke e vlerësuar si shkollën më të vyer.

“Në 2009 mësuam që të gjitha materialet zgjedhore duhet të ruheshin pasi në rast të kundërt më zhdukjen e tyre, abuzimi ishte i jashtëzakonshëm”, tha Balluku.

Gjatë bisedës më tej ajo theksoi se nuk është penduar për rrugën që ka zgjedhur për t’ju bashkuar Partisë Socialiste, ndërsa tregoi dy momente që e kanë bërë të qajë në këtë rrugëtim të saj.

“Më kujtohet një moment në mbylljen e fushatës të 2009. Kryetari në atë kohë vazhdonte turin dhe ne na u dha detyra të qëndronim në Bulevard dhe kërkuam ndihmën e Fatmirit pasi policia nuk na lejonte të vendosnim foninë në të gjithë bulevardin.

Ne e ngritëm edhe skenën siç ngritëm edhe qytetin që i tregoi të gjithëve se çfarë force ishte PS-ja. Kujtoj që unë kam qarë kur Fatmiri mbajti fjalën pas mitingut për të thënë që 200 anëtarë të PS dhe deputetët e mbështetjes kishin vendosur të nisnin grevën e urisë, por kam qarë edhe kur kemi dalë nga greva e urisë pas vizitës së Edi Ramës në Bruksel. Kam qarë shumë në historinë time politike në PS”, tha Balluku, ndërsa shtoi se nuk është penduar në asnjë moment për rrugën që ka zgjedhur.

Investigimi i “The Guardian”: Si e lejoi Facebook qeverinë shqiptare të shtrembërojë diskursin politik

Një investigim i bërë nga britanikja “The Guardian” ka ekspozuar sesi gjiganti i rrjeteve sociale Facebook ka lejuar politikën ne vende të pazhvilluara që të manipulojë qytetarët duke përdorur platformën në fjalë. Mes shteteve të evidentuara është edhe Shqipëria ku llogari false janë përdorur nga njerëz të futur nga politika për të bërë komente në Facebook.

Facebook i ka lejuar vazhdimisht udhëheqësit dhe politikanët botërorë të përdorin platformën e tij për të mashtruar publikun ose për të “ngacmuar” kundërshtarët, pavarësisht se janë paralajmëruar.

Guardian ka pasur mundësi që të analizojë një dokument të brendshëm që tregon sesi kompania trajtoi më shumë se 30 raste në 25 shtete të sjelljes manipuluese politike që u zbuluan në mënyrë proaktive nga stafi i kompanisë.

Hetimi tregon se si Facebook ka lejuar abuzime të mëdha me platformën e saj në vendet e varfra, të vogla dhe jo-perëndimore në mënyrë që të vendosë përparësinë e adresimit të abuzimeve që tërheqin vëmendjen e medias ose ndikojnë në SHBA dhe vendet e tjera të pasura.

Kompania ka adresuar thuajse menjëherë manipulimin politik që ka prekur vende si SHBA, Tajvani, Koreja e Jugut dhe Polonia, ndërsa ka “lëvizur më ngadalë” ose aspak në raste që kanë ndodhur në vende si Afganistani, Iraku, Mongolia, Meksika dhe në pjesën më të madhe të Amerikës Latine.

“Është bërë shumë dëm në Facebook që nuk po adresohet pasi nuk konsiderohet si një rrezik i PR për Facebook”, tha Sophie Zhang, një ish shkencëtare e të dhënave në Facebook e cila punonte brenda organizatës “integriteti” të kompanisë për të luftuar sjelljen jo-autentike. “Kostoja nuk përballohet nga Facebook. Bartet nga bota e gjerë në tërësi. ”

Facebook u zotua të luftojë manipulimin politik të mbështetur nga shteti më anë të platformës së tij pas fiaskos historike të zgjedhjeve amerikane 2016, kur agjentët rusë përdorën llogari jo-autentike të Facebook për të mashtruar dhe përçarë votuesit amerikanë.

Por kompania ka dështuar në mënyrë të përsëritur të ndërmarrë veprime në kohë kur u paraqiten prova të manipulimit të shfrenuar dhe abuzimit të mjeteve të saj nga udhëheqësit politikë në të gjithë botën.

Facebook e pushoi Zhang nga puna për performancë të dobët në shtator të vitit 2020. Në ditën e saj të fundit, ajo publikoi një shënim lamtumire me 7,800 fjalë duke përshkruar se si ajo kishte “gjetur përpjekje të shumta të qarta nga qeveritë e huaja për të abuzuar me platformën në shkallë të gjerë për të mashtruar qytetarët e tyre” dhe duke kritikuar ashpër kompaninë që ka dështuar të adresojë abuzimet.

“E di që tani kam gjak në duar,” shkroi ajo. Lajmet për shënimin në fjalë u raportuan për herë të parë në shtator nga BuzzFeed News. Zhang po shpreson tashmë se duke dalë hapur me zbulimet e saj do ta detyrojë Facebook-un të llogarisë ndikimin tij në pjesën tjetër të botës.

Zhang i paraqiti dhjetëra raste ekipit të inteligjencës se rrjete adresash false apo faqesh po shtrembërojnë diskursin politik në vende si Shqipëria, Meksika, Argjentina, Italia, Filipinet, Afganistani, Koreja e Jugut, Bolivia, Ekuadori , Iraku, Tunizia, Turqia, Tajvani, Paraguai, El Salvador, India, Republika Dominikane, Indonezia, Ukraina, Polonia dhe Mongolia.

Në rastin e Shqipërisë, rezulton se Facebook nuk mori asnjë masë.

“Një hetues i inteligjencës gjeti prova se rrjeti shqiptar, i cili po prodhonte komente jo-autentike, ishte i lidhur me individë në qeveri, dhe më pas hoqi dorë nga çështja,” thuhet në shkrim.

Magazinën plot me armë, ky është Sokol Xhura (FOTO)

Dy ditë më parë policia e Tiranës, arriti të zbulonte një tjetër depo armësh, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raporton se arsenal i armëve është gjetur në një ambient në pronësi të Sokol Xhurës. Së fundmi ABC ka siguruar edhe foton e sokol Xhurës, ku në ambientet e godinës në pronësi të tij ishin fshehur armët e rënda.

Armët ishin izoluar në një dhomë në brendësi të murit. Është dashur ndërhyrja dhe shembja e këtij muri  për të zbuluar më par armët e kalibrave të ndryshme, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj.

Kujtojmë se më datë 1 Prill, policia arrestoi katër persona duke sekuestruar një arsenal tjetër të madh armësh në Tiranë, të cilat i përkisnin një grupi të njohur kriminal në kryeqytet. /abcnews

“NATO nuk e fal”/ Frrok Çupi: Ja kur do të arrestohet Ilir Meta

Analisti Frrok Çupi ka deklaruar në emisionin OPEN në Top Channel se më 26 prill pritet arrestimi i presidentit Ilir Meta.

Sipas Çupit presidenti do të arrestohet nga NATO, pasi la të kuptohet se ka gisht në atë që ka ndodhur në Rinas.

Duke komentuar përplasjet e forta të presidentit me kryeministrin në Vlorë, Çupi tha se Meta është në krizë mentale dhe ligjore, pasi ka tejkaluar çdo kufi.

“Nuk është krizë politike kjo e Ramës dhe Metës. Është një krizë personale e Ilir Metës. Është krizë mes Ilirit dhe ligjit. Është një krizë e shtuar mes Ilirit dhe NATO-s. Ndodhet me gisht të vënë prej fuqive të mëdha. Tashmë është në krizë mentale. Ka tejkaluar çdo kufi. Ka shkelur kushtetutën, ka fyer njerëzit, ka shtyrë. LSI ka vdekur. Nuk fiton LSI në Vlorë. Në Vlorë, Edi Ramën e shohin si Zot. Ilir Meta është tip matrapazi. Shkon dhe bën presion, mos i lëshon Rama diçka. Mund të lëshojë që t’i dalë në krah me një proces gjyqësor. Ilir Meta mund të vihet në pranga sapo të vijë data 26. Forcat e NATO-s nuk mund të falin”, tha Çupi në OPEN.

Brataj paralajmëron një valë të tretë Covid-i në Shqipëri

Edhe pse situata epidemiologjike në vendin tonë aktualisht paraqitet e qëndrueshme, ku sot u regjistrua edhe numri më i ulët i infeksioneve që nga shtatori, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, parashikon një valë të tretë.

Sipas Bratajt, vala e tretë pritet për shkak të grumbullimeve nga partitë politike, ku nuk respektohen masat.

“Nuk po respektohen masat. Ka grumbullime të vazhdueshme. Mua më shqetëson më shumë fakti i spostimit drejt qyteteve të vogla apo fshatrave të largëta që ishin thuajse të virgjëra. Vala e tretë nuk do të jetë asnjëherë si e para apo e dyta. Do të ketë një rritje fiziologjike, por asnjëherë ajo situatë që është parë në nëntor apo shkurt-mars. Më shqetëson fakti që nuk shoh asnjë parti politike që të bëjë thirrje, ruani distancën, mbani maska, por vazhdon ajo vala”, tha Brataj.

Gjatë një interviste për A2, Brataj pati edhe një apel për qytetarët.

“U drejtohem qytetarëve, nuk mund të jemi kaq të papërgjegjshëm, pasi pasojat janë të mëdha. Edhe Izraeli që është vendi i parë në botë në për vaksinimin, por sërish vdekshëmria është e lartë. Edhe nëse ke bërë dozën e parë apo të dytë, nuk të përjashton që të përhapësh virusin”, tha Brataj.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 125 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i ulët i rasteve ditore që prej shtatorit të vitit të kaluar.

Ndërkohë, autoritetet njoftuan se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 persona të prekur me koronavirus.

Përdorimi i të dhënave, Veliaj: S’janë tonat, ne kemi një databazë siç e ka pasur edhe Luli që në 2011-ën

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, i ftuar në studion e “Real Story”, në “News 24”, foli mbi databazet e publikuara nga mediat, ku pretendohet se Partia Socialiste ka të dhënat e qytetarëve.

Veliaj tha se të gjitha partitë e mëdha kanë databazat e tyre, e kjo sipas tij ndodh edhe në SHBA. Ai shtoi se databazat e publikuara nuk janë të tyre, e theksoi se sipas tij të dhënat e publikuar në media janë manipuluar. Veliaj tha se që në 2011, kryedemokrati Lulzim Basha, i uronte në numrin e telefonit ditëlindjen.

“Të gjitha partitë kanë një databzë, nuk e di nëse është databaza jonë. S’ka asnjë dyshim që paritë serioze marrin listën e krehin dhe kërkojnë të shikojnë elektoratit. Dikush që punon në fazën ka nevojë të dëgjoj më shumë për rrogën. Disa herë këtë e bën kryetari i partisë, në atë zonë, ose ai kryetar i organizatës së socialistëve, por nuk di të them nëse ajo është databazi jonë. Sepse aty shihet një faqe Exlel, është e manipulueshme. Si çdo parti serioze në botë kemi një databaze. Që nga viti 2011, nga dy njerëz që nuk njoh, nga një amerikan dhe Lul Basha, që e dinte se kur e kam ditëlindjen dhe më uronte ditëlindjen. Çdo parti ka databazë. Nëse numri i telefonit është dhënë vullnetarisht nga qytetari, këtu s’ka asnjë lloj shkelje. Këtë e bëjnë të gjitha partitë, partitë e kanë bërë këtë që në 2011. Ditëlindja ime dihej që në këtë vit, por edhe Basha, e thashë, këtë e bënë demokratët e Amerikës. Është tjetër gjë databaza e asaj që u pa në Pukë. Një parti e madhe nuk i ka hije të bëj një gjë e tillë, nuk blemë vota, e kurrë se bëjmë atë gjë, u shpreh Veliaj.

Mbërrijnë në Rinas 7020 vaksina Pfizer, Rama: Do vijnë edhe doza të AstraZeneca-s, Sinovac-it e Sputnik-ut

Kanë mbërritur këtë mbrëmje në aeroportin e Rinasit dozat e reja të vaksinës Pfizer. Kryeministri Edi Rama thekson se pritet që të mbërrijnë edhe të tjera doza nga Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik.

Në mesazhin e tij në “Facebook”, Rama shkruan se “Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike”.

Mesazhi i Ramës:

7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund?

Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike?

Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë???

Lidhje e re? Tea sqaron të vërtetën e puthjes me një djalë tjetër

Gjatë ditës së sotme në rrjete sociale dhe media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën Tea shfaqej duke shkëmbyer puthje në cep të buzës me një djalë.

Këtë të fundit fillimisht ajo e prezantoi si shokun e saj, por më pas kjo puthje i habiti të gjithë dhe i bën ndjekësit të dyshonin se ata të dy kishin nisur një lidhje. Për më tepër dyshimet u shtuan pasi Tea vendosi ta fshinte këtë video nga llogaria e saj.

Mirëpo Tea ju ka dhënë fund aludimeve duke treguar se si qëndron e vërteta e kësaj lidhjeje. Ish-konkurrentja e

“Për’puthen” ka treguar se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë dhe se nuk do të flasë më fare për lidhjet e saj këtej e tutje.

“Atë që ke bërë video aman ça e ke burrë?”, e ka pyetur një ndjekës Tean.

“Sigurisht që jo, Geri është një miku im i vjetër. Kur vjen puna tek lidhjet e mia romantike, shanset janë që kurrë nuk do lejoj askënd të dijë asgjë”, është përgjigjur ajo.

Kjo do të thotë se Tea nuk e ka harruar ende Beartin dhe nuk e dimë nëse ndjehet gati për të nisur një lidhje të re. Nga ana tjetër, Bearti ka treguar se po fokusohet tek vetja pas ndarjes nga Tea dhe nuk dëshiron që të përfshihet në një lidhje të re.

Madje, një ndjekëse i ka propozuar të lidhen bashkë, por përgjigjja e tij ishte kjo:
“90% pyetjeve janë keshtu, jo s’jam duke mendu per asnje lloj lidhje per momentin”

Kryemadhi flet nga Kamza dhe bën premtimin: Pas 25 prillit…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim në Kamëz, tha se kjo bashki, është e 5-a në vend, sa iu përket popullsisë dhe shtrirjes gjeografike.

Ajo tha se është mëkat, që kjo bashki të mos ketë një spital, e u zotua se pas 25 prillit, do të ndërtohet në Kamëz një nga spitalet më modern në vend.

“Mirëmbrëma qytetarë të Kamzës.
Doja ta filloja fjalën time me një urim, për të gjithë besimtarët Myslimanë që sot fillojnë muajin e Ramazanit dhe Zoti ua pranoftë agjërimin e tyre, lutjet e tyre dhe ti afrojë ata sa më pranë me Zotin. Me këtë urim dua të uroj të gjithë qytetarët e Kamzës, kudo ku janë që edhe këto 13 ditë të mos lodhemi duke punuar çdo ditë dhe minutë për të shkuar në 25 prill në kutinë e votimit dhe për të votuar ndryshimin, pasi ajo që është e domosdoshme për të gjithë qytetarët është jo vetëm ndryshimi, por është e gjithë e ardhmja e fëmijëve tanë, fëmijëve të shqiptarëve, e ardhmja e Shqipërinë tonë.
Nga data e sotme na ndajnë edhe 13 ditë nga 25 prilli. Si sot 2 javë, numëruesit e LSI do të jenë duke numëruar votat e qytetarëve, të cilat do të jenë siç është ky flamur, kuq në kutitë e votimit, ku i japin votën LSI-së, numrit 6, ngjyrës së kuqe që është në mes të fletës së votimit. Unë sot dua të them shumë fjalë, shumë gjëra, të cilat kanë qenë të pamundura, por ne nuk jemi ndalur asnjë ditë duke bashkëbiseduar me ju, si motra dhe vëllezër. E dimë shumë mirë, që Bashkia e Kamzës është bashkia e 5 në rang vendi për nga numri i popullisisë, shtrirja e saj, por edhe nga intensiteti i angazhimit që jo vetëm të mungesës që ka ekonomia, infrastruktura, sistemi i energjisë, por një nga problemet kryesore që ka është mungesa e spitalit, ateë që përmendi pak më përpara edhe doktor Besniku.

Ne si LSI e mbajmë fjalën, angazhimeve tona, jo vetëm që do ta çojmë deri në fund angazhimin e të gjithë grupit të deputetëve të LSI në Kamzë, pasi është detyrë qytetare dhe politike dhe mbi të gjitha është humanizëm, që një nga bashkitë më të mëdha të Shqipërisë, të ketë një nga spitalet më të mëdha, pasi është një nga pikat kryesore të lidhjes së veriut të Shqipërisë me Tiranën dhe më tej. Pak më përpara foli miku im Faik Basha. Bashkia e Kamzës është 70-80 % e saj është me qytetarë që kanë ardhur nga zona të tjera të Shqipërisë. E pra Faiku edhe pse është qytetar i Tiranës, lindur e rritur në Zall Herr, ka qenë një nga figurat më të mira në Bashkinë e Kamzës dhe nuk pranoi të bashkëjetonte me kalbjen e sistemit, por u shkëput dhe mori përsipër këtë lloj përgjegjësie për të ndryshuar sistemin e kalbur të tranzicionit dhe për të ju dhënë atë që kanë nevojë sot më shumë se kurrë qytetarët e Kamzës.
Për të vajtur tek Ardian Hasalami, djalin kuksian i cili është djali i Paskuqanit, ekonomist. Që në themelimin e LSI i angazhuar me LSI, sot ai ka shansin mundësinë, për të vazhduar e treguar se jo vetëm që ne jemi prezentë kudo, por për të çuar përpara çdo premtim që ne do të mbajmë dhe ua japim qytetarëve për ta çuar deri në fund. Unë jam e bindur që jo vetëm Paskuqani, por e gjithë Kamza do të bëjë goditjen fatale për të gjithë qarkune e Tiranës. Nuk mund të rri pa përmendur, vëllain tim Përparim Spahiun.

Ne të dy kemi marrë një përgjegjësi shumë të madhe për qarkun e Tiranës, për Bashkinë e Kamzës, sepse angazhimi ynë për të çuar qytetarët në kutitë e votimit të votojnë LSI-në është shumë i madh, jo vetëm për të shtuar mandatet për LSI-në dhe për ta filluar nga 11 e sipër për LSI-në në të gjithë qarkun e Tiranës, por për ti dhënë edhe fitoren LSI-së në qarkun e Dibrës, aty ku ne e kemi origjinën, por edhe shumë nga ju që jeni këtu sot”, tha Kryemadhi.