zoom

Day ArchiveKontrollorja tregon arsyen pse pezulluan punën në AlbControl: Isha stresuar

Flora Ndreca, një nga kontrolloret ajrore që ka vendosur të pesullojë punën ka treguar në emisionin “Opinion”  përse kontrollorët vendosën të pezullonin punën e tyre.

Ndreca tha se së bashku me 5 kontrollorë të tjerë ka kërkuar disa ditë relaksi, pasi sipas saj, një kontrollor nuk mund të punojë në kushte stresi, por më vonë nga drejtuesi e saj  i është kërtkuar që të largohej nga puna.

Kjo gjë ka bërë që dhe kontrollorët e tjerë të plotësojnë formularin e paaftësisë së përkohshme, duke shkaktuar kështu dhe pezullimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

“Në bazë të kodit të punës nuk mund të bëjmë grevë, është paaftësi e përkohshme. Kur kontrollorët e trafikut ajror, nuk mund të siguroj që ne jemi për të ofruar një shërbim. Nëse mua më mungon koncentrimi para radarit mua më gjobitin me 2 milionë të vjetra. Në këto momente ne stresi po na shtohet. Ne nuk jemi të politizuar, jemi profesionistë. Dje un bashkë me stafin tim, ishim 6 veta në turn. 5 nga ne u ndien të stresuar nuk u ndiem mirë dhe vendosëm ta mbanim trafikun dhe në fund të turnit të plotësonim një formular që përmban skema e kompetencës që ne jemi të paaftë përkohësisht. Unë personalisht kam kërkuar 3-4 ditë periudhe relaksi. Në momentin që mbaruam turnin, dorëzojmë formularin tek eprori jonë. Nisemi për në shtëpi, marrim një telefonatë nga drejtoi operacional, kthehemi dhe gjendemi para faktit të zgjidhjes së kontratës së punës. Nuk kishin një arsye, unë refuzova ta firmosja. Nëse unë ulem në vendin e punës dhe jam e stresuar për arsye personale, unë bëj shkelje ligjore nëse punoj në kushte të tilla. Në momentin që 5 kontrollorë u hoqën nga puna, kontrollorët e tjerë bën paaftësi të përkohshme për solidarizim. Në nuk paguhemi nga numri i trafiku, ne paguhemi për shërbimin.”-tha Ndreca

Kontrollori përplaset me zv.ministrin: Po na arrestojnë, ti gënjen

Andel Trebicka, një nga kontrollorët e trafikut ajror që ka deklaruar paaftësi të përkohshme është përplasur në emisionin “Opinion” me Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe i energjisë Etien Xhafaj.

Trebicka tha se Xhafaj po gënjen, teksa tha se policia ka nisur arrestimin e kontrollorëve. Ai tha se në muajin mars kontrollorëve iu është thënë se gjysma preh tyre do të pushoheshin nga puna.

“Po i arrestojnë kolegët një e nga një, kjo është në vazhdën e deklaratave të ministres Balluku. Ne parady ditësh kishim ujdi dhe turp ti vij që gënjen aty. Dje keni pushuar 5 vetë, kujtuan se ne do hanim presion, pastaj e keni çuar bë 2 vet e pastaj në 0. Në muajin mars na keni mbledh dhe na keni thënë se gjysmat nga ju do pushoheni. Këto që the ti nuk janë të vërteta, unë të sfidoj.”-tha Trebicka.

Aeroporti i vetëm në Shqipëri prej mëngjesit të sotëm është në kaos total, pasi nuk mund të realizohet asnjë fluturim, si në hyrje dhe dalje, përpos atyre që kalojnë në hapësirën ajrore të vendit tonë. Shkak është bërë greva e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur paga për shkak të pandemisë prej vitit të kaluar.

Përmes Sindikatës, avokatit, por edhe vetë drejtpërdrejt ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në momentin që do të shfuqizohet vendimi që u ul pagat. Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën dhe Ilir Metën se qëndron pas bllokimit të Rinasit, ndërsa kontrollorëve u vendosi ultimatum që të rikthehen në punë deri nesër, në të kundërt do të largohen.

Ministrja Balluku e cilësoi veprimin e kontrollorëve grusht shteti dhe pasditen e sotme dërgoi në Rinas ushtrinë dhe policinë për të marrë në dorë kullën e kontrollit me argumentin se është objekt me rëndësi të veçantë.

Inter për “notën 10”, Juventus fiton përballjen direkte me Napolin

Inter nuk shkëlqen, por vijon të fitojë dhe të thellojë diferencën me ndjekëset, pasi tani e sheh veten plot 11 pikë larg Milanit të vendit të dytë. Në sfidën e prapambetur nga java e 27, zikaltrit mposhtën Sassuolon me shifrat 2-1 në “San Siro’, duke regjistruar kështu fitoren e 10 radhazi, ose të gjithë ndeshjet e luajtura në fazën e dytë.

Edhe këtë 90-minutësh në “San Siro”, skuadra e Contes u rreshtua mirë mbrapa dhe i besoi daljes së shpejtë në kundërsulm, ku pasi kërcënoi me Hakimin, gjeti avantazhin me Romelu Lukakun në minutën e 10’.

Pas një daljeje të bukur nga krahu i majtë i sulmit, Young hodhi një krosim të saktë në zonë, aty ku Lukaku i vodhi kohën rumunit Chiriches dhe dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e 21-të sezonal dhe të parin me kokë.

Në minutën e 67’, menjëherë pas një aksioni të rrezikshëm të Sassuolos, zikaltrit zbritën shpejt në kundërsulm dhe Lukaku shërbeu për Lautaro Martinez, që nuk e pati të vështirë të shënojë edhe golin e dytë.

Sassuolo provoi të reagojë dhe rihapi takimin me anë të Traore në minutën e 85-të, ndërsa deri në fund Interi shpërdoroi dy mundësi flagrante me Sanchez e Hakimin dhe shënoi edhe një gol të tretë me Lukakun, por që u anulua për pozicion jashtë loje.

Reagon mjaft mirë edhe Juventus, që pas dy ndeshjeve radhazi pa fitore, ia doli të triumfojë me rezultatin 2-1 përballë Napolit në ndeshjen e prapambetur nga java e tretë e kampionatit.

Në një kohë kur e ardhmja e Andrea Pirlos ishte vënë në dyshim serioz dhe mediat italiane kishin nisur aludimet për pasuesin e tij, bardhezinjtë ia dolën të marrin një 3-pikësh mjaft të vlefshëm në ndeshjen direkte për një vend në katërshe ndaj Napolit.

Cristiano Ronaldo në pjesën e parë dhe Paulo Dybala në të dytën shënuan për bardhezinjtë, ndërsa Napoli rihapi ndeshjen me Lorenzo Insignen, që ekzekutoi saktë një 11-metërsh në minutën e 90’, por nuk kishte më kohë për të shmangur humbjen.

Me këtë fitore Juventusi ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 59 pikë, një më tepër se Atalanta dhe tre më shumë se Napoli, me të cilat do të duelojë deri në fund për një vend në zonën Champions.

PSG mposht Bayernin në Mynih

Rreth 7 muaj pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve, Paris Saint Germain provoi të hakmerret ndaj Bayernit të Mynihut, duke e mposhtur me rezultatin 2-3 në “Allianz Arena” dhe duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit në gjysmëfinale, ndonëse gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Francë.

Sfida nisi vrullshëm për parizienët, që kaluan në avantazh në minutën e tretë, teksa pas një pasimi të saktë të Neymar, Kylian Mbappe mposhti portierin Neuer dhe dërgoi sferën në rrjetë.

Në minutën e 28′ francezët shënuan edhe golin e dytë, një gol tërësisht “brazilian”, pasi Neymar asistoi dhe Marquinhos dërgoi topin në rrjetën e portës së Neuer.

Bayerni rihapi takimin me Choupo-Motting, që kishte rolin të zëvendësonte bomberin Lewandowski pikërisht përballë PSG-së, fanellën e të cilës veshi deri në fundin e verës së kaluar.

Në pjesën e dytë ishte Thomas Muller që riktheu baraspeshën, por vetëm për pak minuta, pasi Mbappe shënoi edhe golin e dytë personal e të tretin për PSG-në, pas një asisti të Di Marias, duke vulosur suksesin e francezëve.

Ka hedhur një hap drejt gjysmëfinaleve edhe Chelsea, që fitoi çerekfinalen e parë ndaj Portos me rezultatin 0-2 në “O’Dragao”. Mason Mount në pjesën e parë dhe Ben Chilwell pak para fundit, vulosën suksesin për londinezët e Thomas Tuchel.

“Kam 23 vjet që mbaj b… tënde të sigurt në ajër”/ Kontrollori i Albcontrol përplaset me gazetarin Haxhiu: Kanë nisur arrestimet

Një prej kontrollorëve në kullën ajrore pranë kompanisë Albcontrol në Rinas tha se kanë nisur arrestimet e kolegëve të tij dhe se pret që të arrestohet edhe ai.

I ftuar në “Opinion”, ai tha se kishte 23 vite që punonte si kontrollor, ndërsa shton se janë kërcënuar me heqjen e gjysmës së kontrollorëve.

Andel Trebicka: Dua t’i them koleges time që do të arrestohet nga policia. Po arrestohen kolegët një e nga një. Kjo është në vazhdën e asaj që tha zonja Balluku, ‘grusht shteti’ që po na kërcënon Erdogani. Albcontrol ka të drejtë të mbyllë hapësirën ajrore. Dje janë pushuar 5 vetë nga puna. Na keni mbledhur dhe na keni thënë se do të pushojmë gjysmën nga puna. Mos hapni gojën. Kur keni parë se ne nuk tërhiqemi, na keni thënë përralla.

Zt. Baton Haxhiu tha përpara kush janë këta? Unë i them kush është ky?! Unë kam 23 vjet këtu. Kam pasur emergjenca. Në 23 vjet kam mbajtur bythën tate në ajër të sigurt dhe ti del e më thua kush je ti.

Haxhiu: E para, nuk merrem me nervozizmin tënd. Në diskutim publik nuk përdoret një fjalor i tillë. Fikja e dritave është shantazh. Grevën ta vazhdoni por të mos ndërprisni punën.

Ndreca: Ndodhemi përpara arrestimit!

Trebicka: E para nuk është grevë. 80% e kontrollorëve e kanë kaluar covidin aty në këmbë. Nuk ka marrë masë asnjë njeri.

Ndreca: Kam një fëmijë të vogël në shtëpi dhe kam të njëjtat rroba që prej mëngjesit të djeshëm dhe ndodhem përpara arrestimit.

BIRN: Balluku s’pati probleme për pagat e AlbControl kur e drejtonte vetë

Greva e pashpallur e punonjësve të kompanisë Albcontrol vuri në dukje vështirësitë ekonomike të një kompanie nën pronësi publike, e cila është në pozicion monopol në treg, ofron një shërbim të domosdoshëm dhe megjithatë, prej vitesh rezulton me humbje.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se kompania ishte detyruar të ulte pagat e punonjësve për shkak se të ardhurat e kompanisë kanë rënë si pasojë e pandemisë. Ajo e shpalli grevën “një grusht shteti”, ndërsa i deklaroi rrogat e punonjësve të kompanisë [4,400 dollarë në muaj] si shumë të larta.

Balluku ka qenë drejtoreshë e kësaj kompanie që nga dita kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013 dhe deri në ditën kur ajo u bë ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në janar 2019. Ajo nuk ka ngritur ndonjë pretendim për pagat e larta në kohën që drejtoi Albcontrol.

Të dhënat e Albcontrol të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit sugjerojnë se kompania është përdorur nga të gjitha partitë politike në pushtet, si një vend në bordin e së cilës mund të vendosësh njerëz pa ndonjë lidhje të dukshme me trafikun ajror. Të dhënat financiare të kompanisë tregojnë gjithashtu se kriza financiare nuk është si pasojë e vetëm pandemisë, por është më e vjetër.

Këto të dhëna tregojnë gjithashtu se shpenzimet e kompanisë për paga dhe trajtime të tjera për punonjësit nuk kanë ndryshuar gjatë viteve, të ardhurat kanë qenë në rritje, ndërsa humbjet janë krijuar nga rritja e shpenzimeve në një zë enigmatik të quajtur “shpenzime të tjera”.

Albcontrol është kompania me numër identifikimi J61908011H dhe që ofron shërbimin e menaxhimit të trafikut ajror. Shqipëria është në një pozicion ku shumë avionë kalojnë tranzit dhe secili prej tyre paguan një tarifë për sistemin e radarëve dhe të kontrollorëve që koordinojnë lëvizjet e tyre për të shmangur përplasjet.

Të ardhurat e kompanisë ishin 3.6 miliardë lekë (afro 29 milionë euro) në vitin 2019, viti i fundit kur bilanci është i disponueshëm për publikun. Të ardhurat janë rritur gradualisht; p.sh., në vitin 2014 ato ishin 3.2 miliardë lekë. Afro 1/3 e të ardhurave të kompanisë ose 1.3 miliardë lekë shkojnë për “shpenzime personeli”.

Kompania realizoi fitime neto në masën 208 milionë lekë në vitin 2014 (rreth 1.7 milionë euro me kursin e sotëm), ndërsa në vitin 2017, fitimet e saj ranë në 48 milionë lekë (392 mijë euro).

Në vitin 2018, kompania humbi afro 1 milionë euro, ndërsa në vitin 2019 humbjet u rritën në 2.3 milionë euro.

Të ardhurat e kompanisë raportohet se janë goditur rëndë nga anulimi i mbi gjysmës së fluturimeve ajrore në Shqipëri dhe në botë, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri. Por telashet financiare të kompanisë kanë filluar së paku që nga viti 2018.

Siç ndodh zakonisht në bordet e ndërmarrjeve nën pronësi publike, funksionarë të ndryshëm politikë janë ulur në këto borde, ndërkohë që lidhja dhe aftësia e tyre në çështje të menaxhimit të një kompanie kaq specifike nuk janë shumë të qarta. Të dhënat e publikuara në QKB tregojnë se Spartak Braho, ish-deputet i LSI dhe më pas socialist, ka qenë anëtar bordi në këtë kompani në kohën kur LSI ishte në aleancë me PD.

Besart Kadia, i cili u bë zëvendësministër financash nga Rama, u bë edhe anëtar bordi i kompanisë më 25 nëntor 2020.

Genci Gjonçaj, sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe gjithashtu ish-përfaqësues i Partisë Socialiste në KQZ, është anëtar bordi që nga viti 2017. Anëtare bordi janë edhe Albana Koçiu (drejtoreshë e DAP) apo Mirlinda Karçanaj, drejtoreshë e AKSHI. /BIRN

 

“Kontrollorët të qëndrojnë në detyrë dhe të qetë”, Meta: Ju garantoj se…

Kreu i Shtetit, Ilir Meta u ka bërë thirrje kontrollorëve të trafikut ajror të qëndrojnë në detyrë dhe të qetë, siç e kërkon puna pasi është standard ndërkombëtar, duke dalë garant për plotësimin e çdo të drejte të mohuar. Nga Vlora, Presidenti Meta tha se nëse qeveria jep zgjidhje të arsyeshme do ishte mrekulli dhe do duartrokisnin për kryeministrin, sipas tij në detyrë.

“Edhe njëherë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët tanë që janë shqetësuar, që janë cenuar, që janë dëmtuar për shkak të kësaj situate, që Presidenti ka qenë është dhe do të jetë gjithmonë për të gjetur zgjidhjen më të drejtë, më të arsyeshme. Gjithmonë u ka thënë dhe iu thotë kontrollorëve, edhe tani, qëndroni në detyrë dhe qëndroni sa më të qetë sepse ju duhet të jeni aty pa asnjë lloj stresi se kështu ua kërkon puna është standard europian, ndërkombëtar. Çdo padrejtësi apo e drejtë e mohuar ju garanton Presidenti, si garant i vazhdimësisë së shtetit edhe pas ndryshimit të pushtetit, kuptohet përmes votës së popullit çdo gjë do plotësohet.

Në qoftë se qeveria jep zgjedhje sot dhe jep zgjidhje të arsyeshme e shkëlqyer fare kjo gjë, është mrekulli, do duartrokasim dhe për kryeministrin në detyrë sepse çdo reflektim që është në interesin e qytetarëve, që është në interes të parandalimit të situatave më të pakëndshme edhe për qytetarët, edhe për vendin, jemi të detyruar ta duartrokasim”, deklaroi Meta.

Rama u drejtohet kontrollorëve: Kush nuk kthehet në punë nesër…

Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel kontrollorëve të Rinasit që të rikthehen nesër në punë dhe kushdo që nuk e bën, nuk do gjejë më vend në Albcontrol.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!

A mund të pini alkool direkt pas vaksinës së Covid-19?

Supozojmë se sapo keni përfunduar dy dozat e vaksinës kundër Covid-19 dhe tani, jeni gati të dilni e të festoni me muzikë dhe alkool të mirë. Sidoqoftë, mund t’ju duhet të prisni pak për këtë të fundit.

“Nuk ka të dhëna që vërtetojnë se pirja e alkoolit para ose pas vaksinës mund të ndikojë në efikasitetin e saj apo të krijojë efekte anësore”, shprehet dr. Robert Quigley për Bustle.

Megjithatë, edhe pa këto të dhëna, ai thotë se rekomandohet që alkooli, direkt pas vaksinimit, të shmanget. Efektet anësore më tipike të vaksinave Covid përfshijnë lodhje, dhimbje muskulore dhe dhimbje koke dhe është e mundur që një gotë verë direkt pas vaksinimit, t’i përkeqësojë këto simptoma, më keq sesa një hangover.

Disa mjekët sugjerojnë të prisni 48 deri në 72 orë pas vaksinimit. Kur bëhet fjalë për të pirë gjatë hapësirës midis dy dozave (për vaksinat që kanë dy doza), mjekët janë më pak të vendosur. New Scientist raporton se ndërsa disa shkencëtarë kanë rekomanduar abstenimin nga alkooli tërësisht midis dy dozave, mjekë të tjerë nuk pajtohen me vendimin dhe thonë se konsumi i lehtë i alkoolit, 3+ ditë pas dozës së parë është krejtësisht në rregull.

Është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj për të kuptuar edhe më mirë çfarë mund të jetë më e mira për ju.

PD padit kryeministrin Rama në SPAK! “Kërcënoi mësuesit, infermierët dhe administratën me vendin e punës”

Partia Demokratike padit në SPAK kryeministrin Edi Rama për 4 vepra penale në lidhje me zgjedhjet. Sipas PD, në themel të padisë qendron “kërcënimi dhe shantazhimi i Ramës për të punësuarit në arsim dhe shëndetësi përmes portaleve ‘Mësues për Shqipërinë’ dhe ‘Infermierë për Shqipërinë’”.

PD deklaron se gjatë një bisede me Milva Ekonomin ditën e djeshme, Rama u shpreh se e mbrojnë vendin e punës vetëm duke votuar PS .
“Duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre me votë. Në drejtim të paditur përfundon çdo gjë, edhe puna e tyre. Se e fillojnë prapë ata, se nuk dinë gjë tjetër”.- citohet Rama në padi.

Për Partinë Demokratike, Edi Rama ka konsumuar 4 vepra penale, për te cilat i kërkon SPAK të hapë hetim:
– Shpërdorimi i detyrës
– Korrupsion aktiv në zgjedhje

– Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore
– Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

“Intimidimi i administratës publike për tu përfshirë në fushatë, presioni për të sjellë deri në 20 vota të sigurta për Partinë Socialiste dhe kërcënimi për largim nga puna janë fenomene që hasen në çdo institucion, por një deklaratë me përmbajtje kërcënuese nga vetë Kryeministri është shumë e rrezikshme, aq më tepër kur për 17 ditë do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare”, deklaron PD.

PD sjell në vëmendje se në administratën publike punojnë 185 mijë persona, nga 85 mijë që ishin të punësuar në vitin 2013. “Nga këta 10 mijë persona janë punësuar vetëm gjatë muajve të fundit për qëllime elektorale, pa përfshirë 2.500 punonjës me kontrata të përkohshme në pushtetin lokal”- thuhet në padinë e PD, e cila thekson se kërcënimi i drejtpërdrejtë i Ramës që të votojnë PS është për të 185 mijë punonjësit e administratës dhe familjarëve të tyre.

“Me këtë veprim, vetë Kryeministri jo vetëm që ka cënuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por mbi të gjitha ka konsumuar një sërë veprash të rënda penale, pasojat e së cilave ndikojnë drejtpërsëdrejti në rezultatin e zgjedhjeve.”- thuhet në padinë e PD, që i kërkon SPAK veprime të shpejta e konkrete, me qëllim parandalimin e mëtejshëm të pasojave të këtij krimi elektoral dhe venien para përgjegjësisë të autorit të këtyre veprave penale.