Aplikacion
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paraqiti të martën raportin për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020, duke thënë se riafirmonte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për ta vënë çështjen e të drejtave të njeriut në qendër të politikës së jashtme të të vendit.
Ai tha se duke dokumentuar çdo vit statusin e të drejtave të njeriut në botë, Departamenti i Shtetit siguron informacion objektiv dhe gjithëpërfshirës për Kongresin, shoqërinë civile, akademikët, aktivistët dhe të tjerët kudo që janë.
Zoti Blinken tha se raporti për vitin 2020 pasqyron sfidat e veçanta me të cilat u përballën vendet e ndryshme. Disa qeveri, tha ai, e përdorën krizën si pretekst për të kufizuar të drejtat dhe për të konsoliduar sundimin autoritar. Qeveri të tjera u mbështetën në vlerat dhe proceset demokratike, si shtypi i lirë, transparenca dhe llogaridhënia, për të informuar dhe mbrojtur qytetarët e tyre.
Zëri i Amerikës përgatititi një përmbledhje të pjesës së raportit për Shqipërinë:
Gjatë vitit 2020, thuhet në raport, Shqipëria u përball me disa çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut, si: pavarësia e gjyqësorit; kufizimet e shprehjes së lirë dhe shtypit; korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes dhe institucionet; dhe moszbatimi i ligjeve për punën e të miturve.
Mosndëshkimi mbeti një problem serioz, thuhet në raport. “Ndjekja penale, dhe veçanërisht dënimi, i zyrtarëve që kryen abuzime ishin sporadike dhe jo të vazhdueshme. Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje t’i shmangeshin ndjekjes penale.”
Raporti përmend ngjarjen e 8 dhjetorit në Tiranë, kur Policia e Shtetit vrau me armë zjarri një person i cili ishte në shkelje të orës policore për COVID-19.
Mosndëshkimi për veprimet e jashtëligjshme të policisë, thuhet në raport, mbetet një problem, megjithëse qeveria bëri përpjekje më të mëdha për ta trajtuar atë, duke shtuar përdorimin e kamerave për të dokumentuar dhe ndjekur penalisht sjelljen e jashtëligjshme të policisë.
Në raport thuhet se kushtet e këqija fizike dhe mungesa e kujdesit mjekësor, veçanërisht për shëndetin mendor, ishin probleme serioze, po ashtu edhe korrupsioni në burgje. “Kushtet vazhduan të jenë nën standardet e duhura në disa mjedise ndalimi të policisë jashtë Tiranës dhe qendrave të tjera të mëdha urbane,” thuhet në raport.
Mohimi i gjykimit të drejtë publik
Megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara ndonjëherë e penguan gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efikase, thuhet në raportin e Departamentin e Shtetit për Shqipërinë. “Seancat gjyqësore shpesh nuk ishin të hapura për publikun. Zyrtarët e sigurisë së gjykatës shpesh refuzonin të pranonin vëzhgues në seanca dëgjimore dhe i telefononin rregullisht kryetarit të trupit gjykues për të pyetur nëse duhet ta pranonte këtë ose atë individ që kërkonte të merrte pjesë në një seancë.”
Liria e shprehjes, përfshirë shtypin
Sipas DASH, gjatë vitit 2020 pati njoftime se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin tek media me mënyra të papërshtatshme.
Mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehën një larmi pikëpamjesh, thuhet në raport, por “pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik mbi mediat, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin”.
Në raport thuhet se “Pronarët e bizneseve përdorën lirisht mediat e tyre për të fituar favore dhe për të promovuar interesat e tyre tek partitë politike. Shumica e pronarëve të stacioneve televizive private përdorën përmbajtjen e transmetimeve të tyre për të ndikuar tek veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tyre të tjera.”
Në raportin për Shqipërinë thuhet gjithashtu se ka patur raporte të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave i përdorën ato për të shantazhuar bizneset.
“Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve i vunë kufizime medias së shkruar të pavarur, dhe gazetarët thuhet se praktikuan vetëcensurë. Pasiguria ekonomike për shkak të mungesës së kontratave të zbatueshme të punës uli pavarësinë e reporterëve dhe kontribuoi në paragjykimine në raportimet e tyre,” thuhet në raport.
Korrupsioni dhe mungesa e transparencës në qeveri
Ligji parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe ndalon që individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, parlamentarë, ose në qeveri apo në pozicione shtetërore, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive, thuhet në raport. “Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, dhe zyrtarët shpesh përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Shembujt përfshijnë një kandidat për kryetar bashkie në vitin 2019 i dënuar më parë për trafik droge.”
Kushtetuta e Shqipërisë, thuhet në raportin e DASH, kërkon që gjyqtarët dhe prokurorët t’i nënshtrohen vetingut për pasuri të pashpjegueshme, lidhje me krimin e organizuar dhe aftësi profesionale. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi vettingun dhe Dhoma e Apelit shqyrtoi vendimet e kontestuara. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i përbërë nga ekspertë gjyqësorë ndërkombëtarë, mbikëqyri procesin. “Deri në nëntor, 125 gjykatës dhe prokurorë u shkarkuan, 103 u konfirmuan, ndërsa 48 të tjerë kishin dhënë dorëheqjen që të mos i nënshtroheshin vetingut,” thuhet në raport.
“Disa agjensi qeveritare hetuan raste korrupsioni, por burimet e kufizuara, rrjedhjet e të dhënave hetimore, presionet politike reale apo të perceptuara i penguan hetimet. Midis janarit dhe shtatorit, zyra e prokurorit të përgjithshëm regjistroi 20 raste të reja korrupsioni dhe pushoi shtatë prej tyre. Departamenti i Administratës, Transparencës dhe Antikorrupsionit hetoi 29 raste, duke rezultuar në 115 masa administrative dhe 153 masa disiplinore.”
Krijimi në dhjetor 2019 i Zyrës së Prokurorisë Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një nga dy entitetet që përbëjnë Strukturën e Posaçme për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK), thuhet në raport, rezultoi në 327 hetime të reja penale dhe 65 kërkesa të dërguara në gjykatë që nga nëntori.
“Ndërsa prokurorët bënë përparim të rëndësishëm në ndjekjen e çështjeve të nivelit të ulët të korrupsionit, përfshirë prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar, ndjekja penale e të dyshuarve të nivelit më të lartë mbeti e rrallë për shkak të frikës së hetuesve nga ndëshkimi, mungesës së burimeve dhe korrupsionit brenda vetë gjyqësorit.”
“Inspektorati i Lartë njoftoi se deri në gusht, kishte referuar 60 çështje të reja për ndjekje penale, duke përfshirë dy deputetë, një zëvendësministër, tre kryetarë bashkish, 32 drejtorë të përgjithshëm të agjencive publike, një shef të prokurimit publik në dogana dhe pesë krerë të doganave rajonale,” thuhet në raport.
Përdhunimet dhe dhuna në familje
Përdhunimet, përfshirë atë bashkëshortor, është një krim dhe ligji përfshin gjithashtu dispozita për sulmet seksuale, thuhet në raport. Raporti shton se “Qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive. Autoritetet nuk i ndanë të dhënat për ndjekjet penale lidhur me përdhunimin bashkëshortor. Koncepti i përdhunimit bashkëshortor nuk ishte kuptuar mirë, dhe autoritetet shpesh nuk e konsideronin atë një krim.”
Që nga nëntori, thuhet në raport, hetuesit dhe prokurorët kishin regjistruar 81 raste sulmesh të pretenduara seksuale. Gjithashtu deri në nëntor, hetuesit dhe prokurorët regjistruan 4,313 raste të dhunës në familje, gjashtë prej të cilave ishin vrasje.
Denoncimi ‘bombë’/ Vaksinat kineze aplikohet vetëm për moshën deri në 59 vjeç, ndërsa në Shqipëri po përdoret masivishtIsh-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim të fortë sa i përket vaksinave kineze.
Në postimin e tij në FB, Berisha ka bërë publik denoncimin e një mjeku shqiptar në Pekin, i cili thekson se vaksina kineze e cila po përdoret për vaksinim masiv në Shqipëri, aplikohet vetëm për moshën deri në 59 vjeç, ndërkohë që në Shqipëri po aplikohet tek të moshuarit mbi 70 vjec.
Postimi i plotë i Berishës:
Breaking News!
Abuzim dhe mashtrim rrezikshem i Xhahilit te Surrelit dhe Ndrikull Hajnise me vaksinen kineze.
Protokolli i RP Kines percakton:
-vaksina u injektohet vetem moshave 18 deri 59 vjeç.
-Afati kohor midis dozes se pare dhe asaj te dyte duhet te jete 21 dite.
Ne RPK vaksina eshte e ndaluar per pensionistet.
Xhahili i Surrelit ka fshehur daten e skadences te vaksinave qe po perdoren ne Shqiperi.
Mjeku dixhital nga RP e Kines informon. sb
Pershendetje prof. Dr Berisha. Jame mjek ne nje spital te Pekinit .desha te ju informoj lidhur me vaksinen Kineze eshte e percaktuar protokolli strikt nga prodhuesi kinez:
Vaksinohen vetem mosha 18 deri me 59 vjec,
si dhe distanca kohore midis injektimit te pare me te dyten eshte 21 dite! Jashte ketij afati vaksinimi eshte pa rezultat.
Distributori turke nuk mundet te percaktojn protokollin e vaksines? 240 miljon pecionista ne Kine nuk kane filluar vaksinim sepse nuk lejohet perdorimi i kesaj vaksine tek pensionistet.Qeveria shqiptare nuk ka bere publike daten e skadimit te sasise se blere tek distributori turk i kesaj vaksine.une po ju dergoj dhe nje kopje te protokollit kinez te perdorimit te vaksines.Ju uroj shendet e cdo te mire.

Ka humbur jetën 27-vjeçari i cili u përplas nga një automjet në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet. 27-vjeçari E.Ç edhe pse u dërgua në spital nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit P.L ndodhet në komisariatin Nr.4., për veprime të mëtejshme hetimore.
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Bardhyl” ju bëjmë me dije se ;
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorit shtetasi me iniciale E. Ç., 27 vjeç.
Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
Rritet sërish kurba! Sa njerëz humbën jetën dhe sa të tjerë u infektuan 24 orët e fundit
Është rritur kurba e infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë raporton se në këto 24 orë kanë humbur betejën me virusin e rëndë 11 të infektuar, ndërsa janë konfirmuar 304 raste pozitive.
Ndërkohë, siç njofton MSH, në 24 orët e fundit janë shëruar 593 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,617 që nga fillimi i epidemisë. Sa i përket situatës në spitale, MSH thekson se “Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”.
Njoftimi i MSH:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2730 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 304 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
92 raste në Tiranë, 25 në Shkodër, 22 në Fier, 15 në Gjirokastër, nga 11 raste në Lushnje, Vlorë, nga 10 raste në Durrës, Devoll, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Korçë, Sarandë, nga 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakasër, Divjakë, nga 5 raste në Kukës, Kavajë, 4 në Dibër, nga 3 raste në Lezhë, Tropojë, Tepelenë, Peqin, Shijak, Cerrik, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, Librazhd, Malësi e Madhe, Prrenjas, Patos, nga 1 rast në Rrogozhinë, Kamëz, Mat, Përmet, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Klos, Gramsh, Skrapar, Vorë, Poliçan, Dropull, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 593 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,617 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 51- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (30 Mars 2021)
Raste të reja ditore 304
Të shëruar në 24 orë 593
Të shtruar në spitale 293
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2730
Testime totale 555,930
Raste pozitive 124,723
Raste të shëruara 90,617
Raste Aktive 31,879
Humbje jete 2227
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22083
Fier 2607
Durrës 1309
Gjirokastër 1242
Shkodër 1199
Vlorë 1107
Korçë 779
Lezhë 419
Elbasan 387
Kukës 359
Dibër 329
Berat 59
Kryeministri Edi Rama tha se ndjehet krenar me faktin se i shkon punëve deri në fund. Rama po vijon takimet elektorale në Qarkun e Lezhës, nga ku foli për procesin e vaksinimit.
Rama tha se vaksinimi në Shqipëri po kryhet masivisht, ndërkohë që shumë vende, madje edhe më të zhvilluara se ne, ende se kanë nisur këtë proces.
“Edhe mund të kemi dështuar, edhe mund të kemi gabuar, edhe mund të kemi humbur kohë. Na thonë sot se po përdorim vaksinimin për fushatë, por unë ndjehem i lumtur që sot po vaksinohen shqiptarët masivisht”, tha Rama. Në fakt vaksina që po përdoret për vaksinimin masiv, Coronavac e Sinovac, nuk është certifikuar nga EMA, FDA dhe OBSH.
Duke folur për procesin e rindërtimit, Rama tha se pas tërmetit njerëzit nuk kishin shpresë dhe besim.
“Shikoni sot, puna është ende në mes, dhe shikoni se çfarë po ndodh me Laçin, me Mirditën, ku njerëzit donin vetëm të iknin. Por nëse ne e bëjmë çdo ditë betejën e zgjidhjes së gjërave të vogla ne mund ta kthejmë këtë vend në shpresën e njerëzve dhe jo që ata të mendojnë ikjen. Shteteve të mëdha i janë dashur shekuj, ne mund ta bëjmë në këtë dekadë”, tha Rama.
Sipas tij, është turp që në 2021 të flitet për ujin e pijshëm, por kjo jo për fajin tonë, pasi kemi 30 vite rrumpallë.
Ai tha se rindërtimi dhe vaksinat do të vazhdojnë edhe pas 25 prillit, edhe sikur të ndodhi ajo që s´ka për të ndodhur, që të vijnë ata në pushtet që s´kanë as vizion dhe sot po kthehen në vatra infektimi.
“Ata thonë se liberalizuan vizat dhe futën Shqipërinë në NATO, në fakt këto janë punë shumëvjeçare. Ata bënë punën e tyre në këto proceset e gjata. Këta edhe rrugën e Kombit e lanë rrugëve. Më tregoni një spital, një qendër shëndetësor që ata bënë, më tregoni një shkollë që bënë.
As mos ju shkojë mendja që vaksinat do të vijnë kështu sikundër po vijnë, nëse ata vijnë në Qeveri. Ne po mundohemi të lehtësojmë sezonin turistik, ne detyrën po bëjmë, s´po bëjmë vezën e kuqe. Me lekët e popullit po i bëjmë të gjitha, por çfarë kanë bërë ata që ishin?”, tha Rama.
Sipas tij, Mark Marku të vetmen punë që di të bëjë është të thotë rri urtë dhe do të gjuaj me shishe. “Agron Gjekmarkaj është lolo dhe unë e njof shumë mirë. Mark Marku nuk shkon në burg, sepse s´ka pse të shkojë, por ai as në punë nuk shkon. Mirë Mark Marku, po këtë Gjekmarkajn, për ça e doni, si bisht?”, tha Rama.
“Tërhiquni menjëherë”! Meta: Qeveria dhe Bashkia kanë nisur një proces shkatërrimi për pronat në KombinatPresidenti Ilir Meta denoncon në një postim në “Facebook” se “Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë kanë nisur një proces shkatërrimi për pronat e qytetarëve në zonën e “Kombinatit” në Tiranë”.
Sipas Kreut të Shtetut, qeveria dhe bashkia po “ndërhyjnë me forcë mbi jetën dhe të ardhmen e qindra familjeve, duke krijuar një situatë të pasigurt ligjore dhe duke nxitur një tension social të panevojshëm në këtë zonë”.
Në postimin e tij, Meta i bën thirrje qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës që tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje e procedurë antikushtetuese, që sipas tij, synon zaptimin e pronave private të qytetarëve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe edhe në këtë zonë të Tiranës.
Mesazhi i plotë i Metës:
Në mënyrë antikushtetuese, të dhunshme dhe jo transparente, Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë kanë nisur një proces shkatërrimi për pronat e qytetarëve në zonën e “Kombinatit” në Tiranë.
Jam njohur me peticionin e dërguar nga një grup qytetarësh të kësaj zone dhe i kam kërkuar zyrtarisht, që prej muajit shkurt 2021, Qeverisë dhe Bashkisë Tiranë të vlerësojnë ankesat e parashtruara me objektivitet dhe paanshmëri.
Deri tani asnjë angazhim serioz prej tyre, që të reflektojë zgjidhjen e çështjeve të ngritura me të drejtë nga këta qytetarë.
Me pretekstin e rindërtimit të pronave të dëmtuara nga tërmeti dhe me alibinë e ndërtimit të një zone të re zhvillimi, Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë duket se me presion e dhunë po përfshijnë brenda planit për prishje edhe prona, që nuk janë prekur nga tërmeti, pa informuar pronarët se çfarë fati i pret pasuritë e tyre.
Në këtë mënyrë Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë po ndërhyjnë me forcë mbi jetën dhe të ardhmen e qindra familjeve, duke krijuar një situatë të pasigurt ligjore dhe duke nxitur një tension social të panevojshëm në këtë zonë.
I bëj thirrje Qeverisë ende në detyrë dhe Bashkisë Tiranë, të tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje e procedurë antikushtetuese, që synon zaptimin e pronave private të qytetarëve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe edhe në këtë zonë të Tiranës, por të garantojnë një zgjidhje të drejtë e objektive siç Kushtetuta e parashikon. Neni 41 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë garanton pronën private të çdo qytetari.
Ndaj nuk ka VKM apo Akt Normativ, që mund të cënojë këtë të drejtë të shenjtë apo më keq akoma, t’i largojë forcërisht qytetarët nga pronat e tyre, pa një proces të rregullt ligjor.
Duke i falënderuar qytetarët e “Kombinatit” për shqetësimin, që më kanë përcjellë, i garantoj se do t’i mbroj me të gjitha mjetet demokratike dhe ligjore të drejtat e tyre kushtetuese.
Basha: Ramës nuk i përgjigjem sepse është e shkuara, s’humbas asnjë sekondë me tëKreu i PD-së, Lulzim Basha zbulon se Ramës nuk ka për t’iu përgjigjur gjatë fushatës elektorale për sharjet dhe sulmet e tij.
Basha thotë se s’ka për të humbur asnjë sekondë me Ramën, madje paralajmëron se deri ditët e fundit kryeministri aktual vetëm do të shajë e përgojojë.
Ai thekson se do të merret vetëm me qytetarët gjatë fushatës elektorale pasi Rama është e shkuara.
‘’Më thonë pse si kthen përgjigje kur të shan, kur të sulmon. E dini pse më shan, pse më sulmon? Sepse e di që po vjen ndryshimin. S’ka bërë asgjë këto 8 vite. S’ka një gjë për t’u mburrur. Alternativa e vetme është sharja.
Njerëzit prandaj janë mërzitur nga politika. Rama është e shkuara ,s’kemi kohë për të humbur me gërr-vërret. Deri ditët e fundit do shajë e përgojojë. S’ka asgjë për t’i treguar shqiptarëve. 25 prilli nuk është për të ,as për mua, janë për popullin. Nuk merrem me të, unë merrem me ju”, tha Basha.
Sa kohë do të duhet për të vaksinuar gjithë botën kundër Covid-19?Brenda vetëm disa muajsh, kompanitë farmaceutike kanë prodhuar qindra miliona doza të vaksinës Covid-19. Por bota ka nevojë për miliarda doza, dhe sa më shpejt që të jetë e mundur. Kompanitë thonë se kanë mundësi të prodhojnë mjaftueshëm vaksina, për të imunizuar shumicën e popullsisë së botës deri në fund të këtij viti.
Por ky afat, nuk merr parasysh vonesat politike në shpërndarjen e tyre, si për shembull vendet që vendosin kontroll mbi eksportet, apo faktin që shumica e dozave po shkon në vendet më të pasura. Kjo situatë, po nxit një fushatë që kërkon heqjen përkohësisht dorë nga e drejta e pronësisë intelektuale, në mënyrë që prodhuesit në vendet e varfra t’i prodhojnë vetë dhe sa më shpejt vaksinat anti–Covid.
Sa vaksina mund të prodhojë bota këtë vit?
Industria farmaceutike, e përbashkët me shumë sektorë industrialë, nuk e tregon kapacitetin e saj të prodhimit, thotë Rasmus Hansen, shefi ekzekutiv i “Airfinity”, një kompani analitike me bazë në Londër që përpilon të dhënat mbi këtë industrinë. Por ai parashikon që rritja e vaksinave, ka të ngjarë të jetë “eksponenciale” gjatë muajve të ardhshëm.
Një shifër edhe më e madhe u parashikua javën e kaluar në një analizë të “Global HealthInnovation Center” në Universitetin Djuk në Durham, Karolina e Veriut. Studiuesit e qendrës,grumbulluan parashikimet e bëra publike nga prodhuesit e vaksinave, duke arritur në shifrën 12 miliardë doza deri në fund të 2021-it.
Por Andrea Tejlor, që drejtoi studimin në Universitetin Duke, thotë se këto shifra ka më shumë të ngjarë që të arrihen në fundin e vitit 2022. Kjo pasi prodhimi i vaksinave, mund të kërkojë më shumë se 200 përbërës individualë, të cilët shpesh prodhohen në vende të ndryshme.
Këtu përfshihen flakonët prej qelqi, filtrat, rrëshira, etj. “Nëse ndonjë prej tyre vonohet, atëherë kjo mund të prishë të gjithë procesin”- thotë Riçard Hachet, kreu ekzekutiv i Koalicionit për Inovacionet dhe Gatishmërisë Epidemike, një organizatë jo-qeveritare me seli në Oslo të Norvegjisë.
A mund të punojnë kompanitë së bashku, për t’i prodhuar më shpejt vaksinat?
Ato po e bëjnë tashmë këtë gjë. Kështu kompania “Merck”, me seli në Nju Xhersi po prodhon vaksina për rivalen e saj “Johnson & Johnson”. Dy kompani të tjetëra të madhe GSK me qendër në Londër dhe Novartis në Bazel të Zvicrës, janë duke prodhuar përkatësisht 100 milion dhe 250 milion doza të vaksinës për llogari të kompanisë “Curevac”, me qendër në Tybingen të Gjermanisë.
Një shkallë e tillë e bashkëpunimit midis korporatave shumëkombëshe është e pashembullt.
Përveç kësaj, janë nënshkruar shumë marrëveshje të tjera. Për shembull, francezja “Sanofi”, me seli në Paris, ka një kontratë me kompaninë “BioNTech” me seli në Mainc të Gjermanisë,për të prodhuar në një fazë më të vonë 125 milion doza të vaksinës Pfizer – BioNTech.
Ndërkohë ”Sanofi”, ka një kontratë për të paketuar miliona doza të kësaj vaksine.
Por marrëveshjet më të mëdha të prodhimit janë negociuar nga “AstraZeneca”, me seli në Kembrixh të Britanisë së Madhe, e cila ka kontraktuar 25 kompani në 15 vende, për njëkapacitet prodhues për 2.9 miliardë doza. Marrëveshja më e madhe e partneritetit është me Institutin Serum në Indi, që në qershor 2020 ra dakord të prodhojë 1 miliard doza të vaksinës “AstraZeneca”.
Pse bota nuk po prodhon më shumë vaksina?
Ekzistojnë 3 tipe kryesore të vaksinës anti–Covid: ajo me vektorin viral; virusin e plotë; dhe ARN mesazhere (ARN). Vaksinat e ARN-së, përbëhen nga fijet e materialit gjenetik që kodifikojnë një proteinë të virusit, që shkakton një përgjigje imune.
Prodhimi në masë i vaksinave të ARN-së është i ndërlikuar, thotë Zoltan Kis, inxhinier kimik në “Future Vaccine Manufacturing Hub” në Kolegjin Mbretëror të Londrës. Sipas tij, kjo teknologji nuk ishte përdorur asnjëherë më parë tek vaksinat, ndaj ka një mungesë të personelit të trajnuar.
Por pengesa kryesore në prodhimin më të madh të vaksinave mRNA, është mungesambarëbotërore e përbërësve thelbësorë, veçanërisht nukleotideve, enzimave dhe lipideve.
Kjo pasi ka relativisht pak kompani që i prodhojnë këto produkte, dhe jo në numër të mjaftueshëm për furnizim global. Për më tepër, këto kompani po tregohen shumë të ngadalta në licencimin e prodhimit të tyre, në mënyrë që këtë gjë ta bëjnë edhe të tjerët.
Deri në çfarë mase po e ngadalëson qasjen në vaksinat anti–Covid mbrojtja e pronësisë intelektuale?
Duke supozuar se duhen 2 doza për çdo njeri, atëherë nevojiten rreth 11 miliardë doza për të vaksinuar 70 për qind të popullsisë së botës. Ky është numri që mund të jetë i nevojshëm për të arritur imunitetin e tufës.
Deri tani vendet me të ardhura të larta dhe të mesme, që përfaqësojnë një të pestën e popullsisë së botës, kanë blerë rreth 6 miliardë doza. Ndërkohë vendet me të ardhura të ulëta, që përfaqësojnë katër të pestat e popullsisë, kanë siguruar vetëm rreth 2.6 miliardë. Me ritme të tilla, këto të fundit mund të vaksinohen pas 2 ose më shumë vitesh.
Kjo është arsyeja pse India dhe Afrika e Jugut, janë ndër vendet që drejtojnë një fushatë për heqjen e përkohshme të së drejtës së pronësisë intelektuale të lidhur me COVID-19. JohnNkengasong, virologu që drejton Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Adis Abeba, thotë se kjo kërkesë vjen nga përvoja e epidemisë së AIDS-it.
Në vitet 1990, thotë ai, ilaçet për të trajtuar HIV-in ishin në fillim në dispozicion për vendet me të ardhura të larta, edhe pse shumica e rasteve dhe vdekjeve nga HIV ndodhnin në Afrikë. Atëherë, ashtu si tani u deshën shumë vite që ilaçet e AIDS-it të shkonin në Afrikë, thotë ai.
Por ky propozim po kundërshtohet nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe shumica e kompanive më të mëdha farmaceutike në botë. Për ta heqja dorë nga të drejtat e pronës intelektuale është e panevojshme, madje edhe e padëshirueshme.
Biznesmenia rrëfen historinë me Boris Johnson-in: Flija me të sa herë që gruaja e tij nuk ishte në shtëpiBiznesmenia amerikane Jennifer Arcuri ka folur publikisht për lidhjen me Boris Johnson duke thënë se flinte me të sa herë që ish gruaja e tij Marina Wheeler nuk ishte në shtëpi.
Në një prej rasteve, thekson se nëse do të qëndronte 10 minuta më shumë, Marina do t’i kapte bashkë në shtëpi.
“Nëse do të kisha qëndruar 10 minuta më shumë do të isha në shtëpi kur Marina të kthehej. Kjo nuk është një ndjenjë e shkëlqyer. Ne fjetëm së bashku në shtëpinë e tij dheishte kënaqësi, por nuk kishte kuptim që të zgjaste në këtë mënyrë”, rrëfeu Jennifer.
Marrëdhënia e tyre mori fund kur Jennifer nisi një lidhje me serioze me Matthew Hickey, të cilit i kishte treguar historinë me Boris Johnson.
“Unë i thashë, “Shiko, ka diçka për mua që duhet ta dish. Unë jam një libër i hapur”. Unë nuk jam duke u përpjekur të luaj me ju të dy, por ky ka qenë njeriu më i qëndrueshëm në jetën time, duke pasur parasysh rrethanat. Çdo burrë tjetër që donte të afrohej me mua, mësonte për Johnson dhe largohej. Matthew ishte ndryshe.”
Më pas Arcuri tha se burri i saj ishte plotësisht i papërgatitur për zhurmën në media që shkaktohej nga historia e saj me Johnson. Ajo tha: “Ka qenë shumë e vështirë për të”.
Vala e tretë e Covid-19/ Italia vendos karantinë 5-ditore për udhëtarët nga vendet e BE-sëQeveria italiane ka vendosur një karantinë 5-ditore për udhëtarët nga vendet e BE. Teksa vaksinimi vijon në Itali si në gjithë BE, duket se Evropa i frikësohet rritjes së infektimeve dhe viktimave.
Më parë Italia e kishte në fuqi karantinën vetëm për vendet të cilat nuk ishin pjesë e BE, por tashmë duket se nuk ka përjashtim as për vendet brenda Bllokut.
Edhe Gjermania deri për Pashkë është në një bllokim të pjesshëm ndërkohë situata ngelet e vështirë në një pjesë të Evropës sa i përket pandemisë së Covid-19.