Aplikacion
Ministria e Shëndetësisë lajmëron se në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga Covid, 6 persona.
Në 24 orët e fundit janë bërë gjithsej 2993 testime, 557 janë shëruar, janë regjistruar 493 raste të reja.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2993 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 493 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 37 raste në Shkodër, 29 raste në Elbasan, 28 raste në Fier, 20 raste në Berat, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste Sarandë, 14 raste në Kavajë, Pogradec, Gramsh, 12 raste në Lushnje, Kuçovë, 11 raste në Durrës, 9 raste në Kukës, Pukë, Peqin, 8 raste në Korçë dhe Devoll, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Patos, 4 raste në Librazhd, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Mat, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Divjakë, Prrenjas, Memaliaj, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Vau Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Vorë, Poliçan, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 89,456 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 64- 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (28 Mars 2021)
Raste të reja ditore 493
Të shëruar në 24 orë 557
Të shtruar në spitale 327
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2993
Testime totale 551,307
Raste pozitive 124,134
Raste të shëruara 89,456
Raste Aktive 32,468
Humbje jete 2210
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22205
Fier 2641
Durrës 1365
Vlorë 1231
Shkodër 1236
Gjirokastër 1284
Korçë 797
Lezhë 497
Elbasan 405
Kukës 369
Dibër 327
Berat 111
735 pacientë në intubim/ Çfarë po ndodh me pandeminë në Greqi?Greqia regjistroi të dielën 1 449 raste të reja me Covid-19.
Në 24 orët e fundit humbën jetën si pasojë e koronavirusit 54 persona.
735 pacientë ndodhen në intubim, një shifër e lartë për Greqinë.
Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 është 254 031.
Që nga fillimi i pandemisë, 1 664 pacientë kanë dalë nga intubimi.
Greqia ka regjistruar gjithsej 7 880 viktima nga Covid-19.
Shqipëria e pëson sërish. Anglia shënon 2 herë në “Air Albania”Anglia shënoi sërish në “Air Albania” kundër Shqipërisë. Në minutën e 38-të ishte Harry Kane që arriti t’u marrë kohën mbrojtësve dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 63-të shënoi Mason Mount, me një asist të kapitenit Kane. Kuqezinjtë e patën rastin më të mirë në minutën e 13-të, por Myrto Uzuni e shpërdoroi një pasim të Hysajt dhe e dërgoi topin mbi traversën e portës së anglezëve. /Zoom.al
Parlajmërimi i Merkel: Po hyjmë në fazën më të rrezikshme të pandemisëKancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi se numri i infeksioneve do të ulet në javët e ardhshme.
Ajo thotë se ekziston rreziku i infektimeve të reja, të ndryshme të koronavirusit që do të jenë rezistuese ndaj vaksinave.
Merkel njoftoi se duhet të vendoset një shtetrrethim në të gjitha pjesët e Gjermanisë me një numër të lartë të rasteve të reja të koronavirusit.
“Ne kemi hyrë në fazën më të rrezikshme të pandemisë. Në javët e ardhshme, do të sqarohet nëse mund ta mbajmë pandeminë nën kontroll”, tha Merkel, raporton Reuters.
Shefi i stafit të kancelares, Helga Braun, konfirmoi për mediat gjermane se vendi po hyn në fazën më të rrezikshme të pandemisë
Shqipëria humb rastin e artë me Uzunin (VIDEO)Kombëtarja shqiptare po luan në “Air Albania” kundër Anglisë për eliminatoret e Kampionatit Botëror. 20 minutat e para loja ka qenë e ekulibruar, por Shqipëria humbi një rast të artë me Uzunin. Në minutën e 13 mori një pasim në kundërsulm nga Hysaj, i cili shpërtheu në krahun e majtë, por gjuajti mbi traversë i gjendur përballë portierit, në hyrje të zonës. Vijon…
Zjarri te qendra tregtare/ Si iu shkëput Arjani, kolegëve dhe hyri me bombol mes flakëve…Me Arjan Salën pasditën e të mërkurës kur ka shpërthyer zjarri në magazinë tek kthesa e Kamzës, ndodheshin edhe dy kolegë të tij si dhe djali i pronarit të biznesit.
Burime bëjnë me dije se nga hetimet ka rezultuar që 3 të tjerët kanë bërë përpjekje për t’u futur në magazinë, por kanë kthyer pas në momentin kur janë ndjerë keq nga tymi dhe flakët, ndërsa Arjani ka përparuar më në thellësi me një bombul që përdoret për shuarjen e flakëve në duar.
Mjeti në fjalë i është gjetur pranë trupit të pajetë në momentin kur është zbuluar pas pothuajse 3 ditë kërkimesh.
Personat që kanë qenë me Salën atë ditë përfshirë edhe djalin e pronarit të qendrës tregtare, janë marrë në pyetje nga hetuesit ku kanë dhënë edhe dëshmitë e tyre për ngjarjen, ndërsa kanë treguar se më përhapjen masive të flakëve janë kthyer pas duke humbur nga sytë 33-vjeçarin.
Përpara se Sala të bllokohej në magazinë duke pësuar fillimisht asfiksi dhe më pas humbur jetën, ka asistuar ne avakuimin nga kati nëntokë i godinës i të paktën 7 personave që ndodheshin aty.
Fax News mëson se ditën e shtunë kur është bërë edhe ceremonia mortore në familjen Sala, përfaqësues të qeverisë kanë mbërritur për t’u konsultuar me familjarët për të vendosur se ku do të prehet trupi i të ndjerit.
Kjo pasi është iniciuar nisma për shpalljen e Arjan Salës “Dëshmor i Atdheut”, por ende nuk është marrë përfundimisht një vendim i tillë për shkak të pritjes së ekspertizës.
Familjarët nuk kanë pranuar që pa pasur një shkresë zyrtare për vlerësimin e aktit heroik të Arjan Salës, ai të prehet në varrezat e “Dëshmorëve të Atdheut”. Ndaj është marrë vendimi prej tyre që të prehet pranë eshtrave të të afërmve.
Dyert e banesës së Fadil Salës, babait të Arjanit vijojnë qëndrojnë të hapura një ditë pas përcjelljes së njeriut të tyre të shtrenjtë, ku të njohur e të panjohur shkojnë për ngushëllime. Kërkesa e vetme që ata kanë për shtetin, është që të tregojë vëmendje për djalin 2-vjeçar të Arjanit dhe bashkëshorten e tij.
“Dua nuse për djalin”, vajzat e “Përputhen” në garë për t’i fituar zemrën nënë SelimesëMbrëmjen e djeshme në studion e “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur një nënë që kërkonte nuse për djalin e saj. Në studio si fillim kishte ardhur vajza e Selimes, Margarita e cila rrëfeu historinë e familjes së saj, por gjithashtu dhe pengun e madh që kishte mamaja, Selimja.
Margarita tregoi se vëllai i saj sipas Selimes e kishte kaluar moshën e martesës dhe se nëna kishte bërë shumë përpjekje që ta martonte sa më shpejt. Margarita kishte kërkuar ndihmën e programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i shprehur Selimesë mirënjohjen që ka ndaj saj, por dhe për ta ndihmuar atë që t’i gjente më në fund një nuse vëllait të saj.
“Mami dua të të falenderoj për çdo gjë që ke bërë për mua, të falenderoj që kujdesesh për mua gjatë gjithë kësaj kohe. Dua të të falenderoj që më ke rritur djalin dhe që më ke ndihmuar për çdo nevojë që kam pasur e që më ke qëndruar gjithmonë pranë përgjatë gjithë këtyre viteve.”,- ishte mesazhi i Margaritës për Selimenë.
Selimja kishte një shqetësim, dëshironte që të gjente një nuse siç e dëshironte ajo sa më shpejt për djallin e saj. Prandaj programi “Dua të të bëj të lumtur” i kishte sjellë në studio 5 nga konkurentet e “Përputhen”. Por nënë Selime kishte disa kushte që nusja e saj e ardhshme duhej të plotësonte, prandaj për këtë arsye vajzat e “Përputhen” duhet të kalonin disa sfida.
Prova e parë për vajzat ishte mënyra se si bënin qerasjen e miqve, ku nënë Selime eliminoi Sarën. Prova e dytë për to ishte pastrimi i peshkut dhe nga kjo sfidë Selimja eliminoi Jasminën, ndërsa në provën e tretë vajzat duhet të varnin rrobat në tel, sfidë në të cilën u largua Ledjana. Në fund vajzat e mbetura, Antonela dhe Aristela duhej të pastronin tapetet dhe të hekurosnin rrobat, sfida të cilat i kaloi me sukses sipas nënë Selimesë, Aristela.
Në fund nënë Selime vendosi që të gjitha kushtet që ajo kishte i plotësonte vetëm Aristela, por i’u drejtua asaj me shaka dhe i tha: Ne do t’i themi njëherë djalit tim për zgjedhjen që bëra këtu, ama ti Aristela programin vazhdoje, por mos dil më me çunat ti.
Klodiana Shala kapet keq me Julian Dedën: Nuk e ke shansin të humbësh kalori me muaSportistja Klodiana Shala, në një situatë të improvizuar në “Soiree”, ka mbajtur një fjalim se pse populli duhet të votojë PD-në dhe pikërisht atë.
Gjatë fjalimit, Klodiana ka theksuar se populli duhet të votojë atë duke djegur kalori dhe jo duke djegur votën e tyre. Nisur nga kjo frazë, Klodiana është “kapur” disi me Jul Dedën, kur ky i fundit e ka pyetur nëse duhet të humbasë kalori me të.
“Dëshironi që të jeni gjithmonë në formë dhe të mos keni komplekse? Sepse vera po vjen. Ju tremb stina e verës sesi do të dukeni me bikini apo jo Juli? Atëherë digjni kalori dhe jo votën. Dëgjoj shpesh keto kohë që thonë se nuk ju besojnë askujt dhe se do të djegin votën. Ja pra ku më keni mua që të digjni sa m shumë kalori. 25 prilli është shumë afër dhe nëse kjo nuk ju bind, periudha e plazhit po ju afron shumë shpejt. Juli pse hutohesh kaq shumë?”, është shprehur Klodiana
“E di pse hutohem? T’i humbim kaloritë me ty?”, e pyeti Jul Deda, Klodiana Shalën.
“Dëgjoje deri në fund. Nuk e ke akoma shansin që të humbësh ato kalori me mua Julian Dede”, ja ka kthyer sportistja.
Ana Kauri pro hapjes së shtëpive publike: Nëse hapen, do….Ditën e sotme në rubrikën “Trotuari” në “E Diell” u diskutua tema “A duhet që të legalizohen shtëpitë publike?”.
Një ndër personat që ishte pro hapjes së shtëpive publike, ishte ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri. Madje Ana u shpreh se nuk e ka në mend që të shkojë të votojë në zgjedhjet e 25 prillit, por nëse dikush premton se do bëjë një gjë të tillë, do shkonte të votonte.
“Nëse dikush premton se do të legalizonte shtëpitë publike, atëherë do të votoja atë parti politike”, tha Ana.
Shqipëri-Angli / Nga reklamat gjigante, te tifozët kuqezi dhe formacionet zyrtareShqipëri-Angli do të nisë në orën 18:00 në “Air Albania Stadium” dhe është një përballje që rikthehet në Tiranë pas plot 20 vitesh, duke qenë hera e fundit në vitin 2001 kur stadiumi quhej “Qemal Stafa”
Sonte në “Air Albania” do të jetë e ekspozuar koreografia e grupimit TKZ (Tifozat Kuq e Zi) por sidomos tribuna ballore do të jetë e mbushur me reklamat gjigante të vendosura nga FSHF dhe sigurisht të sponsorizuara edhe nga kompanitë e ndryshme…
Sa i përket formacionit, Edi Reja ka zgjedhur këtë 11-tshe:
Berisha
Ismajli Gjimshiti Veseli
Hysaj Uzuni Laci Bare Memolla
Cikalleshi Broja
Sakaq, Anglia do të zbresë në fushë me këtë formacion:
Pope, Walker, Maguire, Shaw, Foden, Rice, Philips, Sterling, Kane dhe Mount.