Aplikacion
Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, EODY, konfirmon sot 1 626 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, prej të cilëve 5 janë identifikuar pas kontrolleve në portat e vendit.
Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 58 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2 263 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 221 147. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 564.
Inxhinierja Luljeta Bozo vazhdon të jetë kandidatja më e përfolur e Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 25 prillit.
Bozo u bë e njohur për publikun, pas tërmetit të 26 nëntorit, dy vite më parë, ndërsa efektin që ajo kishte tek qytetarët Rama duket se vendosi ta përdorë për të mbledhur sa më shumë vota.
Por disa ditë më parë, Bozo ka ‘shokuar’ me deklaratën e saj në studion televizive të “Dekalog”.
E pyetur për kohën e komunizmit e të Enver Hoxhës, ajo u shpreh me bindje se periudha e regjimit 45-vjeçar kishte më shumë të mira sesa efekte negative në vend.
Pjesa nga intervista:
Pyetje: Çfarë dëmesh i ka shkaktuar Enver Hoxha dhe figura e tij kombit shqiptar?
Luljeta Bozo: Po t’i vësh në balancë, ka më shumë anë pozitive sesa negative.
Me siguri, të njëjtin mendim me Bozon nuk e ndan asnjë qytetar i Republikës së Shqipërisë, që minimalisht pavarësisht moshën është informuar lidhur me gjithë çfarë ka ndodhur përgjatë viteve të regjimit monist.
Mendimin e Bozos për periudhën e diktaturës hoxhiste, mund ta ndiqni në videon më poshtë, në 1:16:40.
https://www.youtube.com/watch?v=0Yy1T6X6nk0&feature=emb_title
Dita e verës, trafik në hyrje të Tiranës, radha e makinave arrin deri në 5 kilometra
Këtë mbrëmje ka pasur trafik të rënduar në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë te rrethrrotullimi i Bradasheshit.
Trafik ka edhe në hyrje të Tiranës, te rrethrrotullimi i TEG-ut. Kjo situatë është krijuar për shkak të Ditës së Verës.
24-vjeçari hidhet nga kati i tretë i spitalit në Elbasan, dyshohet se është me Covid. Në gjendje kritike për jetënNjë 26-vjeçar i prekur nga Covid është hedhur nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit. Siç raporton Abc News i riu është në gjendje kritike për jetën.
26-vjeçari me inicialet H.G po kurohej në pavijonin Covid, pasi ishte i infektuar me virusin, ndërsa dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar emocionale ka ndërmarrë këtë vendim.
Hedhja nga lartësitë e spitaleve të të sëmurëve me koronavirus është kthyer në fenomen shqetësues, ku Elbasani shënon sot rastin e gjashtë. Në Tiranë pesë persona kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga dy spitalet Covid.
FOTO+EMRAT/ Ja kush janë anëtarët e ekipit kriminal, me ta Rama prishi festën në Elbasan (VIDEO)Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi ka nxjerrë me foto dhe emra simpatizantët e Partisë Socialiste që u bënë pjesë e përplasjes paraditën e sotme. Bardhi ka nxjerrë fotot e të përfshirëve në përplasje, duke i identifikuar me emra, ndërsa shton se të gjithë kanë precedentë të mëparshëm kriminalë.
EMRAT e të përfshirëve në sherr sipas Bardhit:
1. KELMEND YMER XHAFERRI ( pseudonimi Kel Çami) ka qënë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë.
2. NINO, anëtar i krimit të organizuar.
3. MARSEL RROKAJ, anëtar i krimit të organizuar dhe djali i Agron Rrokës, drejtori i burgut Elbasan.
4. ERIS SKILJA, anëtar i krimit të organizuar.
5. NALDI METAJ (i njohur me pseodonimin BABALJA), anëtar i krimit të organizuar.
6. GËZIM RUSI, anëtar i krimit të organizuar.
“Edi Rama prishi sot Ditën e Verës me një skenar të parapërgatitur, të gatuar me botën e errët të bandave. Në mungesë të bilancit dhe nga refuzimi që i bënë qytetarët, ai vuri në jetë alternativën e vetme që ka për qytetin dhe për vendin, krimin e organizuar. Ne kemi prova dhe fakte të pakontestueshme, dhe mbarë qytetarët e panë, se si persona më precedent penalë ishin sot ekipi i tij në Elbasan. Dua t’i kujtoj Edi Ramës, të deleguarit politik të bandave, Taulant Ballës, dhe çdo krimineli, se ndryshimi nuk ndalet dot me asnjë instrument dhe se për çdo përpjekje që bëjnë, do të përgjigjen. Edi Rama me aplikimin e planit banditesk, e bëri edhe më të qartë sot për njerëzit se kush janë dy alternativat e 25 prillit. Më poshtë, po paraqes emrat dhe fotot e anëtarëve të skuadrës së Edi Ramës në Elbasan, që dhunuan qytetarët, dhe që janë sot mbështetësit e vetëm që i kanë ngelur në këtë qark e kudo. Sipas radhës, ja disa nga eksponentët e krimit të organizuar që shoqëronin sot Edi Ramën të armatosur dhe nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit. Qytetarët e Elbasanit nuk do të shantazhohen dot nga banditët e Ramës. Qytetarët e Elbasanit duan ndryshimin, duan punë, duan siguri. Me 25 Prill, ne bashkë me banorët e mrekullueshëm të Elbasanit do të sjellim ndryshim dhe shpresë,“-shkruan Bardhi.
Pandemia në Kosovë/ 6 vdekje dhe 565 raste të reja me COVIDGjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 3.444 persona, ku kanë rezultuar 565 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (64, 64 vjeç), Dragash 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 77.253 raste nga 354.967 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.702 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 304 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.885.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 231 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 35 raste, Gjakovë 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjilan 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Vushtrri 20 raste, Kamenicë 18 raste, Obiliq 15 raste, Podujevë 12 raste, Viti 10 raste, Prizren 9 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 8 raste, Skenderaj 8 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Rahovec 5 raste, Graçanicë 4 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste, Kaçanik 2 raste, Kllokot 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit dhe Shtërpcë.
Britani/ Rrebesh kritikash mbi policinë, ndërhyri në ceremoninë përkujtimore
Mënyra se si policia metropolitane menaxhoi një vigjilje në Londrën jugore, në kujtim të Sarah Everard, është kritikuar gjerësisht në Britaninë e Madhe.
Sekretari i brendshëm, Priti Patel i kërkoi policisë një raport për ngjarjen ndërsa kryebashkiaku i londrës tha se kishte kërkuar shpjegime urgjente nga drejtuesit.
Oficerët u panë të prangosnin dhe të merrnin me vete disa gra nga eventi. Policia tha se kishte arrestuar katër persona gjatë vigjiljes dhe e kishte bërë këtë për të mbrojtur sigurinë e njerëzve. Disa qindra persona u mblodhën në Clapham Common, pavarësisht kufizimeve të koronavirusit, mbrëmjen e së shtunës për të nderuar 33-vjeçaren, vdekja e të cilës ka ndezur një debat publik në lidhje me sigurinë e femrave.
Ceremonia përkujtimore u anulua një ditë më parë, pasi organizatorët thanë se policia nuk kishte mundur të angazhohej në mënyrë konstruktive që ajo të zhvillohej në një mënyrë të sigurt. Ata i kishin kërkuar njerëzve të mos mblidheshin pasi kjo do t’i vendoste përballë një rreziku ligjor. Por, ftoi njerëzit të ndiznin qirinj në kohën kur Everard u pa për të fundit herë, më 3 mars. Një video e postuar online, tregonte oficerët e policisë që largonin femrat që po qëndronin pranë një stende. Thirrje si t’ju vijë turp, dhe lërini të lira, dëgjoheshin nga kalimtarët.
Të shtunën, një oficer policie, 48-vjeçar, doli para gjykatës i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Everard. 33-vjeçarja u zhduk ndërsa po kthehej në shtëpi më 3 mars. Trupi i saj u gjet në një zonë pyjore në Kent.
Pse investimet Kineze përmbajnë rrisqe të fshehura
Ndërsa e gjithë bota është mbështjellë nga kriza ekonomiko-shëndetësoro-sociale e krijuar për shkak të pandemisë së Covid-19, Kina është ndër të vetmet vende që ndonëse njihet si vendi i origjinës së këtij virusi vdekjeprurës por dhe vrastar të ekonomisë, thuhet se e ka mposhtur virusin dhe po i kthehet normalitetit. Nga ana tjetër, duket se kjo krizë e krijuar nga Covid-19, ishte në favor të këtij shteti, pasi është ndër të paktat shtete që vijon të flasë për rritje ekonomike, ndërsa superfuqitë e tjera përballen me krizën.
Në një situatë të tillë, investimet kineze janë shtrirë thuajse në të gjithë botën duke mos njohur krizë. Por ajo që shihet si shqetësuese për ekspertët ndërkombëtarë prej vitesh ka të bëjë me faktin se kredia e Kinës për vendet e tjera, mendohet të jetë më e lartë se shumat që gjurmohen zyrtarisht, duke rezultuar në shumë “borxhe të fshehura”.
Sipas Carmen Reinhart, profesoreshë në Universitetin e Harvardit, kjo mungesë transparence do të ndikonte gjithashtu tek investitorët që po konsiderojnë bono të lëshuara nga ato vende, ose organizata të tilla si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) që po ndihmojnë ato vende me borxhet e tyre.
Reinhart do të shprehej në Forumin e Investimeve Nomura në Singapor në vitin 2019, se “Rritja e Kinës si një kreditor global ka bërë që gjithashtu të ketë shumë borxhe të fshehura.” Por sipas profesoreshës këto hua nuk janë të raportuara nnga FMN e Banka Botërore.
Për investitorët, informacioni i kufizuar që ata kanë i pengon në marrjen e vendimeve për investime në lidhje me obligacionet e lëshuara nga ato vende nëse nuk e dinë se sa i detyrohet aktualisht Kinës, çka mund të sjellë që ata të nënvlerësojnë rrezikun e huazimit të parave për ato vende përmes bonove.
Për më tepër, Kina nuk është anëtare e të ashtuquajturit Klubi i Parisit , i cili gjithashtu ndjek huadhënien zyrtare dhe “nuk është i interesuar” për t’u bashkuar, gjë që ngre sërish pikëpyetje.
Por sipas ekspertëve ndërkombëtar, një ndër rreziqet më të mëdha ka të bëjë me faktin se sipas raporteve të ndryshme, këto kredi për vendet shpesh në fshehtësi parashikojnë si kolateral asete të sektorit publik. Madje sipas David Malpass, President i Bankës Botërore, nëse do i kërkojmë kinës kushtet e saj në këto kredi nuk do të gjenden. Kjo mund të çojë kreditorët të vetëofrohen në një gropë të zezë thithëse.
Duke u nisur nga fakte të tilla por edhe paralajmërimet e ekspertëve, si FMN ashtu edhe Banka Botërore kanë bërë thirrje për më shumë transparencë mbi ato shuma dhe afate kredie në Takimet e tyre vjetore. Madje Banka Botërore do të shkonte më tej ku në një prononcim për CNBC, do të shprehej se transparenca e borxhit është “kritike”. Kjo transparencë e munguar, lejon qytetarët “të vënë para përgjegjësisë qeveritë e tyre”.
“Shkurtimisht, transparenca e borxhit është thelbësore për zhvillimin ekonomik. Pra, kur borxhet ‘fshihen’, ky është një problem për të gjithë – jo vetëm për Bankën Botërore ose FMN-në. Veçanërisht ky është një problem për qytetarët e vendeve, borxhi i fshehur i të cilëve zbulohet papritmas, pasi pasiguria mund të çojë në kosto më të larta financimi ose, në rastin më të keq, t’i ndërpresë ata nga financimi”, thuhet në deklaratën në fjalë të Bankës botërore.
Por çfarë sjell krijimi i një borxhi të tillë?
Sipas Kaho Yu, analist i lartë i Azisë në Verisk Maplecroft, “Megjithëse huazimi i Pekinit mund të ndihmojë vendet në zhvillim, një grumbullim i errët i borxhit përfundimisht mund të zvogëlojë rritjen ekonomike”. Sipas tij, ndonëse “Kina mund të ketë siguruar vendet në zhvillim se kostoja e kredive do të mbulohet nga projektet në planin afatgjatë sapo ato të bëhen funksionale, nga ana tjetër nuk jepet asnjë garanci.”
Cili do të ishte një rrezik eminent? Për të … këtë rrezik, mund të marrim rastin e njohur botërisht atë të Sri Lankas. Sri Lanka u detyrua që për shkak të paaftësisë për të shlyer borxhin e saj ndaj kompanive kineze, duhej t’i dorëzonte një port strategjik Pekinit në 2017.
Pra ky është një shembull, i cili mishëron faktin se si vendet që i detyrohen para Pekinit mund të detyrohen të nënshkruajnë mbi territorin kombëtar ose të bëjnë lëshime të ndryshme nëse nuk mund të përmbushin detyrimet –fenomen ky i njohur si diplomacia e grackës së borxheve, ndonëse nga ana e tij Presidenti Kinez Xi Jinping ka mohuar që vendi po përdor një strategji të tillë.
Duke pasur parasysh situatën e përgjithshme në Evropën e sotshme ndaj ndjenjave populiste, sovraniteti kombëtar mbi politikat e investimeve po kthehet në një temë thelbësore për shumë vende evropiane. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për shtetet më të vogla të BE-së, të shqetësuara se mekanizmi i shqyrtimit të investimeve në nivel të BE-së mund të përdoret padrejtësisht nga shtetet më të mëdha si një instrument ndikues ekonomik, duke shtuar kështu përparësitë ekzistuese, që vendet më të zhvilluara në BE kanë në lidhjet ekonomike dhe tregtare me Kinën.
Në njëfarë mënyre, pikëpamjet e ndryshme brenda BE-së lidhur praninë e rritur kineze në ekonomitë e tyre, përfaqësojnë gjithashtu interesa divergjente në lidhje me pikat e forta dhe nevojat e ekonomive të tyre kombëtare. Ekonomitë e zhvilluara dhe inovative do të tentojnë të kërkojnë një mbrojtje më të madhe nga tregu kinez, duke e kombinuar atë me një ekspozim të nevojshëm dhe të kujdesshëm ndaj tregut kinez. Ekonomitë më të varura nga konsumi, turizmi dhe kapitali i huaj do të shohin përfitime më të mëdha prej investimeve kineze, duke bërë edhe një vlerësim më të ulët ndaj rreziqeve të këtyre investimeve.
Edhe vendi ynë nuk është i parrezikuar nga investimet kineze. Një ndër investimet e parashikuara ndërtimi i parkut fotovoltaik në Spitallë të Durrësit. Për këtë Ministria nëpërmjet Zv/ministrittë Energjisë, Gjergj Simaku, thotë se janë dy firma gjermane, kompania franceze Voltaila e cila fitoi ankandin për parkun e Karavastasë, një kompani kineze dhe një konsorcium shqiptar me kompanitë Kastrati dhe Salillari bashkë me një indiane, të interesuara për ndërtimin e parkut të madh që do të prodhojë energji, nga rrezet diellore.
Duke u nisur nga të gjitha parashikimet, nga të gjitha paralajmërimet e ekspertëve ndërkombëtarë, edhe vendi ynë, duhet të tregojë kujdes maksimal duke u fokusuar edhe tek financimet Off-shore. Investimet Kineze edhe në vendet më të fuqishme, po rezultojnë si një gropë thithëse, ku hyn pa e ditur që është e tillë, por që është e pamundur të dalësh. Pushtimi ekonomik është kurthi dhe pushtimi më i frikshëm, nga i cili hyrja është e garantuar por dalja jo. /Bekim Bici
https://www.cnbc.com/2019/06/12/chinas-loans-causing-hidden-debt-risk-to-economies.html
Përplasja mes mbështetësve të PD dhe PS në Elbasan, shoqërohen 5 personaTë paktën 5 persona janë shoqëruar deri më tani nga policia e Elbasanit pas përplasjeve të ndodhura mesditën e sotme në këtë qytet.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se policia ka shoqëruar 5 përfaqësues të partive politike PD dhe PS të cilët u përplasën me njëri tjetrin pas mbërritjes së kryeministrit Edi Rama dhe kredemokratit Lulzim Basha në këtë qytet.
Për identifikimin e personave të tjerë dhe atyre që e nisën dhunën këtë të dielë në Elbasan, policia po kontrollon pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë.
Dita e Verës, historia dhe traditat e një feste të lashtëLo Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.
Ashtu si dhe vitin e shkuar, edhe këtë vit për shkak të pandemisë nuk do të ketë festime masive as në kryeqendrën e kësaj feste, Elbasan, dhe as në të gjithë vendin.
Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan por edhe ne vendet e tjera. Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”).
Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave. Si dëshmi po sjellin këtu dy përshkrime të kuptimit dhe kremtimit të “Ditës së Verës” njëra për krahinat jugore, tjetra për malësitë veriore. Janë përshkrime të botuara në kohën kur në Shqipëri nuk kishte parti politike, madje në kohën kur as institucionet klerikale nuk futnin hundët në kremtime të ashtuquajtura pagane.
Përshkrimin e parë e kemi nga i madhi Faik Konica:
Ç’është Dita e Verës?
Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve.Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira.Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.(Faik Bej Konica, Botuar më 1911), i cili gati 100 vjet më parë, në kohën e sundimit osman, shkruante me atë stilin e vet elegant. Pershkrimi i dyte u shkruajt nga i madhi Naim Frasheri qe sipas atyre koheve ai shkruante sipas stilit te vet jo elegant por serioz.
Prejardhja e dites se verës është e lidhur me Ilirët të cilit festonin ditën e verës më 15 mars në shenjë adhurimi ndaj diellit, po të shohim ballokumet kanë ngjyrën dhe formën e diellit.