Aplikacion
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku ndodhi sot një shpërthim me lëndë plasëse, ku objektiv ishte makina e një prokurori të Prokurorisë së Përgjithshme. Ngjarja ndodhi te “Komuna e Parisit”, në Tiranë.
Në një prononcim për mediat, Jaupi ka dhënë detaje rreth ngjarjes, ndërsa konfirmoi se bëhet fjalë për makinën e prokurorit të komanduar pranë KLP-së, Arjan Muça.
Sipas Jaupit, mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme, ndërsa shtoi se po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.
“Kemi një dëmtim me lëndë plasëse eksploziv të një mjeti a class të vitit 2002 I cili I përket një prokurori që është I komanduar pranë KLP Arjan Muça, mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme ky automjet përdoret nga ky prokuror dhe aktualisht prej një periudhe 2-vjeçare çdo natë parkohet pranë kësaj qendre. Janë marr masat nga strukturat e drejtorisë vendore të policisë për dokumentimin e kësaj vepre penale. Nuk ka dëmtime në njerëz dhe as dëmtime të mjeteve të tjera. Nuk ka shpërthim të automjetit është një shpërthim që ka ndodhur në parakolpin e këtij mjeti. Grupi hetimor po merret me pamjet”, tha ai.
Detajet/ Kush është prokurori i “dosjeve” të Vettingut që i shpërthyen mjetin, bashkëshort i një gjyqtarejeDalin në dritë të tjera detaje nga shpërthimi i mjetit të prokurorit Arjan Muça, te “Komuna e Parisit”, në Tiranë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” se shpërthimi i mjetit dyshohet se është bërë me lëndë plasëse, teksa ka qenë i parkuar në minus dy kate, në një qendër tregtare.
Siç raporton gazetarja Lala, prokurori Muça ka qenë oficer te Krimet e Rënda, është emëruar prokuror në Gjirokastër, dhe muajt e fundit është komanduar në Tiranë te Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ai bën raportet për gjyqtarë e prokurorë që kalojnë në Vetting.
Prokurori Muça ka edhe bashkëshorten gjyqtare te Gjykata Administrative e Tiranës, Gentiana Muça, ndaj dhe është ende e paqartë nëse ngjarja lidhet me të apo me të shoqen.
Tritol makinës së prokurorit/ Ja çfarë thotë policia
Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me tritolin që i është vendosur makinës së prokurorit Arjan Muça pak më parë.
Në njoftim thuhet se nuk ka të plagosur dhe se policia ndodhet në vendngjarje.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.
Ekskluzive/ Makina që shpërtheu nga tritoli, e prokurorit Arjan MuçaNjë shpërthim ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Burime paraprake për Zoom.al thonë se një automjet ka shpërthyer, pasi dyshohet se i është vendosur lëndë plasëse.
Lënda plasëse dyshohet se ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës. Deri më tani, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në momentin e shpërthimit, automjeti mësohet se ndodhej brenda parkingut të një qendre tregtare që ndodhet në zonën e Komunës së Parisit.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se mjeti ka qenë i prokurorit Arjan Muça, të cilit dyshohet se i është vënë lëndë plasëse në pjesën e përparme.
E FUNDIT/ Shpërthim i fuqishëm në një qendër tregtare në TiranëNjë shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e sotme Komunën e Parisit në Tiranë. Nga të dhënat e para, gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raporton se ka qenë një makinë që ka shpërthyer te parkimi i qendrës tregtare “Kristal”.
Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me defekt teknik apo ka qenë eksploziv. Por dyshimet më të forta për momentin, nisur edhe nga shpërthimi janë se kemi të bëjmë me tritol që i ishte vendosur makinës duke e hedhur në erë.
Nga shpërthimi nuk raportohet për të plagosur. Policia ka rrethuar zonën dhe ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Mbi 25 mijë raste të reja në Itali, rritet numrin i viktimaveAutoritetet shëndetësore në Itali kanë njoftuar 25,673 raste të reja me koronavirus nga 372,217 testime të bëra për të dyshuar si të prekur me virusin.
Sipas të dhënave, në 24 orë janë regjistruar 373 vdekje si pasojë e Covid. Numri i viktimave sot ka pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë, ku humbën jetën 332 persona.
Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkuar në 101,184. Ndërkaq, në terapi intensive po trajtohen ,859 pacientë. Rajoni më i prekur vijon të jetë Lombardia: +5.849.
I hapet rrugë vaksinës ruse dhe kineze, Manastirliu dhe AhmetaQeveria shqiptare i ka hapur rrugë negociatave me vaksinat ruse dhe kineze. Sipas aktit normativ të ditës së sotme, Manastirliu dhe Ahmetaj si ministra janë të autorizuarit për negociatat.
Në akt normativ theksohet se negociatat zhvillohen me vaksinat të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre.
Duket se me këtë akt, Shqipëria përveç perëndimit po kthen sytë dhe nga lindja ku Rusia dhe Kina kanë prodhuar prej kohësh vaksinat e tyre.
Fatos Lubonja sulmon Ramën dhe PS-në: Kjo nuk është parti, por organizatë kriminale ku kapo vendos
Fatos Lubonja, i ftuar në “News 24”, duke folur për deklaratat ironike të Ramës ndaj kandidatëve të opozitës për deputetë, deklaroi se është një skandal, duke shtuar se kryeministri shkeli të gjitha normat.
“Pjetër Arbnori thoshte në atë kohë që opozita duhet respektuar, sepse është një pasqyrë. Ne në tërësi e kemi injoruar opozitën. Rasti ekstrem është Edi Rama. Nuk duhet parë ndaras, edhe në ato që thotë për mediat. Rama hedh baltë. Rama përjashton edhe ata që brenda partisë dalin kundër. Është tallje, shkel të gjitha normat.
Njerëzit që merren me tallje shtohen, sepse thonë kur e bën kryeministri, pse mos ta bëj. Ky është degradim i raportit që kemi ne, në vend të dialogut, kemi përplasje. Kur ka tallje, s’ka demokraci.
Duket se ka shenja të këqija shumë. Kjo është ta spotosh fushatën nga vendet e punës dhe premtimet, tek banalja. Kur ke katastrofë gjithçka, iu thua shqiptarëve “më votoni mua, sepse kam batutat më të forta”, tha Lubonja.
Duke folur për përplasjen e Ramës me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, Lubonja theksoi se kryeministri heq dhe vë kë të dojë, duke shtuar se del në pah se PS ka mungesë të strukturave.
“Rama, Gjiknuri dhe kryetari i bashkisë Vlorë nuk merret vesh se çfarë sherri kanë. Më kanë akuzuar pse them “banda” e jo parti. Edhe Partia e Punës, bënte Plenium dhe Pleniumi të përjashtonte nga organizata. Shkoje në organizatë dhe gjoja të njihte.
Lideri thoshte e përjashtoi partia, pleniumi. Është banalizuar sot. Mirë që Rama s’ka instrumentet e asaj kohe. Kjo nuk është parti, por është organizatë kriminale, ku kapo heq dhe vë kë të dojë. Çfarë sherri kanë, pse mos ta dimë. Nuk ka transparentë.
PS ka mungesë strukturash. Kryetari i Bashkisë ka votën e popullit. Këta i vë lideri dhe i trajton si anëtarë të bandës. Këtu lideri të vë dhe lideri të heq. Dhe del edhe ndonjë kokë “vlonjati” si i thonë edhe është përplasja”, u shpreh Lubonja.
Ndërsa, teksa foli për pandeminë e Covid-19, Lubonja nënvizon se vendi ynë është kampion në fshehjen e të dhënave reale të vdekjeve dhe rasteve.
“Numri i vdekjeve që janë më të larta se kudo, është pasqyrë e shëndetësisë tek ne. Vendet që kanë më pak vdekje janë ata nordike. Jemi kampionë të fshehjes. Janë pesë herë më shumë të vdekur nga se thuhet.
Disa edhe nuk kanë qenë me Covid, por duhet thënë se shëndetësia jonë është problematike. Fshehja është fasada, e kulturës sonë të gënjeshtrës. Ne mbrojmë fasadën. Thonë se qysh në janar kishte ardhur Covid, por askush nuk e kapi. Situata është dramatike.
Qeveritë e kanë punë përballjen me koronavirusit, kurse këtu tallemi me njëri-tjetrin. Duhet që të vijë sa më shpejt vaksina, që të kemi shëndet dhe të funksionojë plotësisht ekonomia”, përmbylli Lubonja.
Dalin pamjet/ Sekondë pas sekonde, si u vra Klodian Rasha. Rruga kishte ndriçimGazetarja e Top Channel, Anila Hoxha disponon ekskluzivisht fotografitë e nxjerra nga filmimet e kamerave të sigurisë ku tregohet sekondë pas sekonde nga ekspertët e kriminalistikës se si Klodian Rasha u ndoq nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe më pas u qëllua për vdekje.
Nevaldo Hajdaraj ka përfunduar nën akuzë për vrasje me dashje dhe pritet që në gjykatë të hidhet shorti për të caktuar trupën gjyqësore.
Fotografia e parë tregon efektivin e policisë që vrapon në trotuarin përballë rrugës ku më pas u qëllua Klodian Rasha.
Më tej efektivi sipas materialeve që disponon Anila Hoxha, kapërcen rrugën dhe bordurën e hekurt për t’i ndërprerë rrugën Klodianit, i cili sipas përshkrimit në fashikull përpiqet të fshihet pas pemëve, teksa polici ngre dorën duke paralajmëruar me një armë në dorë.
Ky detaj ilustrohet nga ekspertët e kriminalistikës duke përshkruar në çdo frame lëvizjen e policit e nga ana tjetër edhe lëvizjet e të riut që është ekspozuar me rreth të verdhë.
Në fotografinë e radhës polici i cili kapërcen gardhin tenton ta ndalojë Klodianin duke e kapur në trup, por më pas rrëzohet.
Dhe fotografitë tregojnë sipas Anila Hoxhës se si sipas ekspertëve Nevaldo Hajdari mbasi është rrëzuar përtokë, pozicionohet në të ndenjura dhe duke mbajtur në dorën e djathtë, një armë qëllon ndaj të riut.
Fotografia e fundit e tregon Klodianin të gjallë në çastet e fundit të jetës teksa vrapon dhe qëllohet pas shpine për tu rrëzuar në hyrje të banesës , ku dhe shfaqet fillimisht duke vënë dorën në ije dhe pastaj bie në gjunjë i pajetë, sipas Anila Hoxhës.
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Bari të Italisë, ku ka mbetur i vrarë një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në via Petrelli, në zonën Libertà të Barit.
Viktima, identiteti i të cilit nuk është mësuar ende, është qëlluar me tre plumba, në gjoks dhe në bark. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit, por vdiq pasi nuk mundi ti rezistonte plagëve të marra.
Ishin mjekët ata të cilët lajmëruan policinë, shkruan “la Repubblica”.
Policia ka nisur menjëherë hetimet.