zoom

Day ArchiveZotëria që kërkon votat duke shitur pordhë me fatkeqësinë – Ylli Manjani

Ylli Manjani

Sot një vit më parë e mbylli me ushtri e polici vendin. Vuri gjoba marramendëse. Të gjitha këto masa në Facebook.

E bëri këtë spektakël horrori kolektiv me vetëm 10 raste infektimesh. Dakord, nuk kishim informacion dhe nga bota nuk vinin lajme të mira…

Sot, pas një viti megjithë këtë informacion botëror, me 1000 infektime dhe 20 vdekje zyrtare në ditë (duhen shumëzuar të paktën me 10 këto shifra, sugjeron Akademia e Shkencave), zotëria kërkon vota duke shitur pordhë e duke u tallur me fatkeqësinë e popullit të vet.

Sot ai është në krah me Najadën duke lypur pushtet, kurse njerëzit në mëshirë të fatit me COVIDIn duke kërkuar shëndet…

Bah sa e poshtër!

Po kur thotë, duke u zgërdhirë, “Shqipëria buzëqesh”!!!

 

Ambasadorja amerikane: Ky person në listat e deputetëve përbën kërcënim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur sërish drejtpërdrejt për pastrimin e listave nga personat e inkriminuar. Nga Elbasani, ku zhvilloi takime me koordinatorët e partive kryesore politike, ajo tha se një person i shpallur “non grata” nga Sekretari Amerikan i Shtetit është në listat e kandidatëve për deputetë.

“Kjo nuk ka lidhje nëse SHBA pëlqen apo jo dikë. Kjo ka të bëjë me faktin se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar në bazë të humultimeve që ky person përbën kërcënim për sigurinë SHBA ndoshta ka  ardhur koha që votuesit shqiptar të mendojnë se kjo do të përbënte kërcënim edhe për ata.

Ambasadorja Kim nuk përmendi emra, por disa ditë më parë ajo përmendi Tom Doshin si person “non grata” për SHBA. Ajo i kërkoi KQZ-së dhe Prokurorisë të bëjnë vetting-un e kandidatëve duke paralajmëruar përjashtim të disave prej tyre.

“Tashmë është me KQZ dhe është detyrë e tyre, por gjithashtu edhe prokurorëve që të bëjnë vettingun e kandidatëve. Nuk do të jem e habitur nëse disa prej kandidatëve mund të s’kualifikoheshin pas këtij procesi’, paralajmëroi ambasadorja amerikane”, u shpreh ambasadorja amerikane.

Zonja Kim bëri thirrje gjithashtu që vota të mos blihet dhe as shitet.

“Atyre që përpiqen që blejnë votën do ju them se jeni duke shkelur ligjin dhe duke turpëruar nderin tuaj. Për ata që u kërkohet të blihet vota do t’ju thoja që vota juaj është pushteti juaj, prandaj mos u dorëzoni”, deklaroi ajo.

Deklarata e plotë e Ambasadores amerikane, Yuri Kim, në Elbasan:

“Kjo është një javë e rëndësishme sikurse e dini sepse të hënën partitë kanë dorëzuar listën me kandidatë. Në të shkuarën mendoj se gara në Elbasan ka qenë shumë e rëndësishme. Prandaj mendova se kjo do të ishte një kohë e mirë të vija vetë këtu për tu takuar vetë me drejtuesit dhe të flisja vetë me njerëzit…

SHBA ka qenë e qartë lidhur me pritshmëritë tona për kandidatët e pastër.

Është thelbësore që drejtuesit politikë të marrin përgjegjësi që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin shqiptar duke marrë në konsideratë të gjitha përcaktimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara të cilat kur merren si vendime nuk merren lehtësisht.

E di që disa persona mund të thonë po ai është i përcaktuar në bazë të ligjit të SHBA por nuk është i dënuar dhe në fakt njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptonin se është një evidencë, një fakt, jo sepse mungojnë faktet, por për shkak të boshllëqeve në ligjin shqiptar. Kjo nuk ka lidhje nëse SHBA pëlqen apo jo dikë.

Gjithashtu, kjo ka të bëjë me faktin se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar në bazë të humultimeve që ky person përbën kërcënim për sigurinë SHBA ndoshta ka  ardhur koha që votuesit shqiptar të mendojnë se kjo do të përbënte kërcënim edhe për ata…

Ka 3 njerëz që sekretari i shtetit të SHBA ka përcaktuar, nuk do i përmend emrat e tyre,  por mund ju mund t’i shihni dhe t’i gjeni.

Më lejoni të them se çështja e listave sikurse e kemi thënë edhe më herët  këndvështrimi i SHBA është shumë i qartë dhe ndoshta jo diplomatik, mendoj që partitë e kanë marrë këtë gjë në konsideratë, edhe pse jo të gjitha, por pjesa më e madhe e tyre. Tashmë është me KQZ dhe është detyrë e tyre por gjithashtu edhe prokurorëve që të bëjnë vettingun e kandidatëve.

Nuk do të jem e habitur nëse disa prej kandidatëve mund të s’kualifikoheshin pas këtij procesi.

Po ku qëndron fuqia përfundimtare, qëndron te votuesit. Në fakt një përmirësim shumë i mire nga e shkuara është fakti se votuesit do të kenë mundësi të votojnë jo vetëm për partinë, por dhe për kandidatët e tyre.

Blerja e votës kam dëgjuar se është një problem jo vetëm në Elbasan. Atyre që përpiqen që blejnë votën do ju them se jeni duke shkelur ligjin dhe duke turpëruar nderin tuaj.

Për ata që u kërkohet të blihet vota do t’ju thoja që vota juaj është pushteti juaj, prandaj mos u dorëzoni…

Kemi folur për praktikën e zakonshme që votuesit fotografojnë votën e tyre. Jam e kënaqur që kam mësuar që KQZ do të ndalojë përdorimin e celularit brenda vendit të votimit dhe u takon autoriteteve që ta bëjnë më të vështirë, jo më lehtë, blerjen e votës.

SHBA ka një pozicion të qartë dhe komunikimi im me liderët e partive politike janë shumë të sinqerta dhe shumë troç sipas stilit tim…

Unë kam besimin që Shqipëria do të mbaje zgjedhje të lira dhe të ndershme, kjo është pritshmëria ime”. ©Zoom.al

Dash Shehi i përvishet Ramës për foton tallëse dhe rakinë: Më ka frikë

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ishte mjaft i ashpër me kreun e qeverisë Edi Rama, i cili sot e ironizoi me një foto të sikletshme.

Shehi i ftuar në Radarin Informativ në ABC, tha se Edi Rama për 8 vite në pushtet, jo vetëm që u korruptua, por largoi rininë dhe Shqipërinë nga BE-ja e çoi drejt Arabisë dhe Turqisë.

Unë mendoj se është hajdut. Ja vura emrin shqip, i korruptuar, por në zhargon është hajdut, unë kështu mendoj.

Për 8 vite e degjeneroi administratën shqiptare, e ka shkatërruar nëpunësinë e shtetit, e ka bërë rininë të marrë valixhet të ikë nëpër botë, që për 8 vite gënjen nga mëngjesi në darkë, na la te porta e Europës, jemi jashtë Europës ne dhe po na çon drejt Arabisë dhe Turqisë” tha Shehi.

Shehi tha se Edi Rama e sulmon, pasi e ka frikë, pasi do të marrë 30 mijë vota në Tiranë. “Unë jam stërvit me këtë zotëri, se ky ka disa vite që e bën. E ka të vështirë, nuk ka lënë letra pa kontrolluar, por për një si unë është e vështirë me gjetur ndonjë defekt, ndonjë që kam e pranoj vetë. Ajo është një foto e marrë nga ndonjë klub me shokët e mi’ tha ai.

Por a është kjo pika e dobët e tij? Shehi e cilëson kryeministrin rrugaç dhe kërkon që shqiptarët të mos bien në grackën e tij. “Nuk ka cfarë thotë tjetër. Dikush nga shokët e mi edhe mund të jetë korruptuar, por për mua nuk ka cfarë thotë. Me ka vendosur përballë me mbesën e Beqir Ballukut. Jam i rezervuar dhe nuk kam ndërmend…Nuk duhet të biem në grackën e rrugaçit. Ne jemi aty për të administruar gjënë publike për të ruajtur paratë e shqiptarëve. Unë gjykoj se jam modeli më i mirë, e nëpunësit që ka 30 vite që i shërben shtetit, jam 30 vite në parlamentin në shqiptar dhe jetoj në katin e pestë të një pallati të filluar nga Enver Hoxha.

Jam doktor shkencash, kam qenë 5 vite ministër nuk më akuzojnë dot për asgjë. Kemi bërë shumë gjëra, por nuk kam parë njeri që lavdëron veten si ky. Nëse shqiptarët gjejnë se ky qenka burrë i ndershëm dhe paska bërë punë le ta votojnë, por më duket idiotizëm i madh ta votojnë, ka 8 vite që nuk ka bërë asgjë. Merret me 7-8 deputetë, se ne na ka frikë. Mua e di që më ka frikë në këtë qytet, këtu në Tiranë dhe besoj se do ja tregoj vendin atij, horrave dhe atij që ka pranë. Një grusht idiotësh. Nuk dua të rreshtohem në atë grup”.

Shehi thotë se do të bëjë një fushatë të pastër duke kërkuar llogari nga kjo qeveri. “Ne do të bëjmë fushatë, fushatë nga të gjitha anët, do të godasim edhe këto. Ne nuk e ruajmë këtë, por po i kthehemi politikës zyrtare normale. Çfarë presin shqiptarët? Që të bëhemi edhe ne si ati, që të merremi me veshjet, pamjet, gratë, historitë e atij? Nuk është kjo politika. Ky ka hedhur një gurë në lumë dhe gjurmojeni edhe ju o budallenj. Ne kemi për detyrë si opozitë, që ti kërkojmë se cfarë ke bërë 8 vite, ku janë rrugët, se milionat kanë ikur?”.

Një këshillë e kishte edhe për Lulzim Bashën. “Uroj që Basha ti mbledhë të mbajë një qëndrim ti orientojë në një linjë, unë po flas për linjën time, një fushatë pozitive. Ne godasim kundërshtarin për hajdutllëkun. Unë nuk po i them se ke dalë në fotografi burrë dhe grua pa brekë, ne po merremi, të kthejë përgjigje ku janë paratë e shqiptarëve? Kush është ky? Më pas marrim angazhimin që ata që janë vjedhur të dënohen”.

Kreu i LZHK-së foli me shifra konkrete te votat që pretendon të marrë. “Pa fund, me mijëra, 30 mijë në Tiranë. I kam më shumë se të sigurta, kam solidaritetin e mijëra qytetarëve. Më ka bërë një nder të madh ky, se kam pasur ndonjëherë këtë solidaritet, nuk kam shumë miq në politikë, por shumë mbështetës. Unë sa herë hyj në zgjedhje në Tiranë kam marrë 10%. Janë simpatizantë të njerëzve që nuk janë korruptuar”.

Po nëse nuk e arrin objektivin? “Nëse nuk do të arrij do i bëhet qejfi zotit Rama do të lumturohet. Po Basha? Kjo nuk ka shumë lidhje, me Bashën kemi bërë një marrëveshje, kemi respektuar marrëveshjen. Nëse votat e njërit kalojnë te tjetri është përgjegjësia e Bashës, jo e imja, se Basha ka komisionerin (edhe brenda kampit)”.

Shehi ka komentuar edhe prurjet e reja në listën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se Luljeta Bozo dhe Najada Çomo i dhimbsen pasi ishin dy figura me integritet në fushën e tyre dhe politika do t’i përbaltë.

Gjithashtu ai theksoi se nuk pret kontribut të veçantë prej tyre pasi nuk e njohin terrenin e politikës.

Bozon e njoh si inxhiniere të vjetër. Me gjithë respektin që kam me inxhinierët e vjetër e kam problemin se janë njerëz të paangazhuar dhe janë fare naivë në këtë çështje. Nuk do të ofrojnë kontribut. Bozo dhe Çomo më dhimbsen, kishin emër të mirë. Mënyra sesi përcillet ndaj raportin me politikën i largon nga e mira. Ishte një inxhiniere e nderuar që hyn në një proces të përbaltur të politikës.

Doja ta pyesja çfarë mendon për kryeministrin zonja Bozo që tha jam krenare? Unë mendoj se është hajdut. Unë kështu mendoj. Mendoj se për 8 vjet e ka shkatërruar administratën, gënjen nga mëngjesi në dark, na la te porta e Evropës dhe po na çon drejt Arabisë. Nuk e di zonja Bozo a e ka bërë këtë llogaritje me mendjen e vet. ne në parlament këtë llogarisim”, tha Shehi.

Shehi ka shtuar më tej se kandidatët e listës së opozitës janë më me integritet. Sipas tij opozita ka ofruar një skuadër të pastër.

“Nuk janë të gjithë, por janë ku e ku më të mirët se këta. Është koncepti bazë në një shtet demokratik. Sot për sot kemi të drejtë ti themi që duhet ti largojmë këta të inkriminuarit. Edhe me emra të rinj dhe të vjetër nuk i ndaj kështu. Po të them se opozita ka ofruar një skuadër të pastër. Këta janë njerëz që këto PPP i kanë firmosur këta”, tha ai.

Champions League: S’ka surpriza, kualifikohen PSG dhe Liverpool

PSG eleminon Barcelonën nga Champions League. Ekipi i drejtuar nga Mauricio Pochetino kishte fituar 4-1 në ndeshjen e parë, ndërsa e sotmja u mbyll 1-1.

Ishte Mbappe që shënoi i pari në minutën e 30-të, duke shndërruar në gol një penallti.

Messi lëshon një perlë gjashtë minuta më pas, duke “shkundur merimangat”.

Ylli argjentinas do bënte atë që pak kush do besonte se ai do e bënte. Messi merr përsipër goditjen e një 11-metërshi, por gabon.

Në pjesën e dytë, parisienët  qëndrojnë mirë në prapavijë, duke mos e diskutuar për asnjë çast kualifikimin.

Gjithçka e thjeshtë edhe për Liverpool ndaj Leizpig. Anglezët fituan 0-2 në ndeshjen e parë, teksa e dyta u mbyll po 2-0.

Salah dhe Mane shënuan respektivisht në minutat e 71-të dhe 74-të, duke treguar se janë një ekip tjetër nga ai që kanë shfaqur në kampionat.

Gjekmarkaj i përgjigjet Ramës: Të tremb shkollimi im

Kandidati për deputet në listën e Partisë Demokratike në Lezhë u është përgjigjur fotove dhe montazhit të bërë mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në “Open”, Gjekmarkaj tha se Rama nuk ka pse të vendosë një burrë e një grua aty, sepse askush nuk votohet për seksin që ka.

Sipas Gjekmarkajt, Rama frikësohet prej tij sepse ai ka integritetin dhe shkollimin që kryeministri nuk i ka. Analisti shtoi se sot do të ishte duke u marrë më punët e tij si pedagog dhe analisit, por thirrja e të parëve e bëri t’i futej politikës.

“Atëherë unë e di, e di që e frikësoj Ramën. Shkollimin dhe integritetin që kam unë si person, ai nuk e ka. E di që e frikësoj. Por nuk ka pse nxjerr aty një grua e një burrë, se unë nuk votohem për seksin, as se jam i bukur, as me thinja apo i shëmtuar. Po Marku çfarë ka për tu sharë? Se ka studiuar në La Sapienza? Ka integritet? Unë sot duhet të isha duke u marrë me punët e mia, si pedagog dhe analist, por thirrja e të parëve ka qenë që më shtyu t’i futesha politikës,”- tha Gjekmarkaj ndër të tjera.

Skandal me Vetting-un e KPK: Përdori “një denoncim nga varri” ndaj gjyqtares Irida Kacerja

Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Irida Kacerja u përball të mërkurën me gjetjet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifkimit, si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëvë dhe prokurorëve.

Trupa gjykuese e KPK-së përbëhej nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Etleda Çiftja relatore dhe Genta Tafa Bungo anëtare. Hetimi administriv i KPK-së ndaj subjektit u shtri në të tre kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Për pastërtinë e figurës dhe pasurinë e subjektit, gjetjet e hetimit administrativ të KPK-së ishin në tërësinë e tyre pozitive. Ndërkohë, për kriterin e tretë, KPK ngriti pretendime serioze mbi profesionalizmin dhe etikën e gjyqtares, kryesisht të bazuara në një seri denoncimesh të ardhura në Komision për çështje të shqyrtuara nga subjekti dhe një raport inspektimi paraprak të bërë nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Sipas relatores Etleda Çiftja denoncimet kishin ardhur në KPK nga qytetarë të ndryshëm, një grup gjyqtarësh së Gjykatës së Shkodrës dhe në një rast nga një ish-inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili kishte përpiluar raportin paraprak ndaj subjektit në vitin 2011.

Por siç doli nga debati në seancë dëgjimore, të paktën dy nga denoncimet e përmendura nga KPK kundër gjyqtares Kacerja rezultojnë të jenë të ‘falsifikuara’, pasi në një rast denoncuesi kishte ndërruar jetë përpara se ta dërgonte denoncimin, ndërsa ish-inspektori i Këshillit të Lartë të Drejtësië mohoi ta kishte dërguar denoncimin, nëpërmjet një deklarate të paraqitur nga subjekti në seancë.

Gjatë fjalës së saj përpara KPK-së gjyqtarja Kacerja, theksoi se 3 nga denoncimet duket se vinin nga i njejti person edhe pse me emra të ndryshëm, pasi përmbanin të njejtat akuza.

“Këto denoncime kanë përmbajtje abuzive dhe kriminale,” tha gjyqtarja Kacerja. “Qëllimi ka qenë shpifja shtoi ajo.

Kacerja e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga viti 2012 derin e vitin 2015, Kacerja ka punuar si këshiltare ligjore në Gjykatën e Lartë, ndërsa pas vitit 2015 është rikthyer në Gjykatën e Shkodrës. Subjekti i rivlerësimit është kandidate për Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Raportet i institucioneve ndihmëse për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin e subjektit kanë qenë pozitive. Ndërkohë, hetimi administrativ i KPK-së për pasurinë ka konstatur disa balanca negative në shuma të vogla për likuiditetet e subjektit në vitet 2009-2011, por relatimi i Komisioneres Etleda Çiftja u përqendrua gjërësisht në denoncimet e ardhura në KPK për profesionalizmin.

Ndryshe nga raste të tjera ku denoncimet trajtohen me një përmbledhje statistikore, Çiftja i trajtoi me detaje denoncimet e bëra ndaj subjektit të rivlerësimit, duke theksuar edhe gjetjet negative për të cilat KPK i kishte kaluar barrën e provës gjyqtares.

Relatorja deklaroi se nga vlerësimi i dosjeve të gjyqtares kur kjo e fundit punonte si këshilltare në Gjykatën e Lartë, KPK kishte konstatuar se në një rast subjekti kishte kishte argumentuar vetëm 1 nga 3 çështjet e rekursit të sjellë nga prokuroria. Çiftja theksoi në fjalën e saj se kjo e bëntë relacionin e subjektit të ‘paarsyetuar.

Relatorja tjeksoi se hetimi i KPK-së kishte zbuluar se subjekti kishte shkelur marrëveshjen e ekstradimit midis SHBA-së dhe Shqipërisë në një çështje në Gjykatën e Shkodrës. Duke cituar analizësn e KPK-së për disa nga denoncimet që kishin ardhur në KPK, relatorja deklaroi se gjyqtajra në një rast nuk kishte respektuar dispozitat ligjore, nuk kishte depozituar procesverbalet e një çështjeje dhe në raste të tjera kishte zvarritur gjyqe.

Duke cituar një denoncim të ardhur nga “një grup gjyqtarësh’ në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, relatorja deklaroi se subjekti akuzohej se mungonte pa arsyet në punë, favorizonte bashkëshortin avokat dhe shmangte trajtimin e çështjeve të rrezikshme duke dhënë dorëheqjen.

Sipas KPK-së një nga denoncimet i dërguar nga një ish-inspektor i KLD-së i referohej një raporti inspektimi paraprak, sipas të cilit gjyqtarja kishte zvarritur një çështje për 9 seanca për shkak të mungesës së ekspertit.

Çiftja deklaroi se një vlerësim i bërë nga KPK, kishte arritur përfundimin se subjekti nuk kishte respektuar afatet për dorëzimin e dosjeve dhe kishte mungesë aftësish organizative për të përballuar ngarkesën në punë.

Gjetjet e hetimit administrativ të KPK-së mund të perceptoheshin si të rënda për profesionalizmin e subjektit, po mos të merrej në konsideratë fakti se disa nga denoncimet mbi të cilat ato bazoheshin dhe faktet që referonin ishin të dyshimta.

Siç doli nga debati në seancë dëgjimore, një shtetas që supozohej të ishte autori i një prej denoncimeve, kishte vdekur në vitin 2018 dhe mund ta kishte dërguar ankesën në KPK vetëm nga bota e përtejme.

Edhe ish-inspektori i KLD-së që reforohej në hetimin administrativ të relatores Çiftja, mohonte në një deklaratë të depozituar në Komision se ishte autorit i denoncimit.

Sipas gjyqtares edhe përmbajtja e këtij inspektimi ishte e pasaktë, pasi nuk kishte përfshirë një fashikull të gjykimit dhe çështja nuk ishte shtyrë me për 9 senca, por për 4 seanca dhe këto nuk kishin qenë të njëpasnjëshme.

Sa për akuzën se kishte shkelur traktatin e ekstradimit me SHBA, subjekti theksoi se për rastin në fjalë nuk i ishte kaluar barra e provës dhe me sa mbante mend nga çështja bëhej fjalë për një shtetas mbi 70 vjeç dhe të paralizuar.

Të ballafaqur me faktet dhe pretendimet që vinin në pikëpyetje hetimin administrativ të ndërmarrë në KPK, trupa gjykuese u tërhoq për disa minuta.

E paturbulluar për akuzat për falsifikime deklaratash dhe impersonime të vdekurish, anëtarja Genta Tafa Bungo mori në pyetje subjektin duke i kërkuar llogari se si e kishte siguruar cerfikatën e vdekjes të denoncuesit dhe si e kishte kontaktuar inspektorin e KLD-së, për të cilin pretendoi se Komisioni ishte i paaftë ta gjente.

Bungo theksoi se subjekti duhet të mbrohej nga ata çfarë përmbante denoncimi dhe pak rëndësi kishte nëse denoncuesi ishte i vdekur, duke theksuar se KPK merrte dhe denoncime anonime.

Gjyqtarja Kacerja nuk e shpjegoi si e kishte siguaruar certifikatën e vdekjes të ‘denoncuesit’ nga Zyra e Gjendjes Civile. Sa për vonesat në dorëzimin e vendimeve ajo ia atribuojë ngarkesës që kishte dhoma civile e Gjykatë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në fund të seancës dëgjimore Kacerja i kërkoi KPK-së konfirmimin në detyrë. Vendimi do të shpallet me 16 mars, ora 9:45.

Refuzoi të kandidonte në qarkun e Vlorës, flet për herë të parë Hyseni: PS familja ime e dytë

Shkaktoi jo pak reagim refuzimi i kandidimit në qarkun e Vlorës të deputetit aktual të Partisë Socialiste, Alket Hyseni.

Ky i fundit, u rendit i 11-i në këtë qark, e për këtë arsye zgjodhi të moskandidonte në zgjedhjet e prillit. Hyseni, këtë të mërkurë ishte i ftuar në emisionin “Real Story”, në “News24”, ku theksoi se PS ka zgjedhur një skuadër fituese në zgjedhjet e ardhshme dhe pjesa tjetër do të jetë mbështetëse e kësaj skuadre.

Hyseni nënvizoi se PS për të është si një familje e dytë dhe u shpreh falënderuese ndaj kësaj partie që sipas tij i ka hapur shumë dyer.

“PS është histori për Shqipërinë, është e tashmja dhe e ardhmja, ka larguar prej vitesh elementë të tillë. Edhe pse ka brenda debate, ngjyra, PS-ja është forca më demokratike. Kur them për debat them për debatin që ka prodhuar PS ndër vite, edhe brenda radhëve PS ka debat. Por është një parti e disiplinuar, kur merren vendimet janë të pranuara. Ashtu sikurse ekzistojnë parime të vullneti, të parimeve. PS është një ekip i madh që do të mbështesim këtë skuadër fituese. Kishte vend për mua, por të jesh në listën e PS është nder dhe privilegj. Të jesh në Kuvendin e Shqipërisë është nderë për këdo, pavarësisht se kohët e fundit na solli opozita dytësorë, nuk janë ata që përfaqësojnë. Të jesh deputet i PS, në Kuvend është privilegj. Të jesh deputet në Vlorë është e treta privilegj. Nuk është çështje pranimi, e kam falënderuar kryeministrin, i kam kërkuar ta jap kontributin tim ashtu siç e kam dhënë para 2017. Historiku im në PS nuk nisi si deputet dhe s’do të mbarojë si deputet. Familja ime është PS, jam rritur atje. Ishte janar i ‘92-it ku shumë kishin marrë drejtim djathtas, në shkollën tonë u krijua FRESSH. Kam vijuar dhe me shumë beteja, konkurrime në PS, jo shpeshherë jo perfektë PS, por kjo familja e madhe më ka hapur dyert, shumë të tjerëve. Na ka dhënë mundësi ë të japim kontributin tonë për këtë vend. Atë që se bëjmë vetëm nëpërmjet partive politike ne kontribuojmë në këtë vend”, tha Hyseni.

Shenjat më të zjarrta të horoskopit pas të cilave të gjithë lënë kokën!

Disa shenja përdorin bukurinë e tyre për të joshur personin që pëlqejnë, ndërsa disa të tjera kanë pikë të fortë komunikimin. Mirëpo 3 janë shenjat e horoskopit të cilat njihen si më të zjarrtat dhe që i çmendin të gjithë.

GAFORRJA

Arma sekrete e Gaforreve nuk është buzëqeshja, por humori. Përveç kësaj, personat e kësaj shenje janë shumë emocionalë dhe kurrë nuk do të harrojnë përvjetorin tuaj, ditëlindjen apo ndonjë datë tjetër të rëndësishme. Dobësia e tyre është është gjendja shpirtërore e ndryshueshme, e cila ndonjëherë do t’iu bëjë të ndiheni keq. Admirojnë lojërat seksuale dhe njihen si një ndër shenjat që kanë më shumë fantazi gjatë aktit seksual. Kreativiteti i tyre manifestohet në mënyrë spontane kur gjejnë një partner me një sens “loje” gjatë seksit. Nëse dëshironi që ta bëni për vete personin e shenjës së Gaforres, mjafton të qani para tij dhe do t’ia rrëmbeni zemrën menjëherë.

LUANI

Nëse dëshironi të kënaqeni duke u argëtuar, kërkoni një Luan dhe nuk do të zhgënjeheni. Do t’ju habisin me veprimet e tyre, pasi ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ju dhe me këto veprime do të arrijnë t’iu bëjnë për vete për tërë jetën. Për shumicën e njerëzve kjo masë e përkujdesjes është vendimtare për të rënë në dashuri.Adhurimi joshës dhe seksi me shpejtësi plumbi, janë pikat më të forta të Luanit. Siç edhe thuhet shpesh, një fillim i mirë është gjysma e betejës. Arma më e fuqishme e Luanëve është buzëqeshja e tyre, e cila ndonjëherë mjafton që të përfundoni me të në shtrat.

AKREPI 

Është konsideruar gjithmonë si zotëruesi i seksit. Nëse ndonjëherë keni pasur lidhje me Akrepat, atëherë e dini që ata kanë forcë të papërballueshme të joshjes. Madje edhe Akrepat më pak të bukur kanë forcë të theksuar manipulimi të cilën e shfrytëzojnë për t’i detyruar të tjerët të bëjnë atë që ata duan. Nëse ju konsiderojnë si një partner ideal ata me siguri do t’iu bëjnë për vete. Shpesh në dashuri mund të zgjedhin tipa të papërshtatshëm dhe mund të përfundojnë në një dashuri tragjike. Bashkë me joshjen e fuqishme, pjesëtarët e kësaj shenje janë jashtëzakonisht miq besnikë, heronj të mëdhenj dhe të besueshëm në punë. Akrepat kanë një shpirt të thellë si oqeani dhe vetëm shumë pak të privilegjuar mund ta njohin atë. Ata kanë dëshirë të njihen me njerëz të veçantë të shkathët dhe të bukur.

Po na mashtrojnë/ E pabesueshme, Atdheu ka disa ditë që nuk është më pjesë e përputhen

Kohet e fundit konkurrenti i Perputhen Atdhe Xharravina eshte perfshire ne disa ngjarje aspak te kendshme. Fillimisht ai ka marre disa mesazhe kercenuese nga njerez qe supozohej te jene miq te Sares.

Me pas shpertheu debati me Antoneten e cila nuk pranonte puthjet qe kishte shkembyer me Atdheun.

Sikur te mos mjaftonte me kaq, Kryefjala.com diten e djeshme ka zbuluar se Atdheu eshte sulmuar nga disa djem dhe me pas eshte thyer e sulmuar edhe lokali i tyre.

Pas gjithe ketyre ngjarjeve, burime prane produksionit kane zbuluar per Kryefjala.com se Atdheu ka vendosur te largohet perfundimisht nga Perputhen. Madje nuk kane mjaftuar as debatet me produksionin per largimin e tij.

Atdheu nuk ka dashur te behet me pjese e aktrimeve dhe skenareve te Perputhen keshtu qe ka vendosur qe te vazhdoje jeten e tij jashte emisionit. Kohe me pare ne media u perfol se Atdheu ishte ne nje lidhje me autoren Olsa Muhameti, pra mesa duket tani “e dashura e tij” kerkoi qe ai te largohej nga Perputhen.

Pak me pare ai ka bere edhe nje postim ne Instagramin e tij, ku shkruan:

”Me thoshte Fation Kuqari: Do gjesh nje qetesi te papame, po nuk e besoja”.

Duke treguar keshtu se ka gjetur qetesine me largimin nga emisioni.

“I gjuajte me karrige Shqipes, o shpifsirë”/ Antonela në lot kundër Atdheut: Do dalin pamjet dhe…

Antonela ka shpërthyer në lot në puntatën e sotme në Përputhen pas disa sulmeve që sipas saj i kanë ardhur nga djemtë.

Gjithçka nisi pas një debati të saj me Locon ku më pas u përfshi edhe Atdheu.

Duke qarë pas fotos që kishte publikuar Loco me një litar të varur ku përfshinte me ironi Antonelën, kjo e fundit e quajti edhe Atdheun të pafytyrë në mënyrën si trajton femrën.

“Të gjithë e dinë se si je sjellë ti këtu, o shpifsirë, kur ke ngritur karrigen me i rënë Shqipes, si silleni me femrat kështu, por do dalin pamjet.

T’ju vijë turp o njerëz të pështirë,” tha Antonela e nervozuar.