zoom

Day Archive“Nuk na jepte informacion”, qytetari akuza ndaj Najada Çomos: Ja çfarë më shkruanin 2 vëllezërit e ndjerë që vdiqën nga Covid-19

Afrim Osmani humbi dy vëllezër brenda pak kohësh nga Covid-19. Ai mbeti i paqartë për fatin e tyre për shkak se nuk mori asnjë informacion se si u mjekuan, si iu shërbye dy vëllezërve të tij në spital.

Unë akoma nuk e di të gjithë kronologjinë reale se me çfarë janë kuruar. Si është kuruar. Kush ishte komplikacioni dhe për të kuptuar me orë se çfarë ndodhi, si ndodhi”, shprehet ai për ABC.

Dy vëllezërit e tij, Arjani 60 vjeç dhe Astriti 62 vjeç u shtruan  brenda pak ditësh në spital për shkak të gjendjes së rënduar. Afrim Osmani thotë prej ditës kur u shtruan dy vëllezërit, ishte ndeshur në mungesë të plotë informacioni nga mjekja Najada Çomo që i ndiqte.

“Si mundet një drejtues po themi pavijoni apo Infektivi dhe mjekja përkatëse pra Najada Çomo, si mundet të bllokojë informacionet. Unë kam parë që edhe pas tre katër ditësh nuk dinë asgjë për të sëmurin brenda. Nuk e dinë a ka humbur jetën apo është në jetë dhe jo më të dinë se çfarë ilaçesh po merr”, thekson ai.

Në komunikimet me njërin prej vëllezërve, kishte mësuar se të sëmurët trajtoheshin njësoj, pa asnjë protokoll të veçantë edhe kur ishte fjala për njerëz që kishin sëmundje specifike.

Ai ishte jashtëzakonisht i mërzitur. Madje po them edhe një konstatim, Astriti dhe Arjani ishin të dy me universitet. Kishin kapacitetin e duhur për të kuptuar situatën. Astriti thoshte për Najadën, këto janë fjalët e Astritit reale “që më duket e paaftë në drejtimin e situatës”. Ai ishte jashtëzakonisht i mërzitur dhe po i përjetonte shumë keq 4-5 ditët që ishte në spital”, deklaron Osmani.

Afrimi dhe familja e tij kanë mbetur të paqartë për fatin e vëllezërve që humbën jetën brenda pak ditësh në spitalin infektiv. Ai thotë se për gjithçka ndodh atje, informacioni është në duart e pak njerëzve.

Duke e ruajtur informacionin të bllokuar dhe duke mos ndarë me trupë mjekësore këtë problematikë dhe ndodh që cikli mbyllet mes 4-5 persona që mund të jenë mjekë shumë të mirë që janë jashtë kapaciteteve njerëzore në mbajtjen e ngarkesës”.

Trajtimi psikologjik, është pengu i familjarëve të pacientëve që humbën jetën nga COVID nëpër spitale.

“E dimë që pandemia i gjeti papërgatitur edhe mjekësinë botërore por nuk mund të mendohet jashtë të jetë kjo psikologji. Të shkosh në gjithë spitalet e Europës, telefonohesh nga mjeku përkatës dhe sqarohesh në detaje çdo ditë se çfarë ndodh me pacientin”, shprehet Osmani.

Përplasje e “fortë” Rama-Shehi: Kryeministri i përmendi alkolin, kreu i LZHK-së i kthehet për brekushet

Dashamir Shehi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se e keqja vendit nuk i vjen nga ata që konsumojnë alkol, por nga ata që konsumojnë gjëra të tjera dhe i bëjnë dëm Shqipërisë.

Dashamir Shehu ka shkuar më tej duke thënë që nuk po komenton brekushet apo atletet e kryeministrit. Ai gjithashtu tha se gjithmonë dilte jashtë, kur Rama merrte fjalën në Parlament.

Reagimi i kreut të LZHK-së erdhi pasi Rama sulmoi ditën e sotme aleatët e Partisë Demokratike, duke përmendur dhe konsumimin e alkolit.

Shehi i përgjigjet Ramës, gjatë një interviste për “Syri TV”, duke theksuar se i ka shkaktuar miliona euro dëm Shqipërisë, para të cilat janë falur oligarkëve.

“Ai që me ato që konsumon i bën dëm gjithë Shqipërisë, se me ato që firmos bën që milionat në vend që të shkojnë tek xhepat tonë, të shkojnë tek oligarkët. Sa herë ky ngrihej për të folur në parlament unë kam dalë nga kafja, se nuk dëgjoja dot marritë e tij që tregon barcoleta, që u pëlqejnë hajvanëve. Opozita nuk është klubi i engjëjve, ne nuk jemi këtu për të krahasuar vlerat, por për ti kërkuar llogari njëri –tjetrit. S’po të gjykojmë as për brekushet, as për atletet, por ku i ke çuar paratë e shqiptarëve. Ky po i merr ato pak para që ka Shqipëria” u shpreh Dasharimir Shehi në qëndrimin e tij.

Kandidati i opozitës për deputet u shpreh se sot jemi në neodiktaturë dhe Partia Socialiste nuk e ka as demokracinë e brendshme që kishte dy dekada më parë.  Dashamir Shehi u shpreh se lista dhe fryma do ti japin fitoren Partisë Demokratike.

Covid-19 gjunjëzon Greqinë, 95% e kapaciteteve spitalore janë ezauruar

Greqia ka shënuar 3’215 raste të reja dhe 46 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Shifrat e të infektuarve dhe atyre që kanë ndëruar jetë kanë shënuar përsëri rritje edhe pse shteti fqinj po zbaton masa të rrepta.

Rajoni më i prekur nga  Covid-19 është Atika. Ky rajon ka edhe numrin më të madh të emigrantëve shqiptar në Greqi

Sistemi shëndetësor në Greqi po kalon një situatë të vështirë, pasi 95% e kapaciteteve në terapinë intensive janë ezauruar kurse janë futur në veprim spitalet private.

Rajoni më i prekur nga  Covid-19 është Atika. Ky rajon ka edhe numrin më të madh të emigrantëve shqiptar në Greqi.

Jashtë listës së sigurt, reagon Xhafaj: Pse e pranova këtë renditje

Ish-ministri Fatmit Xhafaj ka reaguar lidhur me pozicionimin e emrit të tij, poshte listës bazike të kandidatëve fitues në Tiranë.

Përmes një “Twitteri”, Xhafaj shprehet se e ka parë si detyrë ndaj qytyetarëve të pranojë emrin e tij në këtë renditje, fakt që e përmendi në fakt edhe Kryeministri Rama në daljen e sotme në media.

Kam nderin si socialist që më 25 prill të kem mundësinë e ballafaqimit me qytetarët, maksimalizimin e votëbesimit dhe vijimin e mëtejshëm të përpjekjeve tona për përshpejtimin e proceseve të ndryshimit.

Gjatë karrierës sime politike e kam ndjerë veten çdo çast në fushatë elektorale përballë syve të qytetarëve. Andaj, kurrë s’e kam vendosur në dyshim mbështetjen e besnikërinë e çdokujt që çmon të gjithë sakrificat e mia në politikë në emër të ndërtimit të një shteti serioz e të konsoliduar.

E pranova sfidën për pozicionimin përtej kufirit të sigurisë së listës, si një detyrë e parevokueshme që kam ndaj qytetarëve dhe si një parim që kam në vetvete për të mos lënë në mes asnjë luftë, e sidomos atë më kryesoren e cilën shënjon karrierën time politike, REFORMA NË DREJTËSI.

Të gjitha betejat tona për fuqizimin e shtetit të së drejtës gjenden në një moment përcaktues: Ose do të përmbyllim së bashku të gjithë atë çka kemi nisur me aq mund e sakrifica, ose do të përfundojmë në mënyrë të pashmangshme në humnerën e pafundme të atyre që përpara se të prezantohen si alternativë, fillimisht kanë nevojë të çlirohen nga padrejtësia, pandershmëria dhe korrupsioni moral.

Ndaj lipset që bashkërisht të shtojmë të gjitha forcat për ta çuar me vendosmëri përpara luftën tonë si detyrim kyç ndaj qytetarëve që meritojnë drejtësinë e re, barazinë para ligjit, ndëshkim të korrupsionit, dhe të ardhme më të mirë për fëmijët, të rinjtë e të rejat.

Me bindje dhe me mbështetjen e të gjithë atyre që besojnë tek unë, do vijoj më tej punën me forcë e kurajo të plotë. Çdo energji do ta shpenzoj për borxhin e pashlyeshëm të besimit që kam marrë nga çdo socialist dhe qytetar të ndershëm që s’ma ka kursyer kurrë mbështetjen edhe në ditët më të vështira.”, shkruan Xhafa.

U la jashtë listave/ Bushati shpërthen në mbledhjen e kryesisë së PS-së, Ramës: Më je lutur për 5 vite

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është lënë jashtë listave të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, një vendim që pritej por edhe befasues.

Bushati është përplasur me Ramën në mbledhjen e kryesisë.

Debati në kryesinë e ps

Ditmir Bushati: Më vjen keq kryetar, po nuk ka pasur kolegjialitet, as konsultim, as vendimmarrje për listat e kandidatëve siç kërkohet edhe nga statuti i PS-së.

Ndryshimet e propozuara janë të palogjikshme, në një parti duhet gradualitet, nuk mund të jenë në listë Nasip Naço, Alqi Bllako dhe Lefter Koka para anëtarëve të kryesisë së PS-së. Nuk ka arsye që njerëzit e ardhur nga LSI-ja të renditen para kolegëve të PS-së, partia nuk është një thes, siç thatë ju kryetar, ku mund të futen të gjithë, pa kritere, pa garë dhe pa kontribute. Partia shtet e mban pushtetin, por nuk është ajo që ëndërrojnë shqiptarët.

Nëse do të ma pranoni një këshillë personale, personat e lidhur me inceneratorët, gjakderdhje financiare, lavatriçen e betonit, krimin, PPP-në, mos i përfshini në lista sa jeni ende në kohë.

I them të gjitha këto pa pasur ndonjë ngarkesë personale, sepse ju e dini shumë mirë se unë nuk kam asnjë merak për deputet, jeni ju ai që më jeni lutur që 28 vjeç që të bëhem deputet për shkak të boshtit programatik që unë kam besuar. Të janë dashur 5 vjet të më bindësh. Jam krenar që unë i kam qëndruar konsistent atij boshti programor dhe vlerave që përfaqësojnë socialistët dhe progresistët. Unë fatmirësisht nuk jam as në grupin e kalamajve dhe as në grupin e senatorëve.

Detyra e ministrit të Jashtëm ka qenë nder i jetës sime, e kam përmbushur me integritet siç edhe ju e keni deklaruar, e kam bërë këtë detyrë më së miri dhe i kam kthyer dinjitetin Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por unë kam qenë në qeverisje, por jo në pushtet dhe nuk kam menaxhuar para dhe interea publike, nuk kam vrarë njeri, nuk kam shkuar asnjëherë për ndjekje penale, nuk jam përgojuar as për korrupsion, as për lidhje klienteliste, nuk i kam futur duart në xhep njeriu.

Nuk më erdhi mirë që Erioni iu drejtua kolegëve Majko, Xhafaj dhe zonjës Kodheli me interpretime sofiste për pozicionin e tyre në listë, sepse unë dhe ti Erion kemi ardhur në partinë socialiste nga shoqëria civile për ta bërë politikën më të mirë dhe jo për ta çuar në këtë derexhe. Nuk jam dakord që neve na mbështesin 65-vjeçarët e lart, siç the ti, që për ne duhet të jetë këmbanë alarmi, sepse një parti pa rini nuk ka të ardhme.

Ju kryetar keni marrë këtë vendim për të më zbritur nga treni. Politika është më shumë se parlamenti dhe Shqipëria më e madhe se politika. Për shkak të karakterit tim të fortë dhe integritetit tim personal, ua kam thënë gjërat ballazi megjithëse kam marrë kosto nga kjo.

Edi Rama: Nga treni vendose të zbresësh vetë, ti ke vendosur të mbash fjalime publike dhe jo të bësh punë. Nuk jam bërë pishman që të kam lëvduar dhe nuk e mohoj që ke qenë ministri më i mirë. Mund të na quash çfarë të duash, të gjitha këto që thua mund të jenë të vërteta përsa kohë kemi këtë opozitë përballë, ne do të vazhdojmë të jemi këtu derisa të dalë një forcë e re që të na fshijë të gjithëve. Që kur të larguam nga Shkodra, qoftë për një vendim të gabuar, ti nuk shkove të punoje në Shkodër.

Përballë Luljeta Bozos në Tiranë, Basha: S’ka njeri që e shpëton Ramën nga unë

Kryetarit i PD-së, Lulzim Basha, do të kryesojë listën e PD-së në Tiranë. Përballë, kreu i opozitës nuk do të ketë një emër të njohur të politikës, por atë të Luljeta Bozos, inxhinieres së njohur që Rama afroi në PS për zgjedhjet.

Kryetari i demokratëve tha këtë të martë se Rama nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit më 25 prill. Basha i krahasoi emrat e rinj të afruar nga Rama si “makiazh”.

“Nuk ka asgjë ta shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi i merituar me votë më 25 prill. Nuk ka rëndësi kush është në listën e Ramës. 

Ka rëndësi të kuptohet që nuk është ndarë nga krimi, por sado makiazh të hedhë, pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim. E kuptojnë të gjithë, edhe socialistët”, tha Basha.

Shqipëria në 24 orët e fundit: 636 të vaksinuar, 629 raste të reja dhe 13 viktima nga Covid

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 629 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë marrë dozat e vaksinave 636 persona.

Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 kanë ndërruar jetë 13 qytetarë.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 897 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

NJOFTIMI:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë:  636 të vaksinuar, 3197 testime, 897 të shëruar, 629 raste të reja dhe 13 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 636 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20,911 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3197 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 629 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  257 raste në Tiranë, 48 raste në Shkodër, 24 raste në Lushnje, 22 raste në Librazhd, 21 raste në Durrës, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 17 raste në Fier, 16 raste në Lezhë, 14 raste në Vlorë, Mirditë, Kuçovë, 11 raste në Krujë,  Gjirokastër, 10 raste në Pogradec, 8 raste në Kavajë, Tepelenë, 6 raste në Kukës, Përmet, Malësi e Madhe, 5 raste në Mallakastër, Kolonjë, 4 raste në Devoll, Pukë, Kamëz, 3 raste në Kurbin, Divjakë, Prrenjas, Cërrik, 2 raste Rrogozhinë, Sarandë,  Dibër, Peqin, Memaliaj, Gramsh, Shijak, 1 rast në Has, Tropojë, Mat, Vau Dejës, Fushë- Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Skrapar,  Vorë, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 897 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 76,784 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 661 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 57-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombët are për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (9 Mars 2021)

Raste të reja ditore       629

Të shëruar në 24 orë     897

Të shtruar në spitale      661

Humbje jete në 24 orë   13

Testime ditore               3197

Testime totale          495,041

Raste pozitive          114,209

Raste të shëruara       76,784

Raste Aktive                35,456

Humbje jete                1,969

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     23475

Fier        2546

Vlorë       1693

Durrës     1651

Shkodër   1337

Gjirokastër 1255

Korçë     881

Elbasan   701

Lezhë       702

Berat        553

Dibër      348

Kukës    314

Ndalimi i tubimeve, Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e PR-së

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Republikane sa i përket vendimit të qeverisë për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 persona gjatë fushatës zgjedhore.

Me shumicë votash, gjyqtarët kanë vendosur shfuqizimin e shprehjes “deri në një urdhër të dytë” në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë. Po ashtu është urdhëruar Komiteti Teknik i Ekspertëve që të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve brenda një jave që nga shpallja e këtij vendimi.

“Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, vendosi:
– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
-Shfuqizimin e shprehjes “deri në një urdhër të dytë” në pikën 1 të urdhrit nr. 633, datë 17.11.2020 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
-Detyrimin e organit kompetent të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi
”, thuhej në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Basha: Lista e Ramës fasadë për të fshehur Ahmetajn, Gjiknurin, Xhaçkën …

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët është shprehur se lista e Edi Ramës është thjeshtë një fasadë për të fshehur hajdutët Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka.

Sipas Bashës, lista e Ramës është thjeshtë një fasadë për të fshehur krimin.

‘Me listën e miratuar dje, PD me aleatët nisi marshimin drejt ndryshimit. Këto 8 vite gjëja më e tmerrshme ka qenë vrasja e shpresës.

Me 25 prill ndryshimi që po vjen s’ka vetëm fytyrën e kandidatëve, por të të gjithë shqiptarëve që duan ndryshimin. Më 25 prill, ndryshimi ka formën dhe fytyrën e mijëra shqiptarëve me sytë nga Aleanca për Ndryshimin’, tha Basha.

Sipas kreut të PD-së, ‘kriteret që mishërojnë kandidatët e listës fituese të PD-së janë sfidat e Shqipërisë. Kjo, një betejë e vështirë’.

‘Rama ngriti një fasadë për Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Olta Xhaçkën. Pa largimin e tij, gjithçka është e pasigurt. Nuk ka të ardhme me Edi Ramën’, tha Basha.

 

Të fshehtat e listave të PS, kush fiton dhe kush e pëson: Në Durrës do të “hanë” njëri-tjetrin, “kleçka” në Tiranë

Publikimi i listave të kandidatëve për deputetë, në kontekstin e ndryshimeve të fundit kushtetuese, ishte një ngjarje që pritej me mjaft kuriozitet nga publiku. Si do i menaxhonte Partia Demokratike kërkesat e ekzagjeruara të aleatëve dhe sa do të krijonte pakënaqësi brenda anëtarsisë së saj sakrifikimi i emrave me reputacion për hir të akomodimit të aleatëve?

A ishte kuptuar sa duhet fakti që “lista e hapur” është një mundësi për të shfrytëzuar kapacitetet elektorale ambicioze duke i renditur në numrat e poshtëm, të parëndësishëm të listës? A është kuptuar që luftën e vërtetë elektorale e bëjnë emrat e fundit të listës, të rrezikuarit, dhe në ato vende duheshin angazhuar potencialet më të forta elektorale? Mendoja se Partia Socialiste e kishte më të lehtë të akomodonte emrat e saj më të spikatur pasi lista e saj ishte pa koalicion. Por ajo që pashë nga publikimi i listave të Partisë Socialiste më la gojëhapur!

Lista e PS-së, veçanërisht në Durrës dhe Tiranë, është një manual mospërfillje e skrupujve moralë dhe një strategji brilante pragmatike sipas parimit makiavelian “Qëllimi justifikon mjetin”.

Nëse dje isha i sigurtë për praninë në lista të Ilir Ndraxhit dhe Paulin Sterkajt kurrë nuk mendoja se do gjendej aty edhe emri i Rrahman Rrahjas…

Rrahman Rrahja është babai i Rexhep Rrahjes, dhunuesit të Xhisiela Malokut, një vajze nga Kruja, ngjarje që u kthye në skandal mediatik dhe ndaj të cilit u mor vendim me burg nga Gjykata.  Kushëriri i tij është sot në burg për një atentat mafioz  ku humbi jetën një djalë i ri dhe u plagosën dy të tjerë!

Dëmi moral që i është bërë deputetit Rrahja nga gjithë përgojimi si sponsor i krimit do të bënte të stepej çdo Kryetar Partie për ta përfshirë në listat e veta. Por Partia Socialiste nuk pyet për etikë apo moral kur është fjala për rrezik elektoral! Qarku i Durrësit është ndër më të rrezikuarit, sondazhet e nxjerrin koalicionin opozitar fitues, mundet një ndryshim vendesh, nga 8 me 6 ne favor të PS-së në 8 me 6 në favor të kundërshtarit.

Atëherë çfarë bën Edi Rama? Vendos emrin e vet si kandidati numër 8 në listën e Durrësit. Me këtë ai tregon qartë objektivin për 8 mandate dhe nuk rrezikon asgjë për vete. Nuk rrezikon asgjë pasi ndër 60-70 mijë votuesit socialistë të Durrësit do të jenë të paktën 10 mijë prej tyre që përzgjedhin Edi Ramën si kandidatin e pëlqyer. Kjo është krejt afërmendsh, bëhet fjalë për Kryetarin e gjithfuqishëm të Partisë. Aq më tepër pas deklarimit të tij se “Do të qëndroj deputet aty ku do të marr më shumë vota”. Kjo do të fusë në garë Durrësin me Vlorën dhe ja, u bë. Mbeten 5-6 vende për 7 kandidatë.

Atëherë, kush rrezikon mandatin?

Të parët që rrezikojnë janë Lefter Koka dhe Rrahman Rrahja dy numrat përpara Ramës (6 & 7). Ata do të luftojnë për çdo votë, do të kërkojnë që të marrin sa më shumë vota personale që të zbresin nga froni të pestin! Ky është edhe qëllimi diabolik i futjes në lista me ato numra!

Lufta e tyre për të spostuar të ardhës nuk do të jetë aq e lehtë….Ai është hiç më pak sesa Ilir Ndraxhi, njeriu i përfolur nga përgjimet e dosjes së famshme të Durrësit si njeriu i mbështetur nga Avdylajt! Ky duke parë t’i rrezikohet mandati i tij do të synojë të marrë për vete vota për të mbajtur mandatin që, me gjasë mund ta humbë edhe i katërti! Ndërkohë që i treti është Jurgis Cyrbja, deputeti i përfolur në rastin Shullazi si regjistrues i Hotel Vollgës, pronës së rrëmbyer nën kërcënim dhe të denoncuar nga pronari legjitim!

Mjafton ky qark për të kuptuar çfarë etaloni moral ka pasë hartimi i kësaj liste! Aty sigurisht nuk mbetej vend për Eglantina Gjermenin, ajo e kuptoi që Durrësi është lojë e vështirë për statura si e saja… Në botën e dinosaurëve nuk ka vend për drenusha.

Mjafton kjo listë për të kuptuar sesa seriozisht e ka marrë Edi Rama rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe çfarë strategjie makiaveliane po përdor me kandidatët.

Megjithatë, edhe Qarku i Tiranës nuk është më pak.

Në Qarkun e Tiranës Rama ka punuar  fort me emrat e listës që konsiderohen humbës (numrat +20). Ai ka joshur disa deputetë të opozitës fasadë të këtij mandati si Halit Valteri, Ylli Shehu apo me një emër mjaft të njohur të komunitetit çam, Tahir Muhedini.

Strategjia është brilante: “Unë ju fus në listë ju fitojeni mandatin”! Që të fitojnë mandatin Valteri, Shehu ose Muhedini duhet të marrin në emrin e tyre mbi 10 mijë vota. Në këtë rast ata spostojnë një ndër numrat (17,18 ose 19). Që janë respektivisht Bllako, Shalësi dhe Majko. Kjo i vë në pozita frikësuese të lartpërmendurit dhe shton presionin mbi ta. Shanset që kandidatët Valteri, Shehu & Muhedini janë të mëdhaja që të sjellin vota jo të majta, pra të gërryejnë të djathtën edhe më shumë. Nga ana tjetër, shanset e tyre për të marrë 10 mijë vota janë shumë të vogla. Atëherë, çfarë ndodh nëse, fjala vjen Valteri merr 7 mijë vota, Shehu 6 mijë dhe Muhedini 5 mijë? Ndodh që ata rrinë në shtëpi ndërsa Partia Socialiste numëron në thësin e vet edhe 18 mijë vota opozitare!

Kjo strategji nuk ka pikën e moralit, të gjithë e dimë konsideratën intelektuale të Ramës për personat në fjalë. Por, kjo është një strategji fenomenale elektorale. Bën sikur i mbështet kandidatët por në fakt i shfrytëzon çdo votë të tyre për thesin tënd. Është pikërisht strategjia që kritikonte Rama kur fliste për koalicionet. “Ti voton Lulin e të del xhagajduri i Monës” thoshte atëherë. Në rastin e tij, dikush voton një çam (Muhedinin) dhe gjen deputet një xhagajdur të Ramës.   /Express