Aplikacion
Ka pasur një përplasje të fortë në PS mes kryetarit Edi Rama dhe Ditmir Bushatit. Kryeministri e ka lënë atë jashtë listave, çka ka shkaktuar një reagim të fortë të ish –ministrit të Jashtëm.
Mësohet se Rama nuk ka reaguar me të njëjtin ton, por i është përgjigjur Bushatit duke i thënë se “i ke marrë shumë Partisë Socialiste, tani ka ardhur koha t’i japësh”.
Marrëdhëniet Rama – Bushati u ftohën kur si ministër i Jashtëm, Bushati kundërshtoi idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë. ©Zoom.al
LISTA E PLOTË E PS/ Digjen Majko e Kodheli. Rama i 8-ti në dy qarqeKa pakënaqësi për listat që Edi Rama ka hartuar për kandidatët për deputetë. Gazetarët e zoom.al njoftojnë se Gramoz Ruçi sapo ka lënë selinë e PS i nervozuar. Mësohet se ai ka shfaqur pakënaqësi për renditjen e disa figurave.
Pandeli Majko mësohet se është renditur në vendin e 19-të në Tiranë, një vend ky që konsiderohet i pasigurt. Rama e ka vënë emrin e tij të nëtin në Vlorë dhe të tetin në Durrës. Por për aq kohë sa ai mund të marrë më shumë vota se kandidatët e tjerë të PS, renditja nuk përbën ndonjë shqetësim për të, pasi do të jetë në cdo rast i pari.
Damian Gjiknuri është renditur i 8-ti në Vlorë.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj renditur e 7-ta në Qarkun e Tiranës ndërsa ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka kandidon në Korçë.
Në Dibër, kryebashkiaku aktual Dionis Ymeraj renditet i treti në Dibër, edhe ai në një vend të pasigurt. Për shkak të pasigurisë, mësohet se kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, nuk pranoi të japë dorëheqjen. ©Zoom.al
Basha i jep 2 deputetë PDIU-së në Tiranë dhe 1 PBDNJ-sëDy deputetë u ka dhënë Partia Demokratike PDIU-së në Tiranë. Kryetari Shpëtim Idrizi është në vendin 9, ndërsa Mesila Doda në vendin e 12. Zoom.al mëson se një tjetër aleat, PBDNJ, do të ketë një vend të sigurtë .Vangjel Dule është në vendin e 11. Dashamir Shehi do të jetë në veidn e 13, ndërsa Fatmir Mediu në vendin e 7. Në listën e Tiranës nuk janë vetëm aleatët Nard Ndoka dhe Agron Duka.
Tirana
1. Lulzim Basha
2. Jorida Tabaku
3. Alfred Rushaj
4. Albana vokshi
5. Sali berisha
6. Agron shehaj
7. Fatmir Mediu
8. Grida Duma
9. Shpetim Idrizi
10. Belind Kellici
11. Vangjel Dule
12. Mesila Doda
13. Dashamir Shehi
14. Flamur Noka
15. Orjola Pampuri
16. Aldo Bumci
17. Ivi kaso
18. Oriela Nebiaj
19. Gent Strazimiri
20. Mirela Tabaku
Zoom.al ka mësuar listën e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike. Ajo do të prihet nga Lulzim Basha, teksa bëhet me dije se Sali Berisha do të jetë në vendin e pestë.
Ajo është:
Tirana
Në puntatën e sotme në Përputhen, i ridiskutua çështja mes Antonelës dhe Atdheut, dhe puthjes së tyre jashtë emisionit.
Antonela sot tha se ishte Atdheu ai që e puthi me zor në makinën e tij.
“Ai më puthi me zor, dhe unë i thashë për çfarë e bën këtë, dhe ai tha s’ma ha pika pika. Madje ai donte edhe më shumë por isha unë ajo që e refuzova,” tha Antonela.
Ndërkohë Atdheu e kundërshtoi menjëherë duke e quajtur aktore.
“O Atdhe zhgarravina, mos gënje sepse e dimë shumë mirë të dy se çfarë ndodhi,” tha Antonela.
Fushata zgjedhore/ Facebook paralajmëron partitë shqiptareFacebook bëri me dije të hënën se partitë politike në Shqipëri se duhet të jenë transparente për mënyrën se si i financojnë reklamat politike në faqet e rrjetit social përpara zgjedhjeve të prillit.
Sipas AP, në një deklaratë të FB thuhet se duke nisur nga e enjtja, të gjithë reklamat politike dhe elektorale në Shqipëri duhet të vijnë nga reklamues të autorizuar.
Facebook thekson se të gjithë reklamat do kenë mbishkrimin: të paguara.
Ato duhet të jenë të autorizuara në vend.
Shqipëria voton më 25 prill. Për shkak të pandemisë, shumica e fushatës mund të bëhet në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook,
Që prej dy vitesh, Facebook e ka bërë të qartë se kërkon transparencë për reklamat politike.
Rama zbulon kokat e listave në qarqe, ja cilët janë. EmratKryeministri Edi Rama zbulon të parët në listat e qarqeve.
Edona Bilali në qarkun e Shkodrës
Pranvera Resulaj në Vlorë
Greta Duraku në Kukës
Eni Zake në Korçë
Lavdrim Krashi në Dibër
Hatixhe Konomi Berat
Najada Çomo dhe Luljeta Bozo në Tiranë
Erion Braçe në Fier
Evis Kushi në Elbasan
Mirela Kumbaro në Gjirokastër
Lindita Nikolla në Kurbin
Milva Ekonomi në Durrës
Rama zbulon vendimin e papritur: Nuk do të jem i pari në listë, por…Kryeministri Edi Rama tha se do të jetë në listë në kufirin e objektivit bazë që është realizuar në zgjedhjet e tjera dhe jo në krye të listës.
“Çfarë kuptim ka që të jem në vend të parë në Durrës dhe Vlorë. Unë do vendosem mes atyre për të realizuar objektivin bazë. Pikërisht pse jam udhëheqësi i partisë kam detyrën që të bëjë më shumë se të tjetër nuk do meritoja të rrija në këtë vend, nuk mund tu them drejtuesve të qarqeve ju shkoni luftoni në kufirin poshtë dhe unë po ju shoh nga lartë”, tha Rama.
Lista/ Pritja merr fund, Rama del publikisht për kandidaturatKryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për mediat ku pritet të prezantojë emrat e kandidatëve të PS për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Fjalën e tij, shefi i qeverisë e nisi me një falenderim të veçante për Vasilika Hysin dhe Eglantina Gjermenin, dy emra që nuk do të kandidojnë më për deputete.
“Ne sot do të zyrtarizojmë formacionin e skuadrës tonë kombëtare për ndeshjen e 25 prillit. Dua të ndaj me publikun disa fjalë mbi objektivat tonë. Ndryshimi është në ADN-në e kësaj partie. Mbetemi alternativa më e pëlqyer e shqiptarëve, edhe pse nuk jemi pa të meta, por më të mirë se ne nuk ka. Mbi 1500 të rinj dhe të reja kanë aplikuar tek platforma”, tha Rama në fjalën e tij.