zoom

Day ArchiveTronditëse/ Mësuesja detyron nxënësin 15-vjeçar të kryej marrëdhënie seksuale me të, më pas…

Një mësuese e cila u burgos dje pasi kishte bërë seks me nxënësin e saj 15-vjeçar ishte ndarë nga ish partneri i saj pasi ai refuzoi që një natë të bënin shkëmbime partnerësh me një çift tjetër.

Nëna e martuar e tre fëmijëve, Kandice Barber, 35 vjeç, u burgos për gjashtë vjet e dy muaj dhe u quajt ‘e neveritshme’ nga një gjykatës pasi fjeti me studentin e saj.

Mësuesja nga Wendover, Buckinghamshire, i dërgoi atij imazhe nudo të vetes dhe më vonë e kërcënoi se do ta ‘lëndonte’ nëse ai zbulonte takimet e tyre të paligjshme seksuale.

Dhe tani të tjera fakte janë zbuluar për jetën e saj pasi u nda babanë e fëmijëve të saj Carl Greeves pasi ai refuzoi të bënin  shkëmbime partnerësh me një çift tjetër.

Mësuesja e la atë për kopshtarin e tyre. Shoqja e saj tha për The Sun: ‘Ata u larguan për një fundjavë dhe ajo i tha, “po sikur të mbledhim disa njerëz të tjerë?”.

‘Ishte e qartë se ajo dëshironte të merrte në dorë disa burra të tjerë”.

FOTO/ Njihuni me deputeten shqiptare që ka të dashurin 19 vite më të ri

Aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi është zyrtarisht deputete e Kuvendit të Kosovës. Matoshi, e cila ka qenë kandidate në radhët e Lëvizjes Vetëvendosja, ka arritur që t’i sigurojë votat e nevojshme për t’u bërë pjesë e Parlamentit.

Mediat kosovare raportojnë se ka arritur që të sigurojë 10.403 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke lënë pas me vota deputetë të legjislaturës së kaluar si Xhelal Sveçla, Salih Zyba, Fatmire Kollçaku, Dimal Bash dhe Fitore Pacolli.

Aktorja zbuloi vetëm pak kohë më parë se do të përfshihej në politikë. Ajo është mjaft e komentuar për jetën e saj private pas ndarjes nga bashkëshorti dhe lidhjes me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld, i cili është 19 vite më i vogël se Matoshi.

Pavarësisht kritikave, nëna e katër fëmijëve e ka mbrojtur me “forcë” lidhjen e tyre të dashurisë, duke thënë se është shumë e lumtur krah tij. Dhe si për koiçidencë, 14 shkurti i dashurisë i solli asaj fat për të fituar mandatin e deputetes, pasi ua rrëmbeu zemrat votuesve me historinë e pazakontë të dashurisë.

Edhe pse për konservatorët në mendime dalja hapur me partnerin e ri do i prishte punë në hyrjen e saj në politikë, në fakt, rezultoi ndryshe pasi ajo me historinë e saj motivoi gjithë femrat që janë të ndrydhura për të folur hapur për ndjenjat e tyre.

Kujtojmë që Adriana Matoshi që kur nisi historinë e dashurisë me futbollistin afrikan Keith Groeneveld, u përball me një sërë kritikash në internet, të cilave ajo iu përgjigj “Dashuria nuk është vetëm seks”.

Kjo lidhje bëri shumë bujë për faktin se djali është 19 vite më i ri. Aktorja e njohur 41- vjeçare e nënë e katër fëmijëve u kap mat nga paparazzi i “Prive” teksa shëtiste me 21-vjeçarin.

Gjatë intervistës, ajo u shpreh se ndihet shumë mirë në krah të futbollistit dhe se janë dashuruar “me shpirtrat e njëri-tjetrit”.

“Jemi shumë mirë krah njëri-tjetrit. Nuk jemi njohur më përpara, ai nuk e dinte që unë isha aktore dhe as unë s’e dija që Keith ishte futbollist. Jemi dashuruar në shpirtrat e njëri-tjetrit,”- tha Adriana Matoshi.

Ndërsa futbollisti rrëfeu momentin kur hëngrën darkë bashkë për herë të parë.

“Është e sjellshme. Herën e parë që hëngrëm darkë së bashku folëm për shumë gjëra, për jetën e saj, jetën time, planet e së ardhmes, për synimet tona. Dhe pas asaj nate ajo më ‘kapi’”, u shpreh ai.

Ndërsa për sa u përket paragjykimeve se është në një lidhje me një njeri me ngjyrë, aktorja theksoi se nuk i interesojnë, madje “i vjen keq për njerëzit që mendojnë në këtë mënyrë”.

Gjithashtu, ajo rrëfeu se familja e saj e ka pranuar futbollistin.

“Njerëzit gjithmonë paragjykojnë, por nuk më bëjnë përshtyje. Më vjen keq për njerëzit që mendojnë se Adriana është me një njeri me ngjyrë. Por për jetën time personale, mua mund të më gjykojë veç Zoti, sepse asnjë njeri nuk i ka veshur këpucët e mia dhe të ecë nëpër rrugë që kam kaluar unë dhe sesi jam ndier. Për sa kohë ndihem mirë në këtë lidhje me partnerin tim, mendoj se nuk duhet t’i interesojë njeriu ose në vend që të thonë një fjalë të mirë, të thonë një fjalë të keqe. Pse?! Familja ime ndoshta nuk do më lejonte nëse do kisha lënduar dikë, por Keith është beqar dhe unë jam beqare. Nuk kam lënduar ndonjë zemër, thjesht jemi pëlqyer. Unë di të zgjedh për veten dhe të jetoj momentin”, tregoi aktorja.

Aktorja është nënë e katër fëmijëve, por kjo gjë nuk i ka interesuar Keith Groeneveld. Ai tha se për të fakti që Adriana Matoshi kishte fëmijë nuk ishte problem, sepse e do shumë atë.

“Isha i frikësuar sepse jam dikush që e dua familjen mbi të gjitha. Për mua nuk ishte problem, për të tjerët mbase po që thonë ‘oh, ajo ka fëmijë’. Unë thjesht e dua atë shumë dhe zemrën e saj. E dua familjen e Adrianës dhe njerëzit që ajo do”, u shpreh futbollisti.

Nga ana tjetër, Adriana rrëfeu edhe historinë traumatike pas divorcit nga bashkëshorti, babain e katër fëmijëve të tyre. Pasi u paragjykua për romancën e saj me një djalë më ngjyrë, aktorja foli më pas edhe për ndarjen nga ish-bashkëshorti, duke thënë se: “Periudhën sa kam qenë e martuar, isha e lumtur”.

Aktorja është shprehur se sa rëndë e ka përjetuar këtë ndarje. “Kam pasur një moment kur gjithçka u thye, shpirtërisht, emocionalisht, fizikisht shumë rëndë. Është periudhë që ka lënë vragë në shpirtin tim. I kam pasur vetëm dy mundësi, me shkatërru vetën apo me ecë përpara. Kam zgjedh me ecë përpara për hir të fëmijëve të mi, pasi ata janë qenia më e pafajshme në botë”, tha ajo në emisionin “Tètè A Tètè me Adelinën”.

“E kam vuajt një periudhë derisa kam vendos me bo veç sene të mira”, thekson ajo. Ndërkohë, komentuesit kanë gjetur ngjashmëri mes historisë së saj dhe aktores e modeles amerikane, Megan Fox.

Edhe Megan, nënë e tre fëmijëve, pas ndarjes nga bashkëshorti Brian Austin Green, deklaroi se është kokë e këmbë e dashuruar çmendurisht me reperin më të ri në moshë, Machine Gun Kelly.

Gjatë intervistës së fundit për “NYLON”, aktorja përshkroi me saktësi sa shumë intensive është marrëdhënia dhe kimia mes tyre. Megan jo vetëm që e quajti marrëdhënien me të nga ato që vijnë një herë në jetë, por tha se dashuria e tyre ishte “proporcion mitik”.

“Të duash atë, është si të jesh e dashuruar me një cunami apo me një pyll në zjarr. Intensiteti që kemi thjesht të lë pa fjalë dhe kërcënimi që kjo jep është po aq e fuqishme dhe e bukur sa ti nuk ke asnjë zgjidhje tjetër, veçse t’i dorëzohesh me gjithë qënien tënde”, u shpreh ajo.

Pasi mori frymë thellë nga gjithë ky përshkrim, Megan tregoi se sa shumë ka ndryshuar jeta e saj pasi ka njohur MGK. Po ndërkohë që Megan Fox s’e paragjykon njeri atje ku jeton, Adriana Matoshit i duhej të thyente një tabu duke dalë hapur në Kosovë me të dashurin afrikan.

E fakti që u votua si deputete tregon se ajo jo vetëm ia ka dalë, por ka bërë revolucionin e femrës që e jeton jetën si të dojë./panorama

Çfarë po ndodh? Tjetër tërmet godet Greqinë, ja sa ballë ishte

Shqetësimi nuk ka fund për zonën e Elassona, Tyrnavos dhe qytetin e Larissa për sa i përket aktivitetit sizmik.

Në orën 18.36 të ditës së sotme një tjetër tërmet me madhësi 4.2  të shkallës Rihter ndodhi me epiqendrën e tij, 15 kilometra në perëndim dhe veriperëndim të Larisës, në pikën ku ka pasur aktivitet të fortë për tre njëzet e katër orë.

Fillimisht, Instituti Gjeo-dinamik me zgjidhjen automatike njoftoi se dridhja sizmike kishte një intensitet prej 3.9 Rihter, megjithatë pak më vonë e rishikoi atë në 4.2 Rihter.

Thellësia fokale e tërmetit ishte 8.1 kilometra ndërsa kohëzgjatja e tij siç transmetohet nga media lokale ishte e shkurtër.

Trazohet PS/ Arta Dade, kundër kandidimit të Najada Çomos dhe Luljeta Bozos

Futja e Najada Çomos dhe Luljeta Bozos në listat e deputetëve të PS po jep efektin e kundërt të asaj për të cilën i zgjodhi ato Edi Rama.

Në rrjetet sociale këto “prurje të reja” u ironizuan në kufijtë e imagjinatës, me “meme” apo postime. Edhe zoom.al solli në vëmendje në një shkrim të mëparshëm disa argumente se përse Bozo e Çomo po i shërbenin Edi Ramës vetëm si makiazh dhe nuk shënojnë ndonjë pikë kthese në mënyrën e politikbërjes së Ramës.

Futja e emrave të tyre në lista ka trazuar edhe vetë PS. Disa deputetë që nuk do të jenë më në vendet e sigurta, si pasojë e spostimit, u larguan, si Sadi Vorpsi apo Reme Lala.

Së fundi, kundër Çomos e Bozos ka folur edhe Arta Dade, ish -ministre dhe ish -anëtare e kryesisë së PS.

Dade thotë se ato nuk janë zgjedhja e duhur, pasi jo çdo specialist mund ta fusësh në parlament dhe pasi ata janë më të dobishëm në vendin e tyre të punës se sa si deputetë.

“Më vjen keq për shembull ke një specialist të shkëlqyer, grua qoftë burrë qoftë dhe drejton një institucion të rëndësishëm, jo për faktin që ke një specialist kaq të spikatur dhe që është kaq i suksesshëm në punën që bën ti mund ta marrësh atë dhe ta çosh në parlament.

Vetë duhet të bësh përllogaritjet ku e gjen ti veten dhe a prish punë në këtë sektorin që ke drejtuar deri tani, siç është rasti tani që pam disa emra të spikatur, por që ata janë shitur në opinionin publik si specialistë mirëfilli.

Në qoftë se do të bëhet një bilancë tani, do të jenë më të spikatur dhe do të jenë më të nevojshëm, më të domosdoshëm në Parlament apo mund të jenë më të domosdoshëm atje ku drejtojnë sektorët e rëndësishëm, aq më tepër në kushtet e tanishme të pandemisë dhe të sfidave të jashtëzakonshme që ka jo vetëm Shqipëria, por gjithë njerëzimi në përballjen me pandeminë dhe impaktin që pandemia ka patur në ekonomi në anën sociale, në arsim, në shëndetësi, në shumë gjëra të tjera”, u shpreh Dade në emisionin “Fol me mua”.

Sipas Dades parlamentet kanë ardhur duke u përkeqësuar në nivel të cilësisë.

“Tani është bërë vërtet parlamenti që shpesh njerëzit e mbyllin televizorin sepse nuk dëgjojnë asgjë, nuk ka debate mirëfilli, nuk ka debate për problematikën që ka vendi, nuk ka kritika qoftë edhe nga maxhoranca për qeverinë. Pra parlamenti nuk është në rolin e tij kushtetues sepse roli i parlamentit është vërtet të hartojë ligje, por është edhe të monitorojë ekzekutivin“, u shpreh ajo.

Çomo e Bozo janë në vende të sigurta në listat e PS dhe për pasojë do të jenë deputete të parlamentit të ri. Futja e tyre në parlament, më shumë se për çfarë përfaqësojnë, ka ngjallur debat për faktin se zëri i tyre ka pak gjasë të dëgjohet nga një parti që e ka varrosur në çdo formë mendimin ndryshe dhe demokracinë e brendshme.

Një debat i ri është ndezur orët e fundit në mediat online nga publikimi i një videoje ku inxhinierja Luljeta Bozo shihet teksa merr pjesë si delegate komuniste ditën kur Partia e Punës vendosi të ndryshojë emrin në Parti Socialiste, video kjo e publikuar edhe nga zoom.al.

Lexo edhe:

Luljeta Bozo/ Prurja e re, komuniste e vjetër (VIDEO)
6 MARS, 21:01
Luljeta Bozo/ Prurja e re, komuniste e vjetër (VIDEO)

Luljeta Bozo/ Prurja e re, komuniste e vjetër (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama njoftoi para disa ditësh se prurja më e re në listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit do të ishte arkitektja e njohur Luljeta Bozo.

Vetëm një ditë para se Bozo të prezantohen si një nga kandidatet për deputete në radhët e PS-së, Vasilika Hysi dha dorëheqje duke u shprehur se do t’u hapte rrugë “kalamajve”, çka u bë objekt ironie në internet.

Por, prurja e re e Ramës nuk është gjë tjetër veçse një komuniste e vjetër. Më poshtë zoom.al po poston një video nga momenti që është propozuar ndryshimi i emrit të partisë Komuniste në Socialiste dhe në sallën e delegatëve komunistë duket qartë që ka qenë edhe zonja Bozo.

Këto pamje natyrisht ia prishin skenarin Edi Ramës. Pasi, ndryshe nga sa Rama po përpiqet që ta shesë atë si një figurë të njohur të shoqërisë që zgjedh të futet radhët e PS-së, ajo rezulton se ka qenë në PS që në fillesat e kësaj partie, kur Rama as nuk mund ta mendonte që do të ishte kryetar i saj. ©Zoom.al

Ja çfarë thuhet në Islam për fundin e botës, këto janë shenjat që zoti do t’ua dërgojë njerëzve

Prej shumë vitesh janë bërë parashikime nga personazhe të ndryshëm, se kur dhe i do të vijë fundi i botës, por sot shumë prej këtyre parashikimeve kanë rezultuar false.

Ndërkohë që edhe në librin e shenjtë të Kuranit është parashikuar se kur do të vijë fundi i botës. Ndryshe nga parashikuesit si Nostradamusi, Fiset maja, baba vanga, në Kuran nuk ka një datë ekzakte se kur do të vijë fundi i botës, por aty tregohen se cilat janë shenjat që do të shohë njerëzimi para se të vijë fundi i botës.

1- Dy grupe të mëdha të luftojnë mes tyre nga ku do të ketë pasoja të mëdha për të dyja palëve, ndërsa që të dyja do të ndjekin të njëjtin besim fetar.

2- Të dalin afër tridhjetë Dexhxhalë mashtrues e secili prej tyre të shtiret si i dërguar i Allahut.

3- Të hiqet dija fetare (nga vdekja e dijetarëve islamë).

4- Të shtohen tërmetet.

5- Koha të ikë shumë shpejt.

6- Të shfaqen fitnet (trazirat, sprovat vështirësitë e stërmundimet).

7- Të shtohen vrasjet.

8- Të shtohet ndër ju pasuria aq shumë, saqë pasaniku do të shqetësohet se nuk ia merr kush lëmoshën dhe, sa herë që do t’ia zgjasë atë dikujt, ai do t’i thotë: ‘S’kam nevojë për të!

9- Njerëzit të bëjnë gara me njëri- tjetrin në ngritjen e ndërtesave të larta.

10- Kur një njeri të kalojë pranë varrit të dikujt të thotë: ‘Ah sikur të isha unë në vendin e tij!

11- Derisa dielli të lindë nga perëndimi. Kur ai të lindë nga perëndimi dhe njerëzit ta shohin këtë dukuri, ata të gjithë do të bëhen besimtarë muslimanë, por kjo do të jetë një kohë kur, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: ‘askujt nuk do t’i bëjë dobi besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e vet’ (Kuran, 6:158)

Ora e Kiametit do të vijë aq papritur dhe do të bëhet aq shpejt, saqë dy vetë që kanë hapur një rrobë përpara, nuk do të jenë në gjendje t’ia shesin atë njëri-tjetrit dhe as ta palosin.

Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka mjelur devenë dhe është larguar prej saj, nuk do të mundet ta pijë atë qumësht.

Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që sapo ka rregulluar hurdhën e ujit nuk do të mundet t’u japë ujë aty bagëtive.

Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka ngritur kafshatën te goja, nuk do të mundet ta hajë atë!”.

Çfarë po ndodh?! Një tjetër deputet ikën nga PS

Jep dorëheqjen deputeti i Paritë Socialiste, Sadi Vorpsi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vorpsi, ku shprehet se ka vendosur t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë tek familja ime dhe në angazhime të tjera private.

“Të nderuar miq, mbështetës e dashamirës!
Pas 4 vitesh kontribut si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe 4 vitesh si deputet i Partisë Socialiste, kam vendosur t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë tek familja ime dhe në angazhime të tjera private. T’i sherbeja vendit dhe qytetit tim ka qenë nder dhe privilegj i jetës sime.
Partia Socialiste është jo vetëm shtëpia më e madhe politike, por dhe më përparimtarja e gjithëpërfshirësja. Edi Rama e transformoi nga një parti në opozitë të vështirë, në forcën vendimtare për qeverisjen dhe modernizimin e vendit.
Kam shijuar çdo moment përfaqesimin e komuniteve nga zemra e Tiranës, e më pas në Vorë e në Farkë dhe jam krenar për gjithçka kemi arritur së bashku. Edhe pse nuk do të kandidoj sërish, do të jem po aq aktiv në fushatën e 25 Prilllit për mandatin e domosdoshëm të PS dhe Edi Ramës për t’i çuar gjer në fund punët e nisura e për ta bërë Shqipërinë zonjë.
Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për të gjithë mbështetjen dhe mezi pres të bashkojmë forcat për fitoren e 25 Prillit.Juaji gjithmonë, Sadi”.

E frikshme/ Numri i vdekjeve nga Covid shumë i lartë, ja sa raste të reja patëm në 24 orët e fundit

777 raste të reja dhe 21 humbje jetë në 24 orët e fundit nga koronairusit. Ky ka qene bilanci ne 24 oret e fundit per vendin tone.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1110 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,357 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3308 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 777 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
320 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 41 në Berat, 40 në Shkodër, 32 në Korçë, 26 në Gjirokastër, 21 në Kolonjë, 20 në Sarandë, 17 në Kavajë, 16 në Kamëz, 13 në Krujë, nga 12 raste në Fier, Elbasan, nga 11 raste në Lezhë, Përmet, 10 në Kuçovë, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Mat, Malësi e Madhe, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Pogradec, Fushë Arrëz, nga 6 raste në Vlorë, Tepelenë, Maliq, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, Ura Vajgurore, 4 në Vorë, nga 3 raste në Devoll, Has, Skrapar, nga 2 raste në Lushnje, Dibër, Himarë, Peqin, Memaliaj, Shijak, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Librazhd, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 742 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 74,352 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Bulqiza, të moshave 22-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (6 Mars 2021)
Raste të reja ditore 777
Të shëruar në 24 orë 742
Të shtruar në spitale 639
Humbje jete në 24 orë 21

Testime ditore 3308

Testime totale 485,764
Raste pozitive 112,078
Raste të shëruara 74,352
Raste Aktive 35,808
Humbje jete 1,918

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23411
Fier 2565
Vlorë 1757
Durrës 1653
Shkodër 1372
Gjirokastër 1198
Korçë 922
Elbasan 800
Lezhë 771
Berat 663
Dibër 362
Kukës 334

Plas tek PS/ Rama i kërkon të dorëhiqet, Sadri Abazi nuk pranon dhe…

Sadri Abazi nuk është për momentin në listën e Edi Ramës për deputet. Sipas burimeve të Pamfleti, Rama i ka dërguar një mesazh Abazit, duke i kërkuar që të bëjë një njoftim, ku të deklarojë largimin nga politika, duke falenderuar Partinë Socialiste dhe Ramën për mundësinë që i dhanë, duke e bërë deputet për gjithë këto vite, ku Abazi, duke përdorur mandatin e deputetit, vetëm vitet e fundit, ka marrë mbi 50 milionë euro nga buxheti i shtetit, përmes kompanisë Alko-IMPEX. Rama i ka kërkuar Abazit të deklarojë vetë largimin pas ultimatumit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brukselit, për të përjashtuar njerëzit e korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit nga lista e kandidatëve për deputetë.

Pas qindra denoncimeve për vjedhjet e Sadri Abazit me tendera në konflikt flagrant interesi pasi është deputet, ka indicie të forta që konfirmojnë se deputeti është futur në listën e zezë nga SHBA, bashkë me Tom Doshin, Vangjush Dakon etj. Sadri Abazi është përmendur edhe në një raport sekret të OSBE, në të cilin thuhet se “Lidhjet e tij të forta me liderët e PS-së i kanë siguruar mbrojtje dhe fshehje të aktiviteteve kriminale të kompanive te tij. I karakterizuar nga një arrogancë ekstreme dhe një tendencë për shantazh, ai është gjithnjë nën shoqërinë e vëllezërve të tij, te cilët janë shumë agresivë. Pasuria e tij përllogaritet në rreth 100 milionë euro”.

Në raportin konfidencial të OSBE thuhet gjithashtu se Sadri Abazi ka pranuar se ai investoi 800 mijë euro në fushatën elektorale të PS-së në Dibër dhe i dha Partisë Socialiste 500 mijë euro të tjera që të gjente një vend të sigurt në listën e kandidatëve për deputetë të vitit 2009.

Emri i Sadri Abazit mësohet se i ka shkuar Ramës në tavolinë bashkë me emra të tjerë, të cilët sipas SHBA-BE nuk duhet të jenë në listën e kandidatëve për deputetë. Nëse për Tom Doshin, Rama kishte një alibi se nuk më pjesë e PS-së, për Sadriun nuk ka asnjë justifikim. I gjendur në një pozitë të tillë nga presioni ndërkombëtar, Rama i ka kërkuar Sadriut largimin. Por, deputeti grabiqar nuk pranon t’i ndahet Parlamentit dhe po reziston. Abazi ka nisur një fushatë të egër lobimi, duke hedhur qindra mijëra euro nga paratë që u ka përlarë shqiptarëve, për të bindur Ramën ta përfshijë në listën e Tiranës. Për t’i siguruar edhe një mandat tjetër Abazit në Kuvendin e ardhshëm po lobojnë tek Rama edhe Erion Veliaj dhe Taulant Balla, të cilët ndajnë me Sadriun interesa të fuqishme financiare.

Java që vjen do të jetë vendimtare për fatin e Sadri Abazit, nëse do ta thyjë Ramën që ta përfshijë në listë apo do largohet nga politika. Mandati i deputetit është jetik për Sadri Abazin.

Së pari, Sadriu me anë të mandati ndikon për të marrë tendera nipi i tij dhe së dyti mandatin e përdor si imunitet për t‘i shpëtuar një arrestimi të mundshëm nga SPAK. Nga ana tjetër, Rama pothujse e ka mbyllur listën e Tiranës, duke përfshirë ministret Balluku dhe Gjonaj, Majkon, ka rikthyer Fidel Yllin, ka përfshirë Toni Gogun dhe zëvendësministrin Etjen Xhafaj, ka futur Ylli Shehun dhe Reme Lalën, dhe është në tratative për të përfshirë Halit Valteri dhe Edmond Rrushin./Pamfleti

 

PS-së i ikën edhe Reme Lala. Pakënaqësi për renditjen në listë apo presion nga ndërkombëtarët

Deputetja e PDIU-s në qarkun Dibër Reme Lala, e cila pranoi të garojë në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e PS në Tiranë, ka dhënë dorëheqjen.

Lajmi u bë i ditur nga televizioni Top Channel. Reme Lala mësohet se e ka dorëzuar dorëheqjen paraditen e të premtes në selinë rozë.

Motivet e largimit të saj nuk dihet ende nëse kanë të bëjnë me pakënaqësi në renditjen në listë, siç dyshohet se ndodhi me deputetin tjetër të PS, Sadi Vorpsi, i cili u tërhoq nga kandidimi.

Këto zgjedhje PS e kishte caktuar Reme Lalën të garonte në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit.

Rema Lala erdhi në politikë si një investim i babait të saj, Ymer Lala, një person me precedent penalë, i cili figuron në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, në një bisedë me ish -Ministrin Damian Gjiknuri.

E shkuara e babait të saj dhe fakti që ajo erdhi në parlament si investim direkt i tij mund të jenë një tjetër arsye që mund ta ketë detyruar atë të largohet, si pasojë e presionit ndërkombëtar për të mos pasur në parlament deputetë të lidhur me persona të inkriminuar apo familjarë të tyre.

Gjatë mandatit të saj 4 -vjeçar ajo mbahet mend vetëm për deklaratën e shkurtër se mandatin e fituar në Dibër nën siglën e PDIU do ta çonte te PS. ©Zoom.al