zoom

Day Archive“Bomba” e Monika Kryemadhit përfundon në tullumbace

Ajo cfarë premtoi se do të ishte një “bombë” përfundoi në një tullumbace. Monika Kryemadhi kishte premtuar se do t’i tregonte Edi Ramës “fabrikën e parave” dhe për këtë kërkoi një emision të posacëm në “Opinion” këtë të mërkurë. Por përgjatë gjithë emisionit ajo nuk tregoi asgjë më shumë sesa si institucionet kishin përpiluar një mal me shkresa për koncesionin e inceneratorit të Tiranës. 

“Nuk ka pasur leje ndërtimi, i ka dhënë bashkia e Tiranës 1 miliardë e 500 milionë lekë pa pasur leje ndërtimi”, tha Kryemadhi. 

Por drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, iu drejtua me ironi duke i thënë: “po na bën të besojmë që kemi qeveri të mirë”. 

Më pas, Kryemadhi tha se shkelje ishte shpallja në një media ndërkombëtare e thirrjes për tenderin. Sipas saj publikimi ka ndenjur vetëm 16 ditë, në vend që të rrinte 45 ditë sic e thotë ligji. 

Por Plarent Ndreca, një jurist nga radhët e Partisë Socialiste, ia hodhi poshtë akuzën, duke thënë se 45 ditëshi ishte afati nga dërgimi i kërkesës në median ndërkombëtare deri në ditën e publikimit. 

Më tej ajo tha se skandal ishte fakti që babai i Alqi Bllakos, drejtorit të përgjithshëm të AKUM, merrte një pagë prej 10 milionë lekësh në muaj. 

E gjithë bomba e paralajmëruar rezultoi në fund në një procedurë normale, të paktën kjo u la të kuptohet nga ajo cfarë paraqiti Kryemadhi.  

Emisioni ku kryetarja e LSI publikoi dosjen vazhdoi për 1 orë e 40  minuta, por ajo jo vetëm që nuk mundi të nxjerrë ndonjë shkelje skandaloze të kësaj cështje, por zhvlerësoi edhe akuzat e deritanishme ndaj inceneratorëve, aq sa të pranishmit në studio ironizuan duke thënë se Kryemadhi tregoi se sa mirë ka punuar qeveria. /Zoom.al

“Dola kundër inceneratorëve”, Kryemadhi: Koka u ankua tek ish-kryetari i LSI

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intehrim, Monika Kryemadhi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me denoncimin e saj për inceneratorët.

Kryemadhi tha se eksponentë të LSI kanë refuzuar të firmosin për ndërtimin e inceneratorëve, ndërsa thotë se për herë të parë për inceneratorët ka dëgjuar kur ka vizituar Brostarin.

Ajo thotë se pasi ka dalë kundër inceneratorëve, ish-ministri Lefter Koka ka shkuar dhe është ankuar tek Ilir Meta.

“Çështja e inceneratorëve për Kryemadhin dhe LSI është bërë e njohur diku rreth nëntor-dhjetor të 201. Asnjë nga ne nuk ka pasur dijeni për një gjë të tillë. Ka vetëm një letër të Vasilit që ia drejton këshillit të bashkisë së Fierit. Manjani e ka refuzuar që kjo mos kaloj në qeveri. Unë nuk kam qenë kryetare partie në atë kohë. Për herë të parë me ineceneratorët në Brostarë, ku kam njohur një grua, Lena quhet, gazetare, e cila ishte në krye të protestës kundër inceneratorit të Fierit. Aty zoti Koka u ankua tek ish kryetari i LSI.  Dhe unë i kam thënë ti e di shumë mirë qëndrimin tim. Më ka kërkuar që të mos flisja kundër. Thoshte se inceneratorët janë më mjedisorë se sa landfillet. Megjithatë që nga ajo kohë unë nuk kam pasur më komunikim me z.Lefter Koka. Ai nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje”-tha Kryemadhi.

Kryemadhi nis publikimin e dosjes kundër Ramës

Ashtu sic kishte premtuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi po publikon në Opinion një dosje që sipas saj kompromenton qeverinë dhe bashkinë e Tiranës në një aferë korruptive. Bëhet fjalë për dosjen për inceneratorin e Tiranës. Kryemadhi thotë se kjo dosje fakton shkeljet ligjore që janë bërë në këtë aferë nga disa ministra të qeverisë Rama. Ajo i kërkoi SPAK-ut të nisë hetimet menjëherë. Vijon…

Skandal/ Ish -i dënuari, veprime të turpshme në sy të fëmijëve. U tregon foto nudo

Bashkëshorti e dhunon fizikisht dhe psikologjikisht, gjykata jep vendimin që të qëndrojnë në të njëjtën banesë. Katër urdhra mbrojtje nuk i dhanë fund torturës së nënës së 3 fëmijëve të mos dhunohej sistematikisht nga ish-bashkëshorti i saj.

Edhe pse duhet të ishte një shembull i një kryefamiljari të mirë, të paktën fëmijët e tij, edhe me këta të fundit ushtron dhunë psikologjike madje shkon edhe me tej. Ai dhunon nënën në sy të tyre si dhe kryen veprime të turpshme po në prani të tre fëmijëve të mitur. Veprime të cilat janë të rënda për psikologjinë e një adulti kur përballet me to, ndërsa për fëmijët janë shokuese.

Nëna e kësaj familje të dhunuar ankohet në emisionin Fiks Fare duke rrëfyer se ajo vetë dhunohet nga bashkëshorti që prej vitit 2010 .Halli i kësaj zonje bëhet edhe më i rëndë kur nëna e tre fëmijëve ,ku 2 prej të cilëve vuajnë nga sëmundja e talasemisë rrëfen për emisionin Fiks Fare se ish bashkëshorti i saj jo vetëm dhunon atë, por kryen akte dhe veprime të turpshme në prezencë të fëmijëve.

Në një video të cilën kjo zonjë e ka vënë në dispozicion dhe të emisionit Fiks Fare duket ish bashkëshorti i saj që bën veprime të turpshme me një lodër seksi në prezencë të fëmijëve, pa lënë mënjanë fjalorin e ndyrë dhe dhunën kundrejt ish bashkëshortes.

Të gjitha këto bëhen në sy të vajzës së mitur. Gjithashtu zonja na rrëfen se ish bashkëshorti u ka treguar fëmijëve foto të tij nudo apo foto duke kryer aktin seksual me një femër tjetër dhe të birit i thotë se duhet të bëhesh si babai.

Në fakt ky problem nuk mbaron me kaq për këtë zonjë, por bëhet akoma dhe më i rëndë kur gjykata në urdhrin e fundit të mbrojtjes jep vendimin e shkurtuar se të dhunuarit duhet të qëndrojnë në të njëjtën banesë me dhunuesin.

Në tre prej urdhrave përcaktohet se dhunuesi duhet të qëndrojë larg banesës, ndërkohë në të fundit me një vendim të shkurtuar gjykata nuk përcakton largësi të dhunuesit duke e lënë në të njëjtën banesë me të dhunuarën.

Po kjo gjykatë para disa kohësh ka vendosur që bashkëshorti dhe babai dhunues të dënohet më 6 muaj burg pikërisht për kryerjen e vepra të turpshme.

Ilir Beqaj: S’kemi nevojë të bashkëpunojmë me Tom Doshin, marrim mbi 72 mandate

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës për PS-në, Ilir Beqaj në një intervistë për emisionin “Front Line” ka deklaruar se PS-ja do marrë mbi 72 mandate në këto zgjedhje.

Beqaj madje shprehet më tej se nuk ka nevojë që të bashkëpunojë as me PSD-në e Tom Doshit në këto zgjedhje.

Skuadra e qeverisë është rinovuar dhe ndryshuar, disa herë. Ne do i përmbahemi detyrimit ligjor, si PS. Zgjedhjet do jenë të rregullta, ashtu siç është parashikuar në legjislacionin shqiptar. 

Është çështje që merr shumë vëmendje, sepse ata që shkelin dekriminalizimin, mbajnë përgjegjësi ligjore. Personi mban përgjegjësi për vetë-deklarim.

Duhet të ketë zbatim të ligjit, çështja është e qartë. Prokuroria e kishte të pamundur që të ndërmerrte punën, për të zbatuar dekriminalizimin. 

Partitë do të hyjnë me 140 kandidatë, madje më shumë se kaq. Së paku 2500 kontrolle, Prokuroria nuk i bënte dot, për shkak se duhej informacion edhe nga jashtë shtetit. 

Ne nuk kemi nevojë që të bashkëpunojmë me PSD-në. Ne do marrim shumicën e vendeve në parlament vetëm si PS. Ne luftojmë për vota të Partisë Socialiste. PS do ketë më shumë se 72 mandate”- tha Beqaj.

Përfundimtare: Vetëvendosje do ketë 58 deputetë, PDK 19, LDK 15, AAK 8

Vetëvendsoje merr 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave të rregullta, atyre me kusht dhe votave nga diaspora.

Vetëvendosje do ketë 58 deputetë, PDK 19, LDK 15, AAK 8, pakicat jo serbe 10 dhe ato serbe 10 të tjera.

Nga kalkulimet, partia fituese, VV ka marrur 49.9% të votave.

Rindizet “lufta” për titull/ Teuta mund Vllazninë, fiton Laçi, ngec Partizani

Lufta për titullin kampion në kategorinë Superiore ndizet akoma më shumë.

Vllaznia tashmë po ndjen hijen e ndjekësve të saj të cilat iu afruan ndjeshëm. Skuadra shkodrane e Brdariç duket se e ka humbur shkëlqimin  dhe pas asaj me Tiranën, pësoi një tjetër disfatë këtë herë në Durrës ndaj Teutës me rezultatin 1-0. për skuadrën e Edi Martinit, vendimtar rezultoi Dejvi Bregu që në pjesën e parë por edhe Vllaznia pati shanset e saja me Hoxhaj me goditje dënimi që u përplas në shtyllë.

Laçi mposhti Kukësin me rezultatin 2-1 duke konfirmuar sezonin me shumë ulje ngritje të verilindorëve. Skuadra e Shpëtim Duros mori avantazhin me Emiliano Mustën që në minutën e 4 të pjesës së parë. Kukësi barazoi në 45 minutat e dyta me Eze, por rezultati 1-1 zgjati vetëm 15 minuta pasi në të 74 Lacit iu akordua një 11 metërsh që u kontestua nga futbollistët e Kukësit. Lushkja u tregua i saktë nga pika e bardhë duke shënuar golin e fitores 2-1 për kurbinasit

Në Stadiumin Loni Papuçiu, Të Kuqtë e Ilir Dajës lanë 2 pikë të vlefshme teksa nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 me skuadrën fierake për të shkuar në kuotën e 39 pikëve. Apolonia mori avantazhin falë autogolit të Haklaj por në  minutën e 76 Cordeiro barazoi shifrat për Partizanin.

Tirana merr një tjetër fitore dhe këtë radhë bardheblut mposhtën Bylisin 2-0. Behitatche në fundin e pjesës së parë dhe Ismaijlgeci në 45 minutat e dyta ishin ata që i dhanë këtë fitore shumë të rëndësishme skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi. Skënderbeu vazhdon të mos shohë dritë në fund të tunelit. Në Korcë skuadra e drejtuar nga Migen Memelli pësoi humbjen e radhës këtë radhë nga Kastrioti duke qëndruar në vendin e fundit të klasifikimit me 13 pikë.

Italia ashpërson masat anti-Covid

Qeveria italiane zgjati deri më 6 Prill gjendjen e emergjencës kombëtare kundër pandemisë. Në të gjitha zonat e listuara në kategorinë e kuqe, më të lartën për rrezikshmërinë e përhapjes, u vendos mbyllja e të gjitha institucioneve arsimore, ku mësimi do të zhvillohet online.

Muzetë, palestrat apo aktivitete të tjera të kohës së lirë do të qëndrojnë mbyllur edhe në zonat e verdha, me nivel më të ulët infektimesh dhe parashikohet të hapen jo para 27 Marsit. Në fuqi do të vijojë të jetë shtetrrethimi 22 me 5.

Ekspertët thonë se mutacioni britanik që përhapet më shpejt është përgjegjës për më shumë se gjysmën e infektimeve aktive, çka është bërë shkak edhe për shtimin e lehtë të infektimeve ditore.

Edhe Franca pritet të ashpërsojë masat anti-Covid, ndërsa infektimet ditore vijojnë të jenë më të lartat në Europë. 24 orëshin e fundit, edhe Gjermania shënoi një rritje të ndjeshme të shifrave të infektimeve duke kapërcyer 9 mijë raste, pas disa ditëve shifra të ulëta. Ekspertët i kanë bërë thirrje qeverisë, të bëjë kujdes me lehtësimin e masave për të shmangur një tjetër valë infektimesh.

Çfarë ndodh nëse pas zgjedhjeve “divorcohen” PD-LSI?

Partia Demokratike dhe LSI nënshkruan disa ditë më parë marrëveshjen politike për koalicion në zgjedhjet e 25 Prillit, edhe pse dy partitë kanë dalë me lista të veçuara.

Por çfarë ndodh nëse njëra prej partive, pas zgjedhjeve të 25 Prillit, do të prishë këtë marrëveshje, a do të mbajë përgjegjësi politike kryetari i partisë.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata, i ftuar në studion e televizionit Klan News, tha se kjo nuk ka gjasa që të ndodhë, sepse sipas tij as PD dhe as LSI nuk do të bashkëpunojë me Partinë Socialiste.

Nuk ka një nëse bashkëpunimi me Edi Ramën. Nuk ndodh. Nuk i hyn njeri detit në këmbë, s’ka luajtur mendsh njeri. Edi Rama është i mbaruar. Është në ditët e veta më të këqija. Një njeri që e detyrojnë oligarkët. Sot kohë pandemia ti mbyllesh në orën 20:00, njerëzit janë në pikë të hallit, në gjendjen ekonomike më të tmerrshme pas vitit ’90. Shpenzon 100 milionë Euro për matrikullimin, se hajt 100 milionë Euro për pandeminë, por për matrikullim karburantesh”, u shpreh Gjata.

Greqia merr vendimin drastik, rikthen karatinën totale në shumë qytete. ja të gjitha masat e reja

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave Nikos Hardalias gjatë njoftimit të rregullt të Ministrisë së Shëndetësisë mbi situatën e Covid-19 në Greqi njoftoi mbrëmjen e sotme miratimin e masa të reja. Konkretisht, nga nesër në mëngjes, më 6 mars deri më 16 mars në 6 të mëngjesit, do të zbatohet sa vijon:

-Në supermarkete dhe dyqane, por edhe në banka ose shërbime publike transferimi do të bëhet brenda komunës përkatëse ose deri në dy kilometra nga vendbanimi.

-Lëvizja do të bëhet vetëm në këmbë ose me biçikletë në të gjithë vendin dhe askush nuk mund të shkojë në një zonë tjetër.

-Në rastet kur do të kërkohet ofrim i ndihmës, organet e auditimit do të kërkojnë më shumë informacion nga dita e nesërme.

Në fillim të fjalës së tij zëvendësministri u shpreh: “ne e shohim fundin, por nuk kemi mbaruar me virusin”. Llojet e mutuara, tha ai, duket se kanë mbizotëruar në Greqi në një masë të madhe dhe marrin pjesë në tablonë e barrës që ne shohim. Deri më tani, 1,756 njerëz janë identifikuar, tha ai. Zonat e reja i shtohen nivelit të rrezikut shumë të lartë (e kuqe e thellë) e Kartës së Sigurisë dhe Mbrojtjes së Shëndetit u njoftua nga Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias gjatë konferencës mbi ecurinë e pandemisë së koronavirusit në Greqi.
Në të njëjtën kohë, ndalohet trafiku:

Në nivelin e rritjes së rrezikut (e kuqe) është e vlefshme nga ora 9 deri në 5 të mëngjesit, ndërsa në nivelin e rrezikut shumë të lartë (e kuqe e thellë) nga ora 7 deri në 5 të mëngjesit. Me përjashtim të Rajonit të Atikës dhe Njësisë Rajonale të Selanikut, ku ndalimi i trafikut gjatë ditëve të javës (nga e hëna në të premte) nis nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit, për shkak të natyrës metropolitane të këtyre zonave.
Në lidhje me sportin në nivelin e rrezikut shumë të lartë, do të zbatohet si më poshtë:

– Pezullimi i funksionimit dhe përdorimit të mjediseve të organizuara sportive.

-Përjashtohet funksionimi i ambienteve sportive për stërvitje dhe lojëra pa praninë e spektatorëve:

  1. a) skuadrat pjesëmarrëse në kampionatet e futbollit të kategorisë Kombëtare të Burrave A ‘dhe B’ (Superliga I dhe Superliga II), në kampionatet e A ‘kategoria e basketbollit për meshkuj (Liga e Basketbollit) dhe kategoria A’ e volejbollit për burra (burra të Volejbollit) dhe vetëm në garat evropiane, sipas protokolleve speciale të federatave përkatëse ndërkombëtare. Të gjitha turnetë e tjerë pezullohen për ditët në vijim. Përdorimi i mjediseve sportive lejohet gjithashtu nga ata që i referohen situatave nominale të lëshuara nga Sekretariati i Përgjithshëm i Sporteve pas një rekomandimi të Komitetit Olimpik Grek (EOE) dhe Komitetit Helenik Paraolimpik (Ltd.) për mbulimin e nevojave të tyre të përgatitjes për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike 2021.
    Për më tepër, Hardalias kujtoi se qytetarët nuk lejohen të qëndrojnë në ambiente të jashtme sportive, grumbullime të organizuara, parqe dhe lulishte. Në të njëjtën kohë, në lidhje me ceremonitë, u njoftua se në zonat që janë në nivelin e rrezikut shumë të lartë (e kuqe e thellë) performanca e dasmave, pagëzimeve dhe memorialeve është pezulluar. Shërbimet fetare lejohen të kryhen ekskluzivisht nga ministrat fetarë dhe personeli i nevojshëm mbështetës pa praninë e personave të tjerë fizikë. Me përjashtim të funeraleve, ku prania e deri në nëntë njerëzve është e lejuar.

Lidhur me shkollat, Hardalias përsëriti se në nivelin e rrezikut në rritje (e kuqe) funksionimi i shkollave të mesme është pezulluar, ndërsa në nivelin e rrezikut shumë të lartë (e kuqe e thellë) funksionimi i të gjitha njësive shkollore dhe klasave është pezulluar (me përjashtim të arsimit special).
Masat janë të vlefshme pasi ato ishin në nivelin e rrezikut të rritur (të kuq) dhe shumë të lartë (të kuq të thellë).