Aplikacion
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se një në 10 pacientë me COVID-19 përjetojnë probleme shëndetësore edhe 12 javë pasi kanë patur virusin dhe u bëri thirrje autoriteteve shëndetësore ta shqyrtojnë me seriozitet situatën e tyre.
Në një konferencë virtuale për shtyp të enjten, dega e OBSH-së për Evropën publikoi një raport që dokumenton se si vendet e ndryshme në rajon u janë përgjigjur pacientëve që vuajnë simptoma afatgjata të COVID-19. Drejtori për Evropën i OBSH-së Hans Kluge tha se i ashtuquajturi “COVID i gjatë” mund të shkaktojë simptoma që përfshijnë lodhje të rëndë, dhimbje gjoksi, inflamacion të zemrës, dhimbje koke, harresë, depresion, humbjen e nuhatjes, ethe të përsëritura, diarre dhe zhurmë në veshë.
Në raport thuhet se të dhënat e disponueshme tregojnë se rreth një në katër persona me COVID-19 shfaqin simptoma rreth një muaj pas testimit pozitiv, ndërsa një në 10 përjetojnë simptoma pas 12 javësh. Zoti Kluge tha, “vuajtësit e simptomave pas COVID-it duhet të dëgjohen nëse duam të kuptojmë pasojat afatgjata dhe rimëkëmbjen nga COVID-19”. Ai tha se është e rëndësishme për politikëbërësit të marrin në konsideratë pacientë të tillë afatgjatë si pjesë të përgjigjes për të zbutur ndikimin e pandemisë.
Zoti Kluge shtoi se të sëmurët afatgjatë janë një përparësi për OBSH-në dhe duhet të jenë për çdo autoritet shëndetësor. Ai tha gjithashtu se në Evropë për të dytën javë radhazi, numri i rasteve të reja ka qënë më pak se një milion, gjë që tregon se transmetimi i virusit vazhdon të ngadalësohet. Zoti Kluge tha se rastet e reja kanë rënë gati përgjysëm që nga fillimi i vitit, si rezultat i zbatimit të masave të reja të ndërmarra nga vendet për ngadalësimin e transmetimit.
Por zoti Kluge paralajmëroi se COVID-19 vazhdon të përhapet me ritme shumë të larta në të gjithë Evropën, me dy variante shqetësuese që vazhdojnë të dominojnë mbi variantet e tjera.
AstraZeneca “nuk zë mend”! Vonesa të tjera në furnizimin e BE-së me vaksinaKompania AstraZeneca po përpiqet që t’ia dorëzojë Bashkimit Evropian vetëm 40 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, deri në fund të marsit.
Kjo përbën më pak se gjysmën e shumës që premtoi në kontratën e saj për tremujorin e parë të vitit, pohoi drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie, Pascal Soriot. Më herët, AstrazZeneca kishte premtuar se do të ofronte rreth 90 milionë doza në tremujorin e parë të këtij viti.BE-ja e cila është shumë prapa Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe në vaksinimin e qytetarëve, i ka kërkuar vazhdimisht AstraZenecas që të ofrojë më shumë doza të vaksinës.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’ia dhënë 40 milionë doza në tremujorin e parë të vitit 2021”, tha Soriot, por pa dhënë asnjë informacion lidhur me furnizimin në tremujorin e dytë të vitit 2021. Sipas kontratës, deri në këtë fazë të vitit, kompania është e detyruar që të ofrojë rreth 180 milionë doza të vaksinës.
Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi BE-ja tregoi se po angazhohet me forcë për të shtuar vaksinimet e për këtë arsye, theksoi se kishte vendosur të blinte dhe 300 milionë doza shtesë të vaksinës Moderna, ndërsa po shton edhe 250 milionë dollarë shtesë për përpjekjet për të luftuar variantet e reja të koronavirusit.
Brenda trupit të njeriut zbulohen 70 mijë viruse të panjohura më parëShkencëtarët kanë identifikuar më shumë se 70,000 viruse të panjohura më parë që jetojnë në zorrë dhe infektojnë bakteret e ndodhura atje- por se çfarë ndikimi kanë realisht ato mbi organizimin tonë, kjo për momentin mbetet një mister.
Mikrobioma e zorrëve, ose bashkësia e mikrobeve që njerëzit kanë në sistemin tretjes, luan një rol të rëndësishëm jo vetëm në tretjen e ushqimit, por edhe në balancimin e sistemit imunitar. Shumë studime, kujton Live Science, i kanë lidhur çekuilibrin e mikrobeve te zorrëve me probleme të ndryshme shëndetësore përfshirë sëmundjet e mëlçisë, mbipeshën dhe alergjitë.
Por për mikrobiomën dihet tmerrësisht pak, pavarësisht se ajo përfshin një shumëllojshmëri mikroorganizmash ku bëjnë pjesë edhe bakteret e viruset. Studimet e mëhershme janë fokusuar në shumicën dërrmuese të rasteve vetëm tek bakteret e zorrëve, sepse ato zbulohen më lehtë.
Përmes metodës së re të përdorur së fundi, e cila analizon materialin gjenetik nga një komunitet mikrobesh e pastaj bën sekuencimin individual, u shqyrtuan 28 mijë mikrobioma nga kampionet e marra në 28 vende të botës dhe kështu u zbulua se ka dhjetëra mijëra viruse në zorrë për të cilat nuk dihej asgjë.
Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, ministri Çuçi: Do e finalizojmë këtë operacion të vështirë!Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njofton se ndodhet prej dy ditësh në Bejrut të Libanit, për procesin e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë, që ndodhen në kampet siriane.
Ministri Çuçi thekson se ka zhvilluar takime me zyrtarë në Liban, me të cilët ka diskutuar pikërisht për finalizimin me sukses të operacionit për riatdhesimin e shqiptarëve.
Mesazhi i ministrit:
Në vijim të angazhimit të qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet siriane, prej dy ditësh ndodhem në Beirut. Bashkë me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, zhvillova një takim me drejtorin e përgjitshëm të sigurisë në Liban, Gjeneral Major Abas Ibrahim. E falenderova Gjeneralin për gjjthë kontributin e tij të çmueshëm në këtë proces dhe e garantova për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në çështje të sigurisë dhe sidomos në finalizimin me sukses të këtij operacioni të vështirë në një kohë sa më të shkurtër. Vizita në Beirut është gjithashtu tregues domethënës i këmbënguljes së qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria. Do të punojmë me po të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri për të finalizuar me sukses edhe këtë operacion ashtu sikundër bëmë radhën e parë.?
Gratë që rrëmbyen zemrat e 5 burrave joshës të planetit TokëAta janë të famshëm, të shumëdëshiruar dhe ndër burrat më tërheqës të globit. Ato janë gratë që u morën zemrat…
![]()
Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse
Në vitin 2018, nisi një romancë mes aktorit Robert Pattinson dhe modeles Suki Waterhouse. Dyshja u përpoq ta shmangte vëmendjen mediatike, teksa Pattinson foli për herë të parë rreth lidhjes kur u pyet mbi Suki-n.
“Nëse përfshin shumë njerëz, e zhvlerëson dashurinë”, u shpreh ai asokohe.
![]()
Cillian Murphy dhe Yvonne McGuinness
Ylli i Hollywood-it, Cillian Murphy duket se di ta bëjë më së miri dallimin mes jetës personale dhe asaj profesionale. Artisti jeton në një qytet të vogël irlandez me të shoqen, Yvonne McGuinness. Çifti ka më shumë se një dekadë i martuar. Po kështu, Murphy tregohet tepër i kujdesshëm në përzgjedhjen e roleve kinematografike, për të shmangur kështu cënimin e jetës familjare.
![]()
Blake Shelton dhe Gwen Stefani
Në vitin 2017, Blake Shelton do të cilësohej si burri më i pashëm në planet. Sidoqoftë, këngëtari asnjëherë nuk e ka menduar diçka të tillë për veten, ndonëse partnerja e tij, Gëen Stefani është përpjekur ta bindë për të kundërtën. Dyshja nuk nguron t’i shprehë ndjenjat në publik.
![]()
James Franco dhe Isabel Pakzad
James Franco është padyshim një ndër aktorët më produktivë. Ai mund ta gjejë veten të përfshirë në 10 projekte brenda një viti të fundit, teksa ka provuar gjithashtu të jetë edhe regjisor. Partnerja e tij është Isabel Pakzad, aktore dhe producente.
![]()
Idris Elba dhe Sabrina Dhowre
Tre vite më parë, Idris Elba do të shpallej burri më seksi në Tokë. Një vit më vonë, ai do të njihte modelen kanadeze, Sabrina Dhoëre, gruan e tretë. Sipas tij ishte e gjitha dashuri me shikim të parë.
Zbulimi i pabesueshëm në Mars/ Çfarë gjeti sonda e NASA-s në planetin e kuqSonda e NASA-s, Perserverance do të nisë kërkimet për shenja jetë të mëhershme në Mars, por zbulimi më i ri duket sikur mbështet idenë edhe të jetës aktuale në planetin e kuq.
Shkencëtarë të Universitetit Shtetëror të Arizonës analizuan imazhet nga sipërfaqja e Marsit të marra nga orbituesi, Reconnaissance. Në to, autorët e studimit, Aditya Khuller dhe Philip Christensen vunë re që dëshmonin ekzistencën e grimcave të akullit në zonat ku uji ka gërryer tokën.
Kjo është domethënëse, sipas Khuller, pasi akulli në Mars shkrihet kur është në vende të ulëta dhe më të ngrohta, e kjo nënkupton se mund të ketë ujë të lëngshëm brenda shtresës së akullit dhe uji i lëngshëm është vendi më I mirë për krijimin e jetës.
“Nëse do të kërkonim për shenja jetë në Mars, duhet t’ia nisim pikërisht nga këtu”, shpjegojnë hartuesit e studimit. “Ne e kemi ditur me kohë se në Mars ka akull”, shtoi Kuller, por është hera e parë që e shohim në zonat pranë Ekuatorit, ku mund të shkrijë.
Ekipi shpreson se zbulimet e tij mund t’i drejtoje NASA-n dhe agjencitë e tjera se ku të fokusohem, kur të kërkojnë shenja jete në planetin e kuq në misionet e ardhshme.
“Pranvera shqiptare po vjen”! Meta: Më 25 prill ndahemi nga epoka e errëtPresidenti Ilir Meta ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen te shfrytëzimi i pandemisë nga ana e qeverisë për të shkelur të drejtat e qytetarëve. Për këtë ai i referohet raportit të publikuar nga komisionerja për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, sipas të cilit 2020-a ka qenë një vit katastrofik për të drejtat e njeriut në Evropë.
“Covid-19 jo vetëm i thelloi pabarazitë në vend, por u shfrytëzua pabesisht edhe për shkeljen dhe cenimin e të drejtave të qytetarëve për motive, që nuk kishin asnjë lidhje me pandeminë. Përpjekjet e qeverisë për të shkatërruar demokracinë dhe kapur institucionet e pavarura nuk u kursyen as gjatë kësaj kohe, duke kulmuar me dhunë policore shproporcionale ndaj qytetarëve, shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar dhe miratimin e të tjera koncensioneve dhe akteve antikushtetuese, që cenojnë interesin publik e kombëtar. Duke e përshëndetur mesazhin e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç bashkëndaj të njëjtin qëndrim se ky duhet të jetë viti për t’i thënë NDAL shkeljes së të drejtave të njeriut. Sipas Metës, me referendumin historik të 25 prillit, qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të ndahen nga kjo epokë e errët e dhunimit të demokracisë dhe degradimit të shtetit ligjor. Pranvera shqiptare po vjen”, përfundon ai.
Një tjetër tragjedi me emigrantë në Mesdhe, dhjetëra të vdekurTë paktën 41 persona e kanë humbur jetën në një tragjedi me migrantë që ndodhi në pjesën qendrore të Detit Mesdhe më 20 shkurt, njoftoi Zyra e Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit (IOM) pranë OKB-së në Itali.
Në një njoftim të përbashkët nga Zyra e IOM-it në Itali dhe Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) thuhet se sipas deklaratës së personave që kanë shpëtuar të paktën 41 persona e kanë humbur jetën. Sipas deklaratave të dëshmitarëve, në gomonen që është nisur më 18 shkurt nga Libia, ndodheshin 120 persona prej të cilëve 6 gra dhe 4 fëmijë. Gomoneja filloi të mbushet me ujë 15 orë pas nisjes në det dhe bëri thirrje për ndihmë urgjente.
Më tej në njoftim thuhet se pas 3 orësh anija “Vos Triton” me një operacion i ka ndihmuar, por gjatë kësaj periudhe shumë persona kanë humbur jetën. Në njoftimin e përbashkët të institucioneve të OKB-së thuhet se dhjetëra mijëra migrantë që përpiqen të kalojnë Mesdheun Qendror përmes Libisë janë viktima të “brutalitetit të papërshkrueshëm” të trafikantëve me njerëz dhe milicëve, ndërsa që nga fillimi i vitit 2021 në det kanë humbur jetën 160 migrantë.
Ndërkohë mes datës 1 janar-21 shkurt 2021, numri i atyre që kanë kaluar Mesdheun dhe kanë arritur në Itali është mbi 3.800 prej të cilëve 2.257 janë nisur nga Libia. Në njoftim u bë thirrje për përpjekje urgjente ndërkombëtare ndaj migrimit të parregullt.
“Shoqëri zombi”! Radikalët francezë refuzojnë planin e pasaportës së vaksinësPërplasje kanë nisur mes politikanëve të vendeve të BE para diskutimeve për planin e të ashtuajturave “pasaporta të vaksinës” për lejimin e udhëtimit mes vendeve anëtare. Greqia, Italia, Spanja e Portugalia janë mes vendeve anëtare në favor të planit të pasaportave të koronavirusit, ashtu si dhe shefja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.
Presidenti francez Emmanuel Macron është vënë nën kritika në vend pasi i kërkoi kësaj jave këshillit të tij të mbrojtjes shëndetësore, të krijojnë mjete që do i lejojnë francezëve të jetojnë normalisht megjithë virusin. Florian Philippot, kreu i lëvijzes euroskeptike franceze Les Patriotes, argumendonte se lejimi i pasaportave të koronavirusit do të “kontrollonte” popullatën.
Ai komentonte: “Kjo ide po triumfon, siç thotë Matignon për Pasaportat Shëndetësore! Dhe po t’i shtojmë kësaj kodet e nevojshme që do të duhen për të hyrë në një restorant, do të kemi një shoqëri zombi; kontroll, gjurmim, mbikqyrje. Duhet ta luftojmë këtë ferr deri në fund!” Por megjithë skepticizmin e Philippot mbi pasaportat e vaksinave, vendet e BE pritet të implementojnë planin në rang kombëtar.
Kancelari gjerman Sebastian Kurz tha se ishte i përkushtuar për krijimin e “pasaportave të gjelbra” në Evropë. Ai tha për të përditshmen Bild se do të preferonte më mirë një pasaportë dixhitale në telefon dhe shtonte se kjo ishte “një pjesë e rëndësishme” e vaksinimit.
Kurz tha: “Kushdo që është vaksinuar do të ketë liri të plotë. Por gjithashtu edhe për ata që sapo e kanë kaluar koronavirusin dhe janë imunë, ose për ata që e provojnë se janë negativë me anë të testit”.
“Kështu do të kishim lirinë e udhëtimit në Evropë për të punuar dhe për të shkuar me pushime, për të shijuar kulturën, sportet e të tjera. Unë personalisht jam optimist për verën. Mbulimi me vaksina në verë do të jetë i lartë”.
Kryeministri i Bavarisë në Gjermani, Markus Soder tha se është i hapur për “zgjidhje speciale ” për ata që vaksinohen.
Ai tha: “Në terma afatgjatë, nuk mund të ndodhë që nëse një numër i madh njerëzit vaksinohen, ata të vuajnë kufizimet për shkak të atyre që nuk janë vaksinuar.”
Varianti i ri i koronavirusit, Italia shton masatItalia nuk e ka kaluar situatën me pandeminë dhe tani i shtohen edhe variantet e reja të virusit që janë kthyer në një shqetësim serioz për autoritetet shëndetësore.
Derivati që shqetëson më shumë specialistët tani është ai brazilian me të cilin u zbulua një nxënës në një shkollë të kryeqytetit.
Nga përditësimet e të dhënave ndryshojnë shpeshherë edhe organizimi i zonave të ndryshme të vendit. Në këtë kuadër, nga sot 14 komuna të Emiglia Romagna-s ngjyrosen me portokalli të errët, çka nënkupton shtrëngimin e masave përfshirë edhe mbylljen e shkollave.