Aplikacion
Disa prej vendeve më të pasura të botës po mendojnë të ndajnë vaksinat e koronavirusit me vendet e varfra.
Detajet se si kur dhe se si do të ndahen do të sqarohen në mbledhjen e parë të 7 ekonomive të mëdha, të premten, raporton agjensia e lajmeve, AP.
Udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Kanadasë, Japonisë dhe SHBA-ve do të takohen virtualisht për të diksutuar mbi pandeminë, të premten.
Një pjesë të vaksinave në Shqipëri janë dhuruar nga dy vende “mike”, emrat e të cilave nuk zbulohen nga qeveria.
Rama akuzon Metën për përçarje të VlorësKryeministri Edi Rama e akuzoi presindetin Ilir Meta se po përçan dy zonat e Vlorës, Selenicën me Vjosën.
Presidenti “vjen dhe i nderon heronjtë e Vlorës duke bllokuar projektet. Vjen këtu e përcan Vjosën me Selenicën”, u shpreh kryeministri në bashkëbisedimin me qytetarët e Vlorës, të premten.
Ai shprehu keqardhje që edhe qeveria ka marrë pjesë në ceremonitë e dorëzimit të medaljeve nga Presidenti Meta.
Rama ndodhet në Vlorë për nisjen e procesit të vaksinimit tek punonjësit shëndetësor.
Digjet makina e sekretarit të gjyqtares Enkeleda HoxhaMakina e sekretarit të gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha është përfshirë nga flakët mëngjesin e së premtes.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për Igli Kani. Ngjarja ka ndodhur në Krujë.
Makina ndodhej e parkuar në parkingun e qytetit, në afërsi të banesës së sekretarit të gjyqtares. Makina është lyer me benzinë dhe i është vënë flaka. Zjarri është konstatuar nga nëna e Igli Kanit.
Gjyqtarja Hoxha u arrestua më 11 shkurt nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për lirimin e kriminelëve të rrezikshëm, në këmbim te parave.
Sëbashku me të u arrestuan edhe 7 persona të tjerë.