zoom

Day ArchiveKishte një shumë parash në portofol/ Ndërroi jetë nga Covid, humbin sendet personale të ish-efektivit të anti-drogës

Para disa javësh një lajm i trishto erdhi nga Spitali i Infektivit ku efektivi Florian Pema kishte humbur betejën me Covid-19.

Pas ndarjes nga jeta bashkëshortja e tij kishte kërkuar sendet personale të ish efektivit të Anti-drogës, por nuk kishte mundur që ti gjente në spital.

Pas një jave ajo kishte bërë denoncim në komisariatin numër katër, por edhe tani që po flasim kjo ccështje nuk është zgjidhur.

Kanë humbur portofoli me një shumë parash, dokumentet e identifikimit si dhe disa fotografi.

Në dëshminë e saj, Valbona kërkoi se sendet e Florianit donte ti ruante si një kujtim të çmuar.

Policia referoi rastin në Prokurori. Me anë të një shkrese zyrtare i kërkoi informacion drejtorisë së Spitalit Infektiv dhe morgut të kryeqytetit.

Në përgjigjen e marrë nga Infektivi, thuhet se 3 qeset me rroba e veshmbathje të Florianit i janë dorëzuar familjarëve.

Ata thonë se Floriani pasi është transportuar nga pavioni Infektiv në Reanimacion, kishte vetëm aparatin celular dhe karikusin.

Drejtoria e spitalit ka thënë se nuk kishin mbajtur asnjë procesverbal për sendet personale të efektivit. Ndërsa në përgjigjen e kthyer nga morgu, thuhet se spitali nuk u ka dorëzuar asnjë send personal të viktimës.

Pavarësisht se ka nisur hetimet, prokuroria dhe policia nuk kanë marrë në pyetje asnjë nga mjekët apo personel të morgut.

Bashkëjetonte me një vajzë, i riu shqiptar i fshin rrjetet sociale dhe e vesh me të zeza 20-vjeçaren. Pas ndarjes nuk e lejon të ketë lidhje

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Itali ku protagonist ka një vajzë italiane dhe një shqiptar.

I riu kishte nisur një histori dashurie me një 20-vjeccare italiane dhe pas një farë kohe ata kishin vendosur që të bashkëjetonin.

Gjatë periudhës së bashkëjetesës me vajzën, e cila zgjati më pak se një vit, përveç se e detyroi atë të ndërpresë çdo marrëdhënie me miqtë dhe të fshijë profilet e saj sociale, ai i kishte vendosur asaj një ‘kod të veshjes’ të vetin, duke e lejuar atë të përdorte vetëm rroba të errëta.

Ajo nuk kishte duruar dot më dhe kishte vendosur që të ndahej, nga i riur. Por kaluari i presionit psikologjik nuk do të përfundonte këtu pasi edhe pas ndarjes ai nuk e lejonte që të kishte një lidhje.

I riu i kishte dërguar asaj disa mesazhe, duke e kërcënuar me vdekje në rast se ajo fillonte një lidhje të re romantike.

Për më tepër, ai i kishte dëmtuar makinën e gjyshes nga nëna, viktimës, kishte lyer derën e një apartamenti në pronësi të gjyshërve nga babai i vajzës me shkrime fyese dhe ofenduese dhe kishte dëmtuar derën e godinës ku ajo jetonte me nënën dhe gjyshen e saj.

Më në fund, në kulmin e përshkallëzimit të akteve persekutuese, në fund të dhjetorit, me ndihmën e një bashkëpunëtori të paidentifikuar, ai hodhi një ‘bombë’ letre në ballkonin e shtëpisë së vajzës, duke shkaktuar dëme në strukturë dhe mbi të gjitha duke krijuar panik.

Një rrethanë, kjo e fundit, e cila konfirmoi më tej rrezikun e tij gradualisht në rritje.

Pas arrestimit, burri u dërgua në burg në San Vittore.

10 viktima dhe 166 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore, njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1 049 testime për Covid dhe prej tyre 166 kanë rezultuar pozitivë me virusin, ose 16 për qind e testeve të kryera.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 416 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 10 pacientë.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 411 040 testime.

Tërmeti godet përsëri Petrinjën/ Në tre ditët e fundit, 57 tërmete janë ndjerë në Kroaci

Një tërmet i ri goditi Kroacinë qendrore.

Sipas EMSC, madhësia ishte 3.5 e Shkallës Rihter dhe epiqendra ishte gjashtë kilometra në jugperëndim të Sisakut. Qytetarët raportojnë se është ndjerë një dridhje e fortë në zonën e Sisakut dhe Petrinjës dhe disi më dobët në Zagreb.

EMSC gjithashtu raporton se ky është tërmeti i 57-të i ndjerë në Kroaci në 73 orët e fundit, raporton index.hr.

Le të ju kujtojmë se më herët sot në zonën e Petrinjës, u ndjenë edhe dy tërmete të tjera me forcë mesatare,  njëri me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter dhe tjetri me madhësi 3.3.

Terreni në zonën e Banovinës vazhdon të lëkundet pasi një tërmet shkatërrues me madhësi 6.2 që goditi Petrinjan dhe zonën përreth më 29 dhjetor.

Britani, 1,5 milion njerëz të vaksinuar kundër COVID-19 deri më tani

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha se rreth 1,5 milion persona në vend janë vaksinuar kundër COVID-19 deri më tani.

Në një konferencë për shtyp, Johnson njoftoi se kanë përcaktuar fushatën tyre të vaksinimit deri në fazën përfundimtare dhe se prenotimin do ta bëjnë më të lehtë përmes një sistemi të ri.

Duke vënë në dukje se vaksinat do të dorëzohen në më shumë se 1.000 qendra të vogla vaksinimi, 223 spitale, 7 qendra gjigante vaksinimi dhe 200 farmaci nën udhëheqjen e mjekëve të familjes deri në fund të javës, Johnson tha: “Nëse gjithçka shkon mirë, ne do të kemi kapacitetin për të vaksinuar qindra mijëra njerëz çdo ditë deri më 15 janar”.

Kryeministri britanik theksoi se do të kenë mjaft vaksina për katër grupet e para të përcaktuara për 39 ditët e ardhshme dhe u shpreh se shpresojnë të ofrojnë një dozë vaksine për çdo të moshuar që jeton në shtëpi pleqsh në fund të këtij muaji.

Duke shpjeguar se doza e parë është injektuar në 1,5 milion njerëz në vend, Johnson deklaroi se ushtria gjithashtu do të përdorë “teknika luftarake” për të ndihmuar shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19.

Britania sot raportoi 1.162 të vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa rastet janë rritur për shkak të variantit të virusit që përhapet 70 për qind më shpejt.

Qeveria shpreson të heqë gradualisht karantinën që filloi më 5 janar dhe të kthehet në normalitet me vaksinimin e personave më të rrezikuar deri në mes të shkurtit.

Britania, vendi i parë që aplikoi vaksinën Pfizer-BioNTech, filloi fushatën e vaksinimit më 8 dhjetor.

Inspektorati britanik i ilaçeve miratoi vaksinën Oxford/AstraZeneca pak para vitit të ri dhe doza e parë e kësaj vaksine u injektua më 4 janar.

Zuckerberg: Bllokimi i Trump në ‘Facebook’ do të vazhdojë për të paktën dy javë

Kufizimet e Facebook në llogarinë e Presidentit Donald Trump do të vazhdojnë për të paktën dy javët e ardhshme dhe ndoshta “për një kohë të pacaktuar”, tha CEO i FB-së Mark Zuckerberg në një postim në blog të enjten.

Vendimi shënon një përshkallëzim të madh nga Facebook pasi është vënë nën presion të fortë për të ndaluar Trump pas retorikës së tij nxitëse të kryengritjes ditën e djeshme dhe jo vetëm.

Nëse kufizimet do të vazhdojnë, Facebook mund të bëhet platforma e parë kryesore që bllokon Trump përgjithmonë.

Facebook dhe Twitter ndërmorën hapin e jashtëzakonshëm të mërkurën për të kyçur llogarinë e Presidentit Donald Trump në platformat e tyre pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kapitolit për të protestuar ndaj zgjedhjeve./a.p

Tragjike në Portin e Durrësit, trajleri aksidenton për vdekje 25-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në ambientet e Portit të Durrësit, ku një trajner ka aksidentuar për vdekje një 25-vjeçare.

Drejtuesi i mjetit ka qenë shtetasi F.K 39-vjeç, ndërsa viktima bëhet me dije se është shtetasja A.H 25-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tragjike/ Kishte disa ditë që kishte humbur, gjendet e vdekur e moshuara

Një 80-vjeçare që kishte që prej datës 29 dhjetor që rezultonte e humbur në Shkodër, është gjetur ditën e sotme pa shenja jete në breg të liqenit.

File Kodra sipas policisë është mbytur në liqen dhe në trupin e saj nuk ka shenja dhunë. 80-vjeçarja raportohet që kishte problem të shëndetit mendor.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./A.p

Lirohet 50-vjeçarja/ Policisë i duhen 3 muaj për të kuptuar që lënda e kapur nuk është kokainë

Para disa muajsh në Lezhë u arrestua një 50-vjeçare pasi në një lavatriçe që kishte në servisin e saj u gjet një lëndë e dyshuar kokainë.

Më pas ka rezultuar se lënda nuk ka qenë kokainë, por lidokainë (një lloj substance që përdoret si qetësues).

Për lëndën e cila dyshohej se ishte kokainë policia kishte shpallur në kërkim ish-bashkëshortin e Verës Dodë Markvukaj i cili ka pasur precedentë të mëparshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Nuk dihet nëse ai do të vijojë të mbetet në kërkim, sa kohë që akuza e dytë e trafikut të një sasie kokaine është rrëzuar nga ana e Gjykatës./a.p

Tottenham blindon Son me një kontratë të re!

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19 dhe ndërprerjes për momentin të rinovimeve me futbollistët, drejtuesit e klubit të Tottenham kanë besim se ylli i skuadrës Heung-Min Son do të rinovojë pa probleme kontratën e tij me Spursat.

Futbollisti i kombëtares së Koresë së Jugut, të cilit i skadon kontrat me klubin londienz në verën e 2023 do ta zgjasë më tej kontratën e tij duke përfituar 25% rritje të pagës, që aktualisht kap shifrën e 150 mijë paund. Pavarësisht se financat e klubit janë prekur nga pandemia, administratori i klubit, Daniel Levy ka si prioritet rinovimin e kontratës së 28-vjeçarit./S.S/