Aplikacion
“Në fakt jeta ime është po e njëjta që kur isha fëmijë, përveç faktit që nuk kam miq”, shprehet ajo. “Një pjesë e njerëzve me të cilët punoj, janë padyshim miqtë e mi, miqtë e mi më të mirë”, ka rrëfyer ajo për ish-drejtuesin kreativ të Saint Laurent Hedi Sliman në faqet e prestigjozes “V Magazine”.
Jeta e saj nuk ka qenë e lehtë. “Kam kaluar një periudhë me të vërtet shumë të errët, e kisha me jetën dhe në të njëjtën kohë ndjehesha keq, sepse e kuptoja se nuk duhej ta kisha me askënd. “Po bëja gjëra të cilat bëheshin për kënaqësi, por që unë nuk merrja një të tillë.” Ka thënë ndër të tjera artistja.
Sot Billie arrin të ndajë personazhin publik nga jeta private. Ajo ka vizion artistik dhe kjo duket dhe përcillet qartë në idetë./L.K
/Zoom.al