Aplikacion
Në projektligjin që ende nuk është zyrtarizuar janë parashikuar që të ashpërsohen kushtet për licensimin e kompanive si dhe të rritet taksimi.
Sipas parashikimeve në draft organizatorët e kategorisë “Baste sportive online” do të tatohen në masën 25 % të të ardhurave bruto nga loja .Më herët taksimi i basteve sportive online ishte vetëm 15%.
Ndërkohë që janë vendosur kritere të forta në lidhje me kushtet që duhet të plotësojnë kompanitë të cilat duan të përfitojnë të drejtën e organizimit të basteve sportive online.
Në draft është parashikuar që çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Baste Sportive Online”, duhet të përmbushë kriteret, siç janë:
Shuma e kapitalit të kësaj kompanie duhet të jetë jo më pak se 1.2 miliardë lekë; Të deklarojë burimin e kapitalit që do të investohet dhe të ketë një veprimtari për jo më pak se 3 vjet në këtë sektor.
Kompania ka detyrimin të regjistrojë paraprakisht çdo lojtar që do të marrë pjesë në baste sportive online si dhe të marrë e të ruajë të dhëna për identitetin e tyre për të paktën 3 vjet.