zoom

Bota

16 persona të plagosur, kryebashkiku i New Yorku-ut: Ky është terror

Kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams ka deklaruar se plagosja e 16 personave në metro ishte terror ndaj amerikanëve ndërsa e quajti sulmin ‘një akt të pakuptimtë dhune’.

Ai tha se nuk donte të nxitohej për ta përcaktuar këtë akt si një sulm terrorist, por tha se ngjarja ishte shumë e rëndë.

“Unë mendoj se është ende një hetim paraprak. Ky është terror. Dikush u përpoq të terrorizonte sistemin tonë. Nuk dua të tregohem i nxituar në identifikimin se ishte apo nuk ishte një sulm terrorist. Unë mendoj se në këtë kohë, hetuesit do të bëjnë kujdes për të identifikuar siç duhet atë që ndodhi këtu.. Po do të arrijmë te burimi i asaj që ndodhi dhe do të kapim personin përgjegjës”, tha Adams për CNN.

Ai lavdëroi pasagjerët që ndihmuan të lënduarit në vendngjarje.

“Gjithsej 16 persona besojmë se janë plagosur me armë zjarri. Pasagjerët u përgjigjën me një nivel të jashtëzakonshëm kujdesi për bashkëqytetarët e tyre njujorkezë dhe po ashtu kujdesi në spital. Besoj se jetët u shpëtuan në bazë të veprimeve të tyre. Dua t’i falënderoj banorët e Nju Jorkut për mënyrën se si iu përgjigjën këtij sulmi”, tha Adams.