zoom

Bota

13 ditë nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, disa nga mrekullitë nën rrënoja që çuditën botën

Rastet e mrekullive nën rrënojat e tërmetit nuk kanë fund. Gjetja e të mbijetuarve edhe 13 ditë pas tërmetit, po e mban ende gjallë shpresën në mes të shkatërrimit në Turqi dhe Siri

Një tjetër “mrekulli” pas 12 ditësh
Dymbëdhjetë ditë pas tërmetit, personat e kërkim-shpëtimit nga Kirgistani shpëtuan të shtunën disa anëtarë të një familjeje siriane me pesë anëtarë nga rrënojat e një ndërtese në Antakya në Turqinë jugore.

Tre persona, përfshirë një fëmijë, u shpëtuan.

Burri, gruaja dhe fëmija 12-vjeçar u transferuan në ambulanc pasi kaluan 296 orë nën bllokun e apartamenteve Kanatli në Antakya, kryeqyteti i provincës Hatay.

Nëna dhe babai mbijetuan, por fëmija vdiq më vonë nga dehidratimi, tha ekipi i shpëtimit. Motra mw e madhe dhe një binjake nuk ia dolën gjithashtu.

“Dëgjuam britma kur po gërmonim. Kur gjejmë njerëz që janë gjallë, ne jemi gjithmonë të lumtur,” tha Atay Osmanov, një anëtar i ekipit të shpëtimit, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Mustafa Avici është një tjetër i mbijetuar nga tërmeti tragjik, i cili u gjet i gjallë pas 11 ditëve nën rrënoja. Ky është momenti kur Mustafa shpëtohet dhe telefon familjarët e tij.

@guardian Mustafa Avci was rescued in Hatay, Turkey over 260 hours after the deadly earthquake first hit. The death toll has neared 42,000 across Syria and Turkey, as officials fear thousands of victims are yet to be found. Click the link in bio to read our latest article about why people are so angry about the disaster response. #worldnews #news #turkey #syria #earthquake #turkeysyriaearthquake #earthquaketurkey ♬ original sound – The Guardian

“I kishim përgatitur varrin”: Gruaja shpëtohet e gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Të afërmit e Neslihan Kiliç, 42 vjeç, thonë se kishin humbur shpresat për ta parë atë sërish të gjallë por ajo u shpetua nga rrënojat në provincën qendrore Kahramanmaras të enjten, pas 257 orësh dhe më vonë u transferua në spital.

“Ne kishim përgatitur varrin e saj dhe u kërkuam punonjësve të shpëtimit të ndalonin gërmimin pasi kishim frikë se do të dëmtonin kufomat e mbetura nën rrënoja.

Pak çaste më vonë, zëri i saj u dëgjua nga nën rrënojat e ndërtesës”, tha kunati i Kiliç për CNN Turk.

Burri dhe dy fëmijët e Kiliçit janë ende të zhdukur.

Dy burra të moshës 26 dhe 34 vjeç u shpëtuan nga rrënojat në provincën Hatay të Turqisë të enjten mbrëma, 261 orë ose 10 ditë pasi dy tërmete të mëdha goditën provincat jugore të vendit. Ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën të gjallë nën rrënoja në rrethin e Antakias Mehmet Ali Sakiroglu, 26 vjeç dhe Mustafa Avci, 34 vjeç. Më pas ata u dërguan në spital. Një nga personat pasi është shpëtuar ka kërkuar të flasë me një të afërm.

Në të, burri dëgjohet duke pyetur: “A është mirë nëna ime?”, përpara se të buzeqeshë ndërsa i afërmi i përgjigjet duke qarë: “Të gjithë janë mirë!”.

Më shumë se 45,000 njerëz kanë ndërruar jetë dhe numri pritet të rritet pasi rreth 264,000 apartamente në Turqi janë shkatërruar dhe shumë janë ende të zhdukur në fatkeqësinë më të rëndë të vendit. Numri i të vdekurve në Turqi ka shkuar në 39,672, ndërsa Siria fqinje në më shumë se 5,800 viktima./ Zoom.al/