zoom

Aktualitet

12 vite burg në Itali/ Kush është problematiku nga Divjaka që vrau babanë me grushte

Një ngjarje e rëndë tronditi Divjakën ditën e sotme, pasi djali vrau babanë e tij të moshuar. Autori i krimit, Andrea Stasa rezulton me precedentë penalë. Mësohet se 58-vjeçari ka qenë i dënuar me 12 vite burg në Itali, për çështje trafiqesh, ndërsa nuk kishte shumë që kishte dalë nga burgu.

Po ashtu, autori dhe para një viti është arrestuar në Shqipëri për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Stasa, pasi goditi disa herë me grushte të atin, mbyti 85-vjeçarin Mitër Stasa. Viktima jetonte bashkë me dy djemtë e tij në një banesë, të cilët thuhet se kanë probleme të shëndetit mendor.

Autori, në momentin që është kapur nga policia ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa tentonte që të arratisej./Zoom.al