zoom

Aktualitet

-12 gradë! I ftohti polar mbërthen vendin edhe sot

Masat ajrore me origjinë polare do të diktojnë orët e para të ditës mot të kthjellët, por ekstremisht të ftohtë në të gjithë vendin tonë. Parashikohet që pasditja dhe kryesisht mbrëmja të shtojnë vranësirat në jug-juglindje, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë negative gjatë gjithë 24-orëshit në zonat lindore. Ato do ulen sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga –12°C deri në 8°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 Ballë.