zoom

Bota

1 kg banane = 45 dollarë/ Kim Yong Un pranon se vendi po përballet me krizë ushqimesh

Për të parën herë, diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un e ka pranuar zyrtarisht se shteti i tij është duke u përballur me mungesa të ushqimit.

Duke iu drejtuar zyrtarë të lartë shtetërorë, Kim ka thënë se “situata me ushqim është duke u tensionuar”, duke fajësuar kushtet e vështira të motit dhe tajfunet të cilat sipas tij kanë ndikuar në mos përmbushjen e objektivave.

Ekzistojnë raportime se çmimet e ushqimeve janë rritur, pasi NK News ka thënë se një kilogram banane kushton 45 dollarë.

Rritja e çmimeve ka ardhur edhe pasi vendi ka mbyllur kufijtë me Kinën , me qëllim mbajtjen nën kontroll të pandemisë. Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë dhe Korea e Veriut është e varur nga Kina për ushqim dhe karburante.

Në anën tjetër vendi vuan edhe sanksionet e vendosura për shkak të programit bërthamor. Gjatë prillit, Kim pati bërë një deklaratë të rrallë, duke iu bërë thirrje zyrtarëve që të përgatiten për një tjetër “Mars të rëndë”.

Kjo shprehje përdoret nga zyrtarë koreanoverior për t’iu referuar vështirësive me të cilat është përballur ky shtet gjatë krizës së urisë në vitet 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik la Korenë Veriore pa ndihmë elementare. Në atë periudhë rreth tre milionë koreano-verior humbën jetën për shkak të urisë.