zoom

Bota

Zyrtari amerikan-Rusisë: Nëse përdorni armë kimike, do e paguani shtrenjtë

Së fundmi, Rusia deklaroi se armë biologjike po zhvillohen në laboratorë ukrainas, me mbështetjen e SHBA-së.

Kjo është hedhur poshtë nga Ukraina dhe SHBA-ja, si një pretendim që synon të justifikojë përdorimin e mundshëm një arme kimike nga Rusia, kundër qyteteve në Ukrainë.

Një këshilltar për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë ka paralajmëruar Rusinë se do të paguajë një “çmim të rëndë”, nëse do të kryejë një sulm me armë kimike.

Jake Sullivan tha se SHBA dhe aleatët po konsultohen nga afër për kërcënimin në rritje.

Ai shtoi se çdo sulm në territorin e një shteti anëtar të NATO-s – pas sulmit raketor të mëngjesit të sotëm në bazën e Yavoriv pranë kufirit polak – do të shkaktonte një përgjigje të plotë nga aleanca./ Zoom.al