Aplikacion
Këshilli i Ministrave emëroi sot drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun. Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Emërimi i Komisar Muhamet Rrumbullakut vjen pas shkarkimit të ish-kryepolicit Gledis Nano.
“Rrumbullaku mban gradën e drejtuesit të parë në piramidën e policisë së shtetit dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit,”- tha Çuçi./ Zoom.al