Aplikacion
Sipas informacioneve zyrtare, 33-vjeçari rezultonte se ishte shpallur në kërkim nga shteti zvicerian, pasi i kanë caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale pastrim parash.
Teksa është ndaluar, i riu pritet që të ekstradohet.
“Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas zbatimit të marrëveshjes për qarkullimin e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare.
Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Zvicër, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Sektori për Hetimin e Krimeve i DVP Kukës, me qëllim ekstradimin në Zvicër, shtetasi kosovar A. D., 33 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Interpol Tirana dhe autoritetet zvicerane kanë nisur procedurat për ekstradimin e të ndaluarit. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë