zoom

Bota

Zv/presidentja Kamala Harris thirrje amerikanëve: Donald Trump duhet të ndalet!

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, tha se zgjedhjet presidenciale të këtij viti janë një mënyrë që amerikanët të tregojnë se janë në mbështetje të luftës për lirive themelore, ndërsa ka shtuar se qytetarët janë të gatshëm të mbështesin presidentin aktual Biden.

Harris tha se ish-presidenti Donald Trump duhet të ndalet.

“Amerikanët po tregojnë se e ndiejnë urgjencën e këtyre zgjedhjeve dhe se janë të gatshëm të qëndrojnë me Presidentin Biden dhe mua, në këtë luftë për të mbrojtur liritë tona themelore.

Donald Trump duhet të ndalet. Presidenti dhe unë e dimë se rizgjedhja duhet të fitohet dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për të arritur pranë çdo votuesi të mundshëm.

Fitimi i luftës për të mbrojtur liritë tona themelore kërkon punë”, tha ajo.

/ZOOM.AL/