zoom

Aktualitet

Zjarri jashtë kontrollit në Shëngjin, situata alarmante! Evakuohen banorët, rrezikohen banesat

Alarmante konsiderohet situata me zjarret në Shëngjin, pasi raportohet se flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Zjarri rrezikon banesat, ndërsa banorët e zonës janë evakuuar.

Edhe pse në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse nga shumë bashki, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, flakët e favorizuara nga era e fortë po rrezikojnë disa banesa.

Policia e Shtetit përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe DVP Lezhë kanë evakuuar banorët gjatë natës.