Aplikacion
Ministria e Mbrojtjes bëri edhe një përmbledhje të situatës me zjarret në vend, sa i përket 24 orëve të fundit. Sipas edhe njoftimit zyrtar janë raportuar 23 vatra zjarri.
Ndërkohë që po punohet nga ana e forcave zjarrfikëse, ka pasur ndihma nga toka e ajri e nga ushtria për të vënë nën kontroll zjarret. Në dispozicion ka qenë edhe një helikopter, 464 forca zjarrfikëse kanë qenë të angazhuar gjithashtu.
Postimi:
“Situata e zjarreve në vend.Në 24 orët e fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 21 janë shuar falë punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile. Aktualisht, mbeten aktive vetëm dy vatra: një në vendin e quajtur Agjioneri, në bashkinë Delvinë, ku po punohet intensivisht për izolimin e plotë të zjarrit, dhe një tjetër në bashkinë Dropull, ku situata është më e qetë, por puna vijon për të shmangur çdo rrezik përhapjeje.
Falënderojmë për angazhimin maksimal 464 efektivë zjarrfikës, dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, forcat bashkiake, forcat policore, punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe të shërbimit pyjor, si dhe forcat vullnetare, të cilët me mjete, ndihmuar edhe nga helikopteri #Cougar dhe 2 #Canadair të ofruara nga Greqia punuan me përkushtim për të shuar flakët në temperatura të papërshtatshme”. /ZOOM.AL/