zoom

Aktualitet

Zjarr në mjediset e spitalit COVID 3 në QSUT

Një incident i rëndë është regjistruar sot në ambientet e spitalit COVID3, ku ka rënë një vatër zjarri. Në këtë spital trajtohen të sëmurët me koronavirus.

Ngjarja është regjistruar pak momente më parë. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të godinës, ku fatmirësisht nuk ka persona të shtruar.